Po shfaqen postimet me emërtimin personale. Shfaq të gjitha postimet
Po shfaqen postimet me emërtimin personale. Shfaq të gjitha postimet

01 maj 2008

La Genesi (secondo me).

Non ho intenzione di raccontarvi o analizzare chissà che cosa, scrivo questa storia per come la vedo io e lascio voi giudicare.
La mia storia forse non vi suonerà nuova, e potrà ricordare tante altre narrazioni scritte e trasmesse dall'antichità, è la storia dell’errante estremo e il lavoratore, è la storia dei fratelli Carino, Arbele, Arbese e Albanese raccontata nuovamente.
Imitando tanti altri narratori, anch'io devo ambientare la mia storia e per non farla troppo complicata, vi dico subito che questa storia si svolge all'interno di uno stadio.
All'inizio, quando la tribù di questi fratelli entrò allo stadio, tra gli spalti gli spettatori cominciarono i soliti discorsi da stadio, dove le poche certezze che venivano fuori erano: "Non sono figli della lupa", "Sono poveri e disgraziati", "Sono figli del peccato originario"* e nessuno era in grado di dire se erano venuti attirati dalla tentazione o dalla speranza, e l'unica certezza era che erano venuti dalle acque.
Non mi fermo a discutere sulla tentazione e la speranza, semplicemente volevo ricordarvi le definizioni di come venivano percepite all'epoca queste due nozioni: Tentazione di poter fare una vita come i modelli della pubblicità e Speranza di trovare le possibilità di poter lavorare e aggregarsi con gli stessi spettatori.
Tuttavia, inizialmente, tra il timore e curiosità, tra gli spettatori prese sopravvento la bontà.
E come in un "Grande Fratello", la perversione degli spettatori accendeva la loro presunta "indifferenza" quando in campo succedono fati degni di poter alimentare i loro discorsi tra una brioche e un cappuccino.
Successe che Carino, attirato dalla tentazione di entrare in quello stadio, sedentario e "furbo", cerca tutt'altro che al lavoro il modo di trovare e creare il suo benessere tanto sognato e descritto dal tentatore (che sia stato un serpente o no, a voi la decisione) e per questo non esita di esercitare tutti gli espedienti (che in questo caso veramente si sono esercitati dall'antichità) per potersi assicurare tutto e subito.
Lui non esitò e non fece distinzione se i fregati erano spettatori o i suoi fratelli... lui pur di non affaticarsi, non esitò a far vedere la sua ferocia per realizzare "Il sogno".

No, non è un assurdo e per lo più un plagio dalle altre narrazioni, nella mia storia Carino nel proseguire il suo progetto per la realizzazione del GRANDE SOGNO non esita di pugnalare il proprio fratello Arbele ( o Arbese, Albese, Albanese...)
La voce della tribù dei fratelli che chiedeva giustizia veniva soffocata e (forse volutamente) non sentita dal coro che veniva dagli spalti: "Nessuno tocchi Carino" e tutti a difendere "il pentimento" e la compassione per Carino, ma nessuno che guardava Arbele...

Come avevo preannunciato, sapevo che questa storia non sarebbe suonata nuova, se non per il proseguimento della storia, ma non tanto quel che riguarda la storia tra Carino e Arbele ma l'opinione degli spettatori verso i loro fratelli, dove in ogni caso (gli spettatori) non esitarono più nell'additarli come criminali (perché fratelli di Carino).

No, non scrivo per risvegliare compassione, perché so che ormai la stragrande maggioranza della nostra "tribù dei pastori erranti" cercando di guadagnare con il lavoro onesto la possibilità di vivere e educare i propri figli, non bada più alle chiacchiere e gli scoop... anche quando quelle vengono offerte con la solita enfasi giornalistica paragonabile con "l'arresto del braccio destro (di turno) di Riina o di Provenzano". Per questo, basta ricordare "la presunta banda di albanesi coinvolta" puntualmente negli fati di cronaca (Novi Ligure e Cogne su tutti) oppure nel sentire i vari Tg dove gli stranieri nei fatti di cronaca vengono suddivisi (casualmente?!) in albanesi e extracomunitari (cioè tutti gli altri).

Coinvolto malgrado la mia volontà, nel sentire i cori di quelli che urlano "Nessuno tocchi Carino" e quelli che hanno preso la consuetudine di etichettarci come "Criminali", in quanto sono ateo, non posso discutere per le ragioni che spingono in tanti a manifestare e gridare "Nessun tocchi Carino", ma lo Stadio deve saper prendere le distanze quando è STATO e quando è DIO (adesso sapete il perché della mia scelta di ambientare la mia storia nello sta(to)dio).

Non voglio soltanto unire la mia voce con il coro di quelli che chiedono la certezza della pena (finché non ho il diritto di voto, sono parole che poi si perdono al vento) ... però, per certi versi (e senza nessun pregiudizio religioso e senza voler offendere i veri credenti)... ma quanto vorrei chiudere la bocca a quelli che urlano "Nessuno tocchi Carino" in quanto quest'ultimo, oltre ad essersi sporcato le mani, infanga anche tutta la tribù.

Tutto questo nella speranza che quando sarà giustamente punito Carino, nessuno continuerà di etichettare come criminali gli altri fratelli di Arbele.
Grazie!

09 janar 2008

Jam Krenar!

Pasi e dija që ishte ora që radioja në atë orar kishte si zakonisht një program për jetën e artistëve e këngëtarëve të mëdhenj, që kanë lënë "firmën" e tyre në historinë e kulturës botërore, prisja se mos jepte ndonjë program për të madhin Elvis, meqë sot ishte ditlindja e tij.
Megjithëse nuk po flitej për Presley-n, sërish ndenja në frekuencat e saj, sepse po fliste për jetën e një tjetri po aq të madh: Luis Armstrong.
Isha si i përhumbur pas magjisë së xhazit të këtij Mjeshtri, kur në sfond, nga radiomarrësja e kamionit, megjithëse ja kisha ulur volumin pothuajse deri në fund, dëgjova:"Oj shqipe"

Është thërritja "standard" që përdorim ndërmjet nesh kamionistët shqiptarë kur shikojmë ndonjë flamur me shqiponjën që shkëlqen në xhamin e ndonjë kamioni përballë....
-Oj Shqipe! , u dëgjua sërish, dhe ngaqë nuk po dëgjoja tjetrin që ti përgjigjej, dhe meqë isha i sigurtë se nuk po më thërriste mua (nuk kam kamionin tim këto ditë, pra ky që kam, nuk ka "shenja" shqiptarizme :)), "vendosa" që ti përgjigjesha:
-Tjeta plako!
- "Gjithë t'mirat e rruga e marë, vlla. Pashë flamurin e deshta me t'përshnetë"- mu përgjigj gjithë gzim kur dëgjoi që i fola.
- Jo mor vlla, se nuk më ke parë mua, do kesh parë ndonjë tjetër, por meqë të dëgjova, thashë të të përshëndes, ju përgjigja duke qeshur.

Vazhduam të bënim muhabet, dhe U KËNAQAAAAAA.
I dhashë "gaz", e arrita dhe ndërsa po e parakaloja, ndërsa po shikonim njëritjetrin, nuk munda pa u habitur dhe pa e shprehur mrekullinë time: "Hallall plako!"

Kishte një flamur nga ata trekëndëshat, por nuk e kishte si gjithë bota... ishte pa egzagjerim pothuajse sa gjysma e xhamit :).

Ndaluam për të pirë kafe dhe vazhduam të bënim muhabet.
Kënaqesha me entuziazmin me të cilin më tregonte që para disa kohësh kishte qënë në një zonë të Kalabrisë ku kishte dëgjuar që flisnin shqip. Kishte ngelur kaq i imresionuar nga ky fakt, që më thoshte se sapo të merrte lejen, do merrte gruan dhe kalamajtë dhe do të shkonte të bënte ca ditë andej...
-Ata janë burra Ed, më thoshte, dhe mas 500vjetsh flasin gjuhën e tyne si n'fillim, jo si shumë prej nesh që kanë harrue me folë shqip, llogarit fminë e tyne.
-A, e din që unë jam myslyman?, më pyeti :), dhe me emrin që kish (quhej Isuf) vetëm më bëri të qesh, sepse nuk e kuptova se ku e kishte.
-Kjo asht feja e babës dhe nanës teme, unë nuk mun t'nrroj sot, edhe fmijës kam me ja kalue kët besim n'Zot, unë s'kam pse i bije hasha që jam Shqiptar dhe që jam myslyman....
- Isuf, unë s'kam të tilla paragjykimesh, i thashë
-Po a e din ti Ed, se masi m'nigjoj që i fola n'dialekt temin, nji djalë nji ditë m'tha: "Aha, kujtova se ishe shqiptar (!!!) se pashë flamurin, prandaj të fola....".
- Ta dish se sa më piklloi n'shpirt mor Ed kur e ngjova njat fjalë, bile ndërhyna me e qetsue nji tjetër që e ngjoi kët muhabet, e nuk i la fjalë e t'shame pa i thanë.
-Jena vllazën mor njeri, flasim t'njajtën gjuhë e kena le prej t'njajtës nanë...
-Pse duhet me pa se kush asht mylyman dhe kush jo? Pse duhet me ra pre e fjalve t'shkjaut që e qiste luftën tonë si luftë mes njani tjetrit?
Duhet ta dinë të gjithë që kur luftuem, luftuem për Kosovë, dhe jo për me venosë se kush ka t'drejta ma shum.....

Më iku e gjithë lodhja, ndjehesha si me një mik që kisha kohë pa e parë dhe megjithëse ndenjëm vetëm rreth gjysëm ore bashkë, më dukej sikur e njihja gjithë jetën, më bënte të ndihesha krenar që mu dha mundësia ta njihja: Isufin që kishte lënë nusen me fëmijën 6 muajsh këtu në Itali, për tu rrjeshtuar në rradhët e vëllezërve luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës !

Sa do të doja që në radio, ndër më të mëdhenjtë që kanë firmosur Historinë, të flitej dhe për MIJËRA Isufët që pa i njohur asnjëri, ditën dhe DIJNË që të jenë gjithmonë krenarë që të jenë Shqiptarë.
Jetë të gjatë Isuf!
Të të rrojnë Endriti,Nailja, Elvira dhe gjithë çka ke n'zemër!
Qoftë ky vit, viti i realizimit përpjekjeve tuaja,të luftës dhe ëndrrës tënde dhe tonës, për një Kosovë të lirë dhe të pamvarur!

01 janar 2008

Sërish me klasifikat e 2007


Kjo qe një tabelë që e pata bërë me statistikat e blogjeve të mij,për ta ruajtur dhe krahasuar me rezultatet në fund të 2008.
Por meqë një shok, në një mesazh më thoshte se klasifikimi që pata bërë më parë nuk është i drejtë sepse ne kemi favorin e lloj lloj reklamash tek njëritjetri, dhe sidomos atë REKLAMË tek "peshku pa ujë", pa dashur që ta lëndoj, dhe gjithsesi duke falenderuar të gjithë ata që linkojnë dhe citojnë blogun tim, desha ti thoja që: SHIKO figurën e mësipërme!
Mos më thuaj se edhe Babacjapi ka patur të njëjtat "reklama" si dhe edrus.blogspot....sepse, po të kesh parasysh që ka vetëm 5 muaj që kam filluar me Babacjapin, dhe që gjithsesi atë e konsideroj vetëm si një blog për të "lehtësuar" blogun tim këtu nga shumë "figura" dhe barcaleta ;), do të shikosh që 'trendi' i shikuesve është pothuajse pak a shumë i njëjtë ;)

Të uroj që vitin e ardhshëm të jetë blogu yt në krye të listës... prandaj, në vënd që të kërkosh gjilpërën në kashtë, më mirë provo që të na kënaqësh me shkrime ashtu siç di ti... ;)

11 dhjetor 2007

11 nëntor 2007

IDJOTI


Nuk më zë gjumi se mi ngriti nervat një IDJOT!
Të gjithë ata që më njohin tashmë, e dinë se kurrë ndonjëherë më parë i jam drejtuar ndokujt me një cilësim të tillë, por këtë herë është e pamundur që të përmbahesha.
Gjithëçka nisi nga komentet tek "selfmaderadio" në shkrimin " të varet në litar" dhe as vetë nuk e kuptoj se si një person që kujton se zotëron aftësitë e tij mendore mund që të bëjë lidhje të tilla që vetëm fantazia e tij e sëmurë mund të krijojë.
Për më tepër dhe të krijoni dhe ju një ide se me kë mund të kini të bëni, po bashkangjis komentet e bëra në atë shkrim (kam marrë komentet që atje ku hyra unë në muhabet):

edrus ha detto...

Nuk jam besimtar, por për sa kurjoz jam, më ka rënë të ndesh raste kurbanësh të fëmijëve nga prindërit që në lashtësi ...biblike.

Selfi, të gjithë bëhen moralistë deri kur HALLI ju bije mbi kokë.
Të gjithë bëhemi gjykatës, jo të efektit, por të shkakut, a thua se shkaqet janë të ndara nga ambjenti dhe shoqëria në të cilën janë konservuar dhe rritur.
S'besoj se jemi aq liberalë sa të shikonim nënat tona duke bërë sex me këdo dhe kudo (!!) dhe të mos ndjenim diçka (ndoshta dëshirën për ta imituar ??!! :P) dhe nuk mund të them se personalisht do ta ndëshkoja me dënimin kapital nënën time, por, DHE E THEM PA MU DRIDHUR DORA, sepse ja u kam bërë të qartë çupave të mija: Nëse dëgjoj që fillojnë me drogë, do ti vras me dorën time. Preferoj më mirë ti qaj një herë dhe përgjithmonë se sa ti qaj sa herë të dal për ti gjetur kushedi se ku të shpuara me lloj lloj shiringash.
Jam anadollak sipas shumë prej jush, por unë e mendoj kështu, dhe për mua nuk ka asnjë ligj që të ma heqë nga dora një pedofil... sado i "sëmurë" që të jetë.
Janë këto dy raste që E KAM IMAGJINUAR VEHTEN VRASËS dhe nuk jam dhe nuk pendohem kurrë për ato që thashë ose , larg qoftë, nëse do të paraqitej rasti dhe do ti bëja.

10:39 PD

Elimina
Bizantin ha detto...

Edrus,

Me këto që dokumentove këtu, duket qartë se ti ke shumë probleme, dhe në vend që të gjesh mënyrën t'i zbutësh a t'i kanalizosh, del publikisht dhe hedh fjalë të tilla, të cilat në një kulturë/gjuhë tjetër mund të të çonin në burg.

Së pari, nëse fëmijtë e tu do të përdorin një ditë substanca narkotike, para se t'i vrasësh ata, ka disa alternativa të tjera, të cilat madje nuk janë fare kriminale: rehab, për shembull, e të tjera. Mjerë fëmijtë e tu!

Së dyti, edhe pedofilët nuk vriten se ka mënyra që ata të integrohen në shoqëri, mbas burgut, dhe ta kapërcejnë a kanalizojnë pervesitetin. Në disa raste ata vetë pranojnë të kastrohen me metoda kimike, në laboratore të posaçme. Pra, edhe pedofili ka shanse. Mjerë ata që janë afër teje!

11:16 PD

edrus ha detto...

Dëgjo mer baba i civilizimit, thashë se ato janë problemet e mija pa mi thënë ti, dhe më duket se s'të kërkova dorën ty për të më kontrolluar.
DO TO DUA TË TË SHIKOJ TY SE SA "KRISTIAN" DO TË MBETESHE nëse ndonjë nga ata pedofilët do të të prekte fëmijët e tu.

As ti nuk di se ku je mor i shkretë, se nga një anë dënon atë nënë që ka dënuar djalin e saj, ndërsa nga ana tjetër bëhesh psikolog dhe "dënues" i imi.
Sinqeirisht që më vjen keq për ty!

1:27 MD

Elimina
Anonymous ha detto...

bizantin,
edrus foli hapur dhe sinqerisht. ai ka te drejte te kete cfaredolloj mendimi mbi situaten pa patur frike se mund ta hedhin ne burg.

se dyti, asnje pedofil nuk mund te rehabilitohet. kur nuk permbahen dot prifterinjte podofile asnje smund te permiresohet. po qe se je kaq liberal merr nje pedofil te rehabilituar si babysitter per femijet e tu, se u duhet dhene nje shans.

per mendimin tim, nese dikush eshte kriminel, serial rapist or serial vrases, si te mund ta falesh????????

1:29 MD

ITS ha detto...

E hape kutine e Pandorese, selfi, e hapeeeeee....

Doemos kur hap tema te tilla ekstreme do kete reagime te tilla ekstreme.

Self,

Ti prape me ke numeruar hiptezat e tua se si e imagjinon ti te kene qene rrethanat e shkaqet ne rastin konkret. Ti i ke keto hipoteza te bazuara nga media, dhe ca nga hamendjet e tua. Ne kete rast mua me interesojne vetem faktet. Skizofren, apo jo, krimineli ishte ne koshience kur e beri kete krim, dhe eshte 100% pedofil. Nje njeri qe kryen perdhunim te nje minoreni eshte pedofil dhe pike. Madje ai ka qene gjithmone i tille, por nuk ka pasur nje mundesi tjeter per ta shprehur pedofiline. (vetem 19 vjec me duket). Pra ky nuk e beri njehere per sport, dhe pastaj do ta harronte kete gje. Ashtu si nje njeri qe nuk mund te kryeje marredhenie homo nje here dhe pastaj te kthehet prape ne hetero.
Ti je specialiste ne kete fushe, por besoj se duhet te kete nje gen pervers te pedofilise te koduar ne DNA e tij.

---------
Problemin e trajtimit te te semureve psiqike ne Shqiperi e pranoj komplet sic thua ti, por nuk eshte ky vendi per ta trajtuar ate fenomen. Sic do gje tjeter ku kemi ngelur mbrapa nga kultura e pergjithshme qytetare, mjekesia, shkenca, edhe ne trajtimin e skizofrenise jemi shume mbrapa.
----------

E kuptoj Edrusin fare mire me ato qe thote, dhe i uroj jete sa me te lumtur me femijet e tij. Madje jam i sigurte qe eshte nje baba i mrekullueshem nga aq sa e njoh. Ato qe i thote ai tani do ti them dhe une pas ca kohesh...

Bizantino,

Me duket qe me me probleme nga te gjithe qenke ti lale. Me kokefortesine tende kerkon ti imponohesh te tjereve. Leri njerezit rehat. Na dole dhe ekspert ligjor zotrote. Pa ha thuaj se ne cilen kulture/apo shtet, nje thenie e tipit "po bere kete gje..., do te te vras" qenka arsye per denim me burgim?

Secili ka pikepamjet e veta liberale apo konservative. Ne kete rast Edrusi dhe une jemi njerez konservative. Kemi vlera dhe parime te ndryshme. Edhe une u rrita nga nje baba super-autoritar, dhe sot e kesaj dite ja di per faleminderit. Atehere nuk kishte droga, po ai ma kishte bere te qarte se do me vriste po te me shikonte me cigare. Dhe kurre nuk e fillova nga frika.

Duket qarte qe ka nje rryme liberale ketu. Me duket se askush nuk e ka keq. Jane te gjitha alternativa dhe zgjedhje personale. Mund te flasim pa dund dhe kurre nuk do te binim dakort ne shtjellimin e nje ceshtje kaq ekstreme.

4:56 MD

Eda ha detto...

Self
Une nuk jam nene,e nuk mund te flas per dashurine qe provon nje nene per femijen e saj por te jesh e sigurte,qe mbase ne publik nuk do dilja te bertisja,lot krokodili nuk do hidhja,nuk do te kisha aspak nevoje per mbeshtetje kolektive,por nuk do te mundesha,sinqerisht nuk do te mundesha kurre te pranoja e te mos denoja krimin (se flitet per pedofili, akoma me absurde dhe i rende behet krimi)e femijes tim.
..do ulerija brenda vetes time nga dhimbja per femijen tim,per femijen e tjetres,per dhimbjen e denimit, per dhimbjen time..e mbase do ulerija akoma brenda vetes "Te varem ne litar" nqs dhimbja do me griste zemren dhe lekuren,po denimin e tij do e pranoja.

Edi jam dakort

Ide e lezetshme ajo e babbysitterit te anonymous

4:59 MD

Selfmaderadio ha detto...

Te nderuar,

nuk e hapa kutine e Pandores per t'u zene e gjykuar por per te biseduar. Askush nuk i di te vertetat. Te gjithe perpiqemi te bejme me te miren.

Tani, une po rreshtoj ca gjera, histori dhe mendime.

Anonim: Une nuk do ja keshilloja askujt te merrte baby sitter nje pedofil. Bile, do ta quaja te pafalshme per personin qe i shkon ne mendje nje gje te tille. Sepse po e fut me doren e tij ne krim pedofilin, po e ndjell drejt krimit. Nje pedofil eshte dhe ngelet nje pedofil: eshte nje kondicion human. Prandaj duhet e te mbahet larg cdo lloj ambjent qe eshte ndjelles per te.

Its: ke shume te drejte kur thua qe une po presupozoj. Une te verteten, faktet e sakta nuk i di, vetem ato qe ka thene media. Megjithate, une bej nje lloj dallimi midis pedofilit dhe ketij skizofreni. Dallimi qendron qe nje pedofil eksitohet seksualisht kur sheh nje minoren. Skizofreni eksitohet nga mendimi qe do i shkaktoje tjetrit vuajtje. Nuk e perjashtoj rastin qe nje skizofren mund te jete edhe pedofil. Por, ne shumicen e rasteve, skizofrenet i eksiton vuajtja qe do i shkaktojne tjetrit. Ne momentin qe fillojne te perceptojne shkallen e dhimbjes qe do shkaktojne skizofreni ka hyre ne qark dhe eshte jashtemase i rrezikshem.

Edrus: e vleresoj sinqeritetin tend. Nuk di te them ne se une jam liberale apo ti konservator. Kjo eshte e parendesishme. Por po mendoja: e bejme nje femije, por ky femije eshte nje qenie qe dikur kur rritet behet i pavarur, nje individ. Ligjerisht pavaresi konsakrohet me 18 vjec. Ne kete moment ky individ edhe pse femija yne eshte nje individ me vete me cdo te drejte qe i garanton ligji, dhe me te gjitha pergjegjesite e ti para ligjit. NJe moshe te tille nuk mund t'i thuash me asgje. NJe individ i tille merr cdo vendim qe i duket i drejte per te pa na pyetur fare. Nuk eshte me prone e jona dhe as pergjegjesia jone. Ne se fillon te marre droge, ehste nje fatkeqesi. Nu ke di si do sillesha. Por, kam ndjekur nje dokumentar televiziv ketu ne Zurich mbi njerez qekishin abuzuar me drogat per viet me radhe. Jepeshin femijet perballe prindereve eksperiencat e tyre me drogen, me femijen e droguar, perpjekje per ta lene drogen, vuajtjet e prinderve ndersa femija degjeneronte totalsiht nen efekti ne drogave. Dokumentari i intervistonte prinderit dhe te rinjte si gjate kohes kur merrnin droge edhe pasi ata ksihin dale prej saj. Nje dokumentar qe me ka hyre ne koke e nuk me shqitet. Jo vetem sepse shume prinder uronin qe te mos i kishin pasur keta femije fare sepse nuk duronin dot dhimbjen. Por edhe sepse teksa vuanin uronin qe te ishin gjalle e t'i shihnin femijet jashte ferrit. Gje qe e kishin arritur. Midis prinderve me ka ngelur ne mendje nje grua me nje ze te ulet qe thoshte: i kam ndenjur vajzes afer, sidomos kur ajo filloi perpjekjet per ta lene, qe duhet te kene qene me te dhimbshme se sa sa vete dhimbja. Kur vajza nuk kishte me fuqi ta vazhdonte kuren per ta nderprere drogen, merrte ne telefon te emen dhe i thoshte: nuk mundem me, nuk mundem me, do filloj prape. Dhe e ema i thoshte: mbahu, shtrengo dhembet edhe pak te ka ngelur dhe fitove. E bija e intervistuar ne kohe paqeje (pasi e kishte lene drogen) i ishte perjetesisht faleminderit te emes sepse pa te nuk do ja kishte dale kurre mbane. Te gjithe te rinjte e intervistuar kishin arritur te dilnin prej droges, kishin gjetur partnere dhe ishin integruar ne jete.

Kam edhe nje histori tjeter ketu: nje miku im, profesor: i biri i filloi drogen sepse te gjithe ne rrethin e tij filluan drogen. E kuptuan prinderit dhe e hapen temen ne tavoline. Djali premtoi se do ta linte. Dhe u mundua. Por, pa bere ndonje kure, sepse besonte qe nuk ishte i varur prej droges. Kishte genjyer veten dhe prinderit. Kur prinderit kishin ikur me leje shkon djali te kerkoje droge. Gjen dike qe e shiste. Ky i thote, eja se e kam ne shtepi. Shkojne ne shtepine e shitesit dhe ky (gjithashtu perdorues droge) i thote djalit te mikut tim, ti dikur me ke blere droge dhe nuk me ke paguar leket. Jo i thote ai. Nu ke di se cfare ka ndodhur aty, por si perfundim shitesi e vret djalin e mikut tim aty ne ne shtepine e tij, ne divan me nje cekic. Shitesi perfundoi ne burg. Miku im vajti dhe e vizitoi ne burg. Ai (tashme i pastruar nga droga) i kerkoi te falur per krimin qe kishte bere.


Nje histori tjeter qe me ka bere shume pershtypje eshte e nje djali qe e kane trajtuar si qen. Nuk ishte familje provinciale, por m'u ne mes te Tiranes. Gjysherit nuk e donin, e ema nuk e donte. E ema iku me babain e femijes qe ishte me biografi te keqe. Familja e mohoi vajzen. Kur u pajtuan dhendrri kishte hyre ne burg. Femijen nuk ja deshen, as vajzen e tyre nuk e deshen sepse ju kishte vene njolle. Vajza e stresuar nga fatkeqesite e jetes se saj ja ktheu helmin te birit. Nje qark vicioz: perfundimi i te cilit ishte nje djale qe perfundoi kriminel. Ai femije mosdashurine e ksihte si nje lloj ngjyre te zeze te gdhendur ne fytyre. Kur degjova lajmin per kete skizofrenin i dhashe fytyren e ketij djali.

Me kujtohet gjtihashtu qe afer pallatit tim nje baba vrau vajzen e tij gjimnaziste. Faji i saj ishte se kishte lene mesimin me klasen. Ngjarja u be problem i madh. I ati mendoi ta ndeshkonte me vdekje: ne Tirane.

Cfare eshte mire, cfare eshte keq?

Them se nese jemi te sinqerte me femijet tane, me dashurine qe ju japim, pa jua kushtezuar dashurine, pa pritur shperblim per dashurine qe ju japim, ndoshta atehere gjerat do behen me mire. Por edhe kur femijet bejne gabime, per te cilat ata duhet te pasojne konsekuencat, dhe une ketu nuk mund ta justifikoj dot krimin edhe kur kete ta beje femija im; une prape do ndjehem nena e tij, pavaresisht se cfare do thone apo do presin njerezit prej meje. Une prape do shfletoj albumin e fotove te tij dhe do kujtoj e do qaj per cdo moment te nukur qe kemi kaluar dhe do vuaj me te ne vuajtjen tij.

8:12 MD

edrus ha detto...

Selfi... druri drejtohet sa është i njomëëëë!
Nuk hyj kurrë në ditaret e çupave ose të lexoj postën ose mesazhet e tyre, janë të lira dhe bëjnë çfarë t'ju dojë qejfi, pa u ndarë nga shoqet dhe shokët e tyre, dhe tashmë e dinë se si e mendoj unë për shumë gjëra dhe ku unë jam intolerant në egzagjerimin.
Dhe kur përmëndja ato dy raste që do të më ngjallnin ato instikte që përmëndja më sipër, i thoja pikërisht duke patur parasysh gjëndjen e tyre prej minoresh... gjë që dhe ato e kanë të qartë për kur të kalojnë moshën... ato që janë të patolerueshme për mua (Për Bizantinin:vetëm DROGAAAAA) nëse shikoj që shkelen, janë të lira që të shkojnë ta ndërtojnë jetën atje ku duan dhe si të duan, është një kusht për të cilin as nuk bëhem pishman dhe jam i sigurtë që do ta aplikoja.Sepse nëse po sakrifikoj që ti rris të shëndetëshme dhe të edukuara sipas moralit tim por dhe të shoqërisë që bëjmë pjesë, kjo s'do të thotë që sakrificat e mija ti "kurorëzoj" gjithë jetën me vuajtje pas një të droguare, dhe aq më tepër pas diçkaje që, që kur kanë qënë të vogla i kam njohur me efektet dhe pasojat që droga mund t'ju shkaktojë.
Nganjëherë ndjej kënaqësi që kur shfryj tymin e cigares ,dhe ato më shikojnë me një "inat" që jam aq "turk" dhe që helmoj vehten
Shpresoj që të ngelen me kto mënd.

9:11 MD

Elimina
Bizantin ha detto...

Zonja SR,

Këtu po bëhen disa sulme personale ndaj meje, sidmos nga zoti Eduart Rustemi, dhe kjo nuk është e tolerueshme, aq më tepër kur ky njeri ka shprehur hapur tendencat e tij kriminale. Zoti Rustemi hodhi një akuzë se unë po favorizoj pedofilinë, duke shfrytëzuar përkatësime time religjionare dhe profesionale. Ai e provoi ta bënte këtë në blogun tim dhe tashmë, i mohuar andej, përpiqet të shtrembërojnë bindjet e mia kulturore e qytetare me metodat e njohura vendore. Ne të krishterët jemi viktima të këtij persekutimi nga myslimanët, por unë thjesht jetoj në një vend që myslimanët shqiptarë kanë vetëm një rrugë: ose të integrohen, ose të përballen me Ligjin.

10:36 MD

Bizantin ha detto...

Dhe përderisa këtu u hodh një akuzë për priftërinjtë, me metodat e njohura vendore, unë ndiej të bëj një qartësim.

Nuk kam afrimitet me klerin katolik, prandaj dhe nuk mund të flas, por mund të flas për klerin ortodoks, atje ku kam më tepër përvojë dhe të drejta, në daçi:

Së pari, shumica, në mos të gjithë priftërinjtë ortodoksë që janë ekspozuar për pedofili, nuk janë priftërinj të papamartuar, por të martuar dhe me fëmijë. Sepse pedofilët në shumicë janë të martuar dhe me familje në dukje shembullore.

Edhe në diasporën shqiptare, ata priftërinj ortodoksë që janë pëshpërituar për pedofili, janë të martuar dhe madje gëzojnë statusin e patriotit, sepse punojnë për interesat myslimane. Bëj çfarë të duash ndër shqiptarë, bëj seks edhe me meshkuj e madje edhe me kafshë, mjafton që ta mbash të fshehur dhe në të njëjtën kohë të punosh për interesat e myslimanëve (Të shekullarëve myslimanë, të atyre që e mohojnë fenë e tyre sa herë që iu leverdis, jo të besimtarëve). Nuk të hyn gjëmb në këmbë, domethënë.

Së dyti, priftërinjtë ortodoksë të dëbuar a jo nga kleri, kanë një gjë të përbashkët: nuk janë liberalë. Domethënë janë shumë konservativë, përpiqen të japin një imazh përndryshe të shenjtë, aq sa edhe kur i kapin e i dënojnë, shumica e besimtarëve nuk e beson dhe i mban për martirë të gjallë.


Gjithë kjo dëshmon se në çfarë bote terrori jemi mëkuar në shqiptarët. Ende sot, të rinj shqiptarë hedhin ide terrori, krimi, barbarie, dhe ne jemi një një fazë kaq të prapambetur kulturore, saqë nuk jemi fuqi t'iu shpëtojmë hijeve të tyre.

Së fundi, kur Its na thotë se është edukuar nga një baba autoritar dhe në rrethana tmerri për të vepruar, kjo nuk mjafton që të gjithë fëmijtë shqiptarë duhet të kenë të njëjtin fat. Dhuna e shënjon njeriun për gjithë jetën, ashtu si dhe vetë viktimat e saj, të cilët, në vend që ta pranojnë të keqen që iu ka bërë dhuna (jo babai), përpiqen të shfajësohen dhe ta publikojnë botën e tyre.

11:09 MD

edrus ha detto...

Bizantin, a ka mundësi të më thuash se ku të kam thënë se ti ose kleri është i njollosur me pedofili???

Vërtet që i pranova tendencat e mija kriminale, por nuk më duket se në kategorinë e atyre që do t'ju fusja thonjtë në fyt hynin dhe idjotët (prandaj mund të rrish i qetë), sepse ishe ti që në komentin tënd më "analizoje" me të drejtën që kushedi se ç'të duket vehtja ose për atë që me të vërtetë mund të jesh por që gjithsesi s'ke asnjë të drejtë ta ushtrosh mbi mua.
Dhe tek blogu yt, nuk e mbaj mënd që kur nuk jam futur,por dhe nëse shikon ose ke parë në komentet e mija fjalë që mund të të kenë ofenduar sensin tënd civil ose fetar mund të më përgjigjeshe atje ose në adresën time.

P.s: Kjo është hera e fundit që të drejtohem, dhe nëse do të sillesh përsëri me këtë harbutëri mejhanesh atëhere vërtet që do të të qepem me shkop në dorë dhe ti trgojmë gjithë botës se kush është palaço.

11:23 MD

Elimina
Bizantin ha detto...

Atëherë përderisa ti nuk tërhiqesh nga ato që the publikisht në lidhje me fëmijtë e tu dhe me mua, unë kam çdo të drejtë të përpiqem të lidhem me shoqata që merren me mbrojtjen e fëmijve të abuzuar në qytetin ku banon në Itali, siç e ke shënuar vetë në një koment tëndin tek unë. Do t'iu jap atyre emrin dhe sa të dhëna mundem unë të posedoj, që ata të përpiqen të kontaktojnë me ty dhe të përpiqen të të ndihmojnë, nëse i lejon dhe para se të jetë vonë.

11:28 MD

edrus ha detto...

Shiko udhën Shaqo ziu... se do gremisesh.

Vazhdon të insistosh që të vërtetosh që je NJË I D I O T ! që s'ke marrë vesh fare se ç'është shkruajtur.
Provo kthehu dhe rilexoi dhe një herë komentet O I D I O T!
Ndoshta do ta shikosh se AI QË ËSHTË PËR TU LIDHUR JE TI.

Zaten kur nuk të deshën as ata që të rritën dhe edukuan, ç'kujton se do të të bëj unë më të mirë??

06 nëntor 2007

Vrasësi i qymyrit

Dhe dje, ashtu si sot u ktheva vonë, rreth orës 8 të darkës...ndërkohë që po më përgatisnin tavolinën, kontrollova postën, dhe si gjithmonë, klikova mbi "seleziona tutto" dhe po hiqja shenjën e selecionimit nga mesazhet që ja vlente që ti hidhja një sy....arrita tek një e-mail disi të çuditshëm, me objekt:"libri i ri", as vetë s'e di se pse e lashë dhe nuk e fshiva pa e parë, duke menduar që ndonjë reklamë banale e ndonjë libri banal.
Ndërkohë që shkruaja nja dy përgjigje, klikova mbi linkun që ishte atje dhe vazhdoja me disa komente të tjera nëpër blogje... pasi mbarova dhe pjata me makarona po më priste, i hodha një sy të shpejtë "reklamës"... megjithse s'kishte asnjë mangësi në paraqitje, përsosmëria e saj më la një parandjenjë të diçkaje të lustrosur që donte të mbulonte diçka akoma më banale që do të ndeshja në atë libër të "famshëm".
Pas buke, përsëri cigare e kompiuter... nga lajmet e ditës më ra në sy një ANSA dhe mu desh të 'kacafytesha' një çikë me Cheney-n tek peshkupaujë, dhe po atje mu desh të spjegoja diçka më tepër rreth provedimentit të qeverisë italjane për përjashtimin e të huajve nga italia dhe kur ata janë anëtarë të komunitetit europian... dhe meqë të nesërmen do të dilja që në 4 të mëngjesit, thashë që ta mbyllja kompiuterin dhe të shkoja të flija...POR, mjaft për mundimin që personi kishte bërë për gjithë atë prezantim, mu desh që ti hidhja një sy faqeve të para.... në 12 të natës ime shoqe erdhi të më kujtonte se të nesërmen do të dilja shpejt... shkurt muhabeti, në 1 të natës arrita deri në fund.

Hera e fundit që kam qënë "përpirë" nga një libër, ka qënë para një viti ("Codice Da Vinci" (The Da Vinci Code)Dan Brown), dhe megjithëse sot dola në 4 dhe sapo erdha, gjithë ditën kisha në mëndje atë libër.

Zonja dhe zotërinj, do t'ja u këshilloja të gjithëve, për mua është një kryevepër.
Është një kryevepër, jo vetëm për tramën e ndërthurur bukur, jo vetëm për natyrën "policeske" që mund të rradhitet në librat më të mirë të verdhë që kam lexuar, por edhe për PERSONAZHET dhe për gjuhën e thjeshtë dhe të pasur që autori ka përdorur.
Nuk mund të mos dashurohesh pas tyre, ç'dokush prej nesh do të donte që të ishte shok i tyre ose do të gjente mjaft gjëra të tijat tek ata personazhe të jetës së re shqiptare(dhe do të donte që të ishin gjithnjë e më të shumtë).
Jo, s'kam ndërmënd që t'ju tregoj asgjë nga libri (por do t'ja u këshilloja që ta kishit në bibliotekën ose kompiuterin tuaj), por po shtoj, se përveç së verdhës në këtë libër, do të shijonit batutat me humor mjaft të hollë ndërmjet personazheve si dhe reflektimet e herpashershme të personazhit kryesor rreth problemeve që Shqipëria dhe istitucionet kanë kaluar ndërkohë.
Për më tepër duhet ta lexoni vetë, dhe personalisht, megjithëse ngela pa gjumë falenderoj autorin për mundësinë që më dha për të ndjerë një kënaqësi të tillë.

Libri titullohet "Vrasësi i qymyrit" dhe për më tepër mund të shikoni këtu: Vrasësi i qymyrit

Nuk më ngelet veçse ti uroj autorit me gjithë zemër që kështu vazhdoftë gjithmonë dhe që ju që lexoni këtë post, t'ju pëlqejë po aq sa edhe mua ky libër.

23 tetor 2007

Intervista nga akullnaja

Meqë çantën e kam sekret...

Intervistuar nga Akullnaja. Rrofsh, shoqe...

  1. Ngjyra e syve? – më bëre kurioz edhe mua, mu dukën diçka si kaf.
  2. Makina e preferuar? -mjaft që të ecë... s'kam preferenca (nëse do një emër:Lamborghini)
  3. Me të mëngjrën a me të djathtën? - Me të djathtë.
  4. Këpucët që veshe sot? - pothuajse gjithë ditën me nallane (po janë prej gome,jo druri).
  5. Frika? - kam patur rastin që ta shikoj vdekjen në sy, prej atëhere, asgjë.
  6. Qëllimi që do donit të arrinit këtë vit? - të ndërroj kompiuterin
  7. Mendimi i parë në mëngjes? - prap nuk mi kanë nxjerrë çorapet(kur më përgatisin rrobat që do vesh ditën tjetër, shpeshherë harrojnë që të më venë çorapet.... ose është macja që luan me to dhe mi fsheh)
  8. Koha e gjumit? - 2-5 orë/24... dhe nuk është fikse se gjatë natës apo ditës.
  9. Pepsi apo Koka? – asnjëra...
  10. E dalë në grup apo dyshe? Varet se me kë do dal.
  11. Çokollatë apo vanilje? - Çokollatë gjithmonë.
  12. Tymos? – Përditë.
  13. Këndon? - Sa ngjirem.
  14. Ke rënë në dashuri? - Po domosdo.
  15. Do të martohesh një ditë? -Ëëëëë , akoma??.
  16. A shkon mirë me prindërit? –Natyrisht
  17. I bie ndonjë vegle muzikore? – Fillestar në kitarë, fizarmonikë, çifteli, piano/organo...
  18. A ke tymosur muajt e fundit? – Po të thashë pra, po.
  19. Candy bar i preferuar? –??.
  20. Ke dalë me ndonjë çun muajt e fundit? – Po si jo :).
  21. Kur ishe i vogël...? –Tom Sojeri do të dukej pionier shëmbullor përpara meje ;)
  22. Të kanë thënë ndonjëherë “ bishtpërdredhur”? – Eeee... ???
  23. Ke vjedhë ndonjëherë në dyqan? – jo.
  24. Tatuazhe? – Jo...
  25. Njeriu i famshëm i preferuar? – Oskar Wilde
  26. Skuadra e zemrës? – Kombëtarja e Italisë...
  27. I dashuri ideal? – 90-60-90 :P...
  28. Shokët më të mirë? – Nuk egzistojnë?
  29. Beson në dashurinë me shikimin e parë? – Po .
  30. Marka e preferuar e veshjeve? – preferoj komoditetin (nuk shikoj markën, nëse më pëlqen e marr)
  31. Pushimet e ëndrrave ? – Në barkë në liqenjtë e Lurës...
  32. Kafshë shtëpiake? – Ajsi (macja) dhe Timidi (kriçeto, topolino, mijush si dreqin i thonë)...
  33. Këngëtari i preferuar? – Irma Libohova
  34. Filmi i preferuar? – Kapedani
  35. E ke shkrepur ndonjëherë pushkën? – Po !
  36. Të pëlqejnë këto pyetjet? – Kot fare :P
  37. Të pëlqen vetja? – Nëse e ke fjalën për aspektin e jashtëm, e lë shumë pas dore (ngjoj Lumen ).
  38. Jam e varur prej? – nikotinës, bankës dhe librave.
  39. Pija e preferuar? – Uji.
  40. Të ka vajtë mëndja skiç për njeri? –Jo!...
  41. Guxhulitesh? – Qëllon ndonjëherë!
  42. Akullorja e preferuar? – Me çokollatë...
  43. A beson në Zot? – Jo.
  44. Përshkruaje veten me 3 fjalë. – Tashmë, i thinjur, i shtruar dhe barkalec.
  45. Dita e preferuar e javës? – e shtuna
  46. Çfarë revistash lexon? – shkencore dhe enigmistika.
  47. E ëmbël apo e thartë? – E ëmbël?
  48. Marka e preferuar e çimçakizit? –Nuk përdor( prej mbushjes së dhëmbëve).
  49. Ngjyra e flokëve? – Të zeza... dikur.
  50. Bishtin apo kokën? (e gjelit???) – Zakonisht preferoj kofshët ose kraharorin(nëse e kishe fjalën për pulën).
  51. Soji? – Shqiptar, po kam frikë të them se jam europian, se pale si ma marrin akademikët :P.
  52. Gjatësia? – 1m70.
  53. Dobësia? – Mishi në zgarë.
  54. Pica e preferuar? – Calzone(ripieno).
  55. Fjalia më e shpeshtë në një sms? – Gëzuar....
  56. Tipari më i mirë fizik? – Tani pyet ti??
  57. Të zë makina, treni, avioni? – Jo, por rakia dhe varka po.
  58. Mc’Do apo Bourger King? – Mc’Donald's.
  59. Lipton Ice Tea or Nestea?- Jam përdorues i tmerrshëm Çaji, por nuk preferoj asnjërën prej këtyre markave.
  60. Kafe apo kapuçino? – Kafe 15 herë në ditë.
  61. A truan ndonjëherë? – Fanciullo :P
  62. Do të shkosh në Universitet? – Do shkoj... të takoj mbesën (kishte zgjedhur dhe ajo inxhinjeri mekanike :))))!
  63. Të duket vetja tërheqëse? – Nganjëherë.
  64. A ke pirë alkool muajin fundit? – PO
  65. A ke marrë drogë muajin e fundit? – Jo ,kurrë.
  66. Filmi vizatimor i preferuar kur ishe kalama? – Tomi dhe Xherri.
  67. A ke hipur në skenë muajin e fundit? – Ëëëëë?
  68. Sporti i preferuar? –Dikur i kam praktikuar të gjitha , përveç golfit dhe boçeve.
  69. Të kanë rrahur ndonjëherë? – Ëëëëë?? Vetëm ndonjëherë the??
  70. Si do të vdesësh? – I qetë.
  71. Piercing? – Asnjë.
  72. Ngjyra e preferuar? – Blu.
  73. Pjata e preferuar? – Gjithçka, mjaft të jetë e gatuar mirë dhe pa shumë lyrë.
  74. Prindërit e tu janë...? – Më të mirët në botë! ...
  75. Ke kalamaj?- Po ,2 vajza.
  76. Ke kafshë shtëpiake?- këtë sikur ta thashë njëherë...
  77. Aroma e preferuar? – manushaqet (i vetmi parfum që më bën ta kthej kokën që të shikoj ndonjë femër).
  78. Njëherë u deha dhe...? – Herën e fundit kam qarë, sepse më jepnin të drejtë dhe më dukej se më jepnin të drejtë vetëm se kisha pirë, por kur më doli pija, e kishin bërë ashtu siç i kisha thënë unë :).
  79. Muzika e preferuar? –Latinoamerikane, folk, klasike.
  80. Pa çfarë s’mund të jetosh? – Nuk konsideroj asgjë si të domosdoshme.
  81. Stina e preferuar? – Në çdo stinë mund të gjej diëka që të më ngazëllejë....
  82. Flori apo argjend? – Pare t'thata jo??.
  83. Kush është personi i fundit që ju mori në telefon? – Një shok...
  84. Si i jep makinës?-GJITHMONË BRËNDA RREGULLAVE.
  85. Më mirë e pasur apo e famshme? – po të më pyesje se të dish apo të kesh, edhe do të të isha përgjigjur.
  86. Kur je mërzitur shumë....? – Muzika klasike...
  87. Si e ke zilen e celit këto kohë? – Një melodi që ma ka zgjedhur çupa!
  88. Sa e ke çuar pa gjumë? – 36orë...shpesh...
  89. Ç’do bëje me 1 milion dollarë? – Një agriturizëm në Qafë Shtamë
  90. Ç’ju bën për të qeshur? – Fredurat.
  91. Libri i preferuar? – I fundit që kam lexuar
  92. Çasti më i sikletshëm? – Kur marr dokumentat...
  93. Gjëja e preferuar që ke? – ta thashë, s'bëj dallime...???
  94. Ke lëvizur shtëpi ndonjëherë? – 8herë.
  95. Puthje apo përqafime? Varet prej kujt, ku, si
  96. A jeni njeri emotiv? – Edhe sikur ta shikoj 100 herë Shanikon, përsëri qaj :)...
  • Bellë , kur të kesh nge merru një çikë edhe ti me intervistën;)
  • 21 tetor 2007

    Miqësia dhe reagimet virtuale.

    Ç'është miqësia?
    Një pyetje që në pamje të parë duket si retorike, por që shpeshherë, njerëz që kanë harruar se ç'është miqësia, mund ta 'përkufizojnë' sipas dëshirës së tyre, dhe aq më keq të abuzojnë në të.

    Miqësia është një tërësi ndjenjash të lindura e zhvilluara në raportin reciprok ndërmjet dy ose më shumë personash dhe është një nga pjesët më të rëndësishme në të cilët bazohet jeta shoqërore.
    Miqësia, që të jetë vërtet e tillë, duhet të nënkuptojë dhe të bazohet në një raport reciprok barazie, e mbështetur tek respekti dhe përkushtimi reciprok dhe nuk vë kushte për lirinë e mendimit ose veprimit në aktivitetet personale të çdonjërit.

    Por nëse në jetën reale është më e lehtë që të provohen kushtet e egzistencës së një miqësie të vërtet, në kushtet e njohjes virtuale është pak më e vështirë, dhe, më shumë se miqësi, mund të flasim për simpati.

    Edhe për këtë, me gjithë interpretimet e mundëshme që mund të bëjmë, mund ti drejtohemi etimologjisë së fjalës simpati, vetë fjala vjen nga greqishtja συμπάθεια (sympatheia), që është e formuar nga συν + πάσχω = συμπάσχω, që fjalë për fjalë do të thotë: bashkëvuajtje. Dhe esenca e sipatisë është të provuarit të emocioneve si gëzimi, vuajtja ose kënaqësia, po ashtu si dhe tjetri/tjetra.
    Por dhe vetë simpatia mund të ngatërrohet shpesh me empatinë, ku :

    - Empatia është aftësia e të ndjerit në të njëjtën mënyrë të emocioneve të tjetrit ashtu siç ai i ndjen, pamvarsisht se nuk të pëlqen se si tjetri i shikon gjërat dhe vepron për të ndryshuar ato.
    -Simpatia, në këtë rast, perceptimi i situatës është komplet i njëjtë me personin tjetër, dhe kjo na shtyn që të shqetësohemi ose të marrim pjesë me dëshirën për ti lehtësuar dhimbjet që tjetri provon.

    Pra , mund të gjëndemi në situata si:

    1- Empati, por jo simpati (kur ndjejmë që tjetri vuan, por nuk kemi ndërmënd që ta ngushëllojmë)

    2- simpati por jo empati (ku megjithëse ndjejmë nevojën për ta ngushëlluar, nuk provojmë të njëjtën dhimbje )

    3- Empati dhe simpati (ku ndjehen ndjenjat e tjetrit dhe ke dhe vullnetin për t'ju ndjerë pranë)

    Këto arsyetimet e mësipërme, më shumë vlejnë si material teorik për të studiuar fenomenin, sepse në realitetin virtual, pothuajse të tërë kthehemi në fëmijë dhe na pëlqen që të luajmë...
    Në fillim na pëlqen të luajmë me ata pjestarë të komunitetit që ju pëlqejnë të njëjtet lojëra (hoby, humori,muzika etj), për të bërë avash avash dhe seleksionimin ndër ata që 'simpatizojmë' dhe të ndjejmë një simpati akoma më të fortë dhe për ata që më shumë i përshtaten dhe mënyrës tonë të të komunikuarit (pamvarsisht se e mendojnë njëlloj me ne apo jo), deri për të arritur që të përzgjedhim ndër ta, ata që sipas nesh kanë të njëjtin vlerësim ndaj disa vlerash rreth të cilave ndihemi që nuk mund ti ndryshojmë në vetvehte (e kam fjalën për vlera si familja, respekti, edukata), dhe ndaj këtyre të fundit, krijohet një respekt i veçantë, që në sytë e të tjerëve, mardhënia juaj, lë shijen e një grupi simpatizantësh...

    Me pak fjalë që të mos ta bëj shumë të gjatë: Këto ditë, disa raste diskutimesh dhe komentesh pa shumë rëndësi në vetvehte, por që gjithsesi tregojnë që egziston një mentalitet foshnjor dhe vetdijshëm keqadashës që shikon mardhëniet virtuale ndërmjet nesh, si diçka që mund ta përdorë sipas dëshirës.
    Unë mund as të mos flas fare me Blendin, eT ose DX, por kjo s'më ndryshon aspak simpatinë dhe , e them pa turp, adhurimin që ndjej ndaj tyre për ato që thonë e bëjnë, ashtu siç mund të adhuroj Emigrantin, Selfmaderadio, TeaTime dhe Akullnajën, dhe pamvarsisht dashurisë dhe respektit reciprok, të mos bëjmë debate 'të përgjakshme' me ta.
    Ndoshta s'do të ishte nevoja për një shkrim të tillë, por do të ishte mirë që ata që shikojnë "gjëra të çuditëshme" në miqësitë dhe simpatitë.... ti mbajnë për vehte, dhe të mos bëhen qesharakë që të degjenerojnë ato miqësi/simpati të këtij komuniteti virtual, në kërkesa dhe sharje foshnjore.

    16 tetor 2007

    Enver Hoxha

    Është akoma 16 Tetor...
    U nisa që në mëngjes për të shkruajtur, por tek peshkupaujë ma prishën terezinë me diskutime rreth personazhesh inkoherentë dhe që një herë e një kohë dukej sikur s'kish shtrëngatë që ti lëvizte nga istikami.... por që ndoshta me të drejtë preferuan qetësinë personale, që do ta konsideroja si të tillë, nëse nuk do të vunte më në skenën publike.
    Nejse, sot po shkruaj për të kujtuar një nga burrat e shtetit që Shqipëria e pati në krye për plot 50 vjet, po e kam fjalën për Enver Hoxhën.
    Njeriu që udhëhoqi Shqipërinë duke filluar nga hiçi për ta bërë një SHTET.
    Njeriu që mirë ose keq, arriti të drejtonte dhe udhëhiqte për tri breza....
    Njeri që edhe pas vdekjes nuk pati armiq që ti hidheshin në fyt siç ju hodhën kur ju dhuruan pushtetin....
    Njeriu ndoshta i urryer për ideollogjinë komuniste të ndjekur prej tij... natyrisht prej atyre që nuk dinë se ç'është as komunizmi, por as dhe vetë kapitalizmi.
    Njeri i akuzuar për qindramijëra krime, por që akoma s'kam dëgjuar për ndonjë gjyq nga ndokush ose nga ndonjë organizatë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut ose të të persekutuarve... (pa llogaritur vjedhjen e 'kafesë')....
    Njeriu që u akuzua për kult të individit dhe që asnjë prej familjarëve (bijve) të tij bënte pjesë në kastën drejtuese...
    Njeriu që me vdekjen e tij... i bëri të gjithë të qajnë...
    Njeriu që në fund të fundit... dinte dhe rrinte gju më gju me popullin.

    Deri në prova të kundërta... ngelet gjithnjë më i madhi!

    15 tetor 2007

    Dëshira

    Ç'kënaqësi!
    Më shumë se petullat e së djelës
    në mjaltin e gështenjës ngjyer,
    qenë ato fjalë që prej larg më thanë.
    Qe vetëm një takim prej miqsh të vyer,
    që dhe pse janë larg i ndjej kaq pranë.

    Mes tyre të isha sa do të doja
    të gjithë të mbledhur rreth zjarrit bubulak,
    poezitë dhe këngët e tyre të dëgjoja
    pranë qëngjit të pjekur në hell, në Kulmak.

    Me atë dëshirë që pritet 'dy-shesh' mavria,
    me atë mall për të bërë një 'pes-kaç',
    ku zemra të ndizet më shumë nga rakia...
    ku shpirti kënaqet duke dëgjuar "Gjashtën Maç".

    09 tetor 2007

    Lulja e pjeshkës

    Lule pjeshke
    urë stinësh plot bukuri
    brishtësinë tënde shumë pëlqejnë
    o shumë të tjerë e kanë zili

    Ne romatikët e përjetshëm
    jetojmë të të shijojmë
    ata që veç dru zjarri janë
    veç buzët shtrembërojnë

    Sa ëmbëlsi do gjenin
    frutin tënd po të provonin
    Ata më të mirë do t'ishin
    në farën tënde hidhësinë s'do kërkonin.

    Ata rrepër të vjetër
    të rrahur prej shtrëngatash,
    inatin mbi ty
    kanë derdhur dëndur,
    e në mos u hëngërt fruti yt
    vetëm farën do merrja
    e lodra për fëmijët do të kisha gdhëndur.

    18 shtator 2007

    Grizhdazabar



    1. Puthje që shkel shpirtëra e zemra,
      prej natyre i dënushëm për të mjerat kujtime.
      Vorbull mrekullije prej buzësh të kuqe
      që mbi timen qafë shënojnë përjetësinë.

      Trup lakuriq prej mermeri të kuq,
      Kalomë nëpër dhimbje si gjak i pafajshëm
      Nishanë jete mbi gjoksin e zbuluar
      që fate të vështirë psherëtijnë në vetëvehte.

      Kryqëzime drithërimash, e arta voglushe,
      rritesh djallëzisht brënda meje…
      Që nga rrënjët të trembem, fati im,
      e përhumbem, e humbas, shtrëngimin që në zemër kam.

    TraTaTaTa, TraTaTaTa ….TraTaTaTa,
    una nenia dolce prima mai sentito
    dolce nel loro mondo
    i sogni m’avevano rapito.

    Sognavo un bagno nella brina delle mie valli
    Ma il caldo afoso del compartimento era proprio ottuso
    Nella dormiveglia vedevo Lara, la mia preferita,
    Allungo la mano… e li accarezzo il muso

    Sirena lagnosa al capolinea
    Che triste il risveglio… che delusione
    Meglio di ‘‘quella’’ al posto di Lara
    Avrei preferito aver tra le braccia il capostazione.

    Prego, il ricordo di quel viaggio,
    come visioni e sogni(incubi) di un minuto,
    a parte il MIO dolce sonno,
    niente di te, ne nome, ne voce,
    ringraziando Dio ho saputo.

    Perdonala il povero pastorello che è in me, mà era giusto per darti l’idea di quello(possibile amore della tua vita) che credi d’aver perso :)

    Con te… (II)


    Bacio che calpesta anime e cuori,
    di natura condannabile per miseri ricordi.
    Turbolente fascino di labbra rosa
    che sul collo mio segnano l’eternità.

    Corpo nudo di marmo rosso,
    pesami sul dolore come sangue ingenuo
    Nèi di vita sul seno scoperto
    che destini ardui sospirano in sé.

    Incroci di brividi, dorata fanciulla,
    cresci demoniacamente dentro di me..
    Ti temo in radici, destino mio,
    e mi perdo, e perdo, l’angoscia che c’è.

    Ndërsa ajo e dyta (në italisht), qe një përgjigje me shaka ndaj një poezie tjetër të saj,
    që mund ta shikoni këtu poshtë:

    Il treno e il ragazzo

    Il viaggio durò cosi poco e fu cosi lungo,
    desideri perplessi di melodie continue,
    mentre gli occhi tuoi guardavo chiusi,
    dormivi come portato via da venti e sole…
    Ti guardo e non riesco a smettere,
    mentre questo treno mi sveglia da quest’ agonia
    e quando alla fine mi muovo di un centimetro
    alzi i tuoi occhi finalmente aperti
    e nel tuo profondo verde mi guardi…
    dentro una scarpa sentivo me stessa,
    piccola e con le guance rosse,
    mentre sorridente la tua mano stesa,
    invita il mio essere vicino a se…
    Prego, il ricordo di quel viaggio,
    come visioni e sogni di un minuto,
    a parte il tuo dolce sonno,
    niente di te, né nome, né voce,
    né pensiero ho saputo…

    ~ by grizhdazabar on July 10, 2007.


    Gjithë të mirat Grizhda, dhe shpresoj që të rikthehesh sa më shpejt me poezitë e tua.

    11 shtator 2007

    Mysafirja

    Shumë prej jush nuk e njohin, qofshin edhe komentuesit e rregullt të këtij blogu, por ajo që kur kishte lexuar një herë vjershën e reçelit është bërë lexuese e rregullt e këtij blogu (e apasionuar sidomos pas fjalëkryqeve ).
    Si të gjithë shqiptarët që internetin e përfitojnë nga kompiuteri i punës, dhe ajo nuk është se mund të zgjatet me blogjet, por shpeshherë më shkruan në privat dhe pas kaq kohësh qemë bërë shokë.
    Para disa kohësh më shkruante se kishte nxjerrë një vizë për të vizituar Italinë dhe meqë do të kalonte në Vicenca, jo pa humorin e saj të hollë më shkruante: meqë do vij andej, do që të të sjell ndonjë shishe me raki apo ndonjë 'kavanoz me reçel fiku'?
    Dhe unë me 'paturpësinë më të madhe' i thshë që të takonte nja dy shokë në Tiranë që kishin diçka për të më dërguar (përfitoj nga rasti që të falenderoj publikisht StrngeMan-in, që qe interesuar dhe më pati gjetur "Ridënimi"-n e Fatos Lubonjës , si dhe SHokun që nëpërmjet njohjesh të ndryshme, pati arritur që ti tregonte Irma Libohovës për blogun dhe që kishte marrë kështu CD-të e autografuar për mua).

    I thashë gruas: Do të vijë mysafire një shoqe nga Tirana.
    Më pa me një shikim që asnjë radiografi, ekografi, Tac o ku di unë do të mund të skanerizonin në të mijtën e sekondit çdo gjë materiale ose që kalonte në kokën time në formë mendimi, dhe për herë të parë vura re se nuk u bë xheloze me shoqet e mija të internetit (për të cilat s'është se ka ndonjë konsideratë shumë të lartë :), dhe s'bëhet fjalë këtu për shoqet që blogojnë).
    Çupa e madhe, kur e jëma i kishte thënë për 'mysafiren' i kishte thënë:Ëëëë??? Dhe ti beson se ka miqësi në internet?? Dhe duke thënë që: ishte më mirë të ikte nga tezja se sa të shikonte ndonjë xhest të pakontrolluar të ndonjërit prej nesh dhe të na 'vriste' fare,dhe ato dy ditë, ajo vërtet nuk ndenji në shtëpi, duke i dhënë ajo 'këshilla' së jëmës për të gjetur ndonjë 'ndryshim' të 'çuditshëm' tek unë (dhe jo vetëm që nuk u rruajta ato ditë për tu bërë më i 'bukur', sepse edhe nuk është ndonjë sport i preferuar për mua, por edhe dhëmbët nuk i lava :PP )

    Më në fund, me gruan dhe çupën e vogël, vajtëm ta prisnim tek stacioni i trenit, gjithsekush nga ne nën efektin e çuditshëm që të ngjallin këto takime 'al bujo' kur nuk ke asnjë të dhënë ndaj personit që do të të paraqitet.

    Erdhi, solare, e qeshur dhe me një natyrshmëri sikur kishim 100 vjet që njiheshim u takuam dhe bënim muhabet sikur kishim vetëm një javë që ishim ndarë, dhe jo vetëm unë, por edhe gruaja dhe çupa, që pas hezitimit fillestar (nën efektin 'motër' dhe 'urdhërave' të saj për të qënë gjithmonë në 'gadishmëri' :)), ju ngjit dhe s'i shkëputej asnjë çast.

    Siç thashë dhe më lart, është një vajzë e zgjuar dhe me humor, po ti shtoje kësaj dhe bukurinë (dhe jo se e dua si çupën time, por është me të vërtet yll) dhe natyralitetin dhe elegancën me të cilët ecte sillej dhe bisedonte, ishte e pamundur që të mos ta konsideroje si të shtëpisë.

    Qeshnim me fotomontazhet që bënim me paint të fotografive që kishim bërë gjatë shëtitjeve (natyrisht në sfond këngët e Irmës më bënin akoma më 'artist' dhe të ndjeshëm), po ashtu, bashkë me gruan përgatisnin për të ngrënë (dhe... lanin pjatat :).

    Edhe pse është tashmë e madhe (ka mbaruar universitetin dhe punon), përsëri, në sytë e saj të mrekullueshëm shikoje notat 'foshnjore' të ekspresionit, sidomos kur donte që ti shkonte e 'saja'.
    Në të tilla raste një person këmbëngulës si ajo, do ta klasifikoja automatikisht:Kokëmushkë, por, kur këmbnguljes së saj i shtoje të gjitha nuancat foshnjore/femërore të shikimit dhe mimikës së saj, që kalonin nga: "hë mo se s'bëhet nami"(për gjërat e vockëla) , tek 'aman' dhe deri tek shikimi i vendosur dhe i 'vrënjtur' (këtu vërtet prej 'kokëmushke') që s'linte vënd për diskutime në vendimet e saj.
    Kisha ndërmënd që të shkruaja që kur shkruajta për dhuratën, por mendova se do të ishte diçka më e bukur ta mbaja për vehte, por sot më shkruajti dhe më falenderonte për pritjen dhe i fejuari i saj dhe kështu që mendova që ti hidhja këtu të gjitha :).

    E çuditëshme ndarja tek stacioni, një ndarje që gjithsekush prej nesh ndjente që diçka po shkëputej, ndoshta jo diçka e domosdoshme, por gjithsesi diçka që na bëri të kalonim disa momente të bukura në shoqërinë e saj, që e dimë se ndoshta s'do të takohemi më, por edhe kur të takohemi, kur ti bierë rasti, e dimë që do takohemi me një njeri 'të shtëpisë' :).

    Nuk jam besimtar, dhe shpesh dëgjoj që janë vuajtjet dhe mundimet që i bëjnë njerëzit që ti drejtohen Zotit, ndërsa unë, nëse ka momente që më vjen natyrshëm që ti lutem Zotit, janë vetëm ato në të cilat i uroj mbarësi dhe shëndet njerëzve që dua.
    Prandaj po e mbyll me urimin që i bëra asaj dhe të dashurit të saj: Zoti ju ruajtë dhe ju dhëntë shëndet e dashuri gjithë jetën, juve dhe familjeve tuaja, që duhet të jenë krenare për ç'fëmijë kanë.
    Faleminderit SantaM!

    08 shtator 2007

    Dhurata nga Irma!



    Zonja dhe Zotërinj!
    Sot kam patur kënaqësinë e veçantë që të kem në dorë disqet e Irma Libohovës.
    Dhe jo vetëm kaq, por dhe të autografuar prej saj... Jam aq i lumtur sa nuk e di se çfarë po shkruaj, por falenderoj nga zemra atë mikun që i pati thënë Irmës për blogun që kam bërë për të dhe që Ajo ka vlerësuar aq gjë që pata bërë (dhe që gjithsesi është shumë pak për një këngëtare si Ajo).


    Faleminderit Irma!

    19 gusht 2007

    Përse nuk vdes Arti shqipëtar

    Ndoshta ngaqë është kohë pushimesh dhe pothuaj se nuk ngelet shumë kohë për të ndenjur përpara kompiuterit për të shkruajtur ose komentuar, ndoshta ngaqë dhe temat e 'jashtëzakonshme', ato që arrijnë të ndezin debatin, janë shumë të rralla... ndoshta sepse u bë bajate që pothuajse vazhdimisht të flitet rreth të njëjtave probleme, pa parë ndryshime dhe në pamundësi për ti parë (ndryshimet) qoftë dhe në letër, të atyre të cilëve i drejtohen kritikat, fakti është, që blogosfera shqiptare, ka shkuar me pushime.
    Shumë prej nesh, ndër ta edhe unë, hyjmë nëpër blogje, shikojmë, komentojmë dhe diskutojmë/debatojmë me një farë 'ku rafsha mos u vrafsha', dhe kjo jo për mungesë respekti ndaj autorëve të shkrimeve ose temave për të cilët ata kanë trajtuar, por qoftë për të ç'dramatizuar një çikë hidhësinë e shkrimeve, qoftë për të trajtuar me më thjeshtësi ato që shumë autorë përpiqen që t'i ndërlikojnë për të treguar se 'dinë' të shkruajnë.

    Kjo s'do të thotë që në arenën e blogosferës mungojnë blogjet serioze ose blogerat që gjithçka e marrin 'lehtësisht'. Përveç "peshku pa ujë" , që tashmë ka marrë formë, dhe me të drejtë mund ta quaj si burim informacioni dhe si vënd diskutimi të lirë që, ka hyrë në rangun e mediave serioze shqiptare, mund të përmënd "Peisazhe të fjalës", ku autori, përveç përdorimit të një shqipeje të pastërt dhe korrekte deri në mallëngjim (në këto kohë që të shikojnë sytë çdo shtrembërim të mundshëm dhe mëndjelehtësi në përdorimin e saj), arrin me një vështrim të pastërt kritik që të diskutojë dhe të sjellë për diskutim tema nga më të ndryshmet rreth jetës, artit dhe politikës shqiptare.

    Përse e bëra gjithë këtë hyrje (dhe ndoshta u zgjata më shumë se ç'duhej)?

    Sepse, para disa kohësh, xha Xhai kështu shkruante në një nga temat e tij:"Edhe pse shkrimtarët dhe artistët kanë qenë ndër më të shtypurit e të ndrydhurit e intelektualëve dhe ndër promotorët e liberalizmit në jetën sociale dhe politike, vitet 1990 treguan se çlirimi nga vargonjtë e frikës dhe të persekutimit nuk i shërbeu krijimtarisë; dhe se arti shqiptar me të shpejtë mori rrugët e komercializmit, provincializmit, dhe soditjes së kërthizës. Edhe më i rëndë akoma është konstatimi se ky art i gjymtuar tashmë po e humb edhe publikun e vet, meqë njerëzit çmësohen të përjetojnë eksperiencat e artit dhe tërhiqen drejt veprimtarish e zbavitjesh të tjera".

    S'kam se si të mos jem dakord me të, por duke mos qënë në lartësinë e kritikëve dhe analistëve, pa marrë parasysh shkaqet e 'stanjacionit' të artit shqiptar bashkëkohës, arrij që të gjej perla të krijuesve të rinj, të cilët përveçse një 'të lumtë' ose 'bravo' nga lexuesit e tyre të rregullt, nuk kanë kënaqësinë që ti prezantohen një publiku më të gjërë.

    Një punë mjaft të mirë të promovimit të 'penave' të reja dhe të vjetra në këtë drejtim e bën natyrisht "peshkupaujë" në seksionin e tij të letërsisë, ku shpesh shikojmë/shijojmë shkrime me të vërtetë cilësorë (por dhe shkrime të pakorigjuara gramatikisht... dhe kjo është një vërejtje që ju bëj autorëve për ta mbajtur të pastërt peshkun në drejtim të përdorimit sa më drejt të gjuhës shqipe).
    E kotë që të përmënd suksesin e shkrimeve që kanë atje Emigranti, Akullnaja, Përparimi etj etj, ashtu siç më vjen keq për mungesën e disa të tjerëve (dhe natyrisht nuk është detyrë e autorëve të peshkut që të 'gërmojë' dhe të gjejë autorët e rinj).

    Duke patur parasysh citimin që merrja nga xhaXhai si dhe ç'thoja pak më sipër për tek peshku, desha që të flisja për një autor që lexuesit e blogut tim e njohin shumë mirë: StrangeMan.

    Një parantezë, më parë se të flas rreth shkrimeve të tij: Për mua, nga kjo anë e kompiuterit, të gjithë blogerat janë njëlloj, të gjithë mund të quhen Tani, Tea,Çimi, Besa, Blendi,Alba, Përparim, Klodi, Laura, Liza o Grizhda, dhe nuk i gjykoj në bazë të raportit tim personal me ta, por kur diskutoj rreth shkrimeve të tyre, diskutoj rreth shkrimeve dhe e them atë që mendoj, qoftë dhe duke krjuar 'armiqësi' (dhe ka ndodhur më tepër se një herë :( )me autorët, dhe kjo pa prekur raportin personal ndërmjet meje dhe tyre.
    Ashtu siç nuk jam takuar personalisht me emrat e mësipërm, po ashtu nuk jam takuar dhe njohur as me StrangeMan-in, që për mua, ashtu si dhe të tjerët, mund të jetë filozof, staticien, student ose shkrimtar, mund të jetë dhe fshatari më i humbur i ndonjë majëmali ku 'pula ha gurë', por, ashtu siç më bën për vehte me edukatën dhe mirësjelljen, me pjekurinë dhe maturinë me të cilën komenton dhe diskuton, shumë, shumë më tepër, më mahnit me poezinë e tij.

    Përveç se idetë e tija i hedh me aq shije dhe që përçohen nga vargjet e tij natyrshëm, s'ke nevojë që të jesh kritik letrar ose i 'zanatit' që të vësh re dhe një shumllojshmëri stilesh në të shkruajtur.Nuk është 'partizan' i një stili të veçantë, arrin të eksperimentojë dhe të shprehet me vargje dhe struktura të ndryshme dhe njëkohësisht të mbetet rregullisht, i qartë në mendim, i freskët në fjalë, i thellë në ndjenja dhe arrin që të mos 'mbyllet' brënda mureve të dashurisë (ndoshta si shumë poetë të moshës së tij), por të trajtojë me të njëjtën finesë, shije dhe forcë, probleme dhe tematika të ndryshme.

    Ndoshta mund të shikoni 'partizanllik' nga ana ime në këtë shkrim, por do t'ju ftoja që të shikonit shkrimet e tij, dhe jam i sigurtë që shumë prej jush do të më jepni të drejtë.

    Për më tepër rreth poezisë së StrangeMan mund të shikoni këtu, por unë po citoj disa nga të fundit që ka sjellë në blogun e tij:
    ...por faleminderit për muzikën
    Dy thinja
    Asonancë ngjitëse pa kuptim (ndoshta)
    që nuk munda
    Alkolike
    Në një ditë si kjo

    28 korrik 2007

    A ishte me të vërtetë ashtu?

    Para disa ditësh, duke marrë shkas nga një artikull që më kishte sjellë googl news (albania albanese), shkruajta një post në blog.
    Fakti që ndoshta jam i vetëmi punëtor që shkruan këtu mes jush, s'do të thotë që 'harbutëria' ime prej 'shoferi' të përplaset pa arsye ndaj kujtdo... mi ngrenë nervat PËRRALLAT.
    Për prinçip s'kam ndërmënd që ti mbush mëndjen asnjeriu dhe as që gjykoj njeri për bindjet e tija... por kjo s'do të thotë që kur shikon që duan të të mbushin mëndjen për gjëra që i ke jetuar vetë... kjo është e tepërt.
    Po marr shkas për këtë shkrim nga komenti i fundit i Tenës, së cilës as unë s'e di sepse i është mbushur mëndja se jam komunist(!!), dhe kjo sepse në disa raste kemi diskutuar për "shkrimtarucët" e rinj, që flasin për jetën e atëhershme duke e nxirë me sa munden; ku me shkrimtarucë nënkuptoj Vorpsin (sipas së cilës, vetëm ajo dhe e jëma nuk kanë qënë kurva në shqipërinë e Enver Hoxhës) dhe atij Ron Kubatit (për një defiçit... e kanë varur tjetrin në mes të sheshit!!... ndoshta është e vërtetë, por s'ma ha mëndja se asnjë prej jush s'e ka dëgjuar dhe një "xhevahir" të tillë të tiranisë komuniste).

    Në atë post, i bëja disa pyetje mikes time Tena, dhe po e sjell këtu komentin tim të lënë atje:

    Tena, kemi pothuaj të njëjtën moshë dhe kemi përjetuar ato vite.
    Dua të të bëj disa pyetje:

    -Ke njohur më tepër komunistë diktatorë në shqipëri, apo komunistë dhe njerëz të ndershëm??

    - ke njohur më tepër njerëz që e mendonin si shumica apo njerëz që qoftë edhe nga padija(ju shpëtonte goja) thoshin ndonjë llaf kundra jetës në atë kohë(dhe që kanë ngrënë burg për këtë)?

    - ke njohur më tepër njerëz që punonin ndershmërisht apo njerëz që vidhnin dhe që janë dënuar për vjedhjet

    - Sa persona ke njohur ti personalisht që kanë vuajtur burg?

    Jam i sigurtë e dashur Tena, se përgjigjet e tua s'do të jenë të tilla që të justifikojnë çdo "shkrimtar" që shkruan kujtimet e tij.


    Këto pyetje, natyrisht pa detyrimin që të përgjigjeni, por të paktën të reflektoni në vehtvete, ja u drejtoj dhe ju të gjithëve.

    11 korrik 2007

    Letra



    Kam 2-3 ditë që s'kam qënë në shtëpi (dhe bateria e kompiuterit, s'është më ajo e ditëve të para, që ja vlente ta merrja me vehte), dhe nga një fjalkryq në një sudok, herë pas here, shtoja ndonjë fjali tek letra e mësipërme.
    Është letra e një djali drejtuar një vajze... Gjithsesi, djaloshi është përgatitur për përgjigjen e vajzës... sido që të jatë ajo përgjigje, ai ja ka thënë të gjitha.

    LEXOJENI ME KUJDES.
    E provova disa herë që të gjeja 'formatin' e duhur për ta shkruajtur, por s'më vinte ashtu siç doja, prandaj e shkruajta në atë format.
    Për ata që arrijnë të kuptojnë se ç'është shkruajtur, janë të ftuar që të kontribojnë për ta bërë sa më të plotë :)

    08 korrik 2007

    Telefonata me plakun

    -Ore, kur ke filluar të gjuash peshk ti?
    - Babe, po ti që kur ke filluar të pish?
    - Jo e kam me gjithmënd, si është ajo puna e peshkut?
    -.......!!
    - Se sot takova disa të njohurit e tu.
    - Kush ishin??
    - Në fillim takova Benin, por atje dolën dhe disa të tjerë që të njihnin.
    - Nejse, varja, ti vetë si ke qënë??
    - Ore, unë më mirë se sot s'kam qënë ndonjëherë...
    - Pse mer bab, t'bënë me president të ri??
    - Jo or jo, po prit ta nis nga fillimi:
    Dola për një kafe andej nga Namiku, dhe rrugës takova Xaken, hajde më tha, dalim bëjmë një xhiro.
    I thashë se për ku qeshë nisur, por më tha që do të shkonim në një "ven" dhe pastaj shkonim andej.
    Shkuam andej nga stadiumi Dinamo dhe ndaloi përpara një dyqani, nga ata për çunat e rinj.
    -Pse babe, e kanë bërë legale drogën në Shqipëri?- s'mu durua pa e ngacmuar.
    - Jo ore jo, një nga ata dyqanet që shesin pjesë këmbimi për makinat.
    - Kanë filluar që të bëjnë varreza makinash edhe në mes të Tiranës tani??
    - Do më lësh të mbaroj apo...
    - po pastaj?
    - Kur hymë , gjetëm Benin brënda, dhe ti e di se si është ai, sa më pa, mu hodh në qafë dhe me të madhe më pyeti:Pash nerën si e kam Ed Rustemin?
    Në ktë kohë, një tjetër që qe aty, kur dëgjoi emrin tënd, ktheu kokën dhe po na shikonte i çuditur dhe një çikë si i zënë në faj, u fut në muhabet duke pyetur:
    - Më falni, mos po flisni gjë për EdRustemin që është në Itali?
    -Djalin ma quajnë Edi, dhe është në Itali, i thashë.
    -Kush o ky Lono, e njof una?, e pyeti shoku i tij që ishte përtej banakut.
    - Ho mer ti, s'e ma men atë lojën që t'pata pru nga babacjapi?, Edrusi mer pra, ai i peshkut.
    -Ohooo, tha dhe erdhi dhe më dha dorën, ja kam i kafe borxh Edrusit, por me gjithë qejf po ta qis ty i her, se jena bo si shokë me te.

    -Paske pirë një kafe më tepër, s'mu ndenj pa e ngacmuar.
    - Lëre kafen që na nxorri të gjithëve, por i bëri dhe Xakut skonto, ku dhe me çmim të plotë ta kishte marrë atë që i duhej, do e paguante më pak se çi kishte kërkuar jevgjiti.
    - Po mirë mer bab, e pyte se si e kishte emrin???
    - Ëëëë!!! Ore e di ti që ngaqë filluam me muhabet as që u kujtuam të prezantoheshim, ku mbahesha unë nga qejfi.
    -E mirë, ndoshta bëhet i gjallë vetë ai shoku i thashë, mos e vrit mëndjen, dhe nëse të bije prap rruga andej nga stadiumi Dinamo, shko dhe pyete se kush është.
    - Mirë, mirë, po peshku ç'është????


    Ja dhe vlerat ushqyese të peshkut :) ( Një kafe :P )
    Ndoshta për mua mund të jetë vetëm një kafe, por për babain tim qe shumë shumë më tepër... qe një ditë e lumtur.

    P.s: Ai nga 'peshqit' që ka qënë i pranishëm në këtë histori, është i lutur që të më kontaktojë, thjesht për ta falenderuar personalisht.
    P.s2:S'e di se për ç'dyqan bëhej fjalë, por besoj se në këtë faqe, do ta shikoni gjithmonë reklamën e tij.

    25 qershor 2007

    Përse ika nga mamadhija.

    Zonja dhe zotërinj.

    Po e shkruaj këtë post , për t'ju bërë të ditur se përse u largova nga Mamadhija:

    Sepse dikush tjetër atje, bënte ç'ti donte qejfi (dhe deri këtu, s'më takon mua që ta ndaloj tjetrin që të bëjë ç'të dojë), por kur abuzon dhe me nick-un tim, atehere s'më duket e drejtë.

    Ai person, që përfundimisht më konfirmoi që është thjesht një karagjoz, duke përfituar nga që ka e/mailin tim, ka arritur që të postojë dhe tek Babacjapi.

    Kaloj kohën në blog dhe kërkoj që të kaloj sa më këndshëm me të gjithë ata që tashmë njihemi, dhe s'do të dëshiroja kurrë që të prishja llaf me njeri, por nëse Ai, ndihet më i lumtur duke bërë si idiot në blogjet e mija, unë s'e kam problem, edhe i fshij të gjitha blogjet e mija... sepse s'më mbajnë me bukë, por t'a dish, se atë figurë të qelbur që bëre, s'besoj se do të ta falë njeri.

    Prandaj, do të të thoja për herë të fundit, mbidh mëndjen se s'je as i vogël dhe as që s'i kupton gjërat për të bërë kalamalliqe.

    16 qershor 2007

    Dëftesa e Albanës

    Kjo është faqja e fundit e dëftesës... për faqet e tjera s'pata 'lejen' e autorit për t'a botuar, sepse kishte në semestrin e parë nja dy 'distinto' :), përfshi këtu dhe atë të gjeometrisë :), që i dukej sikur 'ulte' figurën e dikujt :), sepse sipas saj, ajo: ¨i ka ga bab's vet¨:)))) (sipas përkufizimit që i ka bërë asaj një hallë 'kosovare'