Po shfaqen postimet me emërtimin poezi. Shfaq të gjitha postimet
Po shfaqen postimet me emërtimin poezi. Shfaq të gjitha postimet

03 shkurt 2008

Pse mëndja shkon gjithmonë... për "keq"?

Ah moj çupë! Kam nevojë për tyja...
Çupë! njeriun më të lumtur bëmë...
Çupë! Të pres krahëhapur...

Çupë! Realizomë ëndërrën time
Çupë! Kam gjithçka... vetëm ti më mungon
Ah moj çupë, po erdhe bëj shkallë reale.




Shikimi yt kur kryqëzohet me timin
Zemëra drithëron kur pranë më thërret,
Fjalët e mija ngelin pa zë e ma shtojnë trishtimin
Se dhe sot papërgatitur, ti zyshe më ke gjet.

Më kujtohet se dhe dikur kam patur një shkrim me këto poezitë catartiche të Flavio Oreglio-s, një komik italjan, mjaft "elegant" në përfundimet krejt të ndryshme nga ato që mëndja jonë ndërkohë "fantazonte", gjë që gjithmonë më ka pëlqyer në penën e atyre që shkruajnë, dhe nuk mund të lë pa përmëndur O'Henry, me një libër me tregime që .... sa herë e kam rilexuar para 20-30 vjetësh.

19 nëntor 2007

Oxhaku dhe shiu

Fluturime të fantazisë në një mbasdite me shi, duke ëndërruar të qënit pranë vatrës duke soditur shiun që s'di të mbarojë.......


Në dimrin e vetëm si varr
Një salsiçe pranë zjarrit ka marrë
Për pak intimitet dhe për t’mos u trashur
Pjeshkën e tij (saj) të dashur

U bëfsha hi e dëborë
Po s’të hoqa lëkurët me dorë
Thotë salsiçja e eksituar
Pjeshën duke e ledhatuar

Dhe pjeshka si puhizë dridhet
Dhe në krahët e salsiçes hidhet
dhe të dy pranë zjarrit përpiqen
dhe të dy pranë vatrës gati digjen

Dhe përzhitet kjo natë e ndrojtur
Salsiçja me pjeshkën duke lojtur
Dhe kalon me ngrotësi e përqafime
Të paça o pjeshkëza ime.


Po ju si do ta ëndërronit të kaluarit e një dite me shi, të mbyllur brënda pranë zjarrit të oxhakut??

15 tetor 2007

Dëshira

Ç'kënaqësi!
Më shumë se petullat e së djelës
në mjaltin e gështenjës ngjyer,
qenë ato fjalë që prej larg më thanë.
Qe vetëm një takim prej miqsh të vyer,
që dhe pse janë larg i ndjej kaq pranë.

Mes tyre të isha sa do të doja
të gjithë të mbledhur rreth zjarrit bubulak,
poezitë dhe këngët e tyre të dëgjoja
pranë qëngjit të pjekur në hell, në Kulmak.

Me atë dëshirë që pritet 'dy-shesh' mavria,
me atë mall për të bërë një 'pes-kaç',
ku zemra të ndizet më shumë nga rakia...
ku shpirti kënaqet duke dëgjuar "Gjashtën Maç".

09 tetor 2007

Lulja e pjeshkës

Lule pjeshke
urë stinësh plot bukuri
brishtësinë tënde shumë pëlqejnë
o shumë të tjerë e kanë zili

Ne romatikët e përjetshëm
jetojmë të të shijojmë
ata që veç dru zjarri janë
veç buzët shtrembërojnë

Sa ëmbëlsi do gjenin
frutin tënd po të provonin
Ata më të mirë do t'ishin
në farën tënde hidhësinë s'do kërkonin.

Ata rrepër të vjetër
të rrahur prej shtrëngatash,
inatin mbi ty
kanë derdhur dëndur,
e në mos u hëngërt fruti yt
vetëm farën do merrja
e lodra për fëmijët do të kisha gdhëndur.

18 shtator 2007

Grizhdazabar



  1. Puthje që shkel shpirtëra e zemra,
    prej natyre i dënushëm për të mjerat kujtime.
    Vorbull mrekullije prej buzësh të kuqe
    që mbi timen qafë shënojnë përjetësinë.

    Trup lakuriq prej mermeri të kuq,
    Kalomë nëpër dhimbje si gjak i pafajshëm
    Nishanë jete mbi gjoksin e zbuluar
    që fate të vështirë psherëtijnë në vetëvehte.

    Kryqëzime drithërimash, e arta voglushe,
    rritesh djallëzisht brënda meje…
    Që nga rrënjët të trembem, fati im,
    e përhumbem, e humbas, shtrëngimin që në zemër kam.

TraTaTaTa, TraTaTaTa ….TraTaTaTa,
una nenia dolce prima mai sentito
dolce nel loro mondo
i sogni m’avevano rapito.

Sognavo un bagno nella brina delle mie valli
Ma il caldo afoso del compartimento era proprio ottuso
Nella dormiveglia vedevo Lara, la mia preferita,
Allungo la mano… e li accarezzo il muso

Sirena lagnosa al capolinea
Che triste il risveglio… che delusione
Meglio di ‘‘quella’’ al posto di Lara
Avrei preferito aver tra le braccia il capostazione.

Prego, il ricordo di quel viaggio,
come visioni e sogni(incubi) di un minuto,
a parte il MIO dolce sonno,
niente di te, ne nome, ne voce,
ringraziando Dio ho saputo.

Perdonala il povero pastorello che è in me, mà era giusto per darti l’idea di quello(possibile amore della tua vita) che credi d’aver perso :)

Con te… (II)


Bacio che calpesta anime e cuori,
di natura condannabile per miseri ricordi.
Turbolente fascino di labbra rosa
che sul collo mio segnano l’eternità.

Corpo nudo di marmo rosso,
pesami sul dolore come sangue ingenuo
Nèi di vita sul seno scoperto
che destini ardui sospirano in sé.

Incroci di brividi, dorata fanciulla,
cresci demoniacamente dentro di me..
Ti temo in radici, destino mio,
e mi perdo, e perdo, l’angoscia che c’è.

Ndërsa ajo e dyta (në italisht), qe një përgjigje me shaka ndaj një poezie tjetër të saj,
që mund ta shikoni këtu poshtë:

Il treno e il ragazzo

Il viaggio durò cosi poco e fu cosi lungo,
desideri perplessi di melodie continue,
mentre gli occhi tuoi guardavo chiusi,
dormivi come portato via da venti e sole…
Ti guardo e non riesco a smettere,
mentre questo treno mi sveglia da quest’ agonia
e quando alla fine mi muovo di un centimetro
alzi i tuoi occhi finalmente aperti
e nel tuo profondo verde mi guardi…
dentro una scarpa sentivo me stessa,
piccola e con le guance rosse,
mentre sorridente la tua mano stesa,
invita il mio essere vicino a se…
Prego, il ricordo di quel viaggio,
come visioni e sogni di un minuto,
a parte il tuo dolce sonno,
niente di te, né nome, né voce,
né pensiero ho saputo…

~ by grizhdazabar on July 10, 2007.


Gjithë të mirat Grizhda, dhe shpresoj që të rikthehesh sa më shpejt me poezitë e tua.

19 gusht 2007

Përse nuk vdes Arti shqipëtar

Ndoshta ngaqë është kohë pushimesh dhe pothuaj se nuk ngelet shumë kohë për të ndenjur përpara kompiuterit për të shkruajtur ose komentuar, ndoshta ngaqë dhe temat e 'jashtëzakonshme', ato që arrijnë të ndezin debatin, janë shumë të rralla... ndoshta sepse u bë bajate që pothuajse vazhdimisht të flitet rreth të njëjtave probleme, pa parë ndryshime dhe në pamundësi për ti parë (ndryshimet) qoftë dhe në letër, të atyre të cilëve i drejtohen kritikat, fakti është, që blogosfera shqiptare, ka shkuar me pushime.
Shumë prej nesh, ndër ta edhe unë, hyjmë nëpër blogje, shikojmë, komentojmë dhe diskutojmë/debatojmë me një farë 'ku rafsha mos u vrafsha', dhe kjo jo për mungesë respekti ndaj autorëve të shkrimeve ose temave për të cilët ata kanë trajtuar, por qoftë për të ç'dramatizuar një çikë hidhësinë e shkrimeve, qoftë për të trajtuar me më thjeshtësi ato që shumë autorë përpiqen që t'i ndërlikojnë për të treguar se 'dinë' të shkruajnë.

Kjo s'do të thotë që në arenën e blogosferës mungojnë blogjet serioze ose blogerat që gjithçka e marrin 'lehtësisht'. Përveç "peshku pa ujë" , që tashmë ka marrë formë, dhe me të drejtë mund ta quaj si burim informacioni dhe si vënd diskutimi të lirë që, ka hyrë në rangun e mediave serioze shqiptare, mund të përmënd "Peisazhe të fjalës", ku autori, përveç përdorimit të një shqipeje të pastërt dhe korrekte deri në mallëngjim (në këto kohë që të shikojnë sytë çdo shtrembërim të mundshëm dhe mëndjelehtësi në përdorimin e saj), arrin me një vështrim të pastërt kritik që të diskutojë dhe të sjellë për diskutim tema nga më të ndryshmet rreth jetës, artit dhe politikës shqiptare.

Përse e bëra gjithë këtë hyrje (dhe ndoshta u zgjata më shumë se ç'duhej)?

Sepse, para disa kohësh, xha Xhai kështu shkruante në një nga temat e tij:"Edhe pse shkrimtarët dhe artistët kanë qenë ndër më të shtypurit e të ndrydhurit e intelektualëve dhe ndër promotorët e liberalizmit në jetën sociale dhe politike, vitet 1990 treguan se çlirimi nga vargonjtë e frikës dhe të persekutimit nuk i shërbeu krijimtarisë; dhe se arti shqiptar me të shpejtë mori rrugët e komercializmit, provincializmit, dhe soditjes së kërthizës. Edhe më i rëndë akoma është konstatimi se ky art i gjymtuar tashmë po e humb edhe publikun e vet, meqë njerëzit çmësohen të përjetojnë eksperiencat e artit dhe tërhiqen drejt veprimtarish e zbavitjesh të tjera".

S'kam se si të mos jem dakord me të, por duke mos qënë në lartësinë e kritikëve dhe analistëve, pa marrë parasysh shkaqet e 'stanjacionit' të artit shqiptar bashkëkohës, arrij që të gjej perla të krijuesve të rinj, të cilët përveçse një 'të lumtë' ose 'bravo' nga lexuesit e tyre të rregullt, nuk kanë kënaqësinë që ti prezantohen një publiku më të gjërë.

Një punë mjaft të mirë të promovimit të 'penave' të reja dhe të vjetra në këtë drejtim e bën natyrisht "peshkupaujë" në seksionin e tij të letërsisë, ku shpesh shikojmë/shijojmë shkrime me të vërtetë cilësorë (por dhe shkrime të pakorigjuara gramatikisht... dhe kjo është një vërejtje që ju bëj autorëve për ta mbajtur të pastërt peshkun në drejtim të përdorimit sa më drejt të gjuhës shqipe).
E kotë që të përmënd suksesin e shkrimeve që kanë atje Emigranti, Akullnaja, Përparimi etj etj, ashtu siç më vjen keq për mungesën e disa të tjerëve (dhe natyrisht nuk është detyrë e autorëve të peshkut që të 'gërmojë' dhe të gjejë autorët e rinj).

Duke patur parasysh citimin që merrja nga xhaXhai si dhe ç'thoja pak më sipër për tek peshku, desha që të flisja për një autor që lexuesit e blogut tim e njohin shumë mirë: StrangeMan.

Një parantezë, më parë se të flas rreth shkrimeve të tij: Për mua, nga kjo anë e kompiuterit, të gjithë blogerat janë njëlloj, të gjithë mund të quhen Tani, Tea,Çimi, Besa, Blendi,Alba, Përparim, Klodi, Laura, Liza o Grizhda, dhe nuk i gjykoj në bazë të raportit tim personal me ta, por kur diskutoj rreth shkrimeve të tyre, diskutoj rreth shkrimeve dhe e them atë që mendoj, qoftë dhe duke krjuar 'armiqësi' (dhe ka ndodhur më tepër se një herë :( )me autorët, dhe kjo pa prekur raportin personal ndërmjet meje dhe tyre.
Ashtu siç nuk jam takuar personalisht me emrat e mësipërm, po ashtu nuk jam takuar dhe njohur as me StrangeMan-in, që për mua, ashtu si dhe të tjerët, mund të jetë filozof, staticien, student ose shkrimtar, mund të jetë dhe fshatari më i humbur i ndonjë majëmali ku 'pula ha gurë', por, ashtu siç më bën për vehte me edukatën dhe mirësjelljen, me pjekurinë dhe maturinë me të cilën komenton dhe diskuton, shumë, shumë më tepër, më mahnit me poezinë e tij.

Përveç se idetë e tija i hedh me aq shije dhe që përçohen nga vargjet e tij natyrshëm, s'ke nevojë që të jesh kritik letrar ose i 'zanatit' që të vësh re dhe një shumllojshmëri stilesh në të shkruajtur.Nuk është 'partizan' i një stili të veçantë, arrin të eksperimentojë dhe të shprehet me vargje dhe struktura të ndryshme dhe njëkohësisht të mbetet rregullisht, i qartë në mendim, i freskët në fjalë, i thellë në ndjenja dhe arrin që të mos 'mbyllet' brënda mureve të dashurisë (ndoshta si shumë poetë të moshës së tij), por të trajtojë me të njëjtën finesë, shije dhe forcë, probleme dhe tematika të ndryshme.

Ndoshta mund të shikoni 'partizanllik' nga ana ime në këtë shkrim, por do t'ju ftoja që të shikonit shkrimet e tij, dhe jam i sigurtë që shumë prej jush do të më jepni të drejtë.

Për më tepër rreth poezisë së StrangeMan mund të shikoni këtu, por unë po citoj disa nga të fundit që ka sjellë në blogun e tij:
...por faleminderit për muzikën
Dy thinja
Asonancë ngjitëse pa kuptim (ndoshta)
që nuk munda
Alkolike
Në një ditë si kjo

07 korrik 2007

Kujtime të shijëshme

Më mungon ëmbëlsia jote,
më mungon aroma jote që shpirtin ma kënaq.
Sa do të doja që me gjuhë të të lëpija,
(nuk shkoj më tutje dhe e lë me kaq).


Përse vallë pas kaq kohësh,
si atëhere kur isha i ri përgjërohem,
Sepse sërish si atëhre dhe gjithmonë,
prania jote më bën të eksitohem.


E di që s'është e lehtë,
e vështirë është or lum miku
Por bëhem i papërmbajtshëm
Kur më shkon mëndja... për reçel fiku.

11 qershor 2007

Ndajfoljet e kohës (detyra e shtëpisë)

Lëkura jote e rrudhur
është shenjë lashtësie,
vazhdon të rrijsh e heshtur
o rrënjë historie.
zure bregun me këmbë
herët, pa ngut e morre më nge
gjethet e barit këput avash me dhëmbë
ashtu si atëherë, kur fjala 'Kur?' nuk qe.

Dembele nën diell shullëhesh
nën rrezet e diellit zhguallngrohës
Dhe s'do te doje që zhgualli yt të bëhesh
si lëvozhgat e thata të ndajfoljeve të kohës.

29 maj 2007

Anima libera

Ho lasciato l'anima
uscire dal mio corpo,
e andata verso la musica,
ad odorare la fragranza dei boschi,
a cogliere l'essenza della vita....
E ritornata più leggera
ripulita da ogni affanno.

Shqiperimi:

E lashe shpirtin
te dale nga trupi im,
shkoi drejt muzikes ,
tek nuhaste aromen e pyjeve
mblidhte esencen e jetes...
U rikthye me i lehte
i pastruar nga c'do dhimbje

Si ju duket??

P.s:Nuk eshte e imja...
Me erdhi ndermend shkrimi tek sapere aude dhe instiktivisht i mora doren ne doren time dhe po veshtroja gishterinjte: treguesi, shume me i gjate se gishti i unazes... dhe une qe mendoja se matematika ishte nje prirje e autorit.

18 maj 2007

Volare 2

S'kisha se si te mos shkruaja perseri per 'sfiden' time per perkthimet, dhe kete here jo vetem se qe e vetmja pergjigje (e ardhur nga bota e shkencave egzakte, eshte nje 'shuplake' per shoket dhe shoqet e letersise ;)), por me te vertete qe dicka qe me emocionoi, besnike e gjuhes se perdorur nga autori,besnike e idese qe ai donte te perconte, me vargje te thjeshte por me te vertete te thurur bukur dhe nga Erioni.
Komplimenti Erion, jo vetem per perkthimin, por para se gjithash dhe per poezine, qe gjithsesi eshte dicka e jotja, eshte dicka e krijuar prej teje nen input-in e volare-s, dhe eshte dicka qe me te vertete, po e riperseris, me pelqeu jashte mase.
Prandaj zonja dhe zoterinj, here tjeter mos ngurroni qe te hidhni ne leter ashtu si do t'ju pelqente juve ta degjonit ne shqip, temen e rradhes :)

Ja dhe poezia e Erionit:


Enderr fluturake

Qe enderr, thjesht enderr, enderr e pakthim:
krejt lyer me blu ikja fluturim.
Era me rrembente botes rreth me vete
dhe me ngrinte lart, lart mbi male e dete.

I lire, i qete, mahnitur sa s'ka,
nje motiv me mendje fishkellej ngadale...
Nen qiellin e veres yje e kaltersi,
gjithcka do te jepja vec te rri aty.

Lart me lumturi, lart me vrull e frike,
Diellin le pas, me lart ngjitem vrik!
Bota zhduket tej, perpihet ne qiell,
vec muzik' e eres lehtas me mbeshtjell...

Ne mengjes u zgjova, endrren nuk e gjeta...
Hena lozonjare e mori me vete...
Zgjohen syte e tu, yje e kaltersi,
shoh prape endrren ime, ja ku eshte, aty!

Dhe prape fluturoj lart me vrull e frike,
Diellin le pas, me lart ngjitem vrik!
Bota zhduket tej - gjithcka behet blu -
mbetemi krejt vetem, une, ti, syte e tu..

I lire, i qete, mahnitur sa s'ka,
nje motiv me mendje fishkellej ngadale...
Nen qiellin e veres yje e kaltersi,
ti je era ime, jeta ime ti.

17 maj 2007

Te fluturosh

Nje enderr si ajo
ta rishoh me s'besoj
ku duart dhe faqet
blu, i beja me boje

Era papritur me rremben
e ne krahet e saj me tund
dhe keshtu filloj e fluturoj
ne qiellin e pafund.

Fluturoja, hej hej
kendoja hej hej hej hej
ne blu me blu i bere me boje
i lumtur qe atje lart qendroj.

E i lumtur fluturoja
me lart se dielli, akoma me tej
ndersa bota atje poshte zvogelohet
e me nuk e gjej
vibrimet e nje melodije hyjnore
ne trup ndjej
===
por enderrat shuhen
kur dita naten fillon e cjerr
ato tek iken, hena,
me vehte i merr.

Por une vazhdoj te enderroj
tek shoh syte e tu
qe si qiell plot yje
jane blu e me blu

E i lumtur vazhdoj fluturimin
me lart se dielli e akoma me tej
ndersa boten qe zvogelohet...
ne syte e tu gjej
zerin tend engjellor ,me zemer e ndjej.

Fluturoja hej hej
kendoja hej hej hej hej
ne blu i lyer me blu
i lumtur qe ndodhem ketu.

Shqiperoi Edrus