Po shfaqen postimet me emërtimin lajm. Shfaq të gjitha postimet
Po shfaqen postimet me emërtimin lajm. Shfaq të gjitha postimet

26 janar 2008

Informacione Shqip

Rastësisht, duke i hedhur një sy tek Glocal (forum shqiptar dhe në italisht), pashë disa lajme interesante;
Së pari atë lajmërimin që njoftonte studentët shqiptarë (që kanë mbaruar për matematikë, fizikë, inxhenieri) për një bursë studimi prej 42000 eurosh për dy vjet, për një master të financiuar nga Komuniteti Europian me ane te programit Erasmus Mundus.
Së dyti, dhe kjo mu duk iniciativa më e bukur që mund të ishte realizuar ndonjëherë për të ofruar informacin nga lajmet për shqipërinë dhe shqiptarët dhe po e prezantoj ashtu siç prezantohej në faqe:
SHQIP.it eshte nje hapesire ku mund te propozosh artikuj interesant ne gjuhen shqipe ose qe kane te bejne me Shqiperine e shqiptaret qe i ke gjetur ne internet; mund t'i votosh e komentosh te tuat e ato qe kane propozuar te tjeret.

Kuptohet që është në fazën fillestare, por duke parë numrin e atyre që mbajnë një blog, si dhe të atyre që dërgojnë artikujt e tyre në qindra gazeta shqipëtare për ti parë të pabotuara, kjo më dukej gjëja më e bukur për ti ardhur në ndihmë të gjithëve: si atyre që duan të shkruajnë dhe të kontribuojnë me lajmet, si dhe për ata që duan të informohen për të rejat e fundit.
Mjaft demokratike dhe mënyra e vlerësimit dhe daljes në rilief (ngjitjes në klasifikë të artikujve): Sipas votimit të lexuesve.

Nuk di ç'të them më tepër, por uroj që të jenë sa më të shumtë kontribuesit dhe votuesit, për të patur një panoramë sa më të pasur të informacionit për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Komplimentet e mija autorëve të asaj faqeje!

19 janar 2008

Bobi Fisher

Vdiq Bobi Fisher (Bobby Fisher).

Ish kampioni i botës në shah, konsederohej si një nga gjenitë më të mëdhenj të shahut.

Për ne që e kemi mësuar dhe luajtur shahun tek stolat e lulishtes ose të ulur mbi dy tulla në oborr, dhe kur "patjetër" duhet të ishe o i Partizanit o i Dinamos (kur ndanim skuadrat për të luajtur futboll), edhe në shah kishim Bobin... deri kur filluan Karpovi dhe Kasparovi, të cilët, qoftë se përmëndeshin më tepër në kampionatet e ndryshëm, qoftë se edhe Bobi ishte "zhdukur" nga skena.

Dhe, ashtu siç ndodh rëndom në këto raste, vetëm pas vdekjes, marrim informacione të tjera, që janë shumë larg prej arsyeve prej "frikacaku" me të cilat e kishim "damkosur" kur në '75 nuk u paraqit në sfidën me Karpovin.

Në '72, qe i pari jo-rus, që arriti të fitonte kampionatin e botës në shah kundër Spaskit.

Në '75, i pakënaqur nga kushte e organizimit të sfidës me Karpovin, nuk pranon të marrë pjesë dhe humbet titullin.

Më pas enciklopedia ebrea e heq emrin e tij nga citimet e saj, sepse Ai kishte deklaruar që nuk ishte çifut (ashtu siç qe e jëma)

Më pas vetëm heshtje, deri sa në 1992, kur Bobby Fisher sfidoi Spassky-n, rivalin e vjetër në Belgrad, pikërisht kur komuniteti ndërkombëtar kishte vendosur embargon ndaj Serbisë. Me gjithë kërkesën e qeverisë amerikane për të mos marrë pjesë, ai luajti dhe fitoi përpara një plateje ku merrnin pjesë kampionët e shahut, ndër të cilët dhe Kasparov.

Ky qe fillimi i fundit të tij (megjithëse Ai, në radiot lokale deklaronte gjithmonë një "bllokadë" sioniste ndaj tij), autoritet amerikane nxorrën një urdhër për arrestimin e tij, nga një Hero i Luftës së Ftohtë dhe simbol për amerikanët, ai kthehet në Armik.

Pas 11/9/2001, Bobby Fisher lëshon një intervistë në një radio filipine, ku deklaron se i bëhej qejfi për sulmin ndaj Pentagonit, dhe që shpresonte në një grusht shteti në Amerikë, ku të ekzekutoheshin të gjithë liderat çifutë.

I arrestuar në Japoni (2004), për përdorim të pashaporte të bllokuar, u burgos, dhe autoritet amerikane kërkuan ekstradimin e tij, gjë që qeveria japoneze e pranoi, por ndërkohë, në Janar 2005, ai i kërkon asil politik Islandës duke hequr dorë dhe nga çitadinanca amerikane, gjë që ju akordua nga qeveria Islandeze, që megjithë presionet e amerikanëve dhe japonezëve, e njohu si të përndjekur politik dhe i dha statusin e refugjatit politik, gjë që e shpëtoi nga ekstradimi.

Dhe atje thuhet se ka vdekur, megjithëse janë të shumtë ata që mendojnë (ashtu si për Elvis Presley-n), që është vetëm një mënyrë për ti shpëtuar përndjekjes...
gjithsesi ky njeri ka hyrë tashmë në legjendë...

09 dhjetor 2007

Qeveria shqipëtare akuzon federatën e saj

EURO '08, ACCUSE AL N.1 DEL CALCIO ALBANESE: HA VENDUTO PARTITE

Tirana, 5 dic. (Ap) - L'Albania ha chiesto alla Uefa di avviare una inchiesta su un possibile caso di corruzione relativo alle ultime partite di qualificazioni a Euro 2008. Secondo quanto riferito dal portavoce del Ministero per lo sport albanese Suela Musta, il ministro Ylli Pango ha scritto alla Uefa accusando apertamente il presidente della sua Federcalcio Armando Duka di aver venduto le ultime due partite del Gruppo G, giocate dall'Albania contro Bielorussia e Romania. "Ci sono chiare prove - ha dichiarato il portavoce - che le ultime due partite del torneo di qualificazione a Euro 2008, sono state vendute dal presidente della nostra Federcalcio. Abbiamo la certezza che lui abbia utilizzato la nazionale per i suoi interessi, insultando così tutti i tifosi e le loro aspettative". La Uefa ha confermato di aver ricevuto la lettera e di aver esaminato il caso. Mentre la Federcalcio albanese ha respinto ogni accusa. L'Albania aveva perso con la Bielorussa 4-2 e con la Romania 6-1.

Fonte: Apcom

11 nëntor 2007

Facebook e Hatebook

Po lexoja shkrimin e fundit tek Eni (i famshmi "Albtranslator" ) që fliste për Facebook-un dhe menjëherë më vajti mëndja tek një nga lajmet e orës së fundit që pashë tek "la Repubblica.it" dhe u kënaqa me krijesën e fundit të rrjetit: Hatebook

Filozofia e këtij komuniteti është: Armiku i armikut tim, është miku im.

Gjithçka këtu është e ngjashme në ndërtim por e kundërt në përmbajtje me "kushëririn e mirë facebook", dhe vetë ngjyrat (blu për facebook dhe e kuqe për hatebook) duket sikur përfaqësojnë më së miri filozofinë paqësore dhe antagoniste të dy faqeve (pa dashur që të bëj analogjira me ngjyrat politike shqiptare :P).

Në dukje të parë mu duk sikur ishte krijuar apostafat për ne shqiptarët,që jemi në gjëndje që të krijojmë grupe për të vënë "në litar" këdo që duket se na mërzit veshët, por kjo nuk përjashton dhe të mirën që mund të ketë në krijimin e grupeve të tilla që do ti rrinë me "shpatë mbi kokë" qeverisë dhe botës politike shqiptare.
Shpresoj dhe uroj që dhe "urrejtja" e organizuar të arrijë të jetë e denjë në ashpërsi, por gjithmonë brënda kufinjve të debatit civil.

Kisha, kristjanët dhe myslymanët

Trevizo, "il Giornale"

Betohen se nuk është një marifet reklamash i Oliviero Toscani-t, edhe sepse në Ponzano Veneto gjëndet qëndra drejtuese e United Colors of Benetton.
Jo, nuk është një spot, vetëm karita(ndihmë/solidaritet)kristjano-myslyman, e realizuar nga don Aldo Danieli, 69 vjeç, prifti i Ponzano-s, i cili ka vënë në dispozicion të myslymanëve të zonës,sallën e oratorit, që të mund të luteshin gjatë periudhës së Ramadanit.
Kjo praktikë ka ecur kështu për një periudhë prej gati dy vjetësh, pa patur çuditur dhe aq besimtarët e kishës së fshatit, por kjo deri kur në një konferencë kombëtare të Auser (një shoqate e Cgil, një nga sindikatat më të mëdha të Italisë), don Aldo u citua për shembullin e tij, natyrisht si rast pozitiv të priftit që i hap dyert e kishës katolike riteve myslymane.
Lajmi menjëherë morri dhenë nëpërmjet agjencive të lajmeve, përfundoi në gazetat dhe radiot që filluan menjëherë të intervistonin don Aldon:«Siamo tutti figli di Dio»,jemi të gjithë bij të zotit, ka thënë ai duke shtuar: «i thërrasim në Treviso,
i fusim që të bëjnë ato punë që asnjë nga të rinjtë tanë do ti bëjë, dhe pastaj duam që të zhduken. Unë i shikoj myslymanët me kallot në duar që hyjnë në orator, me një adhurim të heshtur, gjë që kristjanët nuk e bëjnë më».

Edhe nënpresidenti i Veneto-s, legisti Luca Zaja (ky mut, me ktë mbiemër duket sikur është prej Kruje), dhe ky shikon shumë myslymanë, por nuk janë kallot e tyre që e 'prekin', por karakteristika të tjera jo aq të respektueshme.
Morali: Zaja lëshon një deklaratë ku fton veskovin e Treviso-s, mons. Andrea Bruno Mazzocato, që «të sqarojë pozicionin e priftit»,i sigurtë që sjellja e tij (don Aldos) nuk është në linjë me mësimet e kishës. Dje mons. Mazzocato shkoi dhe i bëri një vizitë priftit tëkishës së Ponzano-s, për të kuptuar më mirë se ç'kish ndodhur, dhe kështu, pas një takimi «vlazëror dhe të përzemërt», veskovi ka theksuar se oratori i Ponzano-s nuk do të bëhet më kurrë një xhami, as të premteve dhe as për Ramadan
« Kurrë ndonjëherë kisha i është ofruar komunitetit islamik për të bërë lutjet e tyre- ka theksuar dje në një deklaratë Diocesi-a e Treviso-s . Veskovi, mons. Andrea Bruno Mazzocato, ka takuar don Danieli-n për tu sqaruar dhe don Aldo ka deklaruar bindjen/nënshtrimin ndaj veskovi dhe është treguar i gatshëm që të gjejnë një zgjidhje për këtë problem».

08 nëntor 2007

Energjitë alternative dhe kapitalizmi i ri

"Jeta është llogari, Olimbiiiiiiii"!!!
Ndokush mund ta kujtojë këtë batutë të një filmi/teatri të vjetër, dhe aq më tepër sot, kur jemi pjesë aktive e ekonomisë së tregut, aq më tepër kjo shprehje është akoma më aktuale.

Në një kohë si kjo që po kalojmë, kur çmimi i naftës ka arritur që të prekë 100 dollarë/fuçia dhe kur nevojat për energji po shndërrohen për çdo vënd të botës një problem që kërkon zgjidhje, më së fundi dhe "kapitalizmi" kërkon që të shfrytëzojë burimet e reja.

Dhe ç'është më e bukura, nuk kërkon që të përfitojë nga kjo gjëndje ku shumë kollaj mund të spekullohet, jo, ofron një zgjidhje që të gjithë janë win-win, pra ku të gjithë fitojnë.
Përse e kam fjalën:
AGS spa, është një shoqëri shërbimesh(thjesht, komunalja e dikurshme) e një fshati në brigjet e Izeut, dhe pikërisht e Provaglio d'Iseo, në provincën e Breshas (Brescia), ku "spa" do të thotë shoqëri për aksione dhe ku shumicën e aksioneve e ka vetë komuna e Provalios.
Duke parë inçentivët që projektplani i 2007 (finanziaria) i qeverisë italjane ju ofron atyre që shfrytëzojnë burime alternative energjie dhe që nuk prodhojnë ndohtje ndaj ambjentit, gjithashtu, duke bërë një studim paraprak për leverdinë ekonomike që projekti do të realizonte, AGS, arriti që të bënte një propozim të tillë banorëve të komunës:
Unë
- ju siguroj energjinë elektrike për të cilën banesa juaj mesatarisht ka patur nevojë vitet e kaluara
- ju realizoj me shpenzimet e mija impjantin fotovoltaik në çatinë tuaj
- për 20 vjet do të paguani vetëm GJYSMËN e pagesës mujore që keni paguar deri tani
- si dhe garanton Shërbimet e mirëmbajtjes.

Si kusht të vetëm që kërkon: të lejoni që mbi çatitë tuaja të ndërtojë impjantet dhe të jetë "benefiçiarja"/përfituesja e të drejtës mbi energjinë e prodhuar (fitimet e energjisë së tepërt që ja shet rrjetit kryesor) të jenë të sajat.
Kuptohet që nuk është një lojë fëmijësh, sepse ju është dashur që të paraqesin një studim të detajuar të projektit në bankat që kanë pranuar të financiojnë këtë projekt (rreth 2 milion euro për 200 impjantet fillestare).

Si përmbledhje përsa i përket impjanteve fotovoltaikë:
- Mungesa e çfardolloj lëshimi të gazërave ndohtës
- Kursim të karburanteve
- jetëgjatësi e lartë e sistemit (garancitë zakonisht janë në mbi 25 vjet)
- kostoja e mirëmbajtjes pothuajse zero(mungojnë pjesët e lëvizëshme që mund të konsumoheshin)
- modulariteti i sistemit( për të rritur impjantin, mjafton që të shtosh module të tjerë)


Dhe në rastin e mësipërm, iniciativa e AGS ofron:

- Strukturën që merret me të gjitha fazat e realizimit (konsulencë, installim dhe më tej asistencë/mirmbajtje)
- financiament të impjantit 100%

Për më tepër mund të shikoni këtu

06 nëntor 2007

Vrasësi i qymyrit

Dhe dje, ashtu si sot u ktheva vonë, rreth orës 8 të darkës...ndërkohë që po më përgatisnin tavolinën, kontrollova postën, dhe si gjithmonë, klikova mbi "seleziona tutto" dhe po hiqja shenjën e selecionimit nga mesazhet që ja vlente që ti hidhja një sy....arrita tek një e-mail disi të çuditshëm, me objekt:"libri i ri", as vetë s'e di se pse e lashë dhe nuk e fshiva pa e parë, duke menduar që ndonjë reklamë banale e ndonjë libri banal.
Ndërkohë që shkruaja nja dy përgjigje, klikova mbi linkun që ishte atje dhe vazhdoja me disa komente të tjera nëpër blogje... pasi mbarova dhe pjata me makarona po më priste, i hodha një sy të shpejtë "reklamës"... megjithse s'kishte asnjë mangësi në paraqitje, përsosmëria e saj më la një parandjenjë të diçkaje të lustrosur që donte të mbulonte diçka akoma më banale që do të ndeshja në atë libër të "famshëm".
Pas buke, përsëri cigare e kompiuter... nga lajmet e ditës më ra në sy një ANSA dhe mu desh të 'kacafytesha' një çikë me Cheney-n tek peshkupaujë, dhe po atje mu desh të spjegoja diçka më tepër rreth provedimentit të qeverisë italjane për përjashtimin e të huajve nga italia dhe kur ata janë anëtarë të komunitetit europian... dhe meqë të nesërmen do të dilja që në 4 të mëngjesit, thashë që ta mbyllja kompiuterin dhe të shkoja të flija...POR, mjaft për mundimin që personi kishte bërë për gjithë atë prezantim, mu desh që ti hidhja një sy faqeve të para.... në 12 të natës ime shoqe erdhi të më kujtonte se të nesërmen do të dilja shpejt... shkurt muhabeti, në 1 të natës arrita deri në fund.

Hera e fundit që kam qënë "përpirë" nga një libër, ka qënë para një viti ("Codice Da Vinci" (The Da Vinci Code)Dan Brown), dhe megjithëse sot dola në 4 dhe sapo erdha, gjithë ditën kisha në mëndje atë libër.

Zonja dhe zotërinj, do t'ja u këshilloja të gjithëve, për mua është një kryevepër.
Është një kryevepër, jo vetëm për tramën e ndërthurur bukur, jo vetëm për natyrën "policeske" që mund të rradhitet në librat më të mirë të verdhë që kam lexuar, por edhe për PERSONAZHET dhe për gjuhën e thjeshtë dhe të pasur që autori ka përdorur.
Nuk mund të mos dashurohesh pas tyre, ç'dokush prej nesh do të donte që të ishte shok i tyre ose do të gjente mjaft gjëra të tijat tek ata personazhe të jetës së re shqiptare(dhe do të donte që të ishin gjithnjë e më të shumtë).
Jo, s'kam ndërmënd që t'ju tregoj asgjë nga libri (por do t'ja u këshilloja që ta kishit në bibliotekën ose kompiuterin tuaj), por po shtoj, se përveç së verdhës në këtë libër, do të shijonit batutat me humor mjaft të hollë ndërmjet personazheve si dhe reflektimet e herpashershme të personazhit kryesor rreth problemeve që Shqipëria dhe istitucionet kanë kaluar ndërkohë.
Për më tepër duhet ta lexoni vetë, dhe personalisht, megjithëse ngela pa gjumë falenderoj autorin për mundësinë që më dha për të ndjerë një kënaqësi të tillë.

Libri titullohet "Vrasësi i qymyrit" dhe për më tepër mund të shikoni këtu: Vrasësi i qymyrit

Nuk më ngelet veçse ti uroj autorit me gjithë zemër që kështu vazhdoftë gjithmonë dhe që ju që lexoni këtë post, t'ju pëlqejë po aq sa edhe mua ky libër.

27 tetor 2007

Fëmijët, urë miqësie ....

Nganjëherë, për të mos thënë shpeshherë, shumë gjëra i shikojmë si të pazgjidhëshme dhe nën mentalitetin e pashpresë që historia na ka lënë trashëgimi.
E kam fjalën për mardhëniet shqiptaro-greke, mardhënie që për shumë prej nesh që jemi në pozitat e emigrantëve, i kuptojmë shumë më me qartësi, nëse shikojmë integrimin e emigrantëve atje, dhe duke lexuar artikullin tek "Tribuna","Fëmijët, urë miqësie mes Greqisë dhe Shqipërisë"
mu bë qejfi që të paktën në zonën për të cilën flitej në artikull, ky integrim ishte arritur dhe bashkjetesa ndërmjet shqiptarëve dhe grekërve duket se zhvillohej pa dallime racore dhe në harmoni të plotë.
Nuk e njoh ambasadorin shqiptar në Greqi, por do të doja që takime të tilla të mund të bënte dhe të dëgjonim dhe ambasadori ynë këtu në Itali... jo se do të mbante me bukë njeri, por do të na bënte të ndiheshim më shqiptarë, kur shikojmë që dhe shteti interesohet për fatin tonë.
Për shumë nga blogerat që frekuentojnë blogun tim, emri i artikullshkruesit nuk është i panjohur, dhe përfitoj që ti bëj komplimentet e mija për shkrimin dhe për temën e trajtuar: Komplimenti Neki!

08 tetor 2007

Parajsa e humbur

Parajsa e humbur për një emigrant, është atdheu i tij!

qe kjo një nga shprehjet e lexuara në libër, që mjaft mirë mund të sintetizo nte gjithçka që në atë shkruhej

Sapo më erdhi në dorë "Ëndërrat e thyera", një roman i shkurtër i shkruajtur prej mikut tim Erjon Selmani, në të cilin përshkruhet ODISEJA e një emigranti, peripecitë dhe vuajtjet e një njeriu në kërkim të "Parajsës", parajsë që herë herë merrte format e një shisheje me ujë dhe herë të tjera formën e një shtrati dhe një pjate të ngrohtë.
JO, autori nuk ka përdorur një penë romantike dhe qaramane në përshkrimin e peripecive, nuk ka patur kohë që të tregonte ngjyrat e paesazheve dhe karakteret e personazheve, me ftohtësinë dhe shpejtësinë e të shkruar, të fut në 'udhëtimin' e tij dhe të bën pjestar të vuajtjeve, 'gëzimeve' dhe aventurave të tija.

E lexova me një frymë, i shkruajtur thjesht, pa fjalët e 'mëdha' që shpeshherë e bëjnë të mërzitshëm leximin, rrëfenjës i kujdeshëm i ndjenjave dhe emocioneve që përmbysnin shpirtin e atij emigranti pa parajsë.

Faleminderit Erion!
Dhe rrugë të mbarë!( këtë herë në rrugën e shkrimeve)


12 gusht 2007

Hackerat në ONU


Tre hacker hyjnë në sitin e Onu-t: "Jo luftës së USA dhe Izraelit"

Piratët e rrjetit ja kanë arritur qëllimit :"Kjo është një cyber-protestë kundër Israelit dhe Usa, mos vrisni fëmijë dhe persona të tjerë. Paqe për gjithmonë, Jo luftës!". Ky është mesazhi që kanë lënë hacker-at , që në sit kanë lënë dhe një përgjigje (fallsa) të Sekretarit Gjeneral Ban Ki-Moon, në të cilën, ai tregonte qëndrimin e tij kundër politikës së USA dhe Izraelit.


Kerem 125, Mosted e Gsy,kështu firmosnin aktin e tyre hacker-at sipas agjensise së lajmeve.
12/08/2007 16:04

15 korrik 2007

Shqipëria vëndi i parë në botë pa armët kimike.

Shqipëria vëndi i parë në botë pa armët kimike.
Objektivi për të patur një botë pa armë kimike brënda 2012, ka filluar me Shqipërinë si vëndi i parë në botë që ka shkatërruar arsenalin e saj me LHL.
Dhe janë shkatërruar jo pak, por 16,7 ton.

Autorja e artikullit, Carla Reschia, thotë:
Natyrisht që kush e lexon këtë artikull do të pyesë, sa armë kimike mund të ketë Shqipëria dhe sa mund të përbëjë një rrezik në shkallën botërore.Gjithsesi diçka u bë.
Lajmi është i rëndësishëm dhe ka dhe meritën që këtë herë Republika e Shqipërisë përmëndet për diçka që s'ka të bëjë me kontrabandën, skafistët ose emigrantët që shkaktojnë bëjnë prapësira.
Kështu Shqipëria është vëndi i parë në botë që ka shkatërruar të gjithë stokun e saj të armëve kimike.
Këtë e bëri të ditur në Aja Organizata për ndalimin e armëve kimike Opcw (Organisation for the prohibition of chemical weapons)