Po shfaqen postimet me emërtimin Urime. Shfaq të gjitha postimet
Po shfaqen postimet me emërtimin Urime. Shfaq të gjitha postimet

17 shkurt 2008

GËZUAR KOSOVË!

17 Shkurt 2008 një ditë e shënuar për historinë e popullit shqiptar, një ditë e paharruar për të gjithë ata që gjithmonë e kanë ëndërruar këtë Ditë, një ditë që më shumë se asnjë përkujtim, ja ngre kujtimin në piedistalin e Atdheut të gjithë atyre që u flijuan dhe dhanë jetën për këtë Ditë, një ditë që e kishim ndërmjet ëndërrave dhe aspiratave SOT KURORËZOHET!

GËZUAR KOSOVË
QOFTË KJO DITA E RILINDJES KOMBËTARE
QOFTË KJO DITA E RILINDJES SË NJË SHTETI
QOFTË KJO DITA E HAPIT TË PARË PËR NJË POPULL TË LUMTUR NË JETË TË JETËVE!

GËZUAR KOSOVË
Gëzuar në emër të të gjitha luftërave të bëra për liri
Gëzuar në emër të atyre që jetën dhanë për këtë ditë


Gëzuar në emër të të gjithë atyre që zemra ju drithëron kur përmëndet emri Yt

GËZUAR PAMVARËSINË KOSOVË!

Nga Asdreni, që shkrojti hymnin tonë kombëtar, një tjetër Hymn që sot merr ngjyra më të bukura kushtuar Kosovës:
Kosovës

Kosovë, o vend' i famshëm i trimnis,
Kosovë, o lule e bukur e Shqipnis!

Ti bjeshkat plot vjollca rreth i ke,

Si vashë e virgjën: nuse sikur je;
Dhe malet me bor Mi krye i ke kunor!

Kosovë, o atdhe i lavduem i burrnis
Ti ke pas kjen mbretnesha e Rumelis!
Nalt mbaje kryet t'and si gjithmon
Difto-u e zonja; koha sot e don

Ti t'çohesh përsëri
N'luftë t'mbarë për liri!

Se teje të madhe shpresë ushqen Shqipnija
Me burra ti q'i len, t'gjatë si selvija,
Sokola mali, shoq në bot' që s' kanë
Si luaj e si dragoj plot forcë që janë,
Që e derdhin gjakun prrue Atdheun për m'e shpëtue!

Ke bij që s'kanë drojë asnjë pikë
As syni far' u tutet, s'dinë as frikë
Anmikut kur i sulen me rrebtsi
Si breshni mi te hidhen me duhi.

Gra e vasha ke, si zana sy-mëdha
Trimnesha qi Shqipnija din m'i ba
Qi rrokin armët në luftë me gas tuj shkue
Ja se me mund, ja se me dekun tuj luftue!
Për nder të shtëpis s'vet; E falin shpirt e jet!

Kosovë, o trimneshë, lule e rrallë
Detyrën tin'e ke me dal sot n'ballë
Se mbrrini koha, tokën për m'e mprue

Anmiqt e motçëm jashtë me i dëbue
Se mjaft e kanë robnue Dhe n' zjarm e kanë prue!

A mund m'e durue pa pra kët zgjedhë
Që të huejt para syve të t'venë ledhe
Për me t'rrzue nër kamb' e për me t'shkel
Për me t'ba gjithė copë, mirë si ju del
Dhe duersh mos të lëshojn' Prej faqes s'dheut të t'shojn!

Disa "Serbi e vjetër" duen me i thanë

"Maqedhoni" do t' jerë emnin ja lanë!
Atyne si u pëlqen kufijt i venë
Shqipnija veç mbas dojes s'tyne me kjenë;
Mendojnë pa turp kurrfarë Se s'ka nji komb Shqiptarë!

Përpara burra, rrokni hut' e shpatë

Prej zis pështonëje Kosovën e ngratë
At' nanën t'uej t'lidhun kamb' e dur
Q' anmiqt e kan vorrue me dhe e me gur,
Me lott qi qan e ankon E asnji nuk i ndihmon!

Shqyptarë mos kujtoni bes' e fe

Po nanën ju kujtoni qi u ka le
Qi ka mbet fill e vetum si gru e ve
Prej bijet e harrume mi ket dhe!
Se ansht turp i math për ju Të huejt me iu çnderu!

Sot ora mbrrini, dita e bekueme
Shqipnin m'e ba në bot' një vent t'lirueme!
Kosovës emnin me ja ngref te qilli
Për çud të botës sa ka me shkëlzy dilli

Me rrnue një Shqypni Si zonjë në lumni.

Shqyptarë, çoni-u, vllazën ora mbrrini

Si Geg' e Toskë nalt flamurin e ngrini!
Një Manastir, Shkup, Shkodër e Janinë
Një trup bani-e an' e mb'anë Shqypninë
Si ç'trimit mirë i prek
Me nder n'luftë me dek!

25 dhjetor 2007

Kartolina


“Dhuratat e mija" për ty!!

Dje të kisha ndërmënd dhe po mendoja të të bëja një dhuratë
Mendoja se duhet të të dhuroja diçka që të duhej dhe mund të të hynte në punë.
Dola dhe për ty bleva: Hënën, yje, fllad e vesë...
Të bleva një pako me Ndjenja dhe një të vockël me Mendime për ta përzier me të...
Të mora dhe një pako me Sinqeritet, duke shpresuar që ta përdorësh gjithmonë...
Shtova dhe një shishe me Mirkuptim, që ta pije me fund këto ditë festash...




Të bleva dhe një shishe me Romantiçizëm e Mirësjellje,
që ti ta përdorësh me të dashurit e zemrës.
Në dyqan ishte dhe një shishe me Krenari,
nuk ta bleva,sepse e di që nuk ke nevojë për të.
Të bleva nja 3 pako me Dashuri e Paqe
dhe një të madhe plot me Shpresë,
që ti ta përdorësh kur të kujtosh se asgjë s'të shkon mbarë.
E di... në dyqan pashë diçka shumë të trishtueshme,
Pashë njerëz që blinin Vetmi...
aq e madhe ishte shitja e këtij artikulli, sa që mbaroi menjëherë.
Ndërsa për ty bleva dhe dy pako të mëdha me Miqësi e Vllazëri.
E së fundi, atë që nuk mund ta gjesh në asnjë dyqan, të dhuroj diçka nga unë: “Një zemër të madhe ”
që ka brënda gjithë këto dhurata!
Tani po ti dërgoj me gjithë dashurinë e zemrës, duke të të uruar



Dhe gjithë këtë pako të madhe, po ta mbështjell me Buzëqeshje




23 dhjetor 2007

Për "peshqit"

Një urim këtë fundviti, për të gjithë ata me të cilët bota virtuale (e kryesisht peshkupaujë) na njohu dhe na bëri që të kalojmë momente që ja vlejnë të mos harrohen.
Për të gjithë ju miq, urimet më të ngrohta për një Vit të Ri më të mirë dhe më të lumtur, me shëndet e lumturi në familjet dhe shoqëritë tuaja, me një Shqipëri më të Bukur dhe me një Kosovë të Pamvarur dhe të begatë.

Urimin tim, nuk e zbukurova me lule dhe me drita, por mendova që t'ja u jepja si "detyrë shtëpie" nëpërmjet zgjidhjes së fjalëkryqit të mëposhtëm (ndërsa mund të shikoni urimet e tjera tek Babacjapi )


I kërkoj 'ndjesë' miqve që megjithëse ishin në listën e "peshqve" nuk munda ti 'sistemoja' tek skema, dhe megjithëse e di që nuk ma marrin për ters, po i shtoj këtu emrat e tyre:
Bellefleur, Dori,Dritan Mesuli, eT, Erjon Selmani, Ervivi, Karmapolitic,MemoMeto, N.Ago, peshkufluturues, Petrit Kola,Përparim Hysi, Qafir Arnaut, Ravintsara, TeaTime e ndonjë tjetër që i kërkoj falje dy herë që mund ta kem lënë "pas liste" :P

22 dhjetor 2007

Gëzuar Krishtlindjet.



Uroj të gjithë besimtarët

Një urim të Veçantë : Desarës, Inës dhe Klajdit, shëndet lumturi dhe harmoni në familjen dhe shoqëritë tuaja.

01 dhjetor 2007

Mirë se ju gjeta...

Ndoshta s'është ndjerë mungesa, por shpresoj që të mos të vazhdojnë të më shajnë pas këtij postimi :).
PO, meqë pata nja 2-3 ditë pushim, isha në Shqipëri.
Tre ditët më të bukura të 6 muajve të fundit.
U kënaqa me familjen, me shokët, me Tiranën dhe gjithë ç'pashë...
Vajtjet e mija në Shqipëri kanë korrisponduar me zgjedhje ose me festa (dhe patriotët e vërtetë... festat i festojnë në Shqipëri :PPPP) dhe e kam gjetur gjithmonë me dritaaaaaa :).
Përveç kënaqësisë së të mbështeturit të kokës në prehërin e mamasë dhe të takimit me njerëz të dashur të familjes, pata rastin, qoftë dhe vetëm për një kafe kësaj here, që të takohesha me disa nga kontaktet virtuale dhe qe vërtet një kënaqësi që ata djem dhe Ajo vajza që takova, korrespondonin me idenë që unë kisha krijuar për ta: Për tu pirë në kupëëëë :).
Më erdhi keq që nuk patëm kohë më tepër për të organizuar më mirë ndonjë darkë siç duhej, por shpresoj që do të na jepet rasti sërish për tu takuar dhe me të tjerë, dhe meqë Ladi, Lola dhe Llukani janë gjithmonë në Tiranë, do të di se ku mund të "përplasem" :) (ndoshta këtë herë, se tani e vura re, nga apeli u përgjigjën vetëm ata me gërmë "L" :) ).
Përveç këtyre, pata rastin që të rrija shumëëëëëë më gjatëëëëë me StrangeMan..... NUK U ZHGËNJEVA, ashtu siç nuk u zhgënjeva me të parët, po aq këndshëm dhe miqësisht e kalova me Strangin... qoftë dhe për këto takime ja vlente 100 fish kjo vizitë në Shqipëri.
Qenë këto takime dhe Tirana në dy ditë me diell që ma rritën optimizmin se një Shqipëri tjetër mund të bëhet me djem dhe vajza të tilla....... Zoti i ruajtë djem dhe vajza të tillë dhe gjithë të tjerët si Ata, që me kulturën dhe bagazhin e tyre janë vërtet një shpresë për një Shqipëri më të mirë dhe ndryshe nga Ajo që politika na e ka neveritur.

06 nëntor 2007

Vrasësi i qymyrit

Dhe dje, ashtu si sot u ktheva vonë, rreth orës 8 të darkës...ndërkohë që po më përgatisnin tavolinën, kontrollova postën, dhe si gjithmonë, klikova mbi "seleziona tutto" dhe po hiqja shenjën e selecionimit nga mesazhet që ja vlente që ti hidhja një sy....arrita tek një e-mail disi të çuditshëm, me objekt:"libri i ri", as vetë s'e di se pse e lashë dhe nuk e fshiva pa e parë, duke menduar që ndonjë reklamë banale e ndonjë libri banal.
Ndërkohë që shkruaja nja dy përgjigje, klikova mbi linkun që ishte atje dhe vazhdoja me disa komente të tjera nëpër blogje... pasi mbarova dhe pjata me makarona po më priste, i hodha një sy të shpejtë "reklamës"... megjithse s'kishte asnjë mangësi në paraqitje, përsosmëria e saj më la një parandjenjë të diçkaje të lustrosur që donte të mbulonte diçka akoma më banale që do të ndeshja në atë libër të "famshëm".
Pas buke, përsëri cigare e kompiuter... nga lajmet e ditës më ra në sy një ANSA dhe mu desh të 'kacafytesha' një çikë me Cheney-n tek peshkupaujë, dhe po atje mu desh të spjegoja diçka më tepër rreth provedimentit të qeverisë italjane për përjashtimin e të huajve nga italia dhe kur ata janë anëtarë të komunitetit europian... dhe meqë të nesërmen do të dilja që në 4 të mëngjesit, thashë që ta mbyllja kompiuterin dhe të shkoja të flija...POR, mjaft për mundimin që personi kishte bërë për gjithë atë prezantim, mu desh që ti hidhja një sy faqeve të para.... në 12 të natës ime shoqe erdhi të më kujtonte se të nesërmen do të dilja shpejt... shkurt muhabeti, në 1 të natës arrita deri në fund.

Hera e fundit që kam qënë "përpirë" nga një libër, ka qënë para një viti ("Codice Da Vinci" (The Da Vinci Code)Dan Brown), dhe megjithëse sot dola në 4 dhe sapo erdha, gjithë ditën kisha në mëndje atë libër.

Zonja dhe zotërinj, do t'ja u këshilloja të gjithëve, për mua është një kryevepër.
Është një kryevepër, jo vetëm për tramën e ndërthurur bukur, jo vetëm për natyrën "policeske" që mund të rradhitet në librat më të mirë të verdhë që kam lexuar, por edhe për PERSONAZHET dhe për gjuhën e thjeshtë dhe të pasur që autori ka përdorur.
Nuk mund të mos dashurohesh pas tyre, ç'dokush prej nesh do të donte që të ishte shok i tyre ose do të gjente mjaft gjëra të tijat tek ata personazhe të jetës së re shqiptare(dhe do të donte që të ishin gjithnjë e më të shumtë).
Jo, s'kam ndërmënd që t'ju tregoj asgjë nga libri (por do t'ja u këshilloja që ta kishit në bibliotekën ose kompiuterin tuaj), por po shtoj, se përveç së verdhës në këtë libër, do të shijonit batutat me humor mjaft të hollë ndërmjet personazheve si dhe reflektimet e herpashershme të personazhit kryesor rreth problemeve që Shqipëria dhe istitucionet kanë kaluar ndërkohë.
Për më tepër duhet ta lexoni vetë, dhe personalisht, megjithëse ngela pa gjumë falenderoj autorin për mundësinë që më dha për të ndjerë një kënaqësi të tillë.

Libri titullohet "Vrasësi i qymyrit" dhe për më tepër mund të shikoni këtu: Vrasësi i qymyrit

Nuk më ngelet veçse ti uroj autorit me gjithë zemër që kështu vazhdoftë gjithmonë dhe që ju që lexoni këtë post, t'ju pëlqejë po aq sa edhe mua ky libër.

08 tetor 2007

Parajsa e humbur

Parajsa e humbur për një emigrant, është atdheu i tij!

qe kjo një nga shprehjet e lexuara në libër, që mjaft mirë mund të sintetizo nte gjithçka që në atë shkruhej

Sapo më erdhi në dorë "Ëndërrat e thyera", një roman i shkurtër i shkruajtur prej mikut tim Erjon Selmani, në të cilin përshkruhet ODISEJA e një emigranti, peripecitë dhe vuajtjet e një njeriu në kërkim të "Parajsës", parajsë që herë herë merrte format e një shisheje me ujë dhe herë të tjera formën e një shtrati dhe një pjate të ngrohtë.
JO, autori nuk ka përdorur një penë romantike dhe qaramane në përshkrimin e peripecive, nuk ka patur kohë që të tregonte ngjyrat e paesazheve dhe karakteret e personazheve, me ftohtësinë dhe shpejtësinë e të shkruar, të fut në 'udhëtimin' e tij dhe të bën pjestar të vuajtjeve, 'gëzimeve' dhe aventurave të tija.

E lexova me një frymë, i shkruajtur thjesht, pa fjalët e 'mëdha' që shpeshherë e bëjnë të mërzitshëm leximin, rrëfenjës i kujdeshëm i ndjenjave dhe emocioneve që përmbysnin shpirtin e atij emigranti pa parajsë.

Faleminderit Erion!
Dhe rrugë të mbarë!( këtë herë në rrugën e shkrimeve)


18 shtator 2007

Grizhdazabar



  1. Puthje që shkel shpirtëra e zemra,
    prej natyre i dënushëm për të mjerat kujtime.
    Vorbull mrekullije prej buzësh të kuqe
    që mbi timen qafë shënojnë përjetësinë.

    Trup lakuriq prej mermeri të kuq,
    Kalomë nëpër dhimbje si gjak i pafajshëm
    Nishanë jete mbi gjoksin e zbuluar
    që fate të vështirë psherëtijnë në vetëvehte.

    Kryqëzime drithërimash, e arta voglushe,
    rritesh djallëzisht brënda meje…
    Që nga rrënjët të trembem, fati im,
    e përhumbem, e humbas, shtrëngimin që në zemër kam.

TraTaTaTa, TraTaTaTa ….TraTaTaTa,
una nenia dolce prima mai sentito
dolce nel loro mondo
i sogni m’avevano rapito.

Sognavo un bagno nella brina delle mie valli
Ma il caldo afoso del compartimento era proprio ottuso
Nella dormiveglia vedevo Lara, la mia preferita,
Allungo la mano… e li accarezzo il muso

Sirena lagnosa al capolinea
Che triste il risveglio… che delusione
Meglio di ‘‘quella’’ al posto di Lara
Avrei preferito aver tra le braccia il capostazione.

Prego, il ricordo di quel viaggio,
come visioni e sogni(incubi) di un minuto,
a parte il MIO dolce sonno,
niente di te, ne nome, ne voce,
ringraziando Dio ho saputo.

Perdonala il povero pastorello che è in me, mà era giusto per darti l’idea di quello(possibile amore della tua vita) che credi d’aver perso :)

Con te… (II)


Bacio che calpesta anime e cuori,
di natura condannabile per miseri ricordi.
Turbolente fascino di labbra rosa
che sul collo mio segnano l’eternità.

Corpo nudo di marmo rosso,
pesami sul dolore come sangue ingenuo
Nèi di vita sul seno scoperto
che destini ardui sospirano in sé.

Incroci di brividi, dorata fanciulla,
cresci demoniacamente dentro di me..
Ti temo in radici, destino mio,
e mi perdo, e perdo, l’angoscia che c’è.

Ndërsa ajo e dyta (në italisht), qe një përgjigje me shaka ndaj një poezie tjetër të saj,
që mund ta shikoni këtu poshtë:

Il treno e il ragazzo

Il viaggio durò cosi poco e fu cosi lungo,
desideri perplessi di melodie continue,
mentre gli occhi tuoi guardavo chiusi,
dormivi come portato via da venti e sole…
Ti guardo e non riesco a smettere,
mentre questo treno mi sveglia da quest’ agonia
e quando alla fine mi muovo di un centimetro
alzi i tuoi occhi finalmente aperti
e nel tuo profondo verde mi guardi…
dentro una scarpa sentivo me stessa,
piccola e con le guance rosse,
mentre sorridente la tua mano stesa,
invita il mio essere vicino a se…
Prego, il ricordo di quel viaggio,
come visioni e sogni di un minuto,
a parte il tuo dolce sonno,
niente di te, né nome, né voce,
né pensiero ho saputo…

~ by grizhdazabar on July 10, 2007.


Gjithë të mirat Grizhda, dhe shpresoj që të rikthehesh sa më shpejt me poezitë e tua.

05 prill 2007

Urime per Pashket


Ju uroj te gjithe besimtareve, Gezuar Pashket, dhe ne vecanti nje urim per Desaren, Inen dhe Klausin.

07 mars 2007

8 Marsi




8 Marsi,do t'i beja urimet e mija per festen e grave....
te gjitha atyre qe :
-shpesh bejme sikur s'i shikojme ose qe s'kujtohemi qe egzistojne........
-qe u bene gra para kohe... per faj te nje shfrytezuesi........
- qe rrojne me sy te enjtur nga te qaret......
- qe e vetmja lule per to jane rrathet e zinj rreth syve,e vetmja 'lule' qe burri di t'i dhuroje


Me gjithe zemer ju uroj dhe atyre qe 8 Marsi te jete nje dite feste dhe per to... dhe qe e gjithe jeta e tyre te jete gjithmone 8 Mars....

14 shkurt 2007

S.Valentini


Urime gjithe te dashuruarve ,per nje Shen Valentin qe t'ju gjeje me te dashuruar se kurre

12 janar 2007

vargje te perkryera

Uroj qe te mos jem i vetmi qe me kane pelqyer,por gjithsesi do te doja qe t'ja beja te ditur dhe shokeve dhe miqeve te tjere keto dy poezi.
S'jane poezi te autoreve te degjuar,s'do ti gjeni ne raftet e librarive ne krah te 'bestseller-save' te rradhes,jane VARGJE te dala nga zemra e se fundi kane marre guximin qe te dalin nga fletorkat e zverdhura... per ti pare me se fundi ne blogun e N.Agos

"Të kisha njëmijë heshtje,të dëgjoje,
të gjeje brenda heshtjes, zërin tim...
dhe heshtur, pa më zgjuar, të kërkoje
ku ndodhet, brenda teje, loti im..."



"Lem të puthem mjaltëputhje
Lem të dua buzëmall
Nëpër puthje le të humbem
Po, si bëjnë pa puthje vallë?..."



Njemije heshtje.


Të kisha njëmijë heshtje, të dëgjoje.....
dymijë zëra bashkë me heshtjen...
krahë t`u vije reve të lundroje
liqenjtë e mallit, qiejve të gjeje....

Mallëngjim nga sytë e tu ka Galaktika...
më sheh nga lart në heshtje edhe hesht...
mallkuar qoftë ndarja , e pashpirta
me mjegull heshtjesh të ka veshur krejt...

Të kisha njëmijë heshtje,të dëgjoje,
të gjeje brenda heshtjes, zërin tim...
dhe heshtur, pa më zgjuar, të kërkoje
ku ndodhet, brenda teje, loti im...




Nëpër puthje....!

Në puthjen tënde lem të vdes
Lem të lind në puthjen tënde
Në buzëputhjesh do më gjesh
Fjalë do jem, a tingull kënge...

Tingull kënge, fjalë puthjesh
Buzëmjalta që më ngjall
Shkon e vjen e prapë dukesh
Puthja jote, fjalëmall...

Lem të puthem mjaltëputhje
Lem të dua buzëmall
Nëpër puthje le të humbem
Po, si bëjnë pa puthje vallë?...

1988
e kote qe te shtoj fjale boshe......tek une paten efektin e nje sedativi te fuqishem,u ndjeva papritur i shpelodhur,i perterire ,i ringjallur...ne keto vargje te mikut tim n.Ago,mu ringjallen kujtimet...kujtimet e mijera vargjeve te perfunduara ne copera letrash te futura si padashje ne faqet e fletoreve te shoqeve te rinise ;).......

06 janar 2007

Urime N.AGOS


Nga nje post i Tetenes,(Fillim viti i mbarè),pashe qe blogu i n.Ago-s,ishte renditur i gjashti ne miriaden e blogjeve greke.
Komplimenti dhe urimet e mija me te mira per gjithcka ke bere dhe ke shkruar

Befana




Uroj qe Befana t'ju kete gjetur te gezuar dhe t'ju kete sjelle karamele qe te gjitheve(sepse besoj qe keni qene te gjithe cuna dhe goca te urte dhe te sjellshem)...........


me thane se vitin tjeter do te kaloje "modeli" i axhornuar i Befanes :),prandaj(kjo vlen me teper per cunat ).....behuni akoma me te mire :)

03 janar 2007

urimet e MIGJENIT

Serisht dhe sot duke "lundruar",gjeta kete leter urimesh te te madhit Migjen......sikur ti kishte shpetuar dora,dhe ne vend te 1937,te shenonte nje date.....te themi... mbas 70 vjetesh p.sh............ato urime do te ishin me se reale...

Migjeni
Urime për 1937
Shok i dashtun, unë përgjithësisht nuk shkruej urime, as për Krishtlindje as për bajram, as për ditëlindje as për ndonji feste tjetër. Nuk shkruej, pse urimet që në ato ditë e tanë bota ban, nuk dij a plotësohen nji për qind - se pothuej të gjitha dalin nga hipokrizia. Bota këte e din, por njisoj vazhdon të shktruejë urime.

As për Motmotin e Ri deri tash nuk i urova askujt asgja. Por kësaj herë due të hyj në radhën e njerzëve të korektë dhe t'u uroj shokve të mij Motmotin e Ri të 1937.

Së pari t'uroj, shok i dashtun, gjumin e ambël - që të mas ndëgjosh si gjëmojnë njerëzit nën barrën e kryqave të vet tue shkue në Gollgota. Të mos ndëgjosh as dëshprimin e të mundunve as britmën e ngadhnjyesve në këte jetë. Të mos ndëgjosh, bumbullimën e Spanjës.

Gjumm e ambël! - të mos ndëgjosh si afër teje kërset dhëmballa për dhëmballë nga të ftohtit. Se atëhere duhet të pyesish: moj dhëmballë, pse ndeshe për dhëmballë dhe kërset aq? E gjuha në vend të dhëmballës përgjegjet: pse asht të ftoftë, zotni, e kur asht ftoftë, zotni, u hyn dreqi trupit, muskulave, nervave, zotni, dhe qashtu kërset dhëmballa për dhëmballë zotni. Asht tepër banale të thomi se mungon veshja dhe mbathja dhe zjarri, prandaj: gjumin e ambël, shok i dashtun.

Së dyti, mbas gjumit të ambël, të uroj - ç'asht dhe e natyrshme - të jesh i gëzuem, gjithmonë i gëzuem. Nga gëzimi i madh, në sentimentalizëm, të puthish drrasat e dhomës e shtyllat, si bani Greta Garbo në filmin «Mbretnesha Kristina» kur shijoi dashuninë shtazore (desha të them hyjnore, por njisoj asht). Aqë i gëzuem sa që bota ta kenë zili dhe të thonë: oh sa i lumtun asht! Të jesh i gëzuem, edhe pse në anë tjetër zemra të pëlset, si paljaços.

Të jesh i gëzuem, se gëzimi yt u jep shpresa edhe tjerëve. Ne rasë se tryeza e shkrimit të çalon ti qeshu. Në rasë se e vetmja karrige që ke në shtëpi asht e shpueme dhe s'ke se ku të rrish, ti qeshu. Në rast se s'ke zjarr e ke të ftoftë, po, ti qeshu. Në rasë se ndonji ditë, ashtu kot, të mungon dhe buka, ti merre për lojë, për shaka, dhe qeshu, qeshu.

Del në rrugë bile, në kryqëzimin e udhëve, dhe qeshu qeshu qeshu, e bota do ta ketë zili dhe do të thotë: ah sa i lumtun asht! E kur të të vijë në shtëpi ta shofi shkakun e gëzimit tand, "do t'i kujtohet botës vetvetja dhe do të fillojë të qeshi kikiki-kakaka. Smundja e të qeshunit do të përhapet ndër të gjithë dhe njerëzit si majmunat do të hidhen përpjetë nga gëzimi. ..Dhe kështu uroj që vjetin 1937 ta kalojmë në gëzim - edhe se të smundë patologjikisht.

24 dhjetor 2006

Gezuar Krishtlindjen













GEZUAR KRISHTLINDJET

PAQE DHE LUMTURI NE ZEMRAT DHE FAMILJET TUAJA

Mirë se vini



Shpresoj që,këtë rradhë,të merrem seriozisht me këtë blog,dhe të mos ta lë pas dore si të tjerët. Përfitoj nga rasti,që,përveç urimit:MIRE SE VINI ne kete faqe,te uroj nga zemra dhe gjithe

SHQIPETARET,kudo qe te jene,

GEZUAR VITIN E RI 2007