08 nëntor 2007

Energjitë alternative dhe kapitalizmi i ri

"Jeta është llogari, Olimbiiiiiiii"!!!
Ndokush mund ta kujtojë këtë batutë të një filmi/teatri të vjetër, dhe aq më tepër sot, kur jemi pjesë aktive e ekonomisë së tregut, aq më tepër kjo shprehje është akoma më aktuale.

Në një kohë si kjo që po kalojmë, kur çmimi i naftës ka arritur që të prekë 100 dollarë/fuçia dhe kur nevojat për energji po shndërrohen për çdo vënd të botës një problem që kërkon zgjidhje, më së fundi dhe "kapitalizmi" kërkon që të shfrytëzojë burimet e reja.

Dhe ç'është më e bukura, nuk kërkon që të përfitojë nga kjo gjëndje ku shumë kollaj mund të spekullohet, jo, ofron një zgjidhje që të gjithë janë win-win, pra ku të gjithë fitojnë.
Përse e kam fjalën:
AGS spa, është një shoqëri shërbimesh(thjesht, komunalja e dikurshme) e një fshati në brigjet e Izeut, dhe pikërisht e Provaglio d'Iseo, në provincën e Breshas (Brescia), ku "spa" do të thotë shoqëri për aksione dhe ku shumicën e aksioneve e ka vetë komuna e Provalios.
Duke parë inçentivët që projektplani i 2007 (finanziaria) i qeverisë italjane ju ofron atyre që shfrytëzojnë burime alternative energjie dhe që nuk prodhojnë ndohtje ndaj ambjentit, gjithashtu, duke bërë një studim paraprak për leverdinë ekonomike që projekti do të realizonte, AGS, arriti që të bënte një propozim të tillë banorëve të komunës:
Unë
- ju siguroj energjinë elektrike për të cilën banesa juaj mesatarisht ka patur nevojë vitet e kaluara
- ju realizoj me shpenzimet e mija impjantin fotovoltaik në çatinë tuaj
- për 20 vjet do të paguani vetëm GJYSMËN e pagesës mujore që keni paguar deri tani
- si dhe garanton Shërbimet e mirëmbajtjes.

Si kusht të vetëm që kërkon: të lejoni që mbi çatitë tuaja të ndërtojë impjantet dhe të jetë "benefiçiarja"/përfituesja e të drejtës mbi energjinë e prodhuar (fitimet e energjisë së tepërt që ja shet rrjetit kryesor) të jenë të sajat.
Kuptohet që nuk është një lojë fëmijësh, sepse ju është dashur që të paraqesin një studim të detajuar të projektit në bankat që kanë pranuar të financiojnë këtë projekt (rreth 2 milion euro për 200 impjantet fillestare).

Si përmbledhje përsa i përket impjanteve fotovoltaikë:
- Mungesa e çfardolloj lëshimi të gazërave ndohtës
- Kursim të karburanteve
- jetëgjatësi e lartë e sistemit (garancitë zakonisht janë në mbi 25 vjet)
- kostoja e mirëmbajtjes pothuajse zero(mungojnë pjesët e lëvizëshme që mund të konsumoheshin)
- modulariteti i sistemit( për të rritur impjantin, mjafton që të shtosh module të tjerë)


Dhe në rastin e mësipërm, iniciativa e AGS ofron:

- Strukturën që merret me të gjitha fazat e realizimit (konsulencë, installim dhe më tej asistencë/mirmbajtje)
- financiament të impjantit 100%

Për më tepër mund të shikoni këtu

5 komente:

  1. Edo, nisme interesante. Nuk e kam idene, a ka ne Itali ligj qe detyron nderrmarjet e furnizimit me energji qe te blejne energjine e prodhuar nga PV modules me nje cmim fiks te caktuar? Te tille ka ne Gjermani, Austri, e disa vende te tjera, po nejse. Nese po, padiskutim qe ky eshte biznes fitimprures.

    PërgjigjuFshije
  2. Enel është e "detyruar" që ta blejë.
    Sepse në fund të fundit, tashmë janë dhe shumë kompani të tjera që veprojnë në këtë sektor, por që mbështeten në rrjetin e Enel-it.
    Natyrisht, që nëse një klient i ndonjërës nga këto kompanji ndodhet në Romë dhe çentralet e kësaj kompanjie ndodhen në Sardenja, do të thotë që këtij klienti i vjen energjia nga Eneli dhe një klienti të Enelit në Sardenja i jepet nga ajo e prodhuar nga centrali i kompanjisë private.

    PërgjigjuFshije
  3. Edo, e kisha llafin per piken e katert ketu:
    In order to promote RES-E, Italy has adopted the following schemes:
    o Priority access to the grid system is granted to electricity from RES and CHP plants.
    o An obligation for electricity generators to feed a given proportion of RES-E into the
    power system. In 2006, the target percentage was 3.05%. In case of non-compliance, sanctions are foreseen, but enforcement in practice is considered difficult because of ambiguities in the legislation.
    o Tradable Green Certificates (which are tradable commodities proving that certain electricity is generated using renewable energy sources) are used to fulfil the RES-E obligation. The price of such a certificate stood at 109 EUR/MWh in 2005.
    o A feed-in tariff for PV exists. This is a fixed tariff, guaranteed for 20 years and adjusted annually for inflation.
    (RES - Renewable Energy Sources)

    Dhe meqe tarifa fikse egzistoka, atehere pa diskutim qe ai enti (komuna a ca ishte) del me goxha fitim duke marre gjysmen e asaj qe ata paguajne sot. Me tarifa fikse ne fakt instalimi i sistemit PV del me fitim edhe vetem si i tille, dmth pa i marre njerezve ate gjysmen qe thone. Sidoqfte, varet nga tarifa, po qe padiskutim qe eshte e larte goxha se ndryshe nuk ka kuptim. Pervec asaj, nese do marrin edhe green certificates, atehere komuna po u boka e pasur atje, ose me sakte po ja fuska banoreve sa krahu :)

    PërgjigjuFshije
  4. Swed, sipas fjalës së Kryetarit të komunës: Llogaritet (shikohet) se sa ka paguar mesatarisht në muaj në vitet e shkuar , p.sh, në rastin tim psh, unë që paguaj 6-700 euro në vit për korrentin, do të thotë që pas montimit të impjantit fotovoltaik, unë i detyrohem "komunales" vetëm 300-350 euro në vit (praktikisht gjysmën e asaj që paguaja më parë) dhe me këtë nënkuptojnë si tarifë fixe (praktikisht, unë do të paguaja 300 euro në vit për 20 vjet, natyrisht të korigjuar me koefiçentin e inflaciont) dhe pas 20 vjetësh... impjanti i ngelet të zotit të shtëpisë.

    Në Itali, përfitohet dhe nga 'ndihmat' që jep shteti në rastin e ndërtimit të impjanteve të këtij tipi... që natyrisht shkojnë në favor të "komunales" në këtë rast.

    PërgjigjuFshije
  5. E papame ideja... po kush prej ketyre qypave te tone qe i leshojne lejet per hidrocetrale vetem kur u jep leke ne dore dhe qe zhvillimin e kane vetem teorik... do te vere ne zbatim ide te tilla ketej...

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet