15 tetor 2007

Dëshira

Ç'kënaqësi!
Më shumë se petullat e së djelës
në mjaltin e gështenjës ngjyer,
qenë ato fjalë që prej larg më thanë.
Qe vetëm një takim prej miqsh të vyer,
që dhe pse janë larg i ndjej kaq pranë.

Mes tyre të isha sa do të doja
të gjithë të mbledhur rreth zjarrit bubulak,
poezitë dhe këngët e tyre të dëgjoja
pranë qëngjit të pjekur në hell, në Kulmak.

Me atë dëshirë që pritet 'dy-shesh' mavria,
me atë mall për të bërë një 'pes-kaç',
ku zemra të ndizet më shumë nga rakia...
ku shpirti kënaqet duke dëgjuar "Gjashtën Maç".

12 komente:

  1. Bën dhe ftohtë dhe, zjarri bubulak është i nevojshëm. Do ti që, je dhe i talentuar në vjershërime? :)

    PërgjigjuFshije
  2. Ore kjo puna e mishit të pjekur paska qenë e thellë , ...dhe un thash se nuk të pëlqeu frutosallata ime ty :)))!

    PërgjigjuFshije
  3. Jam plak gazmor që dehem nga rakia,
    Ku rrugës më ngacmon një pijetore,
    Pastaj me zor shtyj këmbët tek shtëpia
    Në çaste vape, shiu apo dëbore.
    Dy sytë e mi, të dy si xixëllonja,
    Largojnë njeri-tjetrin, qajnë e feksin
    Dhe dy pastruse rrugës si dy zonja,
    Më duket se plot nderim më presin.
    Jam plak çapkën, i çmendur nga rakia,
    I çmendur jam, por jam shumë i gëzuar.
    Dhe si Sokratin plak në shan Sadija,
    Sadija ime, grua e bekuar...

    PërgjigjuFshije
  4. Une po sjell rakine.

    SantaM.

    PërgjigjuFshije
  5. mm shume te sinqerta keto vargje ..bukur fort!

    PërgjigjuFshije
  6. O Edrus cfare ben keshtu?
    Me shkon larg:gjer n'Kulmak?
    Mermeni me vete ju
    Se s'kam gjunj,e,tash,jam plak.

    Zvarre do hiqem,gjunjet gjak
    Per nje qengj pjekur ne hell
    Dhe aty,permbi Kulmak,
    Vec nje kenge do marr me fyell.

    Do te qaj me fyell si plak
    Le t'me rrjedhin lotet uje
    Me vjen mire,per ty,Kulmak
    Qe te njehe"peshkupauje"

    Dollibash eshte Emigranti
    Tund kembore nga Amerika
    Aty jam dhe une i varferi
    Per te gjithe,sa s'me bie pika.

    PërgjigjuFshije
  7. Nese do sjellesh poezi te tilla fajin po e mbaj une atehere:))

    Nje dite do degjosh tek kendoj ndonje kenge vlonjate si tip "nen portokalle moj" ose dhe ndonje kenge labe dhe zotrote do mbash iso:))

    RRofsh!

    PërgjigjuFshije
  8. Papi rrofsh se më kënaqe (shikoje dhe fjalkryqin e blogjeve pak më poshtë... kalo një çikë kohë me të)

    SAntaM...Ndonjë birrë?? :P

    Çimi rrofsh

    Sofokli... herë tjetër lër komentin tim të paktën :(

    Bellë... un bacino per te ;)

    PërgjigjuFshije
  9. Edrus!Te faleminderit per "fjalekryqin",por mos kujto se kam aq vullnet sa te merrem me te.Kuptohet qe disa dhe s'i gjej dot,por,pare ne pergjithesi,dua te uroj per vullnetin dhe pasionin.I ngjet nje makine llogaritese dhe nuk rri dot pa pune.E pashe qe me kishe perfshire dhe mua dhe,natyrisht,jo vetem me befasove,por dhe me kendelle.
    Urime per te tjera!

    PërgjigjuFshije
  10. Bukur vertete... me vjen inate qe humbas ca gjera... kur ti shkruje poezi une rrija ty lexu enverin :D

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet