Po shfaqen postimet me emërtimin kosova. Shfaq të gjitha postimet
Po shfaqen postimet me emërtimin kosova. Shfaq të gjitha postimet

17 shkurt 2008

GËZUAR KOSOVË!

17 Shkurt 2008 një ditë e shënuar për historinë e popullit shqiptar, një ditë e paharruar për të gjithë ata që gjithmonë e kanë ëndërruar këtë Ditë, një ditë që më shumë se asnjë përkujtim, ja ngre kujtimin në piedistalin e Atdheut të gjithë atyre që u flijuan dhe dhanë jetën për këtë Ditë, një ditë që e kishim ndërmjet ëndërrave dhe aspiratave SOT KURORËZOHET!

GËZUAR KOSOVË
QOFTË KJO DITA E RILINDJES KOMBËTARE
QOFTË KJO DITA E RILINDJES SË NJË SHTETI
QOFTË KJO DITA E HAPIT TË PARË PËR NJË POPULL TË LUMTUR NË JETË TË JETËVE!

GËZUAR KOSOVË
Gëzuar në emër të të gjitha luftërave të bëra për liri
Gëzuar në emër të atyre që jetën dhanë për këtë ditë


Gëzuar në emër të të gjithë atyre që zemra ju drithëron kur përmëndet emri Yt

GËZUAR PAMVARËSINË KOSOVË!

Nga Asdreni, që shkrojti hymnin tonë kombëtar, një tjetër Hymn që sot merr ngjyra më të bukura kushtuar Kosovës:
Kosovës

Kosovë, o vend' i famshëm i trimnis,
Kosovë, o lule e bukur e Shqipnis!

Ti bjeshkat plot vjollca rreth i ke,

Si vashë e virgjën: nuse sikur je;
Dhe malet me bor Mi krye i ke kunor!

Kosovë, o atdhe i lavduem i burrnis
Ti ke pas kjen mbretnesha e Rumelis!
Nalt mbaje kryet t'and si gjithmon
Difto-u e zonja; koha sot e don

Ti t'çohesh përsëri
N'luftë t'mbarë për liri!

Se teje të madhe shpresë ushqen Shqipnija
Me burra ti q'i len, t'gjatë si selvija,
Sokola mali, shoq në bot' që s' kanë
Si luaj e si dragoj plot forcë që janë,
Që e derdhin gjakun prrue Atdheun për m'e shpëtue!

Ke bij që s'kanë drojë asnjë pikë
As syni far' u tutet, s'dinë as frikë
Anmikut kur i sulen me rrebtsi
Si breshni mi te hidhen me duhi.

Gra e vasha ke, si zana sy-mëdha
Trimnesha qi Shqipnija din m'i ba
Qi rrokin armët në luftë me gas tuj shkue
Ja se me mund, ja se me dekun tuj luftue!
Për nder të shtëpis s'vet; E falin shpirt e jet!

Kosovë, o trimneshë, lule e rrallë
Detyrën tin'e ke me dal sot n'ballë
Se mbrrini koha, tokën për m'e mprue

Anmiqt e motçëm jashtë me i dëbue
Se mjaft e kanë robnue Dhe n' zjarm e kanë prue!

A mund m'e durue pa pra kët zgjedhë
Që të huejt para syve të t'venë ledhe
Për me t'rrzue nër kamb' e për me t'shkel
Për me t'ba gjithė copë, mirë si ju del
Dhe duersh mos të lëshojn' Prej faqes s'dheut të t'shojn!

Disa "Serbi e vjetër" duen me i thanë

"Maqedhoni" do t' jerë emnin ja lanë!
Atyne si u pëlqen kufijt i venë
Shqipnija veç mbas dojes s'tyne me kjenë;
Mendojnë pa turp kurrfarë Se s'ka nji komb Shqiptarë!

Përpara burra, rrokni hut' e shpatë

Prej zis pështonëje Kosovën e ngratë
At' nanën t'uej t'lidhun kamb' e dur
Q' anmiqt e kan vorrue me dhe e me gur,
Me lott qi qan e ankon E asnji nuk i ndihmon!

Shqyptarë mos kujtoni bes' e fe

Po nanën ju kujtoni qi u ka le
Qi ka mbet fill e vetum si gru e ve
Prej bijet e harrume mi ket dhe!
Se ansht turp i math për ju Të huejt me iu çnderu!

Sot ora mbrrini, dita e bekueme
Shqipnin m'e ba në bot' një vent t'lirueme!
Kosovës emnin me ja ngref te qilli
Për çud të botës sa ka me shkëlzy dilli

Me rrnue një Shqypni Si zonjë në lumni.

Shqyptarë, çoni-u, vllazën ora mbrrini

Si Geg' e Toskë nalt flamurin e ngrini!
Një Manastir, Shkup, Shkodër e Janinë
Një trup bani-e an' e mb'anë Shqypninë
Si ç'trimit mirë i prek
Me nder n'luftë me dek!

09 janar 2008

Jam Krenar!

Pasi e dija që ishte ora që radioja në atë orar kishte si zakonisht një program për jetën e artistëve e këngëtarëve të mëdhenj, që kanë lënë "firmën" e tyre në historinë e kulturës botërore, prisja se mos jepte ndonjë program për të madhin Elvis, meqë sot ishte ditlindja e tij.
Megjithëse nuk po flitej për Presley-n, sërish ndenja në frekuencat e saj, sepse po fliste për jetën e një tjetri po aq të madh: Luis Armstrong.
Isha si i përhumbur pas magjisë së xhazit të këtij Mjeshtri, kur në sfond, nga radiomarrësja e kamionit, megjithëse ja kisha ulur volumin pothuajse deri në fund, dëgjova:"Oj shqipe"

Është thërritja "standard" që përdorim ndërmjet nesh kamionistët shqiptarë kur shikojmë ndonjë flamur me shqiponjën që shkëlqen në xhamin e ndonjë kamioni përballë....
-Oj Shqipe! , u dëgjua sërish, dhe ngaqë nuk po dëgjoja tjetrin që ti përgjigjej, dhe meqë isha i sigurtë se nuk po më thërriste mua (nuk kam kamionin tim këto ditë, pra ky që kam, nuk ka "shenja" shqiptarizme :)), "vendosa" që ti përgjigjesha:
-Tjeta plako!
- "Gjithë t'mirat e rruga e marë, vlla. Pashë flamurin e deshta me t'përshnetë"- mu përgjigj gjithë gzim kur dëgjoi që i fola.
- Jo mor vlla, se nuk më ke parë mua, do kesh parë ndonjë tjetër, por meqë të dëgjova, thashë të të përshëndes, ju përgjigja duke qeshur.

Vazhduam të bënim muhabet, dhe U KËNAQAAAAAA.
I dhashë "gaz", e arrita dhe ndërsa po e parakaloja, ndërsa po shikonim njëritjetrin, nuk munda pa u habitur dhe pa e shprehur mrekullinë time: "Hallall plako!"

Kishte një flamur nga ata trekëndëshat, por nuk e kishte si gjithë bota... ishte pa egzagjerim pothuajse sa gjysma e xhamit :).

Ndaluam për të pirë kafe dhe vazhduam të bënim muhabet.
Kënaqesha me entuziazmin me të cilin më tregonte që para disa kohësh kishte qënë në një zonë të Kalabrisë ku kishte dëgjuar që flisnin shqip. Kishte ngelur kaq i imresionuar nga ky fakt, që më thoshte se sapo të merrte lejen, do merrte gruan dhe kalamajtë dhe do të shkonte të bënte ca ditë andej...
-Ata janë burra Ed, më thoshte, dhe mas 500vjetsh flasin gjuhën e tyne si n'fillim, jo si shumë prej nesh që kanë harrue me folë shqip, llogarit fminë e tyne.
-A, e din që unë jam myslyman?, më pyeti :), dhe me emrin që kish (quhej Isuf) vetëm më bëri të qesh, sepse nuk e kuptova se ku e kishte.
-Kjo asht feja e babës dhe nanës teme, unë nuk mun t'nrroj sot, edhe fmijës kam me ja kalue kët besim n'Zot, unë s'kam pse i bije hasha që jam Shqiptar dhe që jam myslyman....
- Isuf, unë s'kam të tilla paragjykimesh, i thashë
-Po a e din ti Ed, se masi m'nigjoj që i fola n'dialekt temin, nji djalë nji ditë m'tha: "Aha, kujtova se ishe shqiptar (!!!) se pashë flamurin, prandaj të fola....".
- Ta dish se sa më piklloi n'shpirt mor Ed kur e ngjova njat fjalë, bile ndërhyna me e qetsue nji tjetër që e ngjoi kët muhabet, e nuk i la fjalë e t'shame pa i thanë.
-Jena vllazën mor njeri, flasim t'njajtën gjuhë e kena le prej t'njajtës nanë...
-Pse duhet me pa se kush asht mylyman dhe kush jo? Pse duhet me ra pre e fjalve t'shkjaut që e qiste luftën tonë si luftë mes njani tjetrit?
Duhet ta dinë të gjithë që kur luftuem, luftuem për Kosovë, dhe jo për me venosë se kush ka t'drejta ma shum.....

Më iku e gjithë lodhja, ndjehesha si me një mik që kisha kohë pa e parë dhe megjithëse ndenjëm vetëm rreth gjysëm ore bashkë, më dukej sikur e njihja gjithë jetën, më bënte të ndihesha krenar që mu dha mundësia ta njihja: Isufin që kishte lënë nusen me fëmijën 6 muajsh këtu në Itali, për tu rrjeshtuar në rradhët e vëllezërve luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës !

Sa do të doja që në radio, ndër më të mëdhenjtë që kanë firmosur Historinë, të flitej dhe për MIJËRA Isufët që pa i njohur asnjëri, ditën dhe DIJNË që të jenë gjithmonë krenarë që të jenë Shqiptarë.
Jetë të gjatë Isuf!
Të të rrojnë Endriti,Nailja, Elvira dhe gjithë çka ke n'zemër!
Qoftë ky vit, viti i realizimit përpjekjeve tuaja,të luftës dhe ëndrrës tënde dhe tonës, për një Kosovë të lirë dhe të pamvarur!

10 qershor 2007

Librat elektronike

Sot duke bere xhiron e zakonshme neper 'te preferuarit' e mij, gjeta nje sit mjaft interesant dhe te rendesishem (sipas opinionit tim modest).
S'po shkruaj qe t'i bej reklame atij siti, sepse kush do t'a shikoje do te dije qe t'a vleresoje, por po shkruaj per diçka qe me pelqeu: Librat elektronike qe gjendeshin ne ate sit (dhe aq me teper falas).
Perse e bej kete... sepse nese e mbani mend, dikur flisnim per nje menyre se s'i t'i benim femijet tane qe te mesonin shqipen (e kam fjalen per femijet e emigranteve), dhe mu duk nje nga menyrat me interesante.

Fillova me Albanen qe te lexonim 'libri i gabimeve' (meqe autori, Gianni Rodari, eshte nje nga autoret qe ajo e ndesh shpesh ne shkolle :), dhe keshtu desha qe te bente nje konfrontim ndermjet asaj qe ajo kishte mesuar ne italisht, dhe se si te njejtet argumente trajtoheshin ne Shqip.

Vertet qe qene pak tituj, por ishin me te vertete tituj qe meritojne falenderimin ndaj autoreve te sitit, per perzgjedhjen e tyre, dhe aq me teper per punen e tyre te mrekullueshme.

25 mars 2007

Nato dhe Kosova

Dedikuar te gjithe atyre qe thone se vetem fale Amerikes,Kosova eshte e lire.
Qe thone se po te mos ishte ajo,s'do te mund te perballonin sulmet e serbeve(habitem se si tre talebane me callma ne afganistan jane ne gjendje te mos i gjunjezohen Amerikes,ndersa vini ne dyshim shpirtin e Kosovareve e Shqipetar, per t'i bere balle serbeve)
Nuk e di nese cmimi i paguar ndaj "clirimtareve" ja vlen te konsiderohet i aresyeshem,dhe s'po kerkoj qe te shikoj nje rezultat final(pavaresia e kosoves ne menyre automatike dhe te menjehereshme) qe te justifikonte gjithe kete mirebesim(sepse po behen kaq vite qe po na sorollasin,per t'i lene gjerat sic jane),por desha te theksoja dhe nje fakt qe shume prej nesh e anashkalojme ne emer te te 'mires' qe na sollen 'cliruesit' Amerikane.

Nderhyrja e armeve inteligjente Amerikane ne Kosove ka goditur pothuajse vetem civilet(sipas te dhenave jane shkaterruar vetem 13 tanke nga forcat e Nato-s,dhe rreth 2000 civile te vrare nga bombat.
Megjithese ky bilanc mund te duket si hic gje,do te doja te shtoja dhe dicka tjeter,konseguencat e tmerrshme qe i paraqiten popullsise ne vitet e ardheshme.
Sepse 'lufta umanitare' ne Kosove,s'ka qene e tipit konvencional(dmth me armet qe pranohen nga Konvencioni i Gjeneves,por arme KIMIKE-BERTHAMORE.
Ashtu si ne Irak,edhe kunder Serbise dhe ne Kosove (dmth ne territorin e 'cliruar' prej tyre) jane perdorur plumba dhe raketa me mbushje me uran te varferuar("uranio impoverito"(Depleted Uranium)),te marre nga skorjet e centraleve berthamore.
Nato ka pranuar(7/2/2000),ne nje leter te sekretarit te pergjithshem George Robertson drejtuar Kofi Annan-it,qe ka perdorur gjate ketij konflikti 31000 plumba te tille(pa permendur dhe mbushjet e Tomahawk )
Per Shtetet e Bashkuara te Amerikes,qe kane nevoje te heqin nje sasi te konsiderueshme skorjesh radioaktive prej centraleve te saj berthamore,riciklimi ne formen e bombave eshte nje dopio biznes:
Heq qafe skorjet berthamore dhe ka nje arme vertet shume me te fuqishme se armet konvencionale(nje fishek i mbushur me uran,qe peshon gati dyfishin e plumbit,por qe eshte akoma me i forte),ne momentin e perplasjes me pjesen e blinduar te objektivit,digjet dhe cliron nje sasi nxehtesie te tille qe te shkrije cfardolloj metali dhe ben hi ne cast ekuipazhin qe ndodhet brenda.Gjate djegies,urani transformohet ne grimca te oksidit radioaktiv,te cilat shperndahen ne atmosfere dhe bijen ne territorin perreth.
C'do grimce e tille,e hyre ne organizmin e njeriut(nepermjet ajrit ose ushqimeve) krijon celula kancerogjene ne mushkeri dhe ne gjak.

Tashme jane rret 90.000 veteranet e luftes kunder Irakut te 1991,nga ekspoziminda pluhurave te oksidit te uranit te leshuar nga fisheket kunder tank dhe raketave kunder bunkereve(Dhe meqe ne Kosove dhe Serbi s'kishin bunkere........ku mund te provonin me se miri raketat e tyre kunder bunkerave?????..........ne Shqiperi,dhe besoj se ju kujtohet rasti i piloteve qe 'gabuan' objektiv)
Pra,shume prej atyre qe jane prekur nga "Sindrome del Golfo",jane te semure me leucemi,tumore linfatice dhe polmonare dhe femijet e tyre kane lindur me deformime.
Dhe meqe efektet e oksidit te uranit manifestohen pas nje periudhe pak a shume te gjate,pas disa vitesh do te gjendemi perballe nje realiteti mjaft te hidhur.......sepse nese ushtaret italiane dhe ata te Kforit,kane se kujt t'i kerkojne demshperblime per demet,kush do te mendoje per kosovaret e 'cliruar' me ane te kesaj lufte umanitare???
Apo ne Kosoven e shkaterruar gjenden struktura spitalore ne gjendje qe te garantojne nje kurim special por te domosdoshem e te nevojshem?!?

Italianet gjithashtu jane te shqetesuar dhe per nje aresye tjeter:Rreziku ambjental dhe radioaktiv qe permban deti Adriatik:disa mijera bomba (per te mos thene qindra mijera)jane leshuar ne det nga avionet e Natos gjate rikthimit ne baze,me urdher te komandanteve te tyre per 'ceshtje sigurie'(per te evituar uljen ne toke me nje ngarkese te tille shume te ndjeshme ndaj perplasjeve).
Edhe pse te denuara nga Konvencioni i Gjeneves dhe me pas i Otawas,cluster-bombs jane perdorur ,por me se tepermi jane shkarkuar ne det(nga ku shikohet dhe nje nga aresyet e hapjes se kesaj lufte:heqjen qafe te mbeturinave dhe scorjeve berthamore)gjenden akoma ne terren dhe ne fund te detit,dhe akoma sot,peshkataret e zonave bregdetare te italise,sinjalizojne 'prezencen' ne rrjeta te ketyre bombave te peshkuara ne det,dhe jane jo pak rastet e te plagosurve per shkak te shperthimeve.

Se di nese duhet te konsiderohemi me fat qe jemi 'cliruar'.