Heshtja e nates filloi te thyhej nga cicerima e zogjve qe me rrezet e para te drites dhe kenga e tyre degjohej, degjohej dhe hynte prepotente nga dritarja gjysem e hapur per te nderprere per pak caste gjullurdine e zerave qe qe prej shume oresh tashme me vinin nepermjet kompiuterit.
Ndihej dhe era e luleve, por jo, kenga e zogjve me kokfortesine dhe arrogancen e natyres fluturake, perdhunon pa meshire mendimet e mija po aq fluturake ne keto caste, dhe me po aq arrogance me conin larg … larg … larg.
Me kujtohet si sot, ishim nje grup femijesh si gjithe femijet e gjithe botes qe ju pelqejne te gjejne njeri tjetrin dhe te luajne pa e vrare mendjen ……
Po, ishim kokforte. Kush me shume dhe kush me pak, ishim kokforte njelloj.
Se nese fizikisht s’mund te ishim njelloj dhe akoma degjoheshin shprehje si: ”Ohuu ai eshte ne klase te katert dhe une jam ne te dyten”, kur vinte puna qe te hidheshim nga shkembi ne lume, mbizoteronte kryenecesia qe mposhtete c’do lloj frike, dhe kete jo vetem kur hidheshim ne lume qe ne fund te fundit do binim ne uje, por edhe kur ne pallatet ne ndertim, mjaft te gjendj nje grumbull me rere atje poshte dhe te ‘cmendurit’ te tregonin aftesite e tyre duke u hedhur nga kati i dyte ose i trete.
Shikoj dhe me vijne ndermend shoket dhe shoqet e lojerave, qe beheshin me turp kur ju gjenim vjershat e hedhura ne copeza letrash dhe me buzeqeshje dhe shikime camarroke, pa folur shprehnim mirekuptimin dhe komplicitetin tone, komplicitet qe nenkuptonte ruajtjen e sekretit, te atij sekreti qe po te dilte do te mund te ngjallte qindra zera te tjere qe as qe do e kishin kuptuar se c’kishin lexuar ne ato rrjeshta, dhe jo se kjo ne fund te fundit do ndryshonte gje ne ate se si ne i shikonim dhe i mendonim gjerat.
S’kishte smire ose zili per gjera qe i benim te gjithe se bashku, por, pse ta fsheh,ndjeja nje turbullim kur shikoja nje buzeqeshje nen buze te njerit prej tyre … dhe ate buzeqeshje (ndoshta isha i fiksuar une) e kontrolloja dhe e shikoja sa here qe ndonjeri nga ne kerkonte te tregohej brilliant dhe i zgjuar me zgjidhjen e menjehereshme te problemave dhe gje e gjezave …… dhe ndihesha si fajtor me krenarine dhe per ate shperthim entuziazmi nga ana ime kur shikoja ate buzeqeshje.
Jo, jo, s’kishte percmim ne ate buzeqeshje, por qe lehtesia c’armatuese me te cilen ai arrinte te gjente zgjidhjen para te gjitheve dhe priste pergjigjen e ndonjerit prej nesh, qe nganjehere me ngrinte nervat, nerva qe as me kalonin ndermend kur e shikoja qe me shihte I cuditur qe s’gjeja pergjigjen e duhur ndonjehere, se ne fund te fundit s’eshte se do behesha qatip (sic me thosh gjyshja) dhe se duhet ti dija qe te gjitha.
…E doja, e konsideroja dhe me te afert se shoket e tjere qe me gjendeshin gjithmone ne krah ne zenkat e femijerise ashtu sic doja dhe te parin shok te lagjes, qe leshonte batutat e tij te holla dhe mjaft ironike, dhe nepermjet shumkuptimishit te batutave te tij, fshihte friken se mos hante dru nga me harbutet, gje qe per fat te keq duke u rritur e bente nepermjet lakonizmit, lakonizem qe arrin shkallen siperore me pergjigjet e tij acaruese dhe njekohesisht funksionale, por qe gjithsesi jane dhe vazhdojne te mbeten njerrokeshe.
Mjaft, djelli ka filluar te leshoje rrezet e para, dal nga dera dhe shikoj zogjte ne peme.
Shikoj deget e kryqezuara te ullirit te sapombjelle perballe shtepise, dhe me hipi nje deshire e cmendur qe te keusja degen e ullirit tim te dashur per te bere nje pale llastiqe.