Po shfaqen postimet me emërtimin Shqiperia. Shfaq të gjitha postimet
Po shfaqen postimet me emërtimin Shqiperia. Shfaq të gjitha postimet

05 shkurt 2008

Shqipëria dhe eurobondet

VEFA , Kamberi, Populli , Sudja.... besoj se akoma nuk i keni harruar?
Të gjitha "kishin mbështejen" në fonde të "sigurta ndërkombëtare"....
Dhe e pamë se si u gjunjëzua dhe u shkatërrua Shqipëria nën atë boom ekonomik të paparë(!!).
Fondi Monetar Ndërkombëtar e dinte mjaft mirë se ç'bëhej në Shqipëri, bile akreditonte dhe i njihte ato struktura, sepse vetë ato manipuloheshin nga grupe të mëdha bankash perëndimore.
Raporti vjetor i 1996 lëshuar nga Developping Program of United Nations, paraqiste ekonominë shqiptare si atë të një ekonomie vazhdimisht në rritje (10% në vit) dhe kjo prej rritjes së investimeve të huaja (!) ...
Gjithashtu, nuk mund të mos kujtojmë reklamat e Euronews-it, për sukseset e Vefa-s, ku e paraqiste si një shoqëri që po punonte për zhvillimin e Shqipërisë me anë të përdorimit të "kursimeve të shqiptarëve emigrantë"

****

Qeveria Shqiptare duket se do të ripërsërisë historinë, duke firmosur një pakt të ri me Fondin Monetar Ndërkombëtar, i njëjti që tradhëtoi Shqipërinë vetëm 10 vjet më parë.
Propaganda vazhdon të ngrejë zërin, dhe së fundi kemi parë "zbulime" të zonave të pasura me naftë, krijimi i qëndrës së kontrollit të huamarrjes nga ana e bankave kundrejt qytetarëve dhe firmave si dhe "lulzimin" e organizatave ndërkombëtare që bëjnë studime për projekte prej mijëra dollarësh.
Kështu qeveria i bën qejfin vehtes dhe i hedh hi syve të tjerëve për të patur mundësi të sigurojë fonde me anë të eurobondeve.
Fonde që i duhen të paguajë intereset e fondeve të akredituara më parë e/o të përdorur për projekte që qytetarët akoma nuk kanë mundur ti shohin, por që dihet që kanë një interes ... i cili një ditë duhet paguar.

Borxhe të reja, tituj të rinj, Shoqëri financiare të reja, me të vetmin ndryshim nga PIRAMIDAT se sot nga ana tjetër nuk kemi më në dorë letrat e firmosura nga Sudja, por kemi organizata të njohura në nivelin ndërkombëtar, që çertifikojnë sisteme informatike, programe zhvillimi me hua dhe obligacione në euro që në realitet janë vetëm broker-a të bankave, që shtyjnë ndërmarrjet e shoqëritë që të blejnë tituj për t'ja u rishitur të tjerëve, por pa u interesuar për efektet që kjo mund të ketë mbi ekonominë e vëndit dhe aq më tepër për mundësinë e pagimit të tyre (rasti i Argjentinës)

E gjitha kjo do të çojë në fallimentimin e firmave të vogla, sepse ato dhe qytetarët do të jenë të parët që do t'ju duhet të paguajnë interesin e eurobondeve me anë taksash të reja... deri në një gjunjëzim tjetër jo të pamundur.


(*)

01 dhjetor 2007

Mirë se ju gjeta...

Ndoshta s'është ndjerë mungesa, por shpresoj që të mos të vazhdojnë të më shajnë pas këtij postimi :).
PO, meqë pata nja 2-3 ditë pushim, isha në Shqipëri.
Tre ditët më të bukura të 6 muajve të fundit.
U kënaqa me familjen, me shokët, me Tiranën dhe gjithë ç'pashë...
Vajtjet e mija në Shqipëri kanë korrisponduar me zgjedhje ose me festa (dhe patriotët e vërtetë... festat i festojnë në Shqipëri :PPPP) dhe e kam gjetur gjithmonë me dritaaaaaa :).
Përveç kënaqësisë së të mbështeturit të kokës në prehërin e mamasë dhe të takimit me njerëz të dashur të familjes, pata rastin, qoftë dhe vetëm për një kafe kësaj here, që të takohesha me disa nga kontaktet virtuale dhe qe vërtet një kënaqësi që ata djem dhe Ajo vajza që takova, korrespondonin me idenë që unë kisha krijuar për ta: Për tu pirë në kupëëëë :).
Më erdhi keq që nuk patëm kohë më tepër për të organizuar më mirë ndonjë darkë siç duhej, por shpresoj që do të na jepet rasti sërish për tu takuar dhe me të tjerë, dhe meqë Ladi, Lola dhe Llukani janë gjithmonë në Tiranë, do të di se ku mund të "përplasem" :) (ndoshta këtë herë, se tani e vura re, nga apeli u përgjigjën vetëm ata me gërmë "L" :) ).
Përveç këtyre, pata rastin që të rrija shumëëëëëë më gjatëëëëë me StrangeMan..... NUK U ZHGËNJEVA, ashtu siç nuk u zhgënjeva me të parët, po aq këndshëm dhe miqësisht e kalova me Strangin... qoftë dhe për këto takime ja vlente 100 fish kjo vizitë në Shqipëri.
Qenë këto takime dhe Tirana në dy ditë me diell që ma rritën optimizmin se një Shqipëri tjetër mund të bëhet me djem dhe vajza të tilla....... Zoti i ruajtë djem dhe vajza të tillë dhe gjithë të tjerët si Ata, që me kulturën dhe bagazhin e tyre janë vërtet një shpresë për një Shqipëri më të mirë dhe ndryshe nga Ajo që politika na e ka neveritur.

19 gusht 2007

Përse nuk vdes Arti shqipëtar

Ndoshta ngaqë është kohë pushimesh dhe pothuaj se nuk ngelet shumë kohë për të ndenjur përpara kompiuterit për të shkruajtur ose komentuar, ndoshta ngaqë dhe temat e 'jashtëzakonshme', ato që arrijnë të ndezin debatin, janë shumë të rralla... ndoshta sepse u bë bajate që pothuajse vazhdimisht të flitet rreth të njëjtave probleme, pa parë ndryshime dhe në pamundësi për ti parë (ndryshimet) qoftë dhe në letër, të atyre të cilëve i drejtohen kritikat, fakti është, që blogosfera shqiptare, ka shkuar me pushime.
Shumë prej nesh, ndër ta edhe unë, hyjmë nëpër blogje, shikojmë, komentojmë dhe diskutojmë/debatojmë me një farë 'ku rafsha mos u vrafsha', dhe kjo jo për mungesë respekti ndaj autorëve të shkrimeve ose temave për të cilët ata kanë trajtuar, por qoftë për të ç'dramatizuar një çikë hidhësinë e shkrimeve, qoftë për të trajtuar me më thjeshtësi ato që shumë autorë përpiqen që t'i ndërlikojnë për të treguar se 'dinë' të shkruajnë.

Kjo s'do të thotë që në arenën e blogosferës mungojnë blogjet serioze ose blogerat që gjithçka e marrin 'lehtësisht'. Përveç "peshku pa ujë" , që tashmë ka marrë formë, dhe me të drejtë mund ta quaj si burim informacioni dhe si vënd diskutimi të lirë që, ka hyrë në rangun e mediave serioze shqiptare, mund të përmënd "Peisazhe të fjalës", ku autori, përveç përdorimit të një shqipeje të pastërt dhe korrekte deri në mallëngjim (në këto kohë që të shikojnë sytë çdo shtrembërim të mundshëm dhe mëndjelehtësi në përdorimin e saj), arrin me një vështrim të pastërt kritik që të diskutojë dhe të sjellë për diskutim tema nga më të ndryshmet rreth jetës, artit dhe politikës shqiptare.

Përse e bëra gjithë këtë hyrje (dhe ndoshta u zgjata më shumë se ç'duhej)?

Sepse, para disa kohësh, xha Xhai kështu shkruante në një nga temat e tij:"Edhe pse shkrimtarët dhe artistët kanë qenë ndër më të shtypurit e të ndrydhurit e intelektualëve dhe ndër promotorët e liberalizmit në jetën sociale dhe politike, vitet 1990 treguan se çlirimi nga vargonjtë e frikës dhe të persekutimit nuk i shërbeu krijimtarisë; dhe se arti shqiptar me të shpejtë mori rrugët e komercializmit, provincializmit, dhe soditjes së kërthizës. Edhe më i rëndë akoma është konstatimi se ky art i gjymtuar tashmë po e humb edhe publikun e vet, meqë njerëzit çmësohen të përjetojnë eksperiencat e artit dhe tërhiqen drejt veprimtarish e zbavitjesh të tjera".

S'kam se si të mos jem dakord me të, por duke mos qënë në lartësinë e kritikëve dhe analistëve, pa marrë parasysh shkaqet e 'stanjacionit' të artit shqiptar bashkëkohës, arrij që të gjej perla të krijuesve të rinj, të cilët përveçse një 'të lumtë' ose 'bravo' nga lexuesit e tyre të rregullt, nuk kanë kënaqësinë që ti prezantohen një publiku më të gjërë.

Një punë mjaft të mirë të promovimit të 'penave' të reja dhe të vjetra në këtë drejtim e bën natyrisht "peshkupaujë" në seksionin e tij të letërsisë, ku shpesh shikojmë/shijojmë shkrime me të vërtetë cilësorë (por dhe shkrime të pakorigjuara gramatikisht... dhe kjo është një vërejtje që ju bëj autorëve për ta mbajtur të pastërt peshkun në drejtim të përdorimit sa më drejt të gjuhës shqipe).
E kotë që të përmënd suksesin e shkrimeve që kanë atje Emigranti, Akullnaja, Përparimi etj etj, ashtu siç më vjen keq për mungesën e disa të tjerëve (dhe natyrisht nuk është detyrë e autorëve të peshkut që të 'gërmojë' dhe të gjejë autorët e rinj).

Duke patur parasysh citimin që merrja nga xhaXhai si dhe ç'thoja pak më sipër për tek peshku, desha që të flisja për një autor që lexuesit e blogut tim e njohin shumë mirë: StrangeMan.

Një parantezë, më parë se të flas rreth shkrimeve të tij: Për mua, nga kjo anë e kompiuterit, të gjithë blogerat janë njëlloj, të gjithë mund të quhen Tani, Tea,Çimi, Besa, Blendi,Alba, Përparim, Klodi, Laura, Liza o Grizhda, dhe nuk i gjykoj në bazë të raportit tim personal me ta, por kur diskutoj rreth shkrimeve të tyre, diskutoj rreth shkrimeve dhe e them atë që mendoj, qoftë dhe duke krjuar 'armiqësi' (dhe ka ndodhur më tepër se një herë :( )me autorët, dhe kjo pa prekur raportin personal ndërmjet meje dhe tyre.
Ashtu siç nuk jam takuar personalisht me emrat e mësipërm, po ashtu nuk jam takuar dhe njohur as me StrangeMan-in, që për mua, ashtu si dhe të tjerët, mund të jetë filozof, staticien, student ose shkrimtar, mund të jetë dhe fshatari më i humbur i ndonjë majëmali ku 'pula ha gurë', por, ashtu siç më bën për vehte me edukatën dhe mirësjelljen, me pjekurinë dhe maturinë me të cilën komenton dhe diskuton, shumë, shumë më tepër, më mahnit me poezinë e tij.

Përveç se idetë e tija i hedh me aq shije dhe që përçohen nga vargjet e tij natyrshëm, s'ke nevojë që të jesh kritik letrar ose i 'zanatit' që të vësh re dhe një shumllojshmëri stilesh në të shkruajtur.Nuk është 'partizan' i një stili të veçantë, arrin të eksperimentojë dhe të shprehet me vargje dhe struktura të ndryshme dhe njëkohësisht të mbetet rregullisht, i qartë në mendim, i freskët në fjalë, i thellë në ndjenja dhe arrin që të mos 'mbyllet' brënda mureve të dashurisë (ndoshta si shumë poetë të moshës së tij), por të trajtojë me të njëjtën finesë, shije dhe forcë, probleme dhe tematika të ndryshme.

Ndoshta mund të shikoni 'partizanllik' nga ana ime në këtë shkrim, por do t'ju ftoja që të shikonit shkrimet e tij, dhe jam i sigurtë që shumë prej jush do të më jepni të drejtë.

Për më tepër rreth poezisë së StrangeMan mund të shikoni këtu, por unë po citoj disa nga të fundit që ka sjellë në blogun e tij:
...por faleminderit për muzikën
Dy thinja
Asonancë ngjitëse pa kuptim (ndoshta)
që nuk munda
Alkolike
Në një ditë si kjo

28 korrik 2007

A ishte me të vërtetë ashtu?

Para disa ditësh, duke marrë shkas nga një artikull që më kishte sjellë googl news (albania albanese), shkruajta një post në blog.
Fakti që ndoshta jam i vetëmi punëtor që shkruan këtu mes jush, s'do të thotë që 'harbutëria' ime prej 'shoferi' të përplaset pa arsye ndaj kujtdo... mi ngrenë nervat PËRRALLAT.
Për prinçip s'kam ndërmënd që ti mbush mëndjen asnjeriu dhe as që gjykoj njeri për bindjet e tija... por kjo s'do të thotë që kur shikon që duan të të mbushin mëndjen për gjëra që i ke jetuar vetë... kjo është e tepërt.
Po marr shkas për këtë shkrim nga komenti i fundit i Tenës, së cilës as unë s'e di sepse i është mbushur mëndja se jam komunist(!!), dhe kjo sepse në disa raste kemi diskutuar për "shkrimtarucët" e rinj, që flasin për jetën e atëhershme duke e nxirë me sa munden; ku me shkrimtarucë nënkuptoj Vorpsin (sipas së cilës, vetëm ajo dhe e jëma nuk kanë qënë kurva në shqipërinë e Enver Hoxhës) dhe atij Ron Kubatit (për një defiçit... e kanë varur tjetrin në mes të sheshit!!... ndoshta është e vërtetë, por s'ma ha mëndja se asnjë prej jush s'e ka dëgjuar dhe një "xhevahir" të tillë të tiranisë komuniste).

Në atë post, i bëja disa pyetje mikes time Tena, dhe po e sjell këtu komentin tim të lënë atje:

Tena, kemi pothuaj të njëjtën moshë dhe kemi përjetuar ato vite.
Dua të të bëj disa pyetje:

-Ke njohur më tepër komunistë diktatorë në shqipëri, apo komunistë dhe njerëz të ndershëm??

- ke njohur më tepër njerëz që e mendonin si shumica apo njerëz që qoftë edhe nga padija(ju shpëtonte goja) thoshin ndonjë llaf kundra jetës në atë kohë(dhe që kanë ngrënë burg për këtë)?

- ke njohur më tepër njerëz që punonin ndershmërisht apo njerëz që vidhnin dhe që janë dënuar për vjedhjet

- Sa persona ke njohur ti personalisht që kanë vuajtur burg?

Jam i sigurtë e dashur Tena, se përgjigjet e tua s'do të jenë të tilla që të justifikojnë çdo "shkrimtar" që shkruan kujtimet e tij.


Këto pyetje, natyrisht pa detyrimin që të përgjigjeni, por të paktën të reflektoni në vehtvete, ja u drejtoj dhe ju të gjithëve.

19 korrik 2007

Si e mendoj unë

Koment i bërë tek peshkupaujë, por që desha ta diskutoja dhe këtu me ju:


http://www.peshkupauje.com/harrimi/2007/01/07/

Për të ecur përpara, s’është e thënë që duhet medoemos të shkatërrosh dhe të djegësh gjithçka nga e kaluara, sepse ndodh që bashkë me pelenat, të flakësh dhe fëmijën nganjëherë.
“Revolucioni Radikal” që propozonte Labi, unë e nënkuptoj edhe nëpërmjet mesazhit të artikullit të cituar më sipër, por kjo do të ndodhë, kur JU (dhe prandaj e kisha me Blendin në fillim), të mos merreni akoma me “luftë klasash”(për sa kohë njerëzit do ta vuajnë ‘biografinë’ në Shqipëri??).
Dhe kur them JU, pretendoj që kur të shkoni në parlament (kushdo nga djemtë dhe vajzat e reja), ti vërë detyrë vehtes, që më tepër se të ndryshojnë ligjin elektoral, të nxjerrin një ligj, ku të mos pranohen në jetën politike/drejtuese të gjithë ata që kanë qënë në parlamentin Shqiptar gjatë periudhës së tranzicionit , ku shpresoj që ajo periudhë të përfundojë, me zgjedhjen e njërëzve si ju atje (në parlament).

Përse e kam thënë dhe vazhdoj ta them këtë mendim?
Sepse:
- Përsa i përket ‘harrimit’: akuzimi i vazhdueshëm i prejardhjes së tjetrit, nuk ka më vlerat e ‘kulakut’ të djeshëm dhe njerëzit tashmë bëjnë “klasifikime” në bazë të epiteteve që politikanët ose opinionistët (përfshi Blendin) japin ndaj të tjerëve, dhe harrojnë të gjykojnë se ç’bën ose ç’mund të bëjë ai person… gjë që po ti përsëritet gjithnjë e më shpesh atij personi, detyrimisht e largon nga ‘aktiviteti’ i tij serioz.

-Përsa i përket ligjit që : të mos pranohen….
sepse shumë prej politikanëve në Shqipëri, këmbëngulin që të mbijetojnë në politikë, për të fshehur ‘hijet’(skeletët) që kanë në dollap…… dhe nëse atyre ju thuhet që DO HARROHENI (në kuptimin që askush s’do shikojë se ç’është bërë gjatë aktivitetit të tyre), atëhere dhe ata do të iknin më të qetë për të ngrënë ato që kanë vënë mënjanë në plazhet e Greqisë ose të Malit të Zi.

Pra ideja dhe propozimi im, është diçka ndërmjet revolucionit të vërtetë (eliminimit të të gjithë fajtorëve) dhe rrugës parlamentare (vazhdimit të diskutimit për të ardhmen e Shqipërisë, me ata që e kishin në dorë, por s'arritën të bënin gjë... për të mos thënë që bënë më keq.

15 korrik 2007

Shqipëria vëndi i parë në botë pa armët kimike.

Shqipëria vëndi i parë në botë pa armët kimike.
Objektivi për të patur një botë pa armë kimike brënda 2012, ka filluar me Shqipërinë si vëndi i parë në botë që ka shkatërruar arsenalin e saj me LHL.
Dhe janë shkatërruar jo pak, por 16,7 ton.

Autorja e artikullit, Carla Reschia, thotë:
Natyrisht që kush e lexon këtë artikull do të pyesë, sa armë kimike mund të ketë Shqipëria dhe sa mund të përbëjë një rrezik në shkallën botërore.Gjithsesi diçka u bë.
Lajmi është i rëndësishëm dhe ka dhe meritën që këtë herë Republika e Shqipërisë përmëndet për diçka që s'ka të bëjë me kontrabandën, skafistët ose emigrantët që shkaktojnë bëjnë prapësira.
Kështu Shqipëria është vëndi i parë në botë që ka shkatërruar të gjithë stokun e saj të armëve kimike.
Këtë e bëri të ditur në Aja Organizata për ndalimin e armëve kimike Opcw (Organisation for the prohibition of chemical weapons)

15 qershor 2007

Blasfemi (ose në kufinjtë e saj)

Ndokush ishte demokrat.

A kam qënë demokrat?
Ëëë??
Më pëlqejnë kur më pyesin. Doni të dini se a kam qënë demokrat?
Jo?
Më në fund, askujt s'i bije më ndërmënd ky muhabet, të gjithë kërkojnë të fshihen dhe asnjëherë nuk i sqarojnë gjërat.
A kam qënë demokrat?
A ka patur demokratë??
Po kishte demokratë...

Ndokush ishte demokrat sepse:

- Është rritur në Mamurras.
- mamaja ishte
- shikonte Italinë si të ardhmen dhe Amerikën si parajsën mbi tokë.
- ndihej vetëm
- kinemaja, teatri, literatura... gjithçka e kërkonte.
- "historia është nga ana jonë"
- ndokush ja kishte thënë
- ndokush s'ja kishte thënë të gjitha
- ndokush sepse më parë qe komunist
- ndokush sepse besonte Saliun
- ndokush nuk besonte më Ramizin
- ndokush se donte të bëhej i pasur
- ndokush ngaqë ishte pa zot kishte nevojë për nj të tillë
- ndokush sepse ëndërronte që të bëhej politikan
- ndokush sepse s'donte që të ngelej punëtor
- ndokush sepse donte një rrogë më të lartë
- ndokush sepse shikonte që lufta e klasave po shuhej
- ndokush thjesht për inat të prindërve
- ndokush thjesht për t'i bërë qejfin shoqërisë
- ndokush vetëm se i pëlqenin kanalet e huaja ne Tv
- ndokush për modë
- ndokush për prinçip
- ndokush se qe i persekutuar
- ndokush sepse donte që të shikonte gjithçka të privatizuar
- ndokush sepse e kishte marrë RD si Bibla sipas Saliut
- ndokush sepse kujtonte se 90% ishin të persekutuar
- ndokush sepse kujtonte se kish të drejtë të ishte më demokrat se të tjerët.
- ndokush sepse tashme ishte dhe Partia Demokratike
- ndokush sepse s'kishte alterantivë tjetër
- ndokush sepse kujtonte se më keq se ne qe vetëm Uganda
- ndokush sepse s'duronte që të shikonte të njëjtën qeveri për 40 vjet të tjera.
- ndokush sepse miqtë e tij ishin demokratë
- ndokush sepse kundërshtarët e tij ishin demokratë
- ndokush sepse kujtonte se ishte por që ishte diçka krejt tjetër
- ndokush sepse s'besonte më që lumturia mund të arrihej për të gjithë
- ndokush sepse kërkonte vetëm lumturinë personale
- ndokush sepse kerkonte nje shtytje të re për të ecur përpara,
- ndokush sepse donte që të ndërronte përditë,
- ndokush sepse ndjente nevojën për një moral tjetër
- ndokush sepse ëndërronte që të ishte njeriu i ri
- ndokush sepse s'donte që të ishte njeriu i ri

Nostalgji?
Jo. Dhe s'më vjen keq.
Ndoshta edhe atëhere, shumë prej nesh vunë puplat dhe hapën krahët pa qënë në gjëndje që të fluturojnë... si pulëbardha "ipotetike".

Po tani??
Tani jetojmë akoma të dyzuar, nga njëra anë si njerëz që vazhdojnë të jetojnë egzistencën e përditshme të tyre dhe nga ana tjetër pulëbardha, pa as dhe më të voglën dëshirë për të fluturuar, sepse tashmë dhe ëndërra është zbehur.

Dy mjerime në të njëjtin trup.

27 mars 2007

10 vjet pas tragjedise ne kanalin e Otrantos

Ishte 28 marsi i 1997.........nderkohe qe Shqiperia po perjetonte nje nga periudhat me te hidhura te historise se saj,kur krismat canin qellin ne c'do ore te dites dhe te nates,shume prej bashkatdhetareve tane kerkuan te 'çanin' detin,per te gjetur nje jete pa krisma.....

......po,ishte 28 mars i '97,kur "Kater I Rades" me rreth 150 persona ne bord,rreth 25 milje nga bregu puliez ne nje "incident" (u godit me qellim nga anija luftarake italjane 'sibilla' per t'a ndaluar).........perfundoi ne fund te detit.

108 prej pasagjereve te saj humben jeten......

Jam si i perhumbur dhe s'di se c'te shtoj,desha thjesht,te kujtoja ato jete te nderprera aq mizorisht ne mes.........dhe jo per faj te tyre.

I ndritte shpirti atje ku jane

25 mars 2007

Nato dhe Kosova

Dedikuar te gjithe atyre qe thone se vetem fale Amerikes,Kosova eshte e lire.
Qe thone se po te mos ishte ajo,s'do te mund te perballonin sulmet e serbeve(habitem se si tre talebane me callma ne afganistan jane ne gjendje te mos i gjunjezohen Amerikes,ndersa vini ne dyshim shpirtin e Kosovareve e Shqipetar, per t'i bere balle serbeve)
Nuk e di nese cmimi i paguar ndaj "clirimtareve" ja vlen te konsiderohet i aresyeshem,dhe s'po kerkoj qe te shikoj nje rezultat final(pavaresia e kosoves ne menyre automatike dhe te menjehereshme) qe te justifikonte gjithe kete mirebesim(sepse po behen kaq vite qe po na sorollasin,per t'i lene gjerat sic jane),por desha te theksoja dhe nje fakt qe shume prej nesh e anashkalojme ne emer te te 'mires' qe na sollen 'cliruesit' Amerikane.

Nderhyrja e armeve inteligjente Amerikane ne Kosove ka goditur pothuajse vetem civilet(sipas te dhenave jane shkaterruar vetem 13 tanke nga forcat e Nato-s,dhe rreth 2000 civile te vrare nga bombat.
Megjithese ky bilanc mund te duket si hic gje,do te doja te shtoja dhe dicka tjeter,konseguencat e tmerrshme qe i paraqiten popullsise ne vitet e ardheshme.
Sepse 'lufta umanitare' ne Kosove,s'ka qene e tipit konvencional(dmth me armet qe pranohen nga Konvencioni i Gjeneves,por arme KIMIKE-BERTHAMORE.
Ashtu si ne Irak,edhe kunder Serbise dhe ne Kosove (dmth ne territorin e 'cliruar' prej tyre) jane perdorur plumba dhe raketa me mbushje me uran te varferuar("uranio impoverito"(Depleted Uranium)),te marre nga skorjet e centraleve berthamore.
Nato ka pranuar(7/2/2000),ne nje leter te sekretarit te pergjithshem George Robertson drejtuar Kofi Annan-it,qe ka perdorur gjate ketij konflikti 31000 plumba te tille(pa permendur dhe mbushjet e Tomahawk )
Per Shtetet e Bashkuara te Amerikes,qe kane nevoje te heqin nje sasi te konsiderueshme skorjesh radioaktive prej centraleve te saj berthamore,riciklimi ne formen e bombave eshte nje dopio biznes:
Heq qafe skorjet berthamore dhe ka nje arme vertet shume me te fuqishme se armet konvencionale(nje fishek i mbushur me uran,qe peshon gati dyfishin e plumbit,por qe eshte akoma me i forte),ne momentin e perplasjes me pjesen e blinduar te objektivit,digjet dhe cliron nje sasi nxehtesie te tille qe te shkrije cfardolloj metali dhe ben hi ne cast ekuipazhin qe ndodhet brenda.Gjate djegies,urani transformohet ne grimca te oksidit radioaktiv,te cilat shperndahen ne atmosfere dhe bijen ne territorin perreth.
C'do grimce e tille,e hyre ne organizmin e njeriut(nepermjet ajrit ose ushqimeve) krijon celula kancerogjene ne mushkeri dhe ne gjak.

Tashme jane rret 90.000 veteranet e luftes kunder Irakut te 1991,nga ekspoziminda pluhurave te oksidit te uranit te leshuar nga fisheket kunder tank dhe raketave kunder bunkereve(Dhe meqe ne Kosove dhe Serbi s'kishin bunkere........ku mund te provonin me se miri raketat e tyre kunder bunkerave?????..........ne Shqiperi,dhe besoj se ju kujtohet rasti i piloteve qe 'gabuan' objektiv)
Pra,shume prej atyre qe jane prekur nga "Sindrome del Golfo",jane te semure me leucemi,tumore linfatice dhe polmonare dhe femijet e tyre kane lindur me deformime.
Dhe meqe efektet e oksidit te uranit manifestohen pas nje periudhe pak a shume te gjate,pas disa vitesh do te gjendemi perballe nje realiteti mjaft te hidhur.......sepse nese ushtaret italiane dhe ata te Kforit,kane se kujt t'i kerkojne demshperblime per demet,kush do te mendoje per kosovaret e 'cliruar' me ane te kesaj lufte umanitare???
Apo ne Kosoven e shkaterruar gjenden struktura spitalore ne gjendje qe te garantojne nje kurim special por te domosdoshem e te nevojshem?!?

Italianet gjithashtu jane te shqetesuar dhe per nje aresye tjeter:Rreziku ambjental dhe radioaktiv qe permban deti Adriatik:disa mijera bomba (per te mos thene qindra mijera)jane leshuar ne det nga avionet e Natos gjate rikthimit ne baze,me urdher te komandanteve te tyre per 'ceshtje sigurie'(per te evituar uljen ne toke me nje ngarkese te tille shume te ndjeshme ndaj perplasjeve).
Edhe pse te denuara nga Konvencioni i Gjeneves dhe me pas i Otawas,cluster-bombs jane perdorur ,por me se tepermi jane shkarkuar ne det(nga ku shikohet dhe nje nga aresyet e hapjes se kesaj lufte:heqjen qafe te mbeturinave dhe scorjeve berthamore)gjenden akoma ne terren dhe ne fund te detit,dhe akoma sot,peshkataret e zonave bregdetare te italise,sinjalizojne 'prezencen' ne rrjeta te ketyre bombave te peshkuara ne det,dhe jane jo pak rastet e te plagosurve per shkak te shperthimeve.

Se di nese duhet te konsiderohemi me fat qe jemi 'cliruar'.

11 mars 2007

Vajza e enderrave

"è una ragazza che ha smesso di sognare,ma ci fà sognare ancora a tutti"........nje rrjesht qe me beri te rrenqethesha dhe te ndihesha i lumtur per Ambeten.

Duke u hedhur dege me dege dhe mes peshqish,nje sy me ngelej nga televizori,ku tek canale5,po zhvillohej 'sfida' di "amici"(nje program televiziv me talentet e reja).
Maria (De Filippi),duke perfituar nga rasti qe nje perfaqesues i 'la scala'-s,teatrit te operas dhe baletit me te famshem te Italise dhe besoj se dhe ne bote,po pergezonte nje nga balerinet dhe nder te tjera i beri dhe komplimentet Ambetes,i tha:
-Ambeta erdhi me enderren e saj nga shkolla e baletit Shqipetar dhe megjithese ate vit qe konkuroi nuk e fitoi edicionin e ' Amici'-t,duke vleresuar talentin e saj dhe seriozitetin dhe impenjon e saj ne pune,e kemi mbajtur ne staff-in e programit,por duke e ditur enderren e saj qe te kercente ne 'la scala',kishte kerkuar qe t'a pranonin ne 'la scala'.
Por nga ana tjeter e telefonit i kishin thene se s'mund t'a pranonin,sepse..........kishte marre pjese ne trasmisione televizive(!?!?!!)

Perfaqesuesi i 'la scala'-s qe merrte pjese ne trasmision u pergjigj:
-Non so chi lo ha datto questa risposta,ma,questa risposte è....STUPIDA
(Nuke e di se kush e ka dhene nje pergjigje te tille,por nje pergjigje e tilllìe eshte nje budallallik)
Dhe kur Maria i tha se s'eshte e drejte qe t'i nderpritej nje enderr nje te riu ne kete menyre ,ai personi filloi te fliste....
Dhe me pas vazhdoi me rrjeshtin e pare te ketij shkrimi,qe ne shqip do te thote:
Ndoshta eshte nje vajze qe ka reshtur se enderruari,por na ben akoma te gjitheve qe te enderrojme....

05 mars 2007

Fjalimi i kryeministrit Agim Çeku

Të nderuar bashkëqytetarë,



Sot, ne kujtojmë e nderojmë përvjetorin e nëntë të epopesë së lavdishme të UÇK-së. Kjo epope nisi me sakrificën sublime të familjes Jashari. Epopeja e Lavdishme e Jasharajve e ndërgjegjësoi dhe e mobilizoi popullin tonë, i cili gjeti te komandanti legjendar i UÇK-së, Adem Jashari - heroin, frymëzuesin dhe prijësin e vet historik. Marsi i Jasharajve përfundimisht e ndërroi historinë. Rezistenca e Adem Jasharit e zhvendosi fokusimin nga përvojat e viktimizimit dhe poshtërimit të shqiptarëve prej okupatorit serb, te transmetimi i krenarisë dhe thirrjes për liri. Në mars të vitit 1998, populli i Kosovës hapi një kaptinë të re – atë të luftës së armatosur, si e vetmja rrugë e sigurt e mbetur drejt lirisë. Ngjarjet e marsit dhe vetë rezistenca e Adem Jasharit u shndërrua në një ikonë të solidaritetit kombëtar politik dhe e bëri të panegociueshme kërkesën tonë për pavarësi. Kushtrimi i Epopesë së Jasharajve, u përhap shpejt në gjithë Kosovën dhe gjithandej ku jetonin shqiptarët. Këtij kushtrimi iu përgjigjen mijëra djem dhe vasha, të cilët u rreshtuan në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e cila pati rolin vendimtar në çlirimin e Kosovës. Ne, UÇK-ja, e fituam luftën, sepse ne anën tonë ishte e drejta dhe e verteta, sepse bëmë luftë të pastër çlirimtare dhe armët tona asnjëherë nuk i drejtuam kundër civilëve serbë, por vetëm kundër regjimit të Millosheviqit dhe aparatit të tij të dhunës.

Ne dolëm fitimtarë, në kuptimin e plotë të fjalës, sepse në anën tonë kishim SHBA-të, Anglinë dhe fuqitë demokratike të botës, të cilat vunë në veprim aleancën më të fuqishme ushtarake – NATO-n. Ne u jemi mirënjohës miqve tanë për atë që kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë për Kosovën.

Bashkërisht me miqtë tanë, ne e përmbyllëm me sukses kapitullin e lirisë dhe tani bashkarisht po e përmbyllim me sukses edhe atë të pavarësisë së Kosovës. Kosova do t’i fitojë atributet e sovranitetit dhe shumë shpejt do të dalë nga gjendja e ambiguitet në të cilën ndodhet aktualisht. Kosova po bëhet gati për të marrë të gjitha përgjegjësitë që i takojnë. Nga dokumenti i presidentit Ahtisaari del qartë se do të kemi të gjithë mekanizmat që i ka një shtet demokratik, përfshirë edhe mekanizmat e mbrojtjes dhe sigurisë. Do të kemi policinë tonë, forcën e armatosur, Ministrinë e Mbrojtjes, kontrollin mbi hapësirën tonë ajrore, shërbim të inteligjencës, Këshill të Sigurisë Kombëtare. Do të kemi, pra, të gjithë institucionet që qytetarët e Kosovës i presin prej një shteti demokratik dhe modern. Ne do t’i kemi të gjitha institucionet që do të na e mundësojnë të bëhemi anëtar i NATO-s, aleancës më të fuqishme ushtarake të botës.

Në ndërtimin e një shteti modern, ne nuk do të harrojmë të kaluarën tonë të lavdishme. Ne nuk do të harrojmë kontributin e jashtëzakonshëm të UÇK-së dhe pasardhëses së saj të denjë TMK-së, e cila gjatë këtyre viteve e ka mbajtur gjallë dhe e ka ushqyer idenë e ushtrisë së Kosovës. Ne jemi krenarë për TMK-në, për atë që ajo ka përfaqësuar dhe për atë që ajo ka arritur. Në emër të Qeverisë e falënderoj stafin e TMK-së për punën e madhe që ka bërë dhe e siguroj se, si kryeministër, bashkëluftëtar e bashkëpunëtor, do të luftoj që ata të kenë vendin dhe trajtimin që meritojnë. Vëmendja ime dhe e qeverisë që drejtoj do të jetë maksimale për familjet e dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës.

Simboli më i shenjtë i martirizimit kombëtar dhe afirmimit të krenarisë, heroi ynë kombëtar Adem Jashari, mbetet referim detyrues për gjithë klasën politike të Kosovës. Vepra e atyre që kanë rënë për një Kosovë të lirë, na motivon dhe mobilizon për të kurorëzuar punën për ndërtimin e shtetit të Kosovës. Me pavarësinë fillon një epokë e re, ajo e përparimit dhe integrimit të Kosovës, e cila shumë shpejt duhet dhe do të zërë vendin që e meriton në mesin e popujve të lirë dhe të përparuar.

Ju falemnderit!


marre nga : http://kosovapress.com/

01 mars 2007

foto nga shqiperia(vazhdim)

Elais,c'doje te shikoje??gjysmat jane si kjo e sipermja :),kur dilja nga lokali behesha me 'romantik',por dridhjet e duarve ishin ne perpjestim te drejte me numrin e gotave te kthyera ;)



Foto nga Shqiperia



Ne Tirane mund te fotografoje kudo(KUDO) gjera te bukura,ne c'do cep syri te shikonte gjera me te vertete te bukura dhe te realizuara me shije......por,nese do te beja nje krahasim banal,ishte si nje tavoline e mbushur me gjithe te mirat,ku ne te cilen ishe i detyruar qe te 'haje' mishin e qengjit te pjekur duke e ngjyer ne mjalte dhe bakllavane me raki Skrapari.......morali:megjithese mishi i pjekur,rakija,mjalti dhe bakllavaja,te marra vec e vec jane te mbrekullueshme,ne nje mix te tille... mund t'i pelqejne vetem ndonje te 'pangreni',sepse nje te 'ngopuri' ndoshta do t'i shijonte me teper nje sallate me 'prodhime te kopshtit' .

Dhe shija per te bukuren shihej dhe ne Fshat.......kujt s'do t'i pelqente qe te kishte nje shtepi te tille??

Tirana eshte dhe kjo fotoja ketu siper :( (pamja nga ballkoni im),..... horizonti i perflakur me ben qe te jem me optimist :) per te ardhmen,shpresoj qe nje dite ,gjithcka te sistemohet per me mire.... dhe nje dite te ecet ne rruget e Tiranes pa patur nevoje per maska(kudo qe shkoje ishte e pamundur qe te mos gjeje o balte,o pluhur)

Ja dhe fotografia e fundit e bere ne Shqiperi:Liqeni i Shkodres ne Han te Hotit.....doja te prisja dhe 2 minuta qe t'a 'kapja' agimin me mire,por pasi me mbajti gjysem ore perpara sbarres,me ne fund polici me thirri qe te kaloja.

28 shkurt 2007

foto nga Tirana




Te fundit e bera sepse me beri pershtypje se shtervani ne qender te rrethrrotullimit kishte 'nderruar jete' :(
Persa i perket rrethrrotullimit:me te njejtin e fikacitet qe kane rr/rr ne gjithe boten,por ndoshta ishin arsyet qe gjuhet e 'liga' permendnin ate pallatin me posterin e Sokolit si shkaku i prishjes se mbikalimit,e cila mbajti ndezur gjithe ate diskutim;rr/rrotullim po/jo :)

25 shkurt 2007

si kalohen ditet ne Shqiperi

Ne nje jave ne Shqiperi,te kalosh 5 dite vetem me drekat dhe darkat ne restorante......ju siguroj qe s'ju behet me per t'u kthyer.....

Kudo shikoje pasterti dhe nje sherbim i denje prej ristorantesh te nje klassi shume me te larte













Arqipelagu i bloggerave shqipetare

Sot dite pushimi.
Nje xhiro neper blogjet dhe sitet qe frekuentoj me shpesh(dhe akoma s'kane te mbaruar :) ,u perpoqa qe te ndiqja 'keshillen' e erato-s tek aggregatori (dhe c'eshte me e bukura,ajo keshille qe me pelqeu,me 'jepte' error 404 ;)(qe me teper ishte e denje per nje kod errori me nr 666 :P),gje[agregatorin] qe e realizova nepermjet Shqipo.com (qe kam krijuar nepermjet peshkut :) )

Nderkohe qe 'kontrolloja' dhe ato blogje qe s'i kontrolloj shpesh(e vetmja arsye:jane ne gjuhe te huaja),cuditesha,sepse edhe se blogjet ishin ne gjuhe te huaj,100% e komenteve ishin ne shqip(ose nga bloger shqipetare)
Atehere,cuna dhe goca qe shkruani ne blogjet tuaja(eshte e drejta juaj qe te shpreheni ne gjuhen qe preferoni ose qe shpreheni me lirshem),kur shikoni qe blogu juaj komentohet me teper nga blogerat shqipetare.....

.......... PERSE NUK PROVONI TE SHKRUANI VETEM SHQIP???

Keshtu,ndoshta dhe per t'i ardhur ne ndihme Tenes ,nje dite dhe shume shqipetare te tjere(injorante si puna ime :P),do te kene kenaqesine qe te 'ndajne' me ju ato emocione qe ju kane shtyre qe te shkruani ne blogun tuaj