Po shfaqen postimet me emërtimin per tu kujtuar. Shfaq të gjitha postimet
Po shfaqen postimet me emërtimin per tu kujtuar. Shfaq të gjitha postimet

09 janar 2008

Jam Krenar!

Pasi e dija që ishte ora që radioja në atë orar kishte si zakonisht një program për jetën e artistëve e këngëtarëve të mëdhenj, që kanë lënë "firmën" e tyre në historinë e kulturës botërore, prisja se mos jepte ndonjë program për të madhin Elvis, meqë sot ishte ditlindja e tij.
Megjithëse nuk po flitej për Presley-n, sërish ndenja në frekuencat e saj, sepse po fliste për jetën e një tjetri po aq të madh: Luis Armstrong.
Isha si i përhumbur pas magjisë së xhazit të këtij Mjeshtri, kur në sfond, nga radiomarrësja e kamionit, megjithëse ja kisha ulur volumin pothuajse deri në fund, dëgjova:"Oj shqipe"

Është thërritja "standard" që përdorim ndërmjet nesh kamionistët shqiptarë kur shikojmë ndonjë flamur me shqiponjën që shkëlqen në xhamin e ndonjë kamioni përballë....
-Oj Shqipe! , u dëgjua sërish, dhe ngaqë nuk po dëgjoja tjetrin që ti përgjigjej, dhe meqë isha i sigurtë se nuk po më thërriste mua (nuk kam kamionin tim këto ditë, pra ky që kam, nuk ka "shenja" shqiptarizme :)), "vendosa" që ti përgjigjesha:
-Tjeta plako!
- "Gjithë t'mirat e rruga e marë, vlla. Pashë flamurin e deshta me t'përshnetë"- mu përgjigj gjithë gzim kur dëgjoi që i fola.
- Jo mor vlla, se nuk më ke parë mua, do kesh parë ndonjë tjetër, por meqë të dëgjova, thashë të të përshëndes, ju përgjigja duke qeshur.

Vazhduam të bënim muhabet, dhe U KËNAQAAAAAA.
I dhashë "gaz", e arrita dhe ndërsa po e parakaloja, ndërsa po shikonim njëritjetrin, nuk munda pa u habitur dhe pa e shprehur mrekullinë time: "Hallall plako!"

Kishte një flamur nga ata trekëndëshat, por nuk e kishte si gjithë bota... ishte pa egzagjerim pothuajse sa gjysma e xhamit :).

Ndaluam për të pirë kafe dhe vazhduam të bënim muhabet.
Kënaqesha me entuziazmin me të cilin më tregonte që para disa kohësh kishte qënë në një zonë të Kalabrisë ku kishte dëgjuar që flisnin shqip. Kishte ngelur kaq i imresionuar nga ky fakt, që më thoshte se sapo të merrte lejen, do merrte gruan dhe kalamajtë dhe do të shkonte të bënte ca ditë andej...
-Ata janë burra Ed, më thoshte, dhe mas 500vjetsh flasin gjuhën e tyne si n'fillim, jo si shumë prej nesh që kanë harrue me folë shqip, llogarit fminë e tyne.
-A, e din që unë jam myslyman?, më pyeti :), dhe me emrin që kish (quhej Isuf) vetëm më bëri të qesh, sepse nuk e kuptova se ku e kishte.
-Kjo asht feja e babës dhe nanës teme, unë nuk mun t'nrroj sot, edhe fmijës kam me ja kalue kët besim n'Zot, unë s'kam pse i bije hasha që jam Shqiptar dhe që jam myslyman....
- Isuf, unë s'kam të tilla paragjykimesh, i thashë
-Po a e din ti Ed, se masi m'nigjoj që i fola n'dialekt temin, nji djalë nji ditë m'tha: "Aha, kujtova se ishe shqiptar (!!!) se pashë flamurin, prandaj të fola....".
- Ta dish se sa më piklloi n'shpirt mor Ed kur e ngjova njat fjalë, bile ndërhyna me e qetsue nji tjetër që e ngjoi kët muhabet, e nuk i la fjalë e t'shame pa i thanë.
-Jena vllazën mor njeri, flasim t'njajtën gjuhë e kena le prej t'njajtës nanë...
-Pse duhet me pa se kush asht mylyman dhe kush jo? Pse duhet me ra pre e fjalve t'shkjaut që e qiste luftën tonë si luftë mes njani tjetrit?
Duhet ta dinë të gjithë që kur luftuem, luftuem për Kosovë, dhe jo për me venosë se kush ka t'drejta ma shum.....

Më iku e gjithë lodhja, ndjehesha si me një mik që kisha kohë pa e parë dhe megjithëse ndenjëm vetëm rreth gjysëm ore bashkë, më dukej sikur e njihja gjithë jetën, më bënte të ndihesha krenar që mu dha mundësia ta njihja: Isufin që kishte lënë nusen me fëmijën 6 muajsh këtu në Itali, për tu rrjeshtuar në rradhët e vëllezërve luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës !

Sa do të doja që në radio, ndër më të mëdhenjtë që kanë firmosur Historinë, të flitej dhe për MIJËRA Isufët që pa i njohur asnjëri, ditën dhe DIJNË që të jenë gjithmonë krenarë që të jenë Shqiptarë.
Jetë të gjatë Isuf!
Të të rrojnë Endriti,Nailja, Elvira dhe gjithë çka ke n'zemër!
Qoftë ky vit, viti i realizimit përpjekjeve tuaja,të luftës dhe ëndrrës tënde dhe tonës, për një Kosovë të lirë dhe të pamvarur!

28 nëntor 2007

Dita e Flamurit


Gjithë shqipëtarëve kudo në botë
i uroj nga zemra,
Gëzuar 28 Nëndorin
Gëzuar festën e flamurit

16 tetor 2007

Enver Hoxha

Është akoma 16 Tetor...
U nisa që në mëngjes për të shkruajtur, por tek peshkupaujë ma prishën terezinë me diskutime rreth personazhesh inkoherentë dhe që një herë e një kohë dukej sikur s'kish shtrëngatë që ti lëvizte nga istikami.... por që ndoshta me të drejtë preferuan qetësinë personale, që do ta konsideroja si të tillë, nëse nuk do të vunte më në skenën publike.
Nejse, sot po shkruaj për të kujtuar një nga burrat e shtetit që Shqipëria e pati në krye për plot 50 vjet, po e kam fjalën për Enver Hoxhën.
Njeriu që udhëhoqi Shqipërinë duke filluar nga hiçi për ta bërë një SHTET.
Njeriu që mirë ose keq, arriti të drejtonte dhe udhëhiqte për tri breza....
Njeri që edhe pas vdekjes nuk pati armiq që ti hidheshin në fyt siç ju hodhën kur ju dhuruan pushtetin....
Njeriu ndoshta i urryer për ideollogjinë komuniste të ndjekur prej tij... natyrisht prej atyre që nuk dinë se ç'është as komunizmi, por as dhe vetë kapitalizmi.
Njeri i akuzuar për qindramijëra krime, por që akoma s'kam dëgjuar për ndonjë gjyq nga ndokush ose nga ndonjë organizatë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut ose të të persekutuarve... (pa llogaritur vjedhjen e 'kafesë')....
Njeriu që u akuzua për kult të individit dhe që asnjë prej familjarëve (bijve) të tij bënte pjesë në kastën drejtuese...
Njeriu që me vdekjen e tij... i bëri të gjithë të qajnë...
Njeriu që në fund të fundit... dinte dhe rrinte gju më gju me popullin.

Deri në prova të kundërta... ngelet gjithnjë më i madhi!

07 tetor 2007

SPUTNIK

50 vjet më parë, më 4 tetor 1957, njerëzimi realizoi një nga ëndërrat e tij, hapin e parë të eksplorimit të hapsirës, pikërisht atë ditë, SPUTNIK hapte erën e re spaciale.
Nuk qe frika se do të kalonte 7 herë në ditë mbi Amerikë, qe më tepër ndjenja e inferioritetit që shtyu amerikanët që ti zinin 'ethet' e hapsirës, që për shumë kohë gjatë luftës së ftohtë, ka qënë shigjeta e bilançës në panoramën ndërkombëtare.
Një muaj më pas, rusët do të dërgonin në hapsirë të famshmen Lajka, qënia/qenia :), e parë që do të kalonte kufijtë e atmosferës në orbitë dhe në 1961, Juri Gagarin do të ishte njeriu i parë në orbitë.
Valentina Tereshkova (1963) ju dha rusëve dhe fitimin e garës për femrën e parë në hapësirë.

Do të duhej që të pritej zbritja në hënë e Armstrongut me shokë në 1969 për të stabilizuar ekuilibrin në hapsirë ndërmjet dy superfuqive të atëhershme.

Pas rënies së murit të Berlinit dhe shuarjes së Luftës së Ftohtë, interesi për Hënën dhe hapsirën dukej siku u zbeh, por interesimi i Kinës dhe Indisë për fluturimet në hapësirë, po ju ngjall 'ambicjen' superfuqive të vjetra, dhe uroj që kjo ambicje ti sjellë njerëzimit ato ç'ka të mira mund të sjellë shfrytëzimi i hapsirës dhe jo vetëm si mjet presioni ndaj njëritjetrit.

05 shtator 2007

N ë n ë T e r e z a

5 Shtator... 10 vjet më parë, u nda nga kjo jetë Nënë Tereza...

Duke kërkuar sa lajme kishte për të vetëm sot në Mediat Italiane, ja se ç'më solli Google:

Risultati 1 - 20 su circa 189 per madre teresa. (0,17 secondi)


Adnkronos/IGN
Madre Teresa, 10 anni fa moriva la suora dei poveri
Adnkronos/IGN - 4 ore fa
(Adnkronos/Ign) - Dieci anni fa, il 5 settembre del 1997, moriva a Calcutta Madre Teresa. Era destinata a diventare la paladina dei poveri, la beata a tempo ...
Dieci anni fa moriva Madre Teresa di Calcutta. Il postulatore ... Radio Vaticana
Dieci anni fa moriva Madre Teresa EuroNews
Il Papa ricorda Madre Teresa di Calcutta La Voce d'Italia
Alice News - Reuters Italia
e altri 25 articoli simili »

Positanonews
IL PAPA RICORDA MADRE TERESA DI CALCUTTA
ANSA - 6 ore fa
A questo conduce, secondo Benedetto XVI, l'esempio della beata Madre Teresa di Calcutta, di cui oggi ricorrono i dieci anni dalla morte. ...
Madre Teresa di Calcutta, la tutela dell'ambiente, l'attenzione ai ... Radio Vaticana
Ambiente, Papa invita a considerare seriamente cambiamento clima Reuters Italia
Cambiamenti climatici, secondo appello del Papa Greenreport
Agenzia Internazionale Stampa Estero - Toscana Oggi
e altri 11 articoli simili »

Cinecorriere.it
MACEDONIA/ MADRE TERESA, CERIMONIE PER DECIMO ANNIVERSARIO
Alice News - 2 ore fa
(Ap) - Candele e corone di fiori: così la Macedonia ha ricordato Madre Teresa, della quale ricorre oggi il decimo anniversario della morte. ...
Dieci anni fa moriva Madre Teresa di Calcutta Asg Media
Madre Teresa di Calcutta: una bambina di nome Gonxhe Cinecorriere.it
e altri 4 articoli simili »
In tutta l’India, poveri e ricchi ricordano Madre Teresa
AsiaNews - 8 ore fa
L’arcivescovo di Bangalore difende Madre Teresa dalle accuse di proselitismo. Kolkata (AsiaNews) – Centinaia di persone si sono raccolte dal primo mattino ...
Madre Teresa, dal Nobel a Gelli all'incoraggiamento ad Andreotti
Il Velino - 8 ore fa
Roma, 5 set (Velino) - In questi giorni si è scritto molto per ricordare i dieci anni dalla scomparsa di Madre Teresa di Calcutta. ...
Madre Teresa: India, centinaia di fedeli pregano su tomba
Corriere del Ticino - 7 ore fa
KOLKATA - Centinaia di persone si sono raccolte oggi in preghiera a Kolkata (la ex Calcutta, est dell'India) davanti alla tomba di Madre Teresa, ...
Il papa ricorda Madre Teresa, “autentica discepola di Cristo”
AsiaNews - 6 ore fa
... All’udienza del papa non poteva mancare oggi, 10° anniversario della sua morte e festa liturgica della beata, un ricordo del pontefice per Madre Teresa. ...
=====================================

Shpresoj që ta kenë kujtuar kështu dhe në Shqipëri.

07 gusht 2007

6 gushti

6 gusht.... ora 8.05..........B-29 Enola Gay......14000 të vdekur në Hiroshima e Nagasaki

20 prill 2007

Lufta e Pieros

S'e kisha provuar qe te perktheja ndonjehere poezi , por sot me 'lidhi' strngeMan me nje nga kenget qe per mua eshte nje nga mesazhet me te forta qe mund te jepen kunder luftes.
Ne kete rast behet fjale per nje kenge te Fabrizio De Andrè, "La guerra di Piero"(tekstin ne origjinal e gjeni edhe tek njeriu i cuditshem
Dikur pata nisur te perktheja "Bocca di Rosa", por eshte pothuajse e pamundur qe te shprehesh idene e autorit me aq fjale sa di une :)


Prehesh mbuluar nga nje fushe me grure
dhe s'ka trendafile, s'ka as zambak,
qe roje te te bejne nga hija e rrenimeve
por jane mijera lulekuqe si gjak.

Pergjate brigjeve te lumit tim
dua qe drita e argjendete te rrjedhe.
Kurre me kufoma ushtaresh
rryma ne krahet e saj te sjelle.

Ndalu Pjero, tani te ndalosh.
Ler qe era te te pershkoje ne fytyre
zerin e te reneve ne beteje te sjelle
qe me nje kryq shkembyen jeten e tyre

Por ti s'e degjoje dhe koha shkonte
me ritem xhave* dhe kesaj here.
se fundi kufirin e jetes kalove
ne nje dite te bukur pranvere

dhe tek ecje me shpirt nder dhembe
ne fund te rrepires nje tjeter njeri pe
qe kishte si ti te njejten dhembje,
por uniforma e tij, ngjyre tjeter qe

Qelloi Pjero, tani te qellosh
dhe pasi ti qellosh, qelloi perseri
Deri sa te pergjakur ta shikosh
Dhe perdhe te bjere mbi gjakun e tij

Ketu flet Pjero:
Po ti qellosh ne balle o ne zemer
vetem koha per te vdekur do t'i mbes
por mua kohe do te me ngelet te shikoj
te shikoj syte e nje njeriu qe vdes

vzhdon poeti:
dhe nderkohe qe ti perdor njerezilline
kur te shohe frika zemren do ti dredhe
ne sup do mbeshtese artiljerine
dhe s'do ta shperbleje me te njejten monedhe

Dhe pa nje renkim mbi dhe do bjie
dhe vetem atehere do ta shikoje
qe koha s'do te te mjaftonte
qe dhe falje per mekatet te kerkoje

Flet perseri Pjero:
Ninushja ime te vdesesh ne maj
duhet vertet, verte shume kuraje
Ninushja ime ne ferr per te shkuar
nje dite dimri do kisha preferuar

Ndersa gruri rrinte e degjonte
dora dhimbshem, pushken shtrengonte
nder buze fjalet te burgosura rrinin
te ngrira , qe as ne diell s'shkrinin.

Prehesh mbuluar nga nje fushe me grure
dhe s'ka trendafile, s'ka as zambak
qe roje te te bejne nga hija e rrenimeve
por jane mijera lulekuqe si gjak.

10 prill 2007

Prill '85

Ditelindje te cuditeshme:
15 Tetor=> Sali BERISHA
16 Tetor=> Enver HOXHA
17 Tetor=> Filip çakuli
18 Tetor=> Ramiz Alia

Por jemi ne prill dhe perveç ditelindjeve me erdhi ndermend dhe nje pervjetor vdekjeje.
Per shumicen e te rinjve te tanishem, ai prill i '85 nuk eshte perjetuar (ose kane qene shume te veckel) dhe gjithsesi , informacionet i kane marre vetem nga 'historianet' e "demokracise".

Thone se ka thene:

"5 VJET DO ME QAJNE,
5 VJET DO ME SHAJNE,
DHE 500 VJET DO ME KERKOJNE''


27 mars 2007

110 vjet ALBANIA e Faik Konices

Pashe qe nje nga blogerat shqiptare Amour Monde,qe shume prej jush tashme e njihni blogun e tij,kishte shkruajtur per nje aktivitet qe une personalisht e konsideroj shume shume te rendesishem,jo vetem persa i perket asaj figure te ndritur te historise dhe kultures se popullit tone sic qe Faik Konica,por dhe per veprimtarine e asaj shoqate per te mos lene nen pluhurin e harreses figurat e ndritura te popullit tone.
Artikullin origjinal e gjeni ketu ne te cilin mund te shikoni dhe fotografi te bera gjate aktivitetit.

110 vjet ALBANIA e Faik Konices

Aresyeja e ketij shkrimi nuk eshte aspak e komplikuar, bile mund te them se jeta eshte nje fenomen i rralle, jo vetem nga bukuria, trishtimet, gezimet apo hidherimet, por per vete faktin se te gjithe ne, heret apo vone mesojme te kujtojme dhe te respektojme vetveten. Te respektosh vetveten nuk do te thote te respektosh principet e tua te ngushta, mendimet e tua, te cilat jo rralle enden te vetme neper hapesiren e pafund, qe ne menyre shkencore disa e quajne dhe boshe.

Jo, te respektosh vetveten do te thote te respektosh familjen tende, fqinjet e tu dhe mbi te gjitha kombin tend. Por a do te kishte kuptim nje komb i cili nuk do te respektonte njerezit e tij te medhenj? Ata njerez te cilet, jo vetem sot, por nder kohera i kane dhene atij drite nga mendja dhe veprat e tyre? A do te kishte kuptim nje komb pa baballaret e tij.

Nisur nga ky mendim, me mikun tim, te nderuarin Gjovalin Kola, gazetar, shkrimtar dhe njeri te respektuar vendosem te hedhim idene per rikujtimin e nje personaliteti. Te nje personaliteti, i cili ketu e 110 vjet me pare kishte ndezur ne zemer te europes, farin gjigand, i cili do ta sillte anijen endacake te Shqiperise se asaj kohe drejt Europes, drejt civilizimit, drejt vendit nga ku kishte nisur udhetimin e saj. Ate udhetim te lodhshem qe kishte kaluar nga “Portet e Perandorise Osmane”, nga “Portet greke, serbe, italiane” etj, per te mberritur atje ku ka dhe meriton vendin e vet, ne gjirin e familjes se madhe europiane.

Ne kete fryme, pasi bisedova me miqte e mi administratore te Shoqates Kulturore Euro belge Shqiptare “Nene Tereza” vendosem te kremtojme “110 vjetorin e Revistes Albania te Faik Konices”.

Faik Konica lindi ne vitin 1876 ne qytezen Iliriane te Konices, eshte e tepert t’ju rikujtoj se sot ky qytet ndodhet ne Greqi. Familja Konica rrjedh nga familja e te famshmit Ali Pashe Tepelena, nje burre shteti e diplomat, i cili i rezistoi sulmmeve te Perandorise Osmane dhe te derguarve te Napolonit te Frances. Formimi i mirefillte i Konices fillon me studimet e tij te para ne Kolegjin Jezuit te Shkodres. Ai mesoi te fliste dhe te shkruante ne menyre perfekte frengjishten, latinishten dhe greqishten. Ne vitin 1892 Faiku shkon me studime ne France dhe jep provimin e matures ne vitin 1896. Serish ai perfiton nga rasti per te pasuruar arsenalin e tij gjuhesor. Ne France, Konica meson gjuhen Sanskrite dhe Hindu. Ky zbulim i gjuheve te rralla dhe minoritare ishte nje zbulim i vertete per Konicen e ri. Qe nga ky moment ai i futet punes per te mesuar Hebraishten me nje pasin te madh dhe te rralle. Padyshim qe Konica kishte gjetur dicka te perbashket mes historise se popullit Hebre dhe popullit Shqiptar.

Por Konica nuk do te ishte i qete dhe ne Europe. Duke pare punen e madhe qe bente ne dobi te kombit shqiptar dhe kunder Portes se Larte, autoritetet Turke te asaj kohe e denojne me vdekje ne mungese. Per kete aresye Konica emigron ne Bruksel dhe ne vitin 1897 themelon Revisten Albania.

Ai punoi dhe jetoi ne “Rue d’Albanie”, Rruga e Shqiperise, ne komunen e Saint-Gilles ne Bruksel. A nuk ishte e domosdoshme te rikujtohej 110 vjetori i themelimit te te parit organ shtypi ne gjuhen shqipe? A nuk ishte e domosdoshme te rikujtoj burri i kombit, i cili hodhi themelet e gjuhes shqipe? A nuk duhet te mbetej ne historine e Komunitetit shqiptar te Belgjikes dhe te te gjithe shqiptareve, Faik Konica, refugjati i pare politik shqiptar ne Europe?

Ja pra, me pune dhe ndergjejge te plote ia dolem mbane. Une deshiroj te falenderoj te gjithe ata njerez qe bashkepunuan me mua dhe Shoqaten Nene Tereza, per ta bere kete nisme nje realitet te prekshem. Nje faleminderit Konsullit te Republikes se Shqiperise, Zotit Naim Mandri, i cili e perkrahu qe ne fillim kete nisme. Faleminderit Ministrit te ambasadorit, Profesorit te nderuar Thoma Haxhi. Deshiroj te falenderoj Ambasadorin e Republikes se Shqiperise prane Mbreterise se Belgjikes dhe Bashkimit Eurpian, Zotin Artur Kuko, per perkrahjen dhe prezencen e tij ne daten 23 mars. Deshiroj te falenderoj nga zemra Drejtorin e Institutit Kombetar te Diaspores, Zotin Flamur Gashi, i cili u zhvendos nga Tirana per te marre pjese dhe pershendetur kete eveniment. Faleminderit Ambasadorit te Maqedonise, Zotit Blerim Reka per nderin qe na beri me prezencen e tij.

Por te dashur miq e bashkeatdhetare, keta ishin vetem maja e ajzbergut. Nuk do te kishte qene e thjeshte per mua, si organizator dhe pergjegjes i ketij evenimenti pa ndihmen e nje sere njerezish, te cilet praktikisht dhe moralisht mbeshteten kete ngjarje.

Deshiroj te falenderoj te gjithe koleget e mi te keshillit te adminsitrimit te Shoqates Nene Tereza dhe ne menyre te veçante Presidentin, Zotin Lek Pervizi. Deshiroj ta falenderoj per kurajon dhe punen e palodhur pavaresisht 80 viteve qe mban mbi supe. Deshiroj ta falenderoj per besimin dhe mbeshtetjen qe me ka akorduar prej kohesh.

Faleminderit Altin Filos, administratorit te librarise ALBEL per prezencen dhe kontributin. Faleminderit Besim Bedinajt, President i Shoqates Kultorore “La Petite Europe asbl”. Faleminderit zonjes Stephanie Doc dhe Sherbimit Social te hebrenjve, te cilet na mundesuan sallen dhe gjithe logjistiken e nevojshme per realizimin me sukses te ketij projekti. Faleminderit José Sanchez, i cili prej vitesh ka hapur zyrat e Democrati Plus asbl, per mbledhjet tona te punes. Faleminderit te gjithe partenereve dhe te me falin ata qe kam harruar.

Faleminderit ligjerueve te cilet punuan prej muajsh te tere per te pergatitur materialet e prezentuara me 23 mars.

Keto falenderime shkojne drejt Kole Gjeloshajt dhe Safet Kryemadhit, te cilet folen per kontekstin politik te Revistes Albania. Luan Abedinajt per kontributin gjuhesor te revistes, Durak Duraku, Kole tahiri, Myrteza Bajraktari per historikun e revistes, Gjovalin Kola per marredheniet e Apolinerit me Shqiperine, Lek Pervizit per Biografine e Konices etj.

Kete material do ta mbyll me dy faleminderime dhe njekohesisht mirenjohje.

Falenderoj Kelment Koxhaj, i cili dhe pse me probleme shendetesore, zhvendosi gjithe studion e tij muzikore dhe na shoqeroi me kenget dhe melodite e embla shqiptare. Ky artist i mirefillte, ky djalosh bujar dhe ky mik imi, do te gjeje gjithnje mirenjohje dhe respekt nga une. Falenderimi im i fundit i dedikohet personit qe beri te mundur publikimin e ketij shkrimi, Altin Mehmetaj, i cili me iniciativen e tij, beri te mundur qe keto informacione te percillen per ju.


Faleminderit.

Genti Metaj

Sekretar i Pergjithshem i ACEBA
Kordinator i 110 Vjet Albania e Faik Konices.

10 vjet pas tragjedise ne kanalin e Otrantos

Ishte 28 marsi i 1997.........nderkohe qe Shqiperia po perjetonte nje nga periudhat me te hidhura te historise se saj,kur krismat canin qellin ne c'do ore te dites dhe te nates,shume prej bashkatdhetareve tane kerkuan te 'çanin' detin,per te gjetur nje jete pa krisma.....

......po,ishte 28 mars i '97,kur "Kater I Rades" me rreth 150 persona ne bord,rreth 25 milje nga bregu puliez ne nje "incident" (u godit me qellim nga anija luftarake italjane 'sibilla' per t'a ndaluar).........perfundoi ne fund te detit.

108 prej pasagjereve te saj humben jeten......

Jam si i perhumbur dhe s'di se c'te shtoj,desha thjesht,te kujtoja ato jete te nderprera aq mizorisht ne mes.........dhe jo per faj te tyre.

I ndritte shpirti atje ku jane