Po shfaqen postimet me emërtimin Cudira. Shfaq të gjitha postimet
Po shfaqen postimet me emërtimin Cudira. Shfaq të gjitha postimet

12 shkurt 2008

Emra të çuditshëm

Emra të çuditshëm??
Njihni ndonjë?
Sado të çuditshëm që janë ata tuajtë... nuk mund të "kapen" me rekordet amerikane:

  1. James Dr No From Russia with Love Goldfinger Thunderball You Only Live Twice On Her Majesty’s Secret Service Diamonds Are Forever Live and Let Die The Man with the Golden Gun The Spy Who Loved Me Moonraker For Your Eyes Only Octopussy A View to a Kill The Living Daylights Licence to Kill Golden Eye Tomorrow Never Dies The World Is Not Enough Die Another Day Casino Royale Bond: David Fean (emri që i vunë kur lindi), nga Staffordshire është aq fan i filmave të James Bond sa që ka ndërruar dhe pasuruar emrin e tij me çdo titull të ri të Bond-it.
  2. Brfxxccxxmnpcccclllmmnprxvclmnckssqlbb11116 suedezë këtë herë, këtë emër donin ti jepnin fëmijës së tyre, dhe që sipas tyre donte të thoshte “Albin”, dhe me gjithë përpjekjet e tyre, as me gjyq nuk mundën që t'ja vënë këtë emër fëmijës.
  3. Dick Assman (nuk e di se ç'do të thotë :P) është pronar i një servici në Saskatchewan,i bërë i njohur në gjithë Amerikën, falë një ndalese në servicin e tij të showman-it David Letterman.
  4. Adolf Lu Hitler Marak është një politikan indian, që ka qënë dhe në qeverinë e shtetit të Mahalaya, dhe që garanton “që s'ka tendenca diktatorjale”. Por për tu përmëndur që në atë zonë ka dhe politikanë të tjerë me emra kuriozë, si Stalin L. Nangmin o Frankenstein W. Momin.
  5. John Portsmouth Football Club Westwood Natyrisht që është tifoz i Portsmouth F.C., lindur në 1963.
  6. Lyulph Ydwallo Odin Nestor Egbert Lyonel Toedmag Hugh Erchenwyne Saxon Esa Cromwell Orma Nevill Dysart Plantagenet Tollemache-Tollemache, Duke marrë inicialet e të gjithë emrave, lexohet “Lyonel The Second”)
  7. Byron Low Tax Looper: Kur lindi e quanin Byron Anthony Looper, por duke përndjekur karrjerën politike, arriti që të ndërronte emrin “Anthony” në “Low Tax” (taksa të ulta). Gjithsesi, kjo përpjekje e tij nuk i solli fat në karrjerën e tij, meqë tashmë gjëndet në burg,me burgim të përjetshëm, sepse vrau rivalin e tij në politikë.
  8. Yahoo Serious, Greg Pead, është aktor dhe regjist australian që e ka zgjedhur këtë emër që në 1980 dhe në vitin 2000 ka provuar të hedhë në gjyq Yahoo! sepse sipas tij i kishte “vjedhur” emrin.
  9. World B. Free (che si traduce con “mondo sii libero”) Është emri i një lojtari amerikan që ka luajtur në vitet1975 al 1988.

oddee.com

10 shkurt 2008

A e dini se si bëhen kalamajtë?

Mos t'ju duket një pyetje banale dhe e kotë, sepse nuk është aspak irreale që të gjënden persona që nuk e dinë akoma.
Një çift gjerman është paraqitur në një klinikë mjekësore, sepse pas tetë vjetësh martesë, nuk kishin akoma fëmijë.
Analizat nuk kishin dhënë ndonjë difekt të mundshëm të asnjërit prej të dyve (36 ai dhe 30 vjeç ajo), dhe mjeku ishte interesuar për frekuencën e raporteve seksualë , të dy e kishin parë të çuditur mjekun dhe e kishin pyetur:"Për çfarë e ke fjalën?"

Më pas, doli që ata ishin rritur në një ambjent ultra-fetar, dhe askush nuk ju kishte spjeguar atyre si si bëhen fëmijët.

Klinika, duke parë që ata të dy nuk e kishin bërë se ishin të metë, por ngaqë nuk dinin, ka filluar kërkimet për të zbuluar nëse ka çifte të tjera në këtë gjëndje.



(*)



30 tetor 2007

John Titor

Besoj se patjetër do ta keni ndeshur emrin e tij gjatë 'sërfimeve' në rrjet, por për ata që nuk e kanë ndeshur akoma, po bëj një përmbledhje të shkurtër:

John Titor është Nickname i një personazhi të shfaqur në një forum në internet nga 2000 në 2001, ku tregonte që, ishte një "viaggiatore nel tempo" (dmth që mund të levizte në kohë... duke patur mundësinë të shkojë në të shkuarën ose në të ardhmen), që kishte ardhur nga viti 2036 dhe që bënte pjesë në një projekt ushtarak që merrej me këto "udhëtime në kohë" dhe që ishte rikthyer në kohë (më saktë në vitin 1975) për të gjetur dhe marrë një kompiuter pak 'special', më saktë një IBM 5100.

E veçanta e këtij kompiuteri, e verifikuar vetëm pasi të shtyrë nga kurioziteti gazetarët gjetën njërin nga projektuesit që ju tregoi për atë që shumë pak njerëz dinin: ai kompiuter kishte të veçantë se mund të funksiononte njëkohësisht dhe të "përkthente" për UNIX të gjitha programet e IBM (përshi dhe programimet e para në Basic), dhe meqë UNIX është arkitektuar që të funksionojë me 32 bit, do të thotë që me 19 Janar 2038, variabli që 'shkruan' datën në unix plotëson 32bit dhe ... siç duket, do të kërkojnë dhe në 2038 që të evitojnë ndonjë "Millenium bug"... besoj se e kujtoni "tmerrin e ndërrimit të viteve në 2000" :)

Nejse, për më tepër mund të kërkoni në google për të, por mua më bëri përshtypje diçka tjetër, në disa prej komenteve të tij:« Now for the physics: The grandfather paradox is impossible. In fact, all paradox is impossible. The Everett-Wheeler-Graham or multiple world theory is correct. All possible quantum states, events, possibilities and outcomes are real, eventual and occurring. The chances of everything happening someplace at sometime in the superverse is 100%. (For all you scientists out there, if Schroedinger's cat had a time machine, he might not be in the box at all). »
në it:« Ora per i fisici: Il paradosso del nonno è impossibile. Infatti tutti i paradossi sono impossibili. La teoria dei mondi paralleli è corretta. Tutti i possibili stati quantici, eventi, possibilità e conseguenze sono reali, e accadono realmente. La probabilità che qualsiasi cosa avvenga da qualche parte in qualche momento del superverso è il 100%. Per tutti gli scienziati, se il gatto di Schrödinger avesse una macchina del tempo, potrebbe perfino non essere affatto nella scatola. »

Dhe së fundi, duke u mbështetur dhe në citimin e mësipërm, një pyetjeje se përse nuk ndërhynte që të mund të ndryshonte rrjedhën e historisë, ai i përgjigjej me një pyetje:Nëse ti do të kishe mundësinë që me një buton të ndaloje që të ndodhte Pearl Harbor, a do ta ndaloje??
Dhe më poshtë vazhdonte: natyrisht, nën emocionin e momentit dhe me shpirtin patriotik dhe dashurinë për njerëzimin, përgjigjja jote do të ishte e menjëherëshme:PO, por nëse mendon për një moment, që, që nga ai çast dhe Amerika hyri në luftë, kjo ndikoi që kërkimet e gjermanisë për bombën bërthamore të vonoheshin aq sa qe e mundur që ajo të mundej pikërisht vetëm pak kohë para arritjes së qëllimit... e imagjinoni se ç'mun të kishte ndodhur sikur ti të kishe ndaluar që Pearl Harbor të ndodhte???
Fantastikeeee!!!

20 shtator 2007

Dashuri virtuale


Asgjë nuk është e pamundur, në jetë mund të të ndodhë gjithçka, qoftë dhe si kjo historija që lexohet në lajmin e mëposhtëm:

Adnkronos - Mer 19 Set - 18.32

Të dashuruar çmëndurisht me njëri tjetrin në rrjet.
Ai dhe ajo njihen në chat dhe pas shkëmbimit të fjalëve të para të njohjes, fillojnë konfidencat dhe kalojnë orë të tëra me njëritjetrin duke u qarë për martesat e tyre të trishta(sepse që të dy ishin të martuar) dhe që tashmë i konsiderojnë që të dy, të dështuara.
Virtualisht ajo quhej "Sweetie", ndërsa ai quhej "Prince of Joy".
Pasi lidhja e tyre virtuale tashmë kishte kaluar në një ndjnjë pothuajse më të madhe se dashuria, më së fundi vendosin të takohen dhe të kurorëzojnë dhe realisht njohjen e tyre.
Por ... magjia përfundoi pikërisht në atë takim, në të cilin zbulojnë tek 'partneri misterioz' ... partnerin që fati i kishte lidhur në martesë më parë, ishin burrë e grua.
Nuk është historia e ndonjë filmi, por është ajo që i ka ndodhur me të vërtetë një çifti nga Zenica, qytet në Bosnjë.
Tashmë ata, duke akuzuar njëritjetrin për 'tradhëti', kanë filluar punë me gjyqet për ndarjen.
Sana 27 vjeçe, sipas Daily Telegraph, i duket akoma e pabesueshme, "ishte një histori fantastike... papritur u ndjeva e dashuruar.".
Ndërsa Adnan,32 vjeç thotë: Akoma nuk mund të besoj që gruaja ime më ka shkruajtur ato fjalë aq të bukura, në kaq vjet martesë bashkë, nuk më ka thënë kurrë fjalë të tilla".

13 qershor 2007

Humor kinez

Ndoshta e mbani mënd një shkrim të bërë disa kohë më parë, në të cilin si me të qeshur flisja për problemin e ngrohjes globale... nëse doni të qeshni akoma, ja një provë tjetër:


Kuptohet që ne shqiptarët, e eklipsuam takimin e G8 me vizitën e aq përfolur të presidentit Bush, dhe lamë pa diskutuar që në fund të fundit, ai takim qe një dështim i plotë.

Një nga temat kryesore të këtij takimi, ishte arritja e një traktati të përbashkët të 8 vëndeve më të industrializuara të botës, për të ulur kufinjtë e hedhjes në hapsirë të bioksidit të karbonit... që megjithë 'impenjimin' e SHBA dhe Kinës, për t'u angazhuar rreth këtij problemi, la me 'gisht në gojë' të gjithë ata që shpresonin në diçka më tepër.

Do thoni ju ku është humori kinez?
Jo këtë rradhë 'të fortat' s'vijnë nga Amerika... këtë rradhë, kinezërirat vijnë nga Kina.

Qoftë dhe për përmasat e saj të pafundme, këto kohët e fundit, një pjesë e Kinës po vuan nga thatësira, ndërkohe qe nga një anë tjetër, prej disa ditësh, qindra te vdekur dhe mijëra hektarë të përmbytur nga shirat e shumtë, gjë që po forcon gjithnjë e më tepër dhe rritjen e koshiencës
ekologjike të kinezëve, por... ja e 'fundit':
Në kuadrin e Lojërave Olimpike të Pekinit (Bejning për 'mirikanët' :) ), një organizatë ndërkombëtare, kishte kryer matje te ndohtjes së ajrit në Pekin, ku si përfundim, rezltatet s'linin dyshime, ndohtja e ambjentit (në këtë rast e ajrit), arrinte vlera shumë më të larta se norma në të gjitha matjet e bëra.
Këto të dhëna ju paraqitën qeverisë Kineze, dhe ajo menjëherë u vu në lëvizje, duke nxjerrë një ligj të ri:
NDALOHET MATJA E NDOHTJES SË AMBJENTIT NGA TË HUAJTË.........

31 maj 2007

“De Grote Donorshow”

Tashme 'reality show' nuk njeh me kufinj dhe limite. E keshtu, pas Grandi Fratelli, Pupe e Secchioni e Fattorie, ja dhe 'zbulimi' i fundit i autoreve te ketij lloj formati televiziv.
Nje show qe i garanton fituesit nje melçi.

Endemol, justifikon me kete menyre drastike dhe shume spektakolare, qe te gjeje nje zgjidhje te mundeshme per problemin e mungeses se dhuruesve te organeve.
Programi i ri televiziv, “De Grote Donorshow” (qe do te thote i madhi dhurues-show) do te transmetohet ne kanalin televiziv Holandes bnn.

“De Grote Donorshow” do transmetohet te premten 1 qershor: “37 vjecaria Liza (qe eshte nje e semure pa sherim) do te zgjedhe gjate transmisionit, se cilit prej tre konkurrenteve qe kane nevoje, t'ja dhuroje organet e saj pas vdekjes” , ky eshte dhe qellimi i lojes.
Nga shtepia, telespektetoret mund te votojne per kandidatin qe ata konsiderojne me te 'mirin' qe te meritoje kete trapiantim.

03 prill 2007

A e dini se...

1- eshte e pamundur te puthesh brrylin (e krahut tend)
2-Krokodili s'mund ta nxjerre gjuhen jashte
3-duke studiuar per 80 vjet rreth 200.000 struca s'eshte pare asnjehere qe ta fusin koken nen rere.
4-derrat s'munden fizikisht qe te shikojne qiellin
5-50% e banoreve te globit s'kane bere ndonjehere nje telefonate.
6-nese teshtini shume fort,mund dhe te thyeni ndonje brinje.
7-edhe se e pamundur qe ta benit praktikisht,nese do te teshtinit me sy hapur,syte mund te dalin nga orbitat.
8-minjte shtohen shume shpejt:ne 18 muaj,nje cift mund te arrije deri ne 1milion pasardhes.
9-cakmaku eshte zbuluar me pare se shkrepsja
10-35% e lajmerimeve per martesa qe vihen ne gazeta ,vihen nga persona te martuar
11- 23% e fotokopiatriceve te prishura,jane te tilla per shkak te personave qe hipin mbi to per te fotokopjuar te ndenjurat.
12- 75% e personave qe lexojne keto te dhena e kane provuar qe te puthin berrylin e tyre!Natyrisht edhe ti ke kontribuar qe ta mbash lart kete perqindje ;)

31 mars 2007

30 vjecaret.

Shumica e te rinjve qe studjojne ne universitet kane lindur atehere kur ti dije qe te shkruaje e te lexoje,te mblidhje dhe te zbrisje e te shumezoje dhe pjestoje.
Nadoshta e njohin Reganin vetem nga qe ka qene dhe aktor,s'kane kenduar asnjehere "We are the world"
dhe kur Garcia Marques fitoi Cmimin Nobel ata s'dinin as te lexonin.
Kane lindur kur Bashkimi Sovjetik (s'e shkruajta BS se s'do ta kuptonin) qe shperbere dhe s'e kane idene se c'ka qene 'lufta e ftohte'.
Njohin vetem nje Gjermani,edhe pse ne librat e historise shikojne qe kane qene dy........s'kane se si ta kujtojne shperthimin e "Callenger"-it dhe per ta SIDA ka egzistuar gjithmone.
S'kane nderruar ndonjehere kanalet e televizorit me ane te manopoles dhe s'kane pare ndonjehere televizore bardh e zi(bile s'mund as te imagjinojne qe s'mund te egzistonte telekomanda).
Mendojne se "love boat" eshte film me 'luci rossi' dhe Haidi eshte nje pornostar.
Per ata "Charlie's Angels" eshte nje film dhe "CHIP's" jane nje marke patatesh........eh te rinjte e sotem.

Sintomat e plakjes:
1- I kupton dhe buzeqesh nderkohe qe lexon shkrimin e mesiperm.
2- Nese je mashkull,arrin qe ti thuash edhe pa keqardhje JO nje gruaje
3- Nese je femer, arrin qe ti thuash pa keqardhje PO nje burri
4-kur ben sport,i tregon krenar qe te gjitheve
5-virgjeria s'eshte me argument diskutimesh.
6- kalamajte te therrasin zotni ose te therrasin xhaxhi
7- kur e nder vete peshqirin mbas dushit
8-kur kalamajte dine me shume se ti per kompiuterin
9-Kur per te bere sport,ble rroba qe me shume te mbulojne se sa te zbulojne
10-kur shkon ne plazh,mund ta kalosh edhe gjithe diten pa hyre ne uje
11-kur preferon qe te shikosh ndeshjen ose nje koncert ne tv se sa live
12-kur e di se c'kerkon
13-Kur pasi te kesh lexuar keto ,vendos t'ja dergosh ndonje shoku , i sigurte qe do ti pelqeje.

16 mars 2007

"23"

Ne numerollogjine Napoletane,numri 23 perfaqeson budallain dhe Jim Carrey sic duket e perfaqeson me se miri (nisur dhe nga filmi i tij i meparshem),dhe keshtu ne filmin e tij te ri,"The Number 23", flitet per 'koincidencat' dhe fuqine e numrit 23.

S'po flas per filmin,por duke degjuar nje emision ne radio,'magjia' e ketij numri kishte marre vertet shume me teper rendesi dhe se koincidencat qe qarkullonin ne internet rreth 11/9/2001 (qe edhe ketu po te behet shuma e shifrave....11+9+2+0+0+1=23 !!!)

Ne transmision u sollen raste te sportisteve(Materaci,M.Jordan me bluzen me nr23),Valentino Rossi (numri 46 23x2)...
......Kromozoma e 23 percakton seksin e femijes...

....pas ores 23 fillon ora e fundit....

E lidhnin dhe me segretin e Templareve,por me e 'tmerrshmja':23 dhjetor 2012 ,sipas kalendareve Maja... korrespondon dita e fundit te botes(!!).

Per mua,magjia e ketij numri qendron ne faktin se eshte nje numer primo (si thuhet ne shqip??),ashtu si 1,3,7,9,11,13,17,19,23... qe mund te pjestohen vetem me 1 dhe me vehten e tyre.

Per me teper,magja e ketij numri,fillon dhe terheq supersticiozet e gjithe botes ne 'kerkimin' e koincidencave me numrin 23(mjaft te shikosh tek faqja e Youtube