20 shkurt 2008
10 shkurt 2008
Tender
Na ishte një herë....
...një shqiptar, një italjan dhe një gjerman...
Të tre ju përgjigjën me ofertat e tyre, tenderit për ndërtimin e një rruge që donte të bënte qeveria...
U hapën zarfat me ofertat dhe u pa që:
-Gjermani e bënte atë punë për 30 milion
-italiani për 40 milion
- shqiptari për 50 milion.
Komisioni filloi të diskutonte me të tre, se si kishin dhënë këto oferta dhe se si do të realizonin projektin...
Foli gjermani:
- Unë me 20 milion, arrij ta bëj rrugën, ndërsa me pjesën tjetër, do mbjell dhe pemë dhe të krijoj mjedise pushimi përgjatë saj, si dhe një pjesë kam llogaritur tek fitimi... pra besoj se me 30milion, mund të bëj diçka shumë të mirë dhe të dal i kënaqur.
Foli italjani:
- Edhe mua si gjermanit, 20 milion më duhen për të bërë rrugën, por përveç shpenzimeve të larta që më duhet që të përballoj për transferimin e makinerive, meqë i sjell makineritë, mendova që të bëja diçka dhe të bukur për tu parë... dhe natyrisht, kam futur tek fitimi im, diçka pak a shumë të ngjashme me atë të gjermanit.
Gjermani dhe italiani u panë në sy duke nënkuptuar që gjithsesi, ofertat e tyre ishin pak a shumë të të njëjtit nivel dhe padyshim që njëri prej tyre do ta fitonte tenderin....
... por i kishin bërë hesapet pa hanxhinë...
sepse foli Shqiptari:
- Or Shef, pse nuk ma jepni mua tenderin?
Ministri ngrihet dhe e pyet:
- Po ti ç'kërkon me 50 milion?
- Po ja mer pra: 10 milion ti fitoj dhe unë si kta...
...10 milion të ti jap ty....
... dhe 30 milion t'ja jap gjermanit që të bëjë punën.
_____________
_____________
Kush ta ketë fituar vallë tenderin??
03 shkurt 2008
Pse mëndja shkon gjithmonë... për "keq"?
Çupë! njeriun më të lumtur bëmë...
Çupë! Të pres krahëhapur...
Çupë! Realizomë ëndërrën time
Çupë! Kam gjithçka... vetëm ti më mungon
Ah moj çupë, po erdhe bëj shkallë reale.
Shikimi yt kur kryqëzohet me timin
Zemëra drithëron kur pranë më thërret,
Fjalët e mija ngelin pa zë e ma shtojnë trishtimin
Se dhe sot papërgatitur, ti zyshe më ke gjet.
Më kujtohet se dhe dikur kam patur një shkrim me këto poezitë catartiche të Flavio Oreglio-s, një komik italjan, mjaft "elegant" në përfundimet krejt të ndryshme nga ato që mëndja jonë ndërkohë "fantazonte", gjë që gjithmonë më ka pëlqyer në penën e atyre që shkruajnë, dhe nuk mund të lë pa përmëndur O'Henry, me një libër me tregime që .... sa herë e kam rilexuar para 20-30 vjetësh.
25 janar 2008
Gjeni diçiturat
01 janar 2008
"Punime në rrugë" në Shqipëri
Fillon viti i ri, dhe pas të ndënjurit dhe të ngrënave gjatë këtyre ditëve, mëndja shkon dhe tek puna...
Pashë shkrimin e N.Agos dhe s'di se si më erdhi që ta postoj këtë draft që kam lënë në "gjumë" për kaq kohë, ndoshta se po mendoja punën (nesër që në 5.30 duhet të jem jashtë), ndoshta sepse jam "nostalgjik", ndoshta sepse kaloi një vit dhe është dhe periudha e përshtatëshme për të bërë krahasimet e "Arritjeve të mëdha" me ato të dikurshmet... ndoshta sepse jemi akoma në periudhë festash dhe humorin arrijmë ta gjejmë gjithandej.... Ndoshta!!!
Tek tabela me "parashikimet" se si do të ishte kjo tabelë pas 5 vjetësh kisha vendosur një tabelë me një kompiuter... por s'të le N.Ago.... ti pret krahët :P
30 dhjetor 2007
A egziston Babagjyshi i Vitit të Ri?
dhe klikoni sërish për ta parë të zmadhuar
13 dhjetor 2007
Ateisti Ariu dhe Zoti
Ateisti, ariu dhe Zoti.
Një ateist po shëtiste nëpër pyll, mes pemësh të larta dhe shkurresh të dëndura... ndërsa shëtiste, dëgjoi një zhurmë nga pas dhe kur ktheu kokën, pa një ari që po i vërsulej që ta shqyente.
Duke e parë atë ari aq të madh dhe të egërsuar, pa u menduar dy herë filloi që të vraponte nëpër pyll, por, diku u pengua në një rrënjë dhe u rrëzua përdhe.E pa që ishte e kotë çdo përpjekje për tu ngritur... ariu putrën e majtë ja kishte vënë në gjoks, ndërsa të djathtën e kishte ngritur lart, tek po e ulte me vrull për ta shqyer, në atë moment e pa që s'kishte rrugëdalje dhe i vetmi zë që i doli nga goja qe fjala: O Zoti im.
Koha ndaloi, ariu ngeli si i ngrirë me putrën e djathtë të ngritur gati për ta shqyer dhe pylli u bë i heshtur...
Një zë u dëgjua si të dilte nga dheu: "Ti gjithmonë ke neguar egzistencën time... gjithmonë ke besuar se fillimi i gjithçkaje ishte një inçident kozmik.... Pas këtij episodi duhet të të konsideroj besimtar???"
Ateisti, duke parë në drejtim të dritës tha: Do të isha hipokrit po të të kërkoja që të më konsideroje kristian tashmë, por ... mund të bësh kristian Ariun...
Shumë mirë- tha zëri dhe u largua.
Ndërkohë ariu u ul në gjunjë i mblodhi putrat përpapra gjoksit, uli kokën dhe tha:" Atë i madh që je në qiell, bekoje ushqimin që jam gati për të ngrënë dhe për të cilin ta di për nder që ma solle përpara!"
07 dhjetor 2007
26 nëntor 2007
13 nëntor 2007
kompiuteri

Pasi çova kompiuterin për të ma kontrolluar një shok, ai arriti që të më bënte dy propozime për shfrytëzimin në maksimum të kompiuterit tim:
zgarë për ta përdorur të djelave
ose me pak punë më tepër mund të bënim një...
....Makinë kafeje.
Gjithsesi, më tha se rregullimi e kompiuterave e bënte vetëm për të kaluar kohën, sepse si zanat kishte filluar një tjetër që i siguronte më shumë të ardhura: Punimin e mermerit.
19 tetor 2007
Sa për të qeshur
Kushtuar Emigrantit dhe shpresoj që të jenë adoptuar në lartësinë e duhur ;).
Papritur ndalon përpara një vitrine dhe i kthehet të shoqes me zë të lartë që të dëgjohej edhe prej të tjerëve që ishin përrreth:
- A e shiqon moj grue! Pantallonat 1000 lek, këmisha 1200, xhupat 5ooo lek... dhe ata flliqsina të komunistave kanë gojë me folë se njerzit nuk munen me blejtë dot gja...
E shoqja duke ulur kokën nga turpi, i thotë me zë të ulët:
- Pash nerën sa i marrë je... a nuk e shiqon se janë çmimet e lavanderisë ato??
Z. Pjetër Arbnori, pasi u nda prej ksaj bote, shkoi lart n'qiell dhe në portat e parajsës e priste Shën Pjetri.
E priti si një mik t'vjetër dhe më parë se të hynte, e ftoi që të pinin nga një kafe tek një dhomë aty pranë.
Z. Pjetër, u habit kur pa muret të mbushura me orë... dhe i çuditur e pyet shën Pjetrin:
-Pashë nerën a m'thue se ç'janë tanë ato orna t'varuna n'mur?
- Ato janë orë që i përgjigjen ç'do njeriu që jeton në tokë, dhe për çdo gënjeshtër që ata thonë, akrepët e orës bëjnë një rrotullim të plotë prej 360 gradësh mbrapsht
-"Pashë nerën, jo se po du me e ditë, por s'po m'zen syni orën e Salës", foli si nën zë Z:Pjetër
- Kush është Sala?- pyeti shën Pjetri
- Sali Berisha, kryeministri Shqiptar
-Ahaaaaaa!, po jo mor burëë, po meqë në orën e tij rrotullohen vazhdimisht akrepat, e përdor si ventilator te zyra ime.
Komandanti i policisë shkon menjëherë tek parlamenti ku një grup 'idiotësh' kishin marrë peng të gjithë parlamentarët dhe anëtarët e qeverisë dhe kërkonin 3milion lekë që ti lironin.
-Po hë, ç'keni bërë deri tani?-pyeti komandantin e patrullës që kishte arritur para tij.
-Ja, vumë një lajmërim që ti ftojmë kalimtarët të falin ndonjë gjë që ti shpëtojmë.
-Sa keni mbledhur deri tani?
-Tre çakmakë, katër shkrepse.... 30 litara naftë dhe dy llokume dinamiti.
07 tetor 2007
Dëshirat.
Njerëzit , edhe kur nuk janë besimtarë, ju janë trembur gjithmonë mallkimeve...
...por jo gjithmonë mallkimet mund të jenë më të rrezikshme dhe më të këqija se urimet dhe dëshirat që të tjerët të shprehin për ju.
Sinqerisht, s'do të doja që të isha në vëndin e arushit të historisë së mëposhtëme :P
Natyrisht që kërkesa ime është parë nga pozicioni im, dhe sigurisht që vajzat do të ishin shumë më tepër dakord me lepurushin... edhe sikur të mos jenë lezbike :P
15 shtator 2007
Dallimi ndërmjet burrave dhe grave
Imagjinoni një çift...Imagjinoni që ke pritur gjithë natën partnerin/partneren, dhe e shikon që të kthehet në orët e para të mëngjesit.
Rasti i GRUAS:
JUSTIFIKIMI: I dashur, mbrëmë isha tek shoqja ime më e ngushtë....
REAGIMI: Ai i telefonon 10 shoqeve të saja më të ngushta.
REZULTATI: Asnjëra nuk e konfermon atë fakt.
Rasti i BURRIT:
JUSTIFIKIMI: E dashur, mbrëmë isha tek shoku më i ngushtë...
REAGIMI: Ajo i telefonon 10 shokëve më të ngushtë të tij.
REZULTATI: 7 prej tyre e konfermojnë faktin... ndërsa 3 të tjerë thonë që sapo ka dalë nga shtëpia e tyre.
13 shtator 2007
Pija ka dalë nga...
Ora 9°° e mëngjesit.
Sapo hap sytë, hedh shikimin tek pakua e aspirinave që kishte mbi komedinë.
Ka shumë etje... goja e tharë dhe e thartë nga të vjellat e natës së kaluar.
Ulet mbi shtrat dhe shikon rreth e rrotull... mbi karrige janë një palë pantallona dhe një këmishë e sapohekurosur, të vëna me kujdes.Shikon nëpër dhomën e gjumit dhe shikon se gjithçka është e pastruar dhe në rregull.
Merr një aspirinë dhe shikon një copë letër mbi tavolinë:"I dashur, mëngjesin e ke gati në tavolinën e guzhinës, unë dola një çikë shpejt që të bëj një çikë pazarin. Të dua!"
Shkon në guzhinë dhe vërtet mbi tavolinë e prisnin biskotat qumështi dhe reçeli (i fikut :P), dhe e vendosur me kujdes dhe gazeta e tij e preferuar.
Aty ishte dhe i biri që po hante.
I jati e pyet: "Di gjë se ç'ka bërë vaki sonte??"
I biri përgjigjet: " Pa, je kthyer në 3 të natës, i dehur dhe mezi të mbanin këmbët.Thyeve varësen e rrobave, pasqyrën dhe volle mbi tapetin e ri...."
Ndërkohë fillon e bën llogaritë me vehte:
-Darka me shokët në bar: 100 euro
-mobiljet e thyera:300 euro
-Mëngjesi i përgatitur 10 euro.
Ai akoma më i hutuar pyet të birin: "po si ka mundësi që gjithçka është në rregull??"
Aha, mami të tërhoqi zvarrë dhe të hodhi te krevati, por kur ajo po të zbërthente pantallonat për të të zhveshur ti i bërtite: " Mos më prek me dorë, shkërdhatë dreqi, jam burrë i martuar dhe me grua unë!"
Nëse gjithçka mund të paguhet, fraza e nevojshme në momentin e duhur, është e pallogaritëshme
07 shtator 2007
Ç'duhet të kemi parasysh kur punojmë në një grup.
Tre histori që ja vlejnë me moralin e tyre, që të marrim shembull se si duhet punuar në grup.
Rasti i parë:
Gruaja del nga dushi dhe menjëherë pas saj hyn i shoqi për të bërë banjë.
Ndërkohë bije zilja e derës dhe gruaja u mbështoll me një peshqir të madh dhe vajti të shikonte se kush ishte: Ishte Nini, komshija që banonte përballë.
Më parë se ajo ta pyeste se përse kishte ardhur ai i thotë:
-Bije, të jap 500 euro tani po ta lëshosh peshqirin që të bjerë për tokë!
Rabija reflekton një çikë... dhe peshqiri i bije tek këmbët.
Nini pasi e shikon një çikë, i jep paret që i premtoi dhe ikën i kënaqur.
Ajo, akoma pa e marrë vehten nga kjo dorë paresh si të rëna nga qielli u drejtua drejt banjës.
I shoqi , akoma nën dush e pyeti: "Kush ishte?"
- ishte Nino- ju përgjigj Rabija
- Aha, i solli ato 500 eurot që ja dhashë sot në mëngjes??
Morali: Nëse jeni një grup, duhet që të mos i konsideroni informacionet si të parëndësishme, por duhet që t'ja tregoni të tjerëve!
-------------------------------------
Rasti i Dytë:
Prifti po shoqëronte me makinën e tij një nga suorat/motrat për në konvent.
Sapo u nisën, s'mund që të ishte indiferent ndaj këmbëve të saja dhe si me 'frikë', zgjati dorën mbi kofshën e suorës.
Ajo duke kthyer kokën nga dritarja i thotë:
- Atë... kujtohu për psallmin 129
Prifti menjëherë e hoqi dorën dhe filloi të lutej për mëkatin.
Pak më vonë, duke përfituar nga një ndërrim marshesh, i 'shkau' si padashje dora tek kofsha e saj... dhe ajo përsëri:"Ore! Po ti s'e ditke fare psallmin e 129???"
Përsëri prifti i penduar për këtë dobësi të mishit të tij, filloi që të lutej më me zjarr.
Kur arritën tek dera e konventit, ajo zbriti dhe iku pa thënë asnjë fjalë, ndërsa prifti, i penduar për ç'kishte bërë, hapi Biblën dhe vajti tek psallmi 129 që thoshte:"vazhdo përpara, ngjitu më lart, do të gjesh lavdinë..."
Morali: Kur punoni në grup, duhet të jeni gjithmonë të përgatitur!
----------------------------------
Rasti i Tretë
Punëtori, brigadieri dhe drejtori dolën nga ndërmarrja dhe po drejtoheshin drejt klubit për të pirë nga një kafe.
Mbi një stol, në lulishte gjetën një llampë nga ato të vjetrat (jo ato me bateri :P që njihni ju), e fërkojnë dhe shikojnë që prej saj del gjeniu i llampës:
- Zakonisht plotësoj tre dëshira, por meqë jeni tre... do t'ju plotësoj nga një dëshirë të treve.
Punëtori i shtyn të tjerët dhe duke ulërirë thotë:" më takon mua të parit... Dua që të jem në një plazh me palma në Bahamas... gjithmonë me pushime dhe pa patur njeri që çajë kokën".
Pa e mbaruar akoma fjalën... u zhduk... dëshira e tij qe realizuar.
Brigadieri pak më i përmbajtur: "Dua një vilë në breg të detit dhe një femër të bukur që të kaloj gjithë jetën..."
Dhe ai menjëherë 'fluturoi' në 'parajsën' e tij.
E ke rradhën ti, ju drejtua gjeniu drejtorit.
"jepu nga një kafe, dhe sapo të mbarojnë kafenë... i dua menjëherë në punë!"
Morali: Mos e 'kruani' që të flisni më parë se më të 'mëdhenjtë'
28 gusht 2007
Përse e urrej Emigrantin!
27 gusht 2007
Lajmërime të çuditëshme!
^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^
LAJMËRIM
Këtë të shtunë, fëmijët e klasës së tretë, do të prezantojnë "Hamletin" e Shekspirit.
Jeni të ftuar të gjithë që të merrni pjesë në këtë tragjedi.
P.s: Për të gjithë ata që kanë fëmijë dhe nuk e dinë, kemi dhe këndin e lojërave për fëmijë!
°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°
Të enjten, në ora 17°° do të krijohet grupi i mamave të fshatit.
Të gjitha ato që duan të bëjnë pjesë tek 'mamatë', të më kontaktojnë personalisht.
˛˛˛˛˛˛˛˛˛˛˛˛˛˛˛˛˛˛˛˛˛˛˛˛˛˛˛˛˛˛˛˛˛˛˛˛˛˛˛˛˛˛˛˛˛
Kori i pensionistave njofton se do të fillojnë aktivitetin e tyre pas 15 shtatorit (sepse tani bën vapë).
I falenderojmë përzemërsisht për njoftimin.
ˇˇˇˇˇˇˇˇˇˇˇˇˇˇˇˇˇˇˇˇˇˇˇˇˇˇˇˇˇˇˇˇˇˇˇˇˇˇˇˇˇˇˇˇˇ
Shes çizme për fëmijë prej gome.
24 gusht 2007
Keqkuptimi në radio
Paralajmërim: Ky blog nuk trajton pornografi, por nganjëherë (meqë jemi të rritur dhe të vaksinuar) mund të trajtojë tema me përmbajtje që janë për një publik adult. Prandaj nëse jeni nën 18 vjeç dhe besoni se leximi i shkrimeve me përmbajtje të tillë mund të fyejnë ndjeshmërinë dhe edukimin tuaj, jeni të lutur që të mos ta lexoni (kështu evitojmë diskutime të kota moraliste se, disa gjëra mund ose nuk mund të përmënden në një shkrim).
d(° ~ °)b
"Të nderuar zonja dhe zotërinj, të dashur dëgjues të frekuencave të Radio Ezeta-s, tingujt melodiozë të kolonës tonë sonore, ju ftojnë që të kaloni sa më këndshëm bashkë me ne këtë paradite të mrekullueshme pranverore"- këto qenë fjalët që përbënin formulën e hapjes së programit radiofonik më të ndjekur të mëngjezit dhe zëri kumbues i DJ Blendit i paraprinte si përditë një programi me mjaft surpriza.
Gjithçka mund ti shkonte ndërmënd Blendit atë moment, por jo se si kjo ditë do të kthehej vërtet në një të papritur sa të këndëshme aq dhe shokuese.
Pas 'formulës', menjëherë paraqiti temën e ditës: A mendojmë të gjithë njëlloj?
Dhe ndërkohë që programi vazhdonte rrjedhën e tij të zakonshme me telefonatat e dëgjuesve dhe ku çdonjëri jepte mendimin e tij, drejtuesit të transmisionit i shpëtoi goja dhe tha: "është e pamundur që të gjithë të jenë të një mëndje" , dhe për tu 'mbrojtur' nga sulmet e mesazheve që menjëherë nuk vonuan të arrinin në radio, ai propozoi që të bënin një lojë nëpërmmjet radios:
- Unë do të marr elenkun telefonik dhe do ta hap në një faqe çfardo, atje do të zgjedh një numër telefoni të çfardoshëm dhe menjëherë do të thërrasim personin që ka këtë numër. Nëse ai ose ajo janë të martuar ose jetojnë ndonjë histori dashurie, atëhere duhet ti përgjigjet disa pyetjeve të thjeshta që kanë të bëjnë me lidhjen në fjalë, dhe natyrisht, pasi të përgjigjen, të japin në redaksinë e radios numrin e partnerit ose partneres, që natyrisht do ti përsëriteshin të njëjtat pyetje dhe do të konfrontoheshin përgjigjet.
Dhe duke përfituar që sponzori atë mëngjes ofronte një çmim të madh, ai e vuri këtë çmim për çiftin që do ti përgjigjej njëlloj tre pyetjeve të tij.
Ja më poshtë se si vazhdoi programi i asaj loje me telefonatën e parë:
DJ: "Hej! Jam DJ Blendi dhe ndërkohë ju flas nga transmetimi direkt i programit mëngjezor të Radio Ezeta-s, po na dëgjonit?"
dëgjuesi: (duke qeshur) "Po, po ju dëgjoja, dhe doja dhe unë t'ju thërrisja që të jepja mendimin tim, por siç duket sot qënkam më me fat se herët e tjera."
DJ: "Tamam! Sepse fituesi fiton dy javë pushime në një hotel luksoz në rivierë dhe gjithçka është gratis, e paguar nga sponzori ynë.
Si quheni? Vetëm emrin të lutem."
dëgjuesi: "Çimi."
DJ: "Çim, je i martuar?"
Çimi: "Po."
DJ: "Faleminderit, dhe tani mund të më thoni emrin e gruas tuaj?."
Çimi: "Rabije."
DJ: "Çimi, Rabija është në punë tani?"
Çimi: "...Obobo, ajo do të më vrasë tani."
DJ: "Përsëris pyetjen : "Rabija është në punë tani?"
Çimi: (duke qeshur) "Po, tani është në zyrë."
DJ: "Okay, pyetja e parë për ty Çimi - Kur keni bërë seks për herë të fundit?"
Çimi: "...Obobo, ajo do të më vrasë tani."
DJ: "Çimo, këtu mëndjen! Përgjigju pyetjes"
Çimi: "Rreth orës 8 sot në mëngjes."
DJ: "Ti qënke hamshor mer Çim."
Çimi: (duke qeshur):"eh, mbahem..."
DJ: "Pyetja e dytë. Duhet të tregohesh i sinqertë : sa zgjati?"
Çimi: "Nja 10 minuta."
DJ: "Wow! Atëhere dashke me të vërtetë që ta fitosh atë udhëtimin! Askush s'do të thoshte kaq pak nëse s'do të ishte në 'valle' ai çmimi që kemi vënë."
Çimi: "Po, ai dreq udhëtimi është me të vërtetë i ëndërruar prej nesh."
DJ: "Dhe tani pyetja e fundit: Ku keni bërë seks sot nga ora 8 deri në 8.10?"
Çimi: (duke qeshur) "Ne,hëmmm, unë..., si të them..."
DJ: "Kjo më bën të mendoj ndonjë vënd të veçantë Çimi... Ku?"
Çimi: "Jo mer jo, s'ka ndonjë gjë speciale, po ... ka nja dy javë që kemi mysafire vjehërrën... "
DJ: "Oh hoo..."
Çimi: "...dhe vjehërra po bënte dush sot në mëngjes..."
DJ: "Hec aty Çimi."
Çimi: "...Në tavolinën e kuzhinës."
DJ: "Kujtova se kushedi se çfarë... Okay ,tani ndërkohë që Çimi i jep numrin e Rabijes çentralinistes tonë, unë përfitoj nga rasti për të bërë reklamën e duhur në këtë rast.
(Pas 3 minutash me reklama)
DJ: "Okay të dashur dëgjues, si thoni? mund ta thërrasim Rabijen?"
(dhe në sotofond dëgjohej sinjali i linjës telefonike....)
Një zë femre në telefon: "Mirdita, këtu përgjigjet banka XYZ, me se mund t'ju shërbej?"
DJ: "Mirëdita, mund të më lidhni me Rabijen të lutem?"
Zëri në telefon: "Jam unë."
DJ: "Hej! Jam DJ Blendi dhe ndërkohë ju flas nga transmetimi direkt i programit mëngjezor të Radio Ezeta-s, s'e di nëse po na dëgjonit në këto momente, por kemi pothuajse një orë që po flisnim me Çimin deri tani?"
Rabija (duke qeshur): "Një orë?"
DJ: "Në mos një orë, ta them pa frikë se së bashku me dëgjuesit , jemi kënaqur me bisedën me Çimin. S'e di nëse ke dëgjuar për lojërat që organizojmë këtu në radion tonë, por nëse dhe ju jepni të njëjtat përgjigje si Çimi të tre pyetjeve të thjeshta që unë do të të bëj, atëhere fitoni një udhëtim të mrekullueshëm prej dy javësh në një hotel luksoz të rivierës të ofruar nga sponzori ynë.
Dëgjohet zëri i Çimit: "Rabije..."
Rabija (duke qeshur): "Ore Çimi, ç'janë këto shakara që më bën?"
Çimi : (duke qeshur) "Duhet vetëm ti përgjigjesh me sinqeritet pyetjeve e dashur, kupton? Duhet të jesh komplet e sinqertë."
DJ: "Po, ky është një element i rëndësishëm dhe për të parë se si e mendojnë dhe gjykojnë të njëjtin aspekt të jetës dy persona dhe nëse këto gjykime përputhen, por aq më tepër , keni mundësinë të kaloni dy javë të mrekullueshme pushimesh, komplet falas."
DJ: "Fillojmë: Kur është hera e fundit që keni bërë seks me Çimin?"
Rabija: "O Zot i madh!!... sot në mëngjes... para se të niseshim për në punë."
DJ: "Më intereson ora e saktë, në ç'orë?"
Rabija: "rreth orës 8...."
DJ: "Shumë mirë deri këtu.Pyetja e dytë:Sa zgjati?"
Rabija: "12, 15 minuta ndoshta".
DJ: "Hmmmm. Kjo përgjigje mund të pranohet si e njëjtë, sepse Rabija po mbron nderin e burrit duke ja rritur një çikë kohën e prestacionit (duke qeshur), por le të mos humbasim kohë me llafe të tepërta, dhe të hidhemi tek pyetja e tretë, nga rezultati i përgjigjes së të cilës varet dhe fati i udhëtimit tuaj turistik. Je gati?"
Rabija: (duke qeshur) "Po..."
DJ: "Pyetja e fundit për të fituar çmimin: Ku e keni bërë?"
Rabija: "Oh Zot i madh!! Të lutem Çimi, më thuaj që nuk i je përgjigjur kësaj pyetjeje?"
Çimi: "Mos ki frikë e dashur, përgjigju dhe gjithçka mbaron, ai udhëtim tashmë është i yni."
DJ: "Përse trembesh Rabije? Përgjigjju pyetjes"
Rabija: "Problemi është se në shtëpinë tonë kemi patur mamanë për ca ditë dhe ..."
DJ: "Ju ka parë?"
Rabija: " ÇIM!!!"
Çimi: "Jo, unë ..."
DJ: "Qetësohu Rabije. Desha vetëm të shikoja reagimin tënd. Atëhere, kush është përgjigjja juaj?
Rabija: " O Zot, s'mund ta besoj që e ke treguar edhe këtë Çimi!"
Çimi: "Jepi e dashur, ç'rëndësi ka, kjo na jep mundësinë që të bëjmë atë udhëtim që aq shumë e kemi ëndërruar bashkë."
DJ: "Hë tani Rabije, s'mund të rrimë gjithë ditën me ty! Ku e keni bërë?"
Rabija: (Pas një heshtje të shkurtër dhe një psherëtime të gjatë) "Në bythë."
(Një heshtje varri shoqëroi për një farë kohe transmetimin e radios)
DJ: "Rikthehemi pas disa momentesh, ndërkohë disa minuta me reklama."
P.S. - Ai çifti nuk arriti që ta fitonte çmimin dhe të bënte atë udhëtim, teoria e DJ Blendit që as në jetën e dy personave të lidhur me njëri tjetrin nuk mund të gjejmë gjykime dhe arsyetime të njëjta u vërtetua, por këto nuk ja hoqën të qeshurat dhe thashethemet në klube, dëgjuesve që përndoqën këtë ndodhi në radio.
17 gusht 2007
Sillogjizma
s'ka pyll pa derra...
derri do plumb.....
nganjëherë duhet me i thënë derrit dajë...
nga ku: .....daja do ...plumb
kjo është një sillogjizëm,ku kuptimi i nje shprehje shtrembërohet deri sa të çohet në një përfundim irracional(ose komik)
ja dhe disa te tjera:
kush punon s'ka kohë të lirë,
kush s'punon ka kohë (të lirë) sa të duash...........
por:koha është flori,...
i papuni ka me shume flori(pasuri)
prandaj puno sa të duash,kurrë s'ke për të qënë më i pasur se një i papunë
----------------------
kur pijme dehemi......
kur dehemi fleme gjume....
kush fle gjume nuk ben mekate...
kush s'ben mekate shkon ne parajse........
nga ku:per te shkuar ne parajse...duhet te pish deri sa te dehesh :)
----------------------
Zoti eshte dashuri...
dashuria nuk shikon(eshte e verbër/qorre)
Steve Wonder eshte qorr...
nga ku:Steve Wonder eshte zoti
dhe.....
me kane thene qe une s'jam kerkush
pra une jam ...asnje.
asnje eshte i persosur...
zoti eshte i persosur
pra une qenkam zoti
15 gusht 2007
Urtësia e bariut apo teknollogjia e Ypisë
Një bari po kulloste tufën e tij të deleve në një lëndinë mes malesh dhe larg 'qytetërimit modern' kur papritur shikon që të afrohet drejt tij një BMW e vizllueshme.
Nga makina zbriti një djalë i ri, elegant, i veshur me një kostum Versace, këpucët Gucci, syzet Ray Ban dhe kravatë Yves Saint Laurent , që pasi përshëndeti bariun i tha:
- “Po të të them se sa dele ka tufa jote, a ma fal njërën?”
Bariu e shikon i çuditur dhe i përgjigjet me qetësi:
-"e pse jo, provoje"
Pasi mori përgjigjen, djaloshi nxori kompiuterin e tij portatile të Dell dhe e lidh me celularine A T&T. Lidhet në internet, shkon në faqen e NASA-s, zgjedh një sistem navigacioni satellitar GPS për të gjetur me saktësi pozicionin ku ndodhej dhe këtë të dhënë, ja nisi një sateliti tjetër të NASA që skansionoi zonën dhe bëri një fotografi me rizolucion shumë të lartë.
Më pas hap programin për fotot digitale të Adobe Photoshop dhe 'esporta' këtë foto në një laborator të Hamburgut në Gjermani, që pas pak sekondash i dërgon një e-mail në palmarin e tij Palm Pilot, në të cilën konfermohej që fotografia ishte elaboruar dhe të dhënat ishin memorizuar në banka dati.
Nëpërmjet një koneksioni ODBC hyn në një databaze MS-SQL dhe nëpërmjet Exce, me qindra formula komlekse, i merr të dhënat që i interesonin nëpërmjet një e-maili direkt në Blackberry-n e tij.
Pas disa minutash, të gjitha këto të dhëna , nëpërmjet stampantes HP LaserJet super-teknologjike dhe të miniaturizuar, stampoi një raport prej 150 faqesh dhe i qeshur ju drejtua bariut:
- Ti ke plot 1732 dele.
- Tamam, ju përgjigj bariu, dhe tani mundesh që të marrësh delen që të takon.
Djaloshi zgjedh atë që ju duk më e bukur dhe e ngarkon në makinë.
Ndërkohë dëgjohet bariu që thotë:
- "Hej, po sikur unë ta gjej se ç'punë bën, a ma jep prap delen?"
Yuppie mendohet një çikë dhe thotë:
-“Okay,pse jo?”
-“Je një konsulent” thotë bariu.
- Ke të drejtë.... po si e gjete?
- Kollaj fare sepse:
do që të paguhesh për një përgjigje që unë e dija
për një pyetje që askush ta bëri
dhe që s'di asgjë rreth profesionit tim!”

