Po shfaqen postimet me emërtimin Shendeti. Shfaq të gjitha postimet
Po shfaqen postimet me emërtimin Shendeti. Shfaq të gjitha postimet

02 shkurt 2007

Ky eshte kulmi!

Na qellon qe kur s'kemi c'te bejme,dhe te kujtojme shoket dhe shoqet e njohur ne rrjet,dhe nga nje shkrim i Tenes(qe e kishte trajtuar dhe Eni),po lidhja dhe sterlidhja qindra mendime te tjera:
-Persa i perket ndalimit te duhanit:eshte diskriminim per ata qe e pijne ate(me vdekje ata qe nxjerrin ligje:))
perse e them kete(jo se jam duhanxhi i stazhionuar,tashme prej 25 vjetesh),por:
1-gjyshi im ka 90 vjet qe pi duhan(eshte akoma gjalle) dhe s'e ka zene kurre frika nga kanceri ne mushkri qe mund t'i shkaktonte duhani
2- vdesim me shume njerez nga semundje te tjera qe kane si shkak mbipeshen:PERSE NUK NDALOHET DHE USHQIMI??
3- nese nga duhani,MUND te te vije ndonje gje,nga pirja e alkolit (nese pihet rregullisht sic pijme ne te tjeret duhanin),DIHET QE TE VIJNE 100 semundje ne stomak melci etj(pa llogaritur dhe problemet me shoqerine,qe duhani nuk ti sjell);PERSE NUK NDALOJNE DHE PIJET ALKOLIKE??
4-rruga e propozuar ne Itali per te zvogeluar rritjen e numrit te piresve te duhanit,eshte rritja e cmimit te paketave(nese e rrisin akoma dhe 10 cent,eshte me ekonomik perdorimi i hashashit,meqe kane liberalizuar sasine dhe perdorimin e tij(!!!)

Mund te vazhdoj sa te doni,por reflektimet e mija nen tymin e nje cigareje me filxhanin e kafese perpara(ops,doni te flasim dhe per kafene??),me cuan ne ca lajme te degjuara keto dite:

Besoj se te gjithe keni degjuar qe ka humbur pa lene gjurme,ai tipi(mos me pyesni per emrin)qe ka bere Googlemaps...............Babai i nvigatoreve satellitare,me barken e tij superteknologjike....s'gjendet(me gjithe sforcot e marines,mikrosoftit,google etj etj).

Ky ishte KULMI i kulmeve,por s'qe ky ai qe me shtyu per te shkruajtur,qe nje kulm tjeter,qe ne tragjedine e nje vdekje te papritur,s'mund te rrija pa vene buzen ne gaz me shume pregjykime qe i pranojme si aksioma,i pranojme si te verteta sepse keshtu ka thene dikush(e lidhur kjo dhe me 'demet' qe te shkakton duhani):

S'e di nese e keni degjuar perpara ca kohesh,qe ndersa bente Jogging,nje infrakt e la te vdekur ne moshen 52 vjecare,BABAIN (mos me pyesni dhe per kete per emrin :))e teorise qe thosh se te vraposh......parandalon rreziqet e infraktit......

DOKTORI DHE PACIENTI
Dhe ndersa po shkruaj(eni,do ti hedhesh tek mamadhia?),mu kujtuan disa barcaletta:

Pacienti-doktor,c'duhet qe te bej qe te rroj deri ne 100 vjet??
doktori-Pi duhan?
Pacienti-c'eshte ai llaf mor doktor,bile me bezdiz edhe tymi
doktori-Pi pije alkolike?
Pacienti-c'eshte ai llaf mor doktor,s'kam vene kurre pije alkolike ne goje.
doktori-Abuzon me mardheniet sexuale??
Pacienti-c'eshte ai llaf mor doktor,s'shkoj me femra une,me gjithe ato semundje qe ka ne xhiro..
doktori-ME THUAJ NJE GJE MORE DJALE,C'DREQIN DO QE TI KALOSH 100 VJETET??

INTERVISTA

Dy gazetare qe po benin nje studim per jetegjatesine,kishin vajtur ne nje shtepi ku ju kishin thene qe jetonte me i vjetri i fshatit.
Pasi takohen me nje plak te thyer ne moshe,qe mezi i dilte zerite shkretit,filluan ta intervistonin:
-xhaxha, e pi duhanin??
-jo,jo,asnjehere s'e kam pire
(dhe gazetaret ne blloqet e tyre,ashtu si Tena ;),filluan te shkruanin:jetegjatesia varet nga mospirja e duhanit)
-xhaxha,po me rakine si shkon??-vazhduan ta pyesnin
-jo,jo,asnjehere s'e kam vene ne buze
dhe serisht gazetaret po shtonin shenimet ne blloqet e tyre,kur nderkohe degjohet nje ze i ngjirur qe kendonte nje kenge mejhaneje.
Kush eshte qe po kendon keshtu??-pyeten qe te dy njekohesisht
-mos ja vini veshin,shikojeni si e ka zerin nga duhani,lere,po sot qenka dhe i dehur ...si s'e paska thyer qafen duke zbritur nga mali
-Po pse kush eshte??
-eshte ai pijaneci i vellait tim me te madh qe po kthehet nga mali ku shkon perdite per dru
:)

20 janar 2007

Dentisti

Sot paradite vajta tek dentisti :(,me duhet te shes shtepine per te rregulluar te gjithe dhembet :).

26 dhjetor 2006

Shërbimi shëndetësor

Marrë nga siti i komunës së qytetit të Torinos

Ne Itali sherbimi shëndetësor kryhet nga Shërbimi Shëndetësor Kombëtar [Servizio Sanitario Nazionale] me trajtim te njëllojtë dhe me te drejta e detyrime te plota si qytetarët italianë.

Regjistrimi ne Sherbimin Shëndetësor Kombetar është i detyrueshëm për qytetarët e huaj titullarë te një leje qëndrimi për;

*
motive familjare
*
azil politik
*
azil humanitar
*
pritje të adoptimit
*
për marrje në ngarkim [affidamento]
*
pritje të nënshtetësisë

Regjistrimi është i detyrueshme gjithashtu per qytetarët e papunë dhe të shkruajtur ne listat e te papunëve [liste di collocamento] dhe për familjarët në ngarkim me leje qendrimi te rregullta.

Për regjistrimin u duhet drejtuar zyrave administrative të Sherbimit Shëndetësor Lokal [Aziende Sanitarie Locali] te vendit te rezidencës ose të banimit duke paraqitur;

* dokument identiteti
* lejeqëndrim ose kartë qëndrimi të vlefshme
* kodin fiskal
* çertifikatë rezidencë ose autoçertifikim vendbanimi


Ne momentin e regjistrimit lëshohet një teserë shëndetësore personale dhe ke mundësi të zgjedhësh mjekun e familjes ose pediatrin per fëmijët nga 0 në 14 vjeç.

Regjistrimi është i vlefshëm për të gjithë kohëzgjatjen e leje qëndrimit.

Për të rinovuar teserën shëndetësore është e nevojshme të paraqitet në ASL (Shërbimin Shëndetësor Lokal) kërkesa e rinovimit të leje qëndrimit [ricevuta].

Fëmijëve të mitur të të huajve te regjistruar ne Shërbimin Shëndetësor Kombëtar u sigurohet, që në momentin e lindjes, shërbimi shëndetësor, edhe në rast se nuk janë të regjistruar në leje qëndrimet e prindërve.

Qytetarët e huaj me leje qëndrimi më shumë se tre muaj, te cilët nuk bëjnë pjesë në kategoritë për të cilat është parashikuar detyrimi i regjistrimit në Shërbimin Shëndetësor Kombëtar (S.S.N), janë të detyruar të aplikojnë një kontratë siguruese për sëmundje , fatkeqësi dhe për lindje fëmije, me një istitut sigurues italian ose të një vendi tjetër ose, mund edhe të kryejnë regjistrimin ne S.S.N duke paguar një kontribut vjetor edhe për familjarët në ngarkim.

Regjistrimi vullnetar mund të kërkohet edhe nga kush ka leje qëndrimi për studime ose për personat që janë të punësuar në mënyrë të barazvlefshme [alla pari].

Nuk lejohet regjistrimi qytetarëve të huaj titullarë të leje qëndrimeve për motive kurimi mjeksor dhe për motive turistike.

Të huajve që janë rregullisht në Itali, por nuk janë të regjistruar ne S.S.N. u sigurohen shërbimet spitalore urgjente, por edhe ato shërbime që nuk janë urgjente. Për të dyja rastet është e nevojshme te paguhen tarifat e vendosura nga Rajoni i Piemontes.

Qytetarëve të huaj që nuk kanë leje qëndrimi u sigurohen kurat spitalore ose ambulatore urgjente ose edhe ato esenziale, edhe pse të vazhdueshme, në rast sëmundjeje dhe fatkeqësie. Janë të garantuara gjithashtu mbrojtja e shëndetit të grave shtatzëna, mbrojtja e shëndetit te të miturve dhe vaksinat.

Sherbimet jane falas për qytetarët që deklarojnë me anë të nje autoçertifikimi që nuk kanë burime ekonomike të mjaftueshme (deklaratë varfërie, e cila vlen 6 muaj).

Te huajve pa leje qëndrimi ASL i pajis me një teserë e cila ka kod rajonal, mbi të cilën vihet sigla S.T.P (i huaj përkohësisht i pranishëm), qe vlen per 6 muaj dhe e rinovueshme në rast se vazhdon qëndrimi ne Itali, kjo teserë duhet te paraqitet kur kerkohen sherbime te ndryshme shëndetësore.

Të huajt që kane teserën S.T.P. mund të drejtohen pranë sporteleve I.S.I. [Informazione Salute Immigrati]. Këto sportele funksionojnë prane disa ASL dhe kanë si funksion informimin dhe ndihmën për sa i përket shërbimeve shëndetësore të kërkuara nga të huajt. Këto sportele funksionojnë pergjithesisht në këto orare ; nga e hëna në të premte 15.00/19.00.

Perdorimi i këtyre strukturave nga ana e të huajit nuk sjell rrezikun e sinjalizimit në organet e policisë, perveç rasteve ekstreme që parashikohen detyrimisht nga ligji.