Po shfaqen postimet me emërtimin Propozim. Shfaq të gjitha postimet
Po shfaqen postimet me emërtimin Propozim. Shfaq të gjitha postimet

03 janar 2008

Vorio Epiri!!

Sot këtej na mbyti bora, dhe nesër do të dal prap në punë (nesër është e shtunëëëëë!!!).
Erdha dhe thashë, sa të rri 10' në kompiuter dhe do iki...
Pak Blendi tek Peshku dhe më pas një e-mail që më dërgoi të shikoja një lidhje në youtube, më bënë që të ngelesha në kompiuter...
Pasi ngela për vehte, nuk më bëhet vonë për ju të tjerët ;), prandaj dhe ju, sidomos ata që flasin anglisht dhe greqisht, hidhini një sy kësaj lidhjes këtu... jo për gjë, por thjesht për tifozllik, klikoni një çikë tek komentet e shqiptarëve, që grekërit i kishin klikuar deri sa i kishin anulluar...

08 nëntor 2007

Energjitë alternative dhe kapitalizmi i ri

"Jeta është llogari, Olimbiiiiiiii"!!!
Ndokush mund ta kujtojë këtë batutë të një filmi/teatri të vjetër, dhe aq më tepër sot, kur jemi pjesë aktive e ekonomisë së tregut, aq më tepër kjo shprehje është akoma më aktuale.

Në një kohë si kjo që po kalojmë, kur çmimi i naftës ka arritur që të prekë 100 dollarë/fuçia dhe kur nevojat për energji po shndërrohen për çdo vënd të botës një problem që kërkon zgjidhje, më së fundi dhe "kapitalizmi" kërkon që të shfrytëzojë burimet e reja.

Dhe ç'është më e bukura, nuk kërkon që të përfitojë nga kjo gjëndje ku shumë kollaj mund të spekullohet, jo, ofron një zgjidhje që të gjithë janë win-win, pra ku të gjithë fitojnë.
Përse e kam fjalën:
AGS spa, është një shoqëri shërbimesh(thjesht, komunalja e dikurshme) e një fshati në brigjet e Izeut, dhe pikërisht e Provaglio d'Iseo, në provincën e Breshas (Brescia), ku "spa" do të thotë shoqëri për aksione dhe ku shumicën e aksioneve e ka vetë komuna e Provalios.
Duke parë inçentivët që projektplani i 2007 (finanziaria) i qeverisë italjane ju ofron atyre që shfrytëzojnë burime alternative energjie dhe që nuk prodhojnë ndohtje ndaj ambjentit, gjithashtu, duke bërë një studim paraprak për leverdinë ekonomike që projekti do të realizonte, AGS, arriti që të bënte një propozim të tillë banorëve të komunës:
Unë
- ju siguroj energjinë elektrike për të cilën banesa juaj mesatarisht ka patur nevojë vitet e kaluara
- ju realizoj me shpenzimet e mija impjantin fotovoltaik në çatinë tuaj
- për 20 vjet do të paguani vetëm GJYSMËN e pagesës mujore që keni paguar deri tani
- si dhe garanton Shërbimet e mirëmbajtjes.

Si kusht të vetëm që kërkon: të lejoni që mbi çatitë tuaja të ndërtojë impjantet dhe të jetë "benefiçiarja"/përfituesja e të drejtës mbi energjinë e prodhuar (fitimet e energjisë së tepërt që ja shet rrjetit kryesor) të jenë të sajat.
Kuptohet që nuk është një lojë fëmijësh, sepse ju është dashur që të paraqesin një studim të detajuar të projektit në bankat që kanë pranuar të financiojnë këtë projekt (rreth 2 milion euro për 200 impjantet fillestare).

Si përmbledhje përsa i përket impjanteve fotovoltaikë:
- Mungesa e çfardolloj lëshimi të gazërave ndohtës
- Kursim të karburanteve
- jetëgjatësi e lartë e sistemit (garancitë zakonisht janë në mbi 25 vjet)
- kostoja e mirëmbajtjes pothuajse zero(mungojnë pjesët e lëvizëshme që mund të konsumoheshin)
- modulariteti i sistemit( për të rritur impjantin, mjafton që të shtosh module të tjerë)


Dhe në rastin e mësipërm, iniciativa e AGS ofron:

- Strukturën që merret me të gjitha fazat e realizimit (konsulencë, installim dhe më tej asistencë/mirmbajtje)
- financiament të impjantit 100%

Për më tepër mund të shikoni këtu

31 gusht 2007

Këngëtarja juaj e preferuar

Kush janë këngëtaret që ju pëlqejnë më tepër?
Një pyetje e tillë bëhet për të lehtësuar 'zgjedhjet' dhe për të mos 'detyruar' anketuesit që të bëjnë një zgjidhje të vetme, dhe kështu me keqardhje të ju duhej që të linin ndonjë nga këngëtaret e zemrës jashtë votimit.

Ishte kjo një temë që po trajtohej në një transmision radioje, dhe më bëri që të 'votoja' dhe unë tre nga këngëtaret e mija të preferuara : MariahCarey , Céline Dion e KT Tunstall, të cilat për zërin dhe ritmet e këngëve të tyre, ngjallin gjithmonë 'drithërima' në çdo lloj momenti të ditës dhe të natës që ti dëgjoj.

Dhe si gjithmonë, kur përmënden emocionet, është e pamundur që mëndja të mos fluturojë në kujtime... në të shkuarën e afërt dhe të largët, në ato tinguj që kanë shoqëruar jetën time dhe në Shqipëri, dhe nuk mund të mos konstatoja diçka të çuditëshme; Nëse ka një gjë që i bën shqiptarët që të jenë të të njëjtit mendim dhe të shprehen me të njëjtën gjuhë, dhe këtë pa dallim race feje dhe krahine, e bëjnë vetëm në rastet e nekrologjive për artistët shqiptarë , më vijnë ndërmënd K.Roshi e V.Manushi së fundi, gjë që e bëjnë jo vetëm për faktin se ata "shkuan", sepse "shkoi dhe Nënë Tereza, por ngaqë artistët shqiptarë në një mënyrë ose në një tjetër... na kanë rritur të gjithëve.
Dhe si gjithmonë, madhështia e tyre kujtohet vetëm pasi të kenë "shkuar" :(.

Përse e bëra gjithë këtë hyrje.... sepse po shikoja në google emrat e artisteve të mija të preferuara... pothuajse të gjitha të përmëndura në Wiki dhe të gjitha me një sit personal (përveç qindra fanclub-eve në çdo anë të botës), kërkova dhe këngëtaren time të preferuar shqiptare... sa hidhërim, vetëm e përmëndur në ndonjë forum dhe me ndonjë video në youtube.

Nuk kam ndërmënd që të bëj thirrje për revolucion në këtë drejtim, por sinqerisht, kërkoj ndihmë nga ndonjë nga çunat ose vajzat që janë të 'zanatit' për të ndërtuar një sit të thjeshtë, ku ashtu si për çdo këngëtar tjetër të botës, të vendosim një biografi të shkurtër, diskografinë dhe festivalet ku ka marrë pjesë, tekstet e këngëve dhe një lidhje me personazhin, ku fansat mund ti shkruajnë ose ku mund të dëgjojnë këngët e tij.

Me blogjet (tashmë ja kam marrë dorën :)) ndoshta do të ishte më e lehtë për mua, dhe interaktiviteti do të ishte më direkt (ndërmjet meje dhe atyre që do të dëshironin të kontribonin me foto, filma ose tekste të personazhit tim), por ideja e sitit, e ngre në nivelin e duhur imazhin që meriton ai personazh.

Prandaj dhe një herë ju lutem atyre që mund të më ndihmojnë (Erioni, Beni, Bledi
CMS Lounge në fund të fundit :) ), që të më kontaktojnë për të më thënë se ç'duhet bërë.
Ideja ime është pak a shumë diçka e tillë si kjo këtu.

Po për ju, kush është këngëtarja juaj e preferuar????

25 maj 2007

Ftese per te gjithe

Per ne qe kemi filluar ne internet duke klikuar 'shqip, shqiperi, albania' ne google, eshte e pamundur qe te mos kemi bere nje xhiro ne 'detin' e forumeve shqip.
Dhe ne ate mori forumesh, eshte e pamundur qe te mos jemi perballuar me 'naivitetin' e shumices se anetareve ose me arrogancen e dikujt qe ne ate forum kujton se di gjithcka...... dhe pashmangshmerisht, ato forume harrohen qe egzistonin.
Pse po i rikthehem temes se forumeve?
I rikthehem sepse pas shume kohesh, dhe pas disa peripecish qe pati kaluar, ka disa dite qe jam rikthyer tek tirana city, ku me beri pershtypje ideja dhe puna e mire e bere nga autori i asaj faqeje, nje faqe kryesore te renditur mjaft hijshem dhe shume te pasur me informacione , qe shpresoj qe, per emrin qe ka ajo faqe, te behet nje pike riferimenti me te vertete e vlefshme dhe vazhdimisht e axhornuar persa i perket informacionit nga kryeqyteti yne.
Perveç faqes kryesore, nder te tjera ka edhe nje forum shume te bukur, ku mjaft djem dhe vajza hyjne perdite qofte dhe per te pershendetur njeritjetrin dhe per te shkembyer mendimet e tyre rreth temave te ndryshme qe nisen here pas here.
Perse po e bej kaq te gjate?
Sepse ve re se edhe ketu, ashtu si ne gjithe forumet e tjera, temat me te rrahura jane ato me banalet (pershendet ate qe eshte siper, vazhdo me dy germat e fundit etj etj) dhe kjo jo se anetaret e forumeve s'dine se c'te thone ose c'te shkruajne, por dhe per mungesen e temave qe do te mund te ndiznin diskutime te perditeshme.
Prandaj po ju drejtohem me kete ftese te gjithe atyre qe do te lexojne kete shkrim, qe te regjistrohen dhe te fillojne here pas here qe te 'levizin ujerat' ne forumin e tiranacity-t (dhe kete e them se jam i bindur qe te gjithe ju e keni bagazhin e duhur per te kontribuar ne ate faqe qe une mendoj se DUHET qe te pasqyroje dhe mendimin e shqiptareve te zgjuar dhe te mencur qe ju jini.

C'do te me pelqente?
Do te me pelqente qe te shkruheshin dhe te ngriheshin per diskutim, shume nga temat qe shkruajme ne blogjet tona..... do te me pelqente qe 'mamadhija' te behej pjese e atij forumi ashtu si dhe 'recetat' e mamaEnit :), ashtu sic do te me pelqente qe te organizoheshin dhe konkurse te ndryshme (ashtu si ato qe organizohen ne flickr me 'fotografet shqiptare'.... ashtu si do te me pelqente qe c'dokush qe ndihet i zoti ne ndonje fushe te caktuar (histori,gjeografi,matematike etj etj) te merrte ne 'patronazh' nje nenteme(dhe ka per c'do fushe) dhe te jepte kontributin e tij per te rritur informacionin dhe 'formacionin' e te tjereve dhe pse jo dhe te pasuronte bagazhin e tij....... dhe pse jo, ate deshiren time per te gjetur nje vend ku te mesohet gjuha shqipe te mos behet po atje (ka nentema ne gjuhen italiane dhe angleze, por mund te krijohen te tjera ne forma kursesh per te mesuar gjuhet e huaja, ku nese bazen per mesimin e gjuhes se huaj mund t'a gjejme ne internet, kontributi yne te konsistoje ne te qenit prane me spiegimet dhe shtjellimet e rasteve ashtu sic perdoren ne jeten e perditeshme).
Ndoshta e bera nje çike terkuze, por po perseris dhe nje here ftesen time per te marre pjese ne ate forum dhe te jeni nje cike 'paciente' me fillimin (qofte deri sa t'ja merrni doren forumit, qofte deri sa te mesoheni me komentet njerrokshe po/jo :) )

19 maj 2007

Projekt

Para disa ditesh, tek lexoja nje shkrim tek Belle_fleur filloi te me ngacmonte nje ide (dhe dihet qe idete s'na mungojne :), jemi keq me realizimet).
Duke marre shkas dhe nga nje numer i madh sitesh, ku ime bije ketu ne itali gjen gjithcka qe i nevoitet persa i perket lendeve te ndryshme qe studion ne shkolle, mendoja (enderroja!!) nje sit te tille te ndertuar ne te njejten menyre per gjuhen shqipe (gramatika, leksiku etj etj) ku pervec leksioneve dhe ushtrimeve te paraqitur ne skeda te ndryshme (dhe qe mund te konsultohej nga te gjithe), te kishte dhe nje forum dhe nje chat, ne te cilin, kryesisht femijet e emigranteve te fillonin te shkembenin mendimet, opinionet dhe eksperiencat e tyre, te njiheshin dhe me historine, gjeografine, letersine, artin dhe traditet Shqipetare, si dhe nepermjet komunikimit te perfeksiononin gjuhet e huaja (keshtu ime bije perfeksionon frengjishten ose anglishte qe studion ne shkolle me femijet e Tenes qe eshte ne France ose te ndonje tjetri qe eshte ne Amerike/Angli, dhe nderkohe i ndihmon ne Italisht ata.
Kishte disa dite qe po 'testoja' ambjentin e atyre te njohutve te mij qe rrijne gjithe diten ne kompiuter dhe qe fundja dine me shume se une teknikisht se ku dhe si mund qe te 'fusin duart' per te bere dicka qe ja vlen, qofte per femijet e sotem, por kryesisht dhe per femijet e atyre qe tashme jane jashte prej shume kohesh(pse jo dhe per vete prinderit e tyre).
Si gjithmone, megjithese duket si i shkeputur nga ambjeni yne i blogosferes, i pari me nje gadishmeri qe sinqerisht me mallengjeu, qe Erioni, dhe duke e falenderuar per disponibilitetin e tij (meqe e konsideroj dhe 'te zanatit'), preferova qe t'ju sillja e-mailin e tij qe me dergoi ne pergjigje te kerkeses time:



Mirmengjes Eduart!

Faleminderit per fjalet e mira :) E lexova nga RSS dhe sapo do lija nje
koment aty per te falenderuar por meqe me ke shkruar po te falenderoj
ketu, sepse me pelqeu vertet kjo mundesi qe na dhe qe te larghemi ca nga
e perditshmja :)

Ok, pa shume fjale, dhe duke te pergezuar per idene e projektit qe me
duket goxha e mire, me c'kuptoj une siti duhet te beje tre funksione:

1) Mesime gjuhe, mundesisht me diskutim per cdo mesim, sic eshte kjo per
mesimin e frengjishtes ne adresen http://frenchecole.libsyn.com/
2) Forume diskutimi
3) Chat

dhe e vecanta kryesore eshte qe te mos shkruaje kushdo, por vetem
persona te regjistruar e miratuar. (Leximi i hapur, apo dhe leximi duhet
te lejohet vetem per keta te regjistruarit?)

Ka disa menyra per ta realizuar kete, me kosto nga "gati falas" ne "lek
i madh" :)
Menyra "gati falas": ka te mira koston dhe shpejtesine e perfundimit te
punes, dhe te keqija faktin qe do jete nje "mozaik" programesh pa
integrim te plote me njeri-tjetrin.
Pika 1 realizohet me nje blog te thjeshte (wordpress ose serendipity),
pika dy me nje forum, dhe pika treme nje skript chati, qe une per momentin
nuk me vjen gje ne mendje por qe besoj mund te gjejme dicka.
E keqja te "mosintegrimi" eshte qe meqe jane programe te ndryshme,
ekziston mundesia qe te mos i bejme dot qe te kerkojne vetem nje here
username/password, por cdo program ta kerkoje mevete.

Nuk eshte ndonje gje e madhe sidoqofte. Kostoja do ishte kostoja e
serverit, 15-20 EUR/muaj, ndersa per administrimin se kush lejohet te
regjistrohet e kush jo, besoj mund te gjenden vullnetare te besuar.
Instalimet dhe konfigurimet fillestare nuk do kishin ndonje kosto
kushedi, madje zakonisht keto programe jane te instaluara gati ne server.

Menyra me shume leke eshte te behet nje program vecmas per kete, ose te
modifikohen keto programet falas qe te integrohen me njeri tjetrin.
Serveri dhe puna per administrimin do ishin edhe ketu, madje mund te na
duhej nje server i vecante vetem per kete gje, por qe shkon me
shtrenjte. Ndoshta kjo do qe me mire ne nje faze te mevonshme nese ky
projekt rritet aq sa te kete nevoje per kete lloj zgjidhjeje.

Sidoqofte, meqe shume femije sot kane iPod-e, nje teknike e quajtur
"podcasting" mund te jete me terheqese per ta. Mesimet me ze downlodohen
automatikisht dhe mund ti degjojne ne iPod. Kjo eshte nje zgjerim i
pikes 1, qe e perfshin blogun dhe komentet, dhe dje rastesisht gjeta nje
kompani qe e ofron si sherbim nje "blog me podcast" per cmime qe mua me
duken relativisht mire, duke patur parasysh se vetem serveri kushton aq:
http://www.libsyn.com

Ndoshta mund te kerkojme ndihme ne kete projekt nga ndonje organizate
ketu ose jashte? Soros? Mua me duket si ide shume e mire per tu
diskutuar ne blogje me te tjeret. Shume mendje jane me mire se nje - te
sugjeroj ta vendosesh tek blogu yt dhe une po vendos nje link tek i imi
pastaj. Si thua?

Diten e mire,
Erion.


Do te deshiroja qe kushdo qe t'a lexonte kete shkrim, te ndalonte nje moment dhe te mendonte dicka per pasurimin ose realizimin e ketij projekti dhe te mos ngurronte qe te diskutonte dhe me te tjeret rreth kesaj ideje.