Po shfaqen postimet me emërtimin nga interneti. Shfaq të gjitha postimet
Po shfaqen postimet me emërtimin nga interneti. Shfaq të gjitha postimet

12 shkurt 2008

Emra të çuditshëm

Emra të çuditshëm??
Njihni ndonjë?
Sado të çuditshëm që janë ata tuajtë... nuk mund të "kapen" me rekordet amerikane:

  1. James Dr No From Russia with Love Goldfinger Thunderball You Only Live Twice On Her Majesty’s Secret Service Diamonds Are Forever Live and Let Die The Man with the Golden Gun The Spy Who Loved Me Moonraker For Your Eyes Only Octopussy A View to a Kill The Living Daylights Licence to Kill Golden Eye Tomorrow Never Dies The World Is Not Enough Die Another Day Casino Royale Bond: David Fean (emri që i vunë kur lindi), nga Staffordshire është aq fan i filmave të James Bond sa që ka ndërruar dhe pasuruar emrin e tij me çdo titull të ri të Bond-it.
  2. Brfxxccxxmnpcccclllmmnprxvclmnckssqlbb11116 suedezë këtë herë, këtë emër donin ti jepnin fëmijës së tyre, dhe që sipas tyre donte të thoshte “Albin”, dhe me gjithë përpjekjet e tyre, as me gjyq nuk mundën që t'ja vënë këtë emër fëmijës.
  3. Dick Assman (nuk e di se ç'do të thotë :P) është pronar i një servici në Saskatchewan,i bërë i njohur në gjithë Amerikën, falë një ndalese në servicin e tij të showman-it David Letterman.
  4. Adolf Lu Hitler Marak është një politikan indian, që ka qënë dhe në qeverinë e shtetit të Mahalaya, dhe që garanton “që s'ka tendenca diktatorjale”. Por për tu përmëndur që në atë zonë ka dhe politikanë të tjerë me emra kuriozë, si Stalin L. Nangmin o Frankenstein W. Momin.
  5. John Portsmouth Football Club Westwood Natyrisht që është tifoz i Portsmouth F.C., lindur në 1963.
  6. Lyulph Ydwallo Odin Nestor Egbert Lyonel Toedmag Hugh Erchenwyne Saxon Esa Cromwell Orma Nevill Dysart Plantagenet Tollemache-Tollemache, Duke marrë inicialet e të gjithë emrave, lexohet “Lyonel The Second”)
  7. Byron Low Tax Looper: Kur lindi e quanin Byron Anthony Looper, por duke përndjekur karrjerën politike, arriti që të ndërronte emrin “Anthony” në “Low Tax” (taksa të ulta). Gjithsesi, kjo përpjekje e tij nuk i solli fat në karrjerën e tij, meqë tashmë gjëndet në burg,me burgim të përjetshëm, sepse vrau rivalin e tij në politikë.
  8. Yahoo Serious, Greg Pead, është aktor dhe regjist australian që e ka zgjedhur këtë emër që në 1980 dhe në vitin 2000 ka provuar të hedhë në gjyq Yahoo! sepse sipas tij i kishte “vjedhur” emrin.
  9. World B. Free (che si traduce con “mondo sii libero”) Është emri i një lojtari amerikan që ka luajtur në vitet1975 al 1988.

oddee.com

06 janar 2008

Feedburner

Sot, duke parë që të gjithë janë pushim dhe s'po lëviz gjë, vendosa të merresha pak me "eksperimente", dhe ndokush mund të ketë vënë re disa ndryshime në blogun tim... nuk e di se sa funksionojnë, por unë ja kam bërë "hyzmetin" :P
Mund të shikoni butonin e famshëm të "feed"-eve, një vidget për tu regjistruar për të marrë "lajmin" e postimeve të reja në blog dhe disa ikona të tjera për të shtuar feed-et nga kjo faqe në disa prej faqeve kryesore nga të cilat marrim lajmet zakonisht.
Për të "sëmurët" e blogosferës, mungesa e kohës për të kontrolluar të gjithë blogjet që ju interesojnë, tashmë o kthehet në keqardhje o në "ftohje" ndaj atyre siteve o blogjeve që edhe pse na interesojnë, nuk mund ti vëmë dot në krye të listës tek më të "rëndësishmit".

Tashmë, pas shumë provash, pak a shumë të suksesëshme (netvibes, iGoogle ), së fundi, duke parë që gjithnjë e më tepër, sidomos pas blerjes së platformës së Feedburner nga Google, kjo po bëhet pothuajse standart për shpërndarjen e feed RSS (mund të shikoni diçka për RSS këtu) , vendosa që të shikoja dhe mundësitë që ofron kjo.

FeedBurner ofron pothuajse të gjitha opcionet për të organizuar, mirmbajtur, optimizuar dhe prezantuar feed-et tona, në mënyrë standarte për të gjithë lexuesit e RSS (feed readers), si dhe për agregatorët, sitet web, widget duke i bërë në gjëndje të lexohen sa më qartë dhe në mënyrë të sigurtë atë që kemi ndërmënd të publikojmë.
Duke klikuar tek Feedburner, hapet faqja si në figurën e mëposhtëme, (ku akoma menuja "languages" nuk flet gjuhë të tjera përveç anglishtes).















Natyrisht, është i nevojshëm regjistrimi për të mundur që të shfrytëzohen të gjitha opcionet që ofron, pra duke klikuar tek "Register" bën një regjistrim të thjeshtë.
Natyrisht, përderisa një fshatar që s'di anglisht si puna ime arriti që të bëjë diçka... për ata që flasin një çikë anglisht është shumë më e lehtë për të kuptuar të gjitha "sekretet" që mund të ofrojë një shërbim i tillë.... dhe me të vërtetë që ka sa të duash ;)

03 janar 2008

Vorio Epiri!!

Sot këtej na mbyti bora, dhe nesër do të dal prap në punë (nesër është e shtunëëëëë!!!).
Erdha dhe thashë, sa të rri 10' në kompiuter dhe do iki...
Pak Blendi tek Peshku dhe më pas një e-mail që më dërgoi të shikoja një lidhje në youtube, më bënë që të ngelesha në kompiuter...
Pasi ngela për vehte, nuk më bëhet vonë për ju të tjerët ;), prandaj dhe ju, sidomos ata që flasin anglisht dhe greqisht, hidhini një sy kësaj lidhjes këtu... jo për gjë, por thjesht për tifozllik, klikoni një çikë tek komentet e shqiptarëve, që grekërit i kishin klikuar deri sa i kishin anulluar...

21 qershor 2007

"bomba atomike në Çeki"



Para disa ditësh, në republikën Çeke, gjatë transmetimit të programit të parashikimit të kohës (apo motit)në kanalin Ct2, shumë njerëz ngelën të shokuar nga ato që ju panë sytë.
Në video po shfaqej një filmim që tregonte shpërthimin e një bombe atomike në një zonë të Çekisë(videoja që është sipër artikullit).
Në pamje të parë, duket sikur webkam/i që tregonte pamjet e asaj zone, kishte 'kapur rastësisht' shpërthimin e bombës atomike.
Ishte thjesht një shaka idjote e ndonjë hakeri, me anë të së cilës terrorizoi një komb të tërë.
Sipas zërave, ka mundësi që të jetë një shaka e Roman Tyc? Artisti i famshëm i samaforëve të Pragës.

10 qershor 2007

Librat elektronike

Sot duke bere xhiron e zakonshme neper 'te preferuarit' e mij, gjeta nje sit mjaft interesant dhe te rendesishem (sipas opinionit tim modest).
S'po shkruaj qe t'i bej reklame atij siti, sepse kush do t'a shikoje do te dije qe t'a vleresoje, por po shkruaj per diçka qe me pelqeu: Librat elektronike qe gjendeshin ne ate sit (dhe aq me teper falas).
Perse e bej kete... sepse nese e mbani mend, dikur flisnim per nje menyre se s'i t'i benim femijet tane qe te mesonin shqipen (e kam fjalen per femijet e emigranteve), dhe mu duk nje nga menyrat me interesante.

Fillova me Albanen qe te lexonim 'libri i gabimeve' (meqe autori, Gianni Rodari, eshte nje nga autoret qe ajo e ndesh shpesh ne shkolle :), dhe keshtu desha qe te bente nje konfrontim ndermjet asaj qe ajo kishte mesuar ne italisht, dhe se si te njejtet argumente trajtoheshin ne Shqip.

Vertet qe qene pak tituj, por ishin me te vertete tituj qe meritojne falenderimin ndaj autoreve te sitit, per perzgjedhjen e tyre, dhe aq me teper per punen e tyre te mrekullueshme.

28 maj 2007

dvd porno me siglen e Kosher

Ne kopertinen e Dvd me titull "assraelis",autori Oren Cohen ka vendosur dhe simbolin e certifikimit Kosher,qe certifikon se nje produkt mund te hahet nga ebrenjte.Donte te thoshte se ky film porno mund te shikohet nga komuniteti ebraik?

08 maj 2007

Personat me influente te botes

Si c'do vit, edhe kete rradhe e famshmja "time" ben klasifiken e njerezve me influente ne bote.
Dhe kete rradhe ne kete klasifike ka gjetur vend edhe Borat-i e Kate Mos, dhe ne liste nuk gjendej 'miku' im George W. Bush.

N.Ago, une s'jam i keq me amerikanet..... s'e di se c'me ndodh me zorret sa here qe e shikoj presidentin e tyre(e kam fjalen per kete president, dhe arsyet jane me shume se nje.....) ,president qe s'mundi ti rezistonte 'tundimit' per te bere gafen e rradhes edhe ne prezence te Mbretereshes se Britanise se Madhe.

Ne fjalen e rastit, me gjithe rakomandimet qe i kishte bere e shoqja dhe keshilltaret ai tha:
"Populli amerikan eshte i lumtur t'ju uroje mire se ardhjen ne SHBA, nje komb qe Ju njihni shume mire, sepse Lartmadheria Juaj ndihemoi kombin tone ne celebrimin e dyqindvjetorit ne 1776...ne 1976" -u korigjua shume shpejt nga gafa e dhenies se mbi 200 vjeç Mbretereshes (i ndihemuar edhe nga te qeshurat e te ftuarve te tjere).......

06 janar 2007

Urime N.AGOS


Nga nje post i Tetenes,(Fillim viti i mbarè),pashe qe blogu i n.Ago-s,ishte renditur i gjashti ne miriaden e blogjeve greke.
Komplimenti dhe urimet e mija me te mira per gjithcka ke bere dhe ke shkruar

04 janar 2007

"supermeni i metropolitanes"



New York Post,ne edicionin e saj on-line,keshtu e nis artikullin e saj per nje njeri qe kufizohet qe te thote:bera vetem detyren si qytetar i mire.
Por sa "qytetare" te mire do te ishin te gatshem per tu hedhur ne binaret e subway,tamam ne momentin qe treni po arrinte ne stacion per ti shpetuar jeten nje tjetri?
Wesley Autrey(ne foto me dy te bijat) e beri ate xhest,ne nje stacion te Harlemit ne NjuJork,pak caste me pare se te fillonte turnin e tij te punes si murator.
Ai,pasi kerkoi ti vinte ne ndihme nje 20 vjecari(Cameron Hollopter) qe kishte rene pertoke nga nje krize konvulsive e papritur,por djali i spo ngritur ne kembe,u rrezua serish,kete rradhe ndermjet shinave te trenit,nderkohe qe nga larg,filloi qe te dukej drita e trenit nr 1."duhet te merrja nje vendim te shpejte",tregonte me pas Wesley,dhe ne fakt e mori,pa u menduar me gjate,u hodh mbi trupin e djalit,dhe e mbajti te mbeshtetur per toke,deri sa treni,pasi i kishin kaluar 5 vagone persiper,te arrinte te frenonte.
"Jemi mire,jemi ketu poshte" ka therritur kur treni ndaloi,por,preokupacioni i tij,ishin dhe dy vajzat :"kam dy vajzat atje siper,thojini atyre qe babai eshte OK"......
"s'besoj qe te kem bere ndonje gje te jashtezakonshme-ju tha gazetareve,pashe vetem dike qe kishte nevoje per ndihme.bera ate qe duhet te beja".