Po shfaqen postimet me emërtimin perkthime. Shfaq të gjitha postimet
Po shfaqen postimet me emërtimin perkthime. Shfaq të gjitha postimet

03 shkurt 2008

Pse mëndja shkon gjithmonë... për "keq"?

Ah moj çupë! Kam nevojë për tyja...
Çupë! njeriun më të lumtur bëmë...
Çupë! Të pres krahëhapur...

Çupë! Realizomë ëndërrën time
Çupë! Kam gjithçka... vetëm ti më mungon
Ah moj çupë, po erdhe bëj shkallë reale.




Shikimi yt kur kryqëzohet me timin
Zemëra drithëron kur pranë më thërret,
Fjalët e mija ngelin pa zë e ma shtojnë trishtimin
Se dhe sot papërgatitur, ti zyshe më ke gjet.

Më kujtohet se dhe dikur kam patur një shkrim me këto poezitë catartiche të Flavio Oreglio-s, një komik italjan, mjaft "elegant" në përfundimet krejt të ndryshme nga ato që mëndja jonë ndërkohë "fantazonte", gjë që gjithmonë më ka pëlqyer në penën e atyre që shkruajnë, dhe nuk mund të lë pa përmëndur O'Henry, me një libër me tregime që .... sa herë e kam rilexuar para 20-30 vjetësh.

05 janar 2008

Leksion dashurie...

Është një nga këngët që më pëlqejnë aq shumë dhe që aq shumë më vë në mendime sa herë që e dëgjoj...
Përveç muzikalitetit që më shtin drithërima, janë dhënë disa "këshilla" (prandaj dhe titulli:leksione dashurie ;) ) për disa aspekte "maskiliste" të mënyrës se si duhet trajtuar femra.
Natyrisht që gjithkush ndjek "strategjinë" e tij dhe përcakton rolin që duhet të ketë në një raport dhe nuk ka të drejtë askush që të gjykojë ose të tregojë me gisht "tjetrin" që shiko se si bën...por mirë është (sidomos për ju që "akoma s'dini gjë" se si janë ca punë, të mësoni :P
Këngën mund ta dëgjoni këtu


Teorema

Marco Ferradini

Prendi una donna, dille che l'ami,
scrivile canzoni d'amore.
Mandale rose e poesie,
dalle anche spremute di cuore.
Falla sempre sentire importante,
dalle il meglio del meglio che hai,
cerca di essere un tenero amante
sii sempre presente risolvile i guai.

E stai sicuro che ti lascerà,
chi é troppo amato amore non dà.
E stai sicuro che ti lascerà,
chi meno ama é più forte si sa.

Prendi una donna, trattala male,
lascia che ti aspetti per ore.
Non farti vivo e quando la chiami
fallo come fosse un favore.
Fa sentire che é poco importante,
dosa bene amore e crudeltà.
Cerca di essere un tenero amante
ma fuori del letto nessuna pietà.

E allora si vedrai che t' amerà,
chi é meno amato più amore ti dà.
E allora si vedrai che t'amerà
chi é meno amato é più forte si sa.

No caro amico, non sono d'accordo,
tu parli da uomo ferito.
Pezzo di pane lei se ne é andata
e tu non hai resistito.
Non esistono leggi in amore,
basta essere quello che sei.
Lascia aperta la porta del cuore
vedrai che una donna
é già in cerca di te.

Senza l'amore l'uomo che cos'é,
su questo sarai d'accordo con me.
Senza l'amore l'uomo che cos'é
é questa l'unica legge che c'è.

Unë nuk guxoj që ta përkthej... më dukej shumë i ftohtë përkthimi që i bëra, por jam i sigurtë që ndonjë më sentimental dhe i ndjeshëm se unë, do të dijë ti gjejë fjalët e duhura për ta përcjellë dhe në shqip një perlë të tillë, prandaj... provoni të sillni përkthimet tuaja ;)

26 gusht 2007

Mund të bëjmë diçka më tepër

Po kthehesha nga shtëpia e kunatit (rakia kishte dalë e mirë sivjet andeja :))), dhe rrugës duke ardhur, në radio po dëgjoja këtë këngë që në '87 ka fituar San Remon (linku për në youTube tek titulli i teksitit).... asnjëherë s'ja kisha vënë re fjalët të gjitha, por duke e rikënduar në makinë (eh rakija bënte të vetën), më erdhi ndërmënd shkrimi i Llukanit tek peshku... dhe ashtu siç isha i mendimit që kënga që kishte vënë N.Ago në blogun e tij (sidomos imazhet e videoklipit) të ishin kolona sonore për gjithë botën në këto kohë të vështira, po ashtu kjo këngë e Morandit Tocit dhe Ruxhierit , dukej sikur ishte shkruar tamam për t'ju përgjigjur thirrjes së Laurës dhe Llukanit, për të 'zgjuar' të përgjumurit dhe ata që kanë humbur besimin...

Nisa që të pëktheja ... por të më falni se nuk jam më në gjëndje që të 'thur' vargje... shpresoj që ndonjë tjetër këto ditë ta 'shqipërojë' më mirë.


Si può dare di più

Morandi, Ruggeri, Tozzi

G.Bigazzi - U.Tozzi - R. Riefoli

(1987)

In questa notte di venerdì
perché non dormi
perché sei qui
perché non parti
per un week-end
che ti riporti dentro di te.

Cosa ti manca cosa non hai .....Çfarë të mungon, çfarë nuk ke ti
cos'e' che insegui se non lo sai çfarë po përndjek dhe as nuk e di
se la tua corsa finisse qui . . . . .nëse vrulli yt mbaron këtu
forse sarebbe meglio così. . . . . ndoshta më mirë që vajti kështu

Ma se afferri un'idea . . . . . . . . Por nëse përqafon një ide
che ti apre la via . . . . . . . . . . . .që rrugën ta tregon
e la tieni con te . . . . . . . . . . . . . atë e bën tënden
o ne segui la scia . . . . . . . . . . . .dhe pas saj ti shkon
risalendo vedrai . . . . . .do të shikosh duke shkuar në lartësi
quanti cadono giù . . . . se sa të tjerë do ngelen pas, patjetër
e per loro tu puoi . . . . . për ata ti ke mundësi
dare di più. . . . . . . . . . . që të bësh diçka më tepër


In questa barca persa nel blu Në këtë barkë të humbur në kaltërsi
noi siamo solo dei marinai . . ne jemi vetëm marinarë, e di
tutti sommersi non solo tu . jemi të zhytur të gjithë jo vetëm ti
nelle bufere dei nostri guai . mes dallgëve të halleve tona, në stuhi

Perché la guerra,la carestia
non sono scene viste in TV
e non puoi dire lascia che sia
perché ne avresti un po'
colpa anche tu.

Si può dare di più
perché e' dentro di noi
si può osare di più
senza essere eroi
come fare non so
non lo sai neanche tu
ma di certo si può
dare di più.

Perché il tempo
va sulle nostre vite
rubando i minuti di un'eternità'.
E se parlo con te
e ti chiedo di più
e' perché te sono io
e non solo tu.

Si può dare di più
perché e' dentro di noi
si può osare di più
senza essere eroi
come fare non so
non lo sai neanche tu
ma di certo si può
dare di più

come fare non so
non lo sai neanche tu
ma di certo si può
dare di più.

29 maj 2007

Anima libera

Ho lasciato l'anima
uscire dal mio corpo,
e andata verso la musica,
ad odorare la fragranza dei boschi,
a cogliere l'essenza della vita....
E ritornata più leggera
ripulita da ogni affanno.

Shqiperimi:

E lashe shpirtin
te dale nga trupi im,
shkoi drejt muzikes ,
tek nuhaste aromen e pyjeve
mblidhte esencen e jetes...
U rikthye me i lehte
i pastruar nga c'do dhimbje

Si ju duket??

P.s:Nuk eshte e imja...
Me erdhi ndermend shkrimi tek sapere aude dhe instiktivisht i mora doren ne doren time dhe po veshtroja gishterinjte: treguesi, shume me i gjate se gishti i unazes... dhe une qe mendoja se matematika ishte nje prirje e autorit.

18 maj 2007

Volare 2

S'kisha se si te mos shkruaja perseri per 'sfiden' time per perkthimet, dhe kete here jo vetem se qe e vetmja pergjigje (e ardhur nga bota e shkencave egzakte, eshte nje 'shuplake' per shoket dhe shoqet e letersise ;)), por me te vertete qe dicka qe me emocionoi, besnike e gjuhes se perdorur nga autori,besnike e idese qe ai donte te perconte, me vargje te thjeshte por me te vertete te thurur bukur dhe nga Erioni.
Komplimenti Erion, jo vetem per perkthimin, por para se gjithash dhe per poezine, qe gjithsesi eshte dicka e jotja, eshte dicka e krijuar prej teje nen input-in e volare-s, dhe eshte dicka qe me te vertete, po e riperseris, me pelqeu jashte mase.
Prandaj zonja dhe zoterinj, here tjeter mos ngurroni qe te hidhni ne leter ashtu si do t'ju pelqente juve ta degjonit ne shqip, temen e rradhes :)

Ja dhe poezia e Erionit:


Enderr fluturake

Qe enderr, thjesht enderr, enderr e pakthim:
krejt lyer me blu ikja fluturim.
Era me rrembente botes rreth me vete
dhe me ngrinte lart, lart mbi male e dete.

I lire, i qete, mahnitur sa s'ka,
nje motiv me mendje fishkellej ngadale...
Nen qiellin e veres yje e kaltersi,
gjithcka do te jepja vec te rri aty.

Lart me lumturi, lart me vrull e frike,
Diellin le pas, me lart ngjitem vrik!
Bota zhduket tej, perpihet ne qiell,
vec muzik' e eres lehtas me mbeshtjell...

Ne mengjes u zgjova, endrren nuk e gjeta...
Hena lozonjare e mori me vete...
Zgjohen syte e tu, yje e kaltersi,
shoh prape endrren ime, ja ku eshte, aty!

Dhe prape fluturoj lart me vrull e frike,
Diellin le pas, me lart ngjitem vrik!
Bota zhduket tej - gjithcka behet blu -
mbetemi krejt vetem, une, ti, syte e tu..

I lire, i qete, mahnitur sa s'ka,
nje motiv me mendje fishkellej ngadale...
Nen qiellin e veres yje e kaltersi,
ti je era ime, jeta ime ti.

17 maj 2007

Te fluturosh

Nje enderr si ajo
ta rishoh me s'besoj
ku duart dhe faqet
blu, i beja me boje

Era papritur me rremben
e ne krahet e saj me tund
dhe keshtu filloj e fluturoj
ne qiellin e pafund.

Fluturoja, hej hej
kendoja hej hej hej hej
ne blu me blu i bere me boje
i lumtur qe atje lart qendroj.

E i lumtur fluturoja
me lart se dielli, akoma me tej
ndersa bota atje poshte zvogelohet
e me nuk e gjej
vibrimet e nje melodije hyjnore
ne trup ndjej
===
por enderrat shuhen
kur dita naten fillon e cjerr
ato tek iken, hena,
me vehte i merr.

Por une vazhdoj te enderroj
tek shoh syte e tu
qe si qiell plot yje
jane blu e me blu

E i lumtur vazhdoj fluturimin
me lart se dielli e akoma me tej
ndersa boten qe zvogelohet...
ne syte e tu gjej
zerin tend engjellor ,me zemer e ndjej.

Fluturoja hej hej
kendoja hej hej hej hej
ne blu i lyer me blu
i lumtur qe ndodhem ketu.

Shqiperoi Edrus

25 prill 2007

Mami blu

Ndoshta shume prej jush s'e kane degjuar asnjehere, por une qe jam rritur duke degjuar babain dhe mamane t'a kendonin here pas here, kur e degjoj tani me ngjall mijera kujtime... dhe kur degjoj versionin e kenduar nga Dalidà gjithmone mallengjehem.
Dhe ketu vlen rregulli i shqiperimit sipas asaj qe do t'ju pelqente qe te degjonit.

Volare

Kjo eshte nje nga kenget me famoze ne bote (dhe jo se eshte italiane :) ).... provoni ta shqiperoni si do t'ju pelqente juve qe t'a degjonit.
Dhe me e bukura eshte se megjithese e kam degjuar me mijera here, eshte hera e pare qe lexoja tekstin komplet sot, dhe shikoja se shume gjera s'ishin ashtu sic kujtoja une se ishin :) .

23 prill 2007

Perkthime

Perkthimi?!?!
Mjafton nje qosh i qete dhe pak vullnet i mire, nje laps dhe nje cope leter... dhe kaq per te kenaqur deshiren e lexuesve me percimin e idese se nje autori, por eshte 'tradheti' ndaj vepres se tij te besh nje perkthim dokudo (sic jane perkthimet e mija).
Ne radhe te pare duhet te mesosh e te dish, te kerkosh te aplikosh, edhe nese s'do te te pelqeje, menyren dhe sistemin sipas te cilit autori ka ndertuar vepren e tij, pra te rindertosh, ashtu si ai, me te gjitha rregullat qe ai i kishte vendosur vehtes, dhe te gjesh fjalet kyçe ekuivalente me te tijat, ne menyre qe te qendrosh ne te njejten strukture.
Por edhe nese gjen keto te 'panjohura' te ekuacionit te autorit, nuk eshte e njejta gje ti vesh ne nje 'ekuacion' te nje gjuhe tjeter.... natyrisht qe mund te perdoresh ndonje 'truk' te vockel aty-ketu per te gjetur rimen e pershtateshme, por perseri kurre s'do te jesh ne gjendje te besh nje perkthim te denje per te merituar ate fjale.
Kjo sepse dhe vete autori , ne c'do varg, te ben qe te besh me qindra pyetje, si persa i perket koncepteve si persa i perket interpretimit: Si perfundim, per te shijuar poezine e nje autori, mund t'a vleresosh vetem ne gjuhen ne te cilen eshte konceptuar, ose te pakten, perkthimi te jete bere nga dikush qe ka kredencialet e duhur (njohurite dhe njohjen) per te mundur te beje nje gje te tille.

Natyrisht, te perkthesh De Andrè, ku mesazhi i poezise dhe thjeshtesia e gjuhes se tij, eshte me i pranueshem nga ana e shumices se lexuesve, qe qofte dhe per tifozllik te thone te lumte, eshte dicka qe mund t'a bejne shume prej nesh, por gjerat 'komplikohen' kur "te hyp vetja ne qejf" dhe kujton se mund te besh gjithcka.

Perse e bera gjithe kete hyrje??
Sepse para ca kohesh, desha qe te provoja te beja nje perkthim te "Cimetière Marin" , dhe meqe nuk flas frengjisht, mu duk gjeja me e arsyeshme qe t'a gjeja ne Italisht.
Pas kontrollit ne mbi 50 faqe te ndryshme:dhjetra perkthime te ndryshme..... perkthime, ne disa prej te cilave ndryshonte komplet dhe kuptimi i asaj qe shumica e kishin pranuar si normale :(.
Ja rezultati i strofes se pare:

Ce toit tranquille, où marchent des colombes,
Entre les pins palpite, entre les tombes;
Midi le juste y compose de feux
La mer, la mer, toujours recommencée!
O récompense après une pensée
Qu'un long regard sur le calme des dieux!
===
Questo tetto tranquillo, cammino di colombe,
Fra i pini palpita, fra le tombe;
Il giusto Mezzogiorno vi compone di luci
Il mare, il mare sempre ricominciato!
O ricompensa che segue il pensiero
Un lungo sguardo alla calma divina!
(Trad. di M.T. Giaveri, Il Saggiatore, 1984)
====
Il tetto quieto ai passi di colombe
In mezzo ai pini palpita, e alle tombe;
Meriggio il giusto qui dà forma ardente
Al sempremai ricominciato mare!
Dopo un pensiero, che premio guardare
La calma degli dèi lungamente!
(Trad. di P. Valduga, Mondadori, 1995)
===
Quel tetto quieto corso da colombe
Palpita di tra i pini, tra le tombe;
Meriggio il giusto vi compone in fiamma
Il mare, il mare ad ogni ora primiero!
O ricompensa, a chiusa di un pensiero,
Un lungo sguardo alla divina calma!
(Trad. da M. Tutino, Einaudi 1966)
===
Quel tetto quieto, corso da colombe,
In mezzo ai pini palpita, alle tombe;
Mezzodì il giusto in fuochi vi ricrea
II mare, il mare, sempre rinnovato!
Che ristoro a un pensiero è un lungo sguardo
Posato sulla la calma degli dèi!

Tetto tranquillo, cammino di colombe,
palpita fra i pini, palpita fra le tombe;
L’equo Mezzogiorno vi compone in fuochi
Il mare, il mare che ricomincia sempre!
Che giusto premio alla fine d’un pensiero
Il lungo sguardo sulla calma degli dèi!
0000000000000000000000000000000000000000000000

S'guxoj te ve perkthimin tim, se sido qe te rrotullohesha nuk arrija ne asnje menyre qe te kenaqja as edhe vehten time, dhe si perfundim, vajta tek Ne per vije dhe lexova perkthimin qe i ishte bere atje (te cilin kastile per te mos u influencuar nuk e kisha lexuar deri ne ate moment)....... AKOMA S'I KAM BERE KOMPLIMENTET E MIJA PERKTHYESIT....... me ka lene pa fjale.
Dhe thjesht nga deshira per te ditur dicka me teper per Valéry, vazhdoja te lexoja rreth tij... dhe ja se c'gjeta:
“Preferisco essere letto molte volte da uno solo che da molti una sola volta.”
(Preferoj te lexohem shume here nga nje i vetem se sa nga shume dhe vetem nje here)

22 prill 2007

Bocca di rosa (Fabrizio De Andrè)

Me behet qejfi qe shume prej jush vleresojne te madhin De Andrè, ndoshta dhe vetem per kenget e tija, por mua me ka pelqyer gjithmone dhe per mesazhin e teksteve te tija.
Kam bere dhe nje fare shqiperimi te "Bocca di rosa", pa pretezen qe te jete ne lartesine e duhur, por gjithsesi mendoj se eshte dicka simpatike .

*efimera- eshte dicka qe rron vetem pak caste ose vetem nje dite (ne natyre njihen raste insektesh dhe lulesh qe lindin rrojne dhe vdesin brenda dites)