07 shtator 2007

Ç'duhet të kemi parasysh kur punojmë në një grup.


Tre histori që ja vlejnë me moralin e tyre, që të marrim shembull se si duhet punuar në grup.

Rasti i parë:
Gruaja del nga dushi dhe menjëherë pas saj hyn i shoqi për të bërë banjë.
Ndërkohë bije zilja e derës dhe gruaja u mbështoll me një peshqir të madh dhe vajti të shikonte se kush ishte: Ishte Nini, komshija që banonte përballë.
Më parë se ajo ta pyeste se përse kishte ardhur ai i thotë:
-Bije, të jap 500 euro tani po ta lëshosh peshqirin që të bjerë për tokë!
Rabija reflekton një çikë... dhe peshqiri i bije tek këmbët.
Nini pasi e shikon një çikë, i jep paret që i premtoi dhe ikën i kënaqur.
Ajo, akoma pa e marrë vehten nga kjo dorë paresh si të rëna nga qielli u drejtua drejt banjës.
I shoqi , akoma nën dush e pyeti: "Kush ishte?"
- ishte Nino- ju përgjigj Rabija
- Aha, i solli ato 500 eurot që ja dhashë sot në mëngjes??

Morali: Nëse jeni një grup, duhet që të mos i konsideroni informacionet si të parëndësishme, por duhet që t'ja tregoni të tjerëve!
-------------------------------------
Rasti i Dytë:

Prifti po shoqëronte me makinën e tij një nga suorat/motrat për në konvent.
Sapo u nisën, s'mund që të ishte indiferent ndaj këmbëve të saja dhe si me 'frikë', zgjati dorën mbi kofshën e suorës.
Ajo duke kthyer kokën nga dritarja i thotë:
- Atë... kujtohu për psallmin 129
Prifti menjëherë e hoqi dorën dhe filloi të lutej për mëkatin.
Pak më vonë, duke përfituar nga një ndërrim marshesh, i 'shkau' si padashje dora tek kofsha e saj... dhe ajo përsëri:"Ore! Po ti s'e ditke fare psallmin e 129???"
Përsëri prifti i penduar për këtë dobësi të mishit të tij, filloi që të lutej më me zjarr.
Kur arritën tek dera e konventit, ajo zbriti dhe iku pa thënë asnjë fjalë, ndërsa prifti, i penduar për ç'kishte bërë, hapi Biblën dhe vajti tek psallmi 129 që thoshte:"vazhdo përpara, ngjitu më lart, do të gjesh lavdinë..."

Morali: Kur punoni në grup, duhet të jeni gjithmonë të përgatitur!
----------------------------------
Rasti i Tretë
Punëtori, brigadieri dhe drejtori dolën nga ndërmarrja dhe po drejtoheshin drejt klubit për të pirë nga një kafe.
Mbi një stol, në lulishte gjetën një llampë nga ato të vjetrat (jo ato me bateri :P që njihni ju), e fërkojnë dhe shikojnë që prej saj del gjeniu i llampës:
- Zakonisht plotësoj tre dëshira, por meqë jeni tre... do t'ju plotësoj nga një dëshirë të treve.
Punëtori i shtyn të tjerët dhe duke ulërirë thotë:" më takon mua të parit... Dua që të jem në një plazh me palma në Bahamas... gjithmonë me pushime dhe pa patur njeri që çajë kokën".
Pa e mbaruar akoma fjalën... u zhduk... dëshira e tij qe realizuar.
Brigadieri pak më i përmbajtur: "Dua një vilë në breg të detit dhe një femër të bukur që të kaloj gjithë jetën..."
Dhe ai menjëherë 'fluturoi' në 'parajsën' e tij.
E ke rradhën ti, ju drejtua gjeniu drejtorit.
"jepu nga një kafe, dhe sapo të mbarojnë kafenë... i dua menjëherë në punë!"

Morali: Mos e 'kruani' që të flisni më parë se më të 'mëdhenjtë'

7 komente:

  1. Te bukura keto. :)

    Kete te fundit e ka dhe Krishti.
    Thote:

    Kur shkon ne nje darke mos u ul ne krye te vendit, qe te mos vij dikush me i madh se ti dhe te cohesh i turperuar t'i lerosh vendin. Por ulu nga fundi, qe te te therrasin te ulesh ne krye dhe te nderohesh kur te te vish ne krye te vendit.

    PërgjigjuFshije
  2. gallate fare te tera por kjo e fundit qe ulerime ..ua sa kam qesh.rrofsh:) fundjave te bukur.

    blendi dhe hitoria jote e kendshme me pelqeu.

    PërgjigjuFshije
  3. hahhahaha :D
    ej, ajo puna e 500 eurove interesante :D
    do ta kemi parasysh :D

    PërgjigjuFshije
  4. Gaz e hare e paq gjithmone Ed se sa here vijme ketu do e marrim nga nje doze humori:))

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet