John Titor
Besoj se patjetër do ta keni ndeshur emrin e tij gjatë 'sërfimeve' në rrjet, por për ata që nuk e kanë ndeshur akoma, po bëj një përmbledhje të shkurtër:
John Titor është Nickname i një personazhi të shfaqur në një forum në internet nga 2000 në 2001, ku tregonte që, ishte një "viaggiatore nel tempo" (dmth që mund të levizte në kohë... duke patur mundësinë të shkojë në të shkuarën ose në të ardhmen), që kishte ardhur nga viti 2036 dhe që bënte pjesë në një projekt ushtarak që merrej me këto "udhëtime në kohë" dhe që ishte rikthyer në kohë (më saktë në vitin 1975) për të gjetur dhe marrë një kompiuter pak 'special', më saktë një IBM 5100.
E veçanta e këtij kompiuteri, e verifikuar vetëm pasi të shtyrë nga kurioziteti gazetarët gjetën njërin nga projektuesit që ju tregoi për atë që shumë pak njerëz dinin: ai kompiuter kishte të veçantë se mund të funksiononte njëkohësisht dhe të "përkthente" për UNIX të gjitha programet e IBM (përshi dhe programimet e para në Basic), dhe meqë UNIX është arkitektuar që të funksionojë me 32 bit, do të thotë që me 19 Janar 2038, variabli që 'shkruan' datën në unix plotëson 32bit dhe ... siç duket, do të kërkojnë dhe në 2038 që të evitojnë ndonjë "Millenium bug"... besoj se e kujtoni "tmerrin e ndërrimit të viteve në 2000" :)
Nejse, për më tepër mund të kërkoni në google për të, por mua më bëri përshtypje diçka tjetër, në disa prej komenteve të tij:« Now for the physics: The grandfather paradox is impossible. In fact, all paradox is impossible. The Everett-Wheeler-Graham or multiple world theory is correct. All possible quantum states, events, possibilities and outcomes are real, eventual and occurring. The chances of everything happening someplace at sometime in the superverse is 100%. (For all you scientists out there, if Schroedinger's cat had a time machine, he might not be in the box at all). »në it:« Ora per i fisici: Il paradosso del nonno è impossibile. Infatti tutti i paradossi sono impossibili. La teoria dei mondi paralleli è corretta. Tutti i possibili stati quantici, eventi, possibilità e conseguenze sono reali, e accadono realmente. La probabilità che qualsiasi cosa avvenga da qualche parte in qualche momento del superverso è il 100%. Per tutti gli scienziati, se il gatto di Schrödinger avesse una macchina del tempo, potrebbe perfino non essere affatto nella scatola. »
Dhe së fundi, duke u mbështetur dhe në citimin e mësipërm, një pyetjeje se përse nuk ndërhynte që të mund të ndryshonte rrjedhën e historisë, ai i përgjigjej me një pyetje:Nëse ti do të kishe mundësinë që me një buton të ndaloje që të ndodhte Pearl Harbor, a do ta ndaloje??
Dhe më poshtë vazhdonte: natyrisht, nën emocionin e momentit dhe me shpirtin patriotik dhe dashurinë për njerëzimin, përgjigjja jote do të ishte e menjëherëshme:PO, por nëse mendon për një moment, që, që nga ai çast dhe Amerika hyri në luftë, kjo ndikoi që kërkimet e gjermanisë për bombën bërthamore të vonoheshin aq sa qe e mundur që ajo të mundej pikërisht vetëm pak kohë para arritjes së qëllimit... e imagjinoni se ç'mun të kishte ndodhur sikur ti të kishe ndaluar që Pearl Harbor të ndodhte???
Fantastikeeee!!!
Ok, Edrus,
PërgjigjuFshijenjeriu mund t'i veri kufijte kohore ne pyetjet e tij ku te doje. Ndoshta pyetja mund te kishte qene, perse nuk e ndaloi lindjen e nazizmit? Dhe perse nje peral harbour kur mund t'u kishte ndryshuar fatin beresve te bombes atomike? Pse Hiroshima? Kur mund te kishte bere qe, ne rastin me banal, qe bomba te mos shperthente per nje difekt teknik? Sa te nevojshme i kishte njerezimi keto eksperienca reale, kur teorikisht i dinte te gjitha pasojat dhe praktikisht, ka filluar t'i harroje?
John Titor logic nuk qendron fare, jo per motive shkencore (po se po) po me shume per motive filozofike. Ai thote qe paradokset nuk egzistojne, nderkohe qe pranon nje teori qe nuk eshte as e provuar as e hedhur poshte. Si shembull i ngjashem ne filozofi permendet psh statement "fantazmat egzistojne, po nuk mund te diktohen" qe asnjeri nuk e hedh dot poshte perderisa nuk i dikton dot.
PërgjigjuFshijePer pjesen e fundit Ed, logjika e Selfit eshte shume e ftohte, s'ke ci shton.
Te thashe mos po ti e shkrove qe e shkrove... :D
PërgjigjuFshijePo te te them qe edhe une kam udhetu ne kohe do me besosh... Nejse provat do t'i hudh ne blog pas ca ditesh dhe ke me e pa :D dhe ai robi ka te drejte nuk ndryshon dot gje :)
Seriozisht ketij nuk i kishte dale asnje nga parashikimet qe kishte bere... Bo... Ka mundesi ta kete seriozisht....