Po shfaqen postimet me emërtimin per te qeshur apo per te qare. Shfaq të gjitha postimet
Po shfaqen postimet me emërtimin per te qeshur apo per te qare. Shfaq të gjitha postimet

10 shkurt 2008

A e dini se si bëhen kalamajtë?

Mos t'ju duket një pyetje banale dhe e kotë, sepse nuk është aspak irreale që të gjënden persona që nuk e dinë akoma.
Një çift gjerman është paraqitur në një klinikë mjekësore, sepse pas tetë vjetësh martesë, nuk kishin akoma fëmijë.
Analizat nuk kishin dhënë ndonjë difekt të mundshëm të asnjërit prej të dyve (36 ai dhe 30 vjeç ajo), dhe mjeku ishte interesuar për frekuencën e raporteve seksualë , të dy e kishin parë të çuditur mjekun dhe e kishin pyetur:"Për çfarë e ke fjalën?"

Më pas, doli që ata ishin rritur në një ambjent ultra-fetar, dhe askush nuk ju kishte spjeguar atyre si si bëhen fëmijët.

Klinika, duke parë që ata të dy nuk e kishin bërë se ishin të metë, por ngaqë nuk dinin, ka filluar kërkimet për të zbuluar nëse ka çifte të tjera në këtë gjëndje.



(*)



Tender

Na ishte një herë....
...një shqiptar, një italjan dhe një gjerman...
Të tre ju përgjigjën me ofertat e tyre, tenderit për ndërtimin e një rruge që donte të bënte qeveria...

U hapën zarfat me ofertat dhe u pa që:

-Gjermani e bënte atë punë për 30 milion
-italiani për 40 milion
- shqiptari për 50 milion.

Komisioni filloi të diskutonte me të tre, se si kishin dhënë këto oferta dhe se si do të realizonin projektin...
Foli gjermani:
- Unë me 20 milion, arrij ta bëj rrugën, ndërsa me pjesën tjetër, do mbjell dhe pemë dhe të krijoj mjedise pushimi përgjatë saj, si dhe një pjesë kam llogaritur tek fitimi... pra besoj se me 30milion, mund të bëj diçka shumë të mirë dhe të dal i kënaqur.

Foli italjani:
- Edhe mua si gjermanit, 20 milion më duhen për të bërë rrugën, por përveç shpenzimeve të larta që më duhet që të përballoj për transferimin e makinerive, meqë i sjell makineritë, mendova që të bëja diçka dhe të bukur për tu parë... dhe natyrisht, kam futur tek fitimi im, diçka pak a shumë të ngjashme me atë të gjermanit.

Gjermani dhe italiani u panë në sy duke nënkuptuar që gjithsesi, ofertat e tyre ishin pak a shumë të të njëjtit nivel dhe padyshim që njëri prej tyre do ta fitonte tenderin....

... por i kishin bërë hesapet pa hanxhinë...
sepse foli Shqiptari:
- Or Shef, pse nuk ma jepni mua tenderin?
Ministri ngrihet dhe e pyet:
- Po ti ç'kërkon me 50 milion?

- Po ja mer pra: 10 milion ti fitoj dhe unë si kta...
...10 milion të ti jap ty....
... dhe 30 milion t'ja jap gjermanit që të bëjë punën.

_____________
_____________

Kush ta ketë fituar vallë tenderin??

02 shkurt 2008

Një botë pa burra

Pasi këto 50-60 vjetët e fundit kanë arritur liri dhe të drejta që kurrë më parë nuk i kanë patur, tashmë, femrat mund dhe të "parakalojnë" meshkujt me "autonominë" e tyre, me diçka që me të vërtetë deri më sot nuk mund ta bënin pa ndihmën e tyre: Të ngeleshin shtatëzane.

Shkencëtarët anglezë të universitetit të Newcastle Upon Tyne, kanë zbuluar një mënyrë për të transformuar celulat staminale të midollit (palcës së kockave) të femrave në spermë.

Zbulimi është publikuar në New Scientist dhe lajmi ka patur një diskutim të gjërë në të gjitha mediat angleze.

Sipas Karim Nayernia, që drejton ekipin e kërkuesve, ata janë gati që të fillojnë eksperimentimin, dhe se sperma, në gjëndje që të bëjë fekondimin e femrës, mund të jetë gati pas tre vjetësh eksperimentesh.

Rezultatet e punës së tyre, shikohen në eksperimentet që ata kanë bërë me minjtë e laboratorit, dhe sipas tyre, kjo do të jetë një ndihmë për ata që nuk janë në gjëndje që të bëjnë fëmijë.

Kjo metodë patjetër që do të sillte dhe një.... bisht nga pas: meqë mungon kromozoma Y (që është ajo e mashkullit), atëhere të gjithë fëmijët e lindur, do të jenë femra....

Më së fundi.... një botë vetëm me shtojzovalle dhe amazona.... (unë do të kisha frikë të gjëndesha në një botë të tillë :P)

19 janar 2008

Bobi Fisher

Vdiq Bobi Fisher (Bobby Fisher).

Ish kampioni i botës në shah, konsederohej si një nga gjenitë më të mëdhenj të shahut.

Për ne që e kemi mësuar dhe luajtur shahun tek stolat e lulishtes ose të ulur mbi dy tulla në oborr, dhe kur "patjetër" duhet të ishe o i Partizanit o i Dinamos (kur ndanim skuadrat për të luajtur futboll), edhe në shah kishim Bobin... deri kur filluan Karpovi dhe Kasparovi, të cilët, qoftë se përmëndeshin më tepër në kampionatet e ndryshëm, qoftë se edhe Bobi ishte "zhdukur" nga skena.

Dhe, ashtu siç ndodh rëndom në këto raste, vetëm pas vdekjes, marrim informacione të tjera, që janë shumë larg prej arsyeve prej "frikacaku" me të cilat e kishim "damkosur" kur në '75 nuk u paraqit në sfidën me Karpovin.

Në '72, qe i pari jo-rus, që arriti të fitonte kampionatin e botës në shah kundër Spaskit.

Në '75, i pakënaqur nga kushte e organizimit të sfidës me Karpovin, nuk pranon të marrë pjesë dhe humbet titullin.

Më pas enciklopedia ebrea e heq emrin e tij nga citimet e saj, sepse Ai kishte deklaruar që nuk ishte çifut (ashtu siç qe e jëma)

Më pas vetëm heshtje, deri sa në 1992, kur Bobby Fisher sfidoi Spassky-n, rivalin e vjetër në Belgrad, pikërisht kur komuniteti ndërkombëtar kishte vendosur embargon ndaj Serbisë. Me gjithë kërkesën e qeverisë amerikane për të mos marrë pjesë, ai luajti dhe fitoi përpara një plateje ku merrnin pjesë kampionët e shahut, ndër të cilët dhe Kasparov.

Ky qe fillimi i fundit të tij (megjithëse Ai, në radiot lokale deklaronte gjithmonë një "bllokadë" sioniste ndaj tij), autoritet amerikane nxorrën një urdhër për arrestimin e tij, nga një Hero i Luftës së Ftohtë dhe simbol për amerikanët, ai kthehet në Armik.

Pas 11/9/2001, Bobby Fisher lëshon një intervistë në një radio filipine, ku deklaron se i bëhej qejfi për sulmin ndaj Pentagonit, dhe që shpresonte në një grusht shteti në Amerikë, ku të ekzekutoheshin të gjithë liderat çifutë.

I arrestuar në Japoni (2004), për përdorim të pashaporte të bllokuar, u burgos, dhe autoritet amerikane kërkuan ekstradimin e tij, gjë që qeveria japoneze e pranoi, por ndërkohë, në Janar 2005, ai i kërkon asil politik Islandës duke hequr dorë dhe nga çitadinanca amerikane, gjë që ju akordua nga qeveria Islandeze, që megjithë presionet e amerikanëve dhe japonezëve, e njohu si të përndjekur politik dhe i dha statusin e refugjatit politik, gjë që e shpëtoi nga ekstradimi.

Dhe atje thuhet se ka vdekur, megjithëse janë të shumtë ata që mendojnë (ashtu si për Elvis Presley-n), që është vetëm një mënyrë për ti shpëtuar përndjekjes...
gjithsesi ky njeri ka hyrë tashmë në legjendë...

13 janar 2008

Ligji për rehabilitimin.... në Irak

Parlamenti iraken ka aprovuar ligjin që lejon rehabilitimin e ish-baathistëve (anëtarëve të partisë Baath të Sadam Hyseinit).
Aprovimi i këtij ligji konsiderohet prej amerikanëve si një hap të rëndësishëm drejt ripajtimit.
Ky ligj do ti lejojë me mijëra ish funksionarë të shtetit që të mund të marrin një pension dhe që të mund të rikthehen në punë (pa pretenduar që të kthehen në kolltuqe)
Ky ligj bën të mundur që edhe viktimat e regjimit të kërkojnë dëmshpërblime ose të denoncojnë përgjegjësit e vuajtjeve të tyre.

Përjashtimi i tyre i vendosur nga governatori amerikan në Irak, Paul Bremer, favorizoi bashkimin e tyre në revoltën antiamerikane, nga ku,Washingtoni duke e kuptuar gabimin e bërë, kërkonte me insistim prej kohësh nga parlamenti iraken, një ligj për rehabilitimin e tyre, me shpresën në përmirësimin e situatës në vënd.

Ndërkohë që lexoj këtë lajm, më erdhën ndërmënd "përpjekjet" për zhdukjen e shenjave të së kaluarës në Shqipëri, aq të marra seriozisht nga qeveritarët tanë.............

01 janar 2008

"Punime në rrugë" në Shqipëri


Fillon viti i ri, dhe pas të ndënjurit dhe të ngrënave gjatë këtyre ditëve, mëndja shkon dhe tek puna...
Pashë shkrimin e N.Agos dhe s'di se si më erdhi që ta postoj këtë draft që kam lënë në "gjumë" për kaq kohë, ndoshta se po mendoja punën (nesër që në 5.30 duhet të jem jashtë), ndoshta sepse jam "nostalgjik", ndoshta sepse kaloi një vit dhe është dhe periudha e përshtatëshme për të bërë krahasimet e "Arritjeve të mëdha" me ato të dikurshmet... ndoshta sepse jemi akoma në periudhë festash dhe humorin arrijmë ta gjejmë gjithandej.... Ndoshta!!!

Tek tabela me "parashikimet" se si do të ishte kjo tabelë pas 5 vjetësh kisha vendosur një tabelë me një kompiuter... por s'të le N.Ago.... ti pret krahët :P

30 dhjetor 2007

A egziston Babagjyshi i Vitit të Ri?


klikoni mbi figurë për ta parë,
dhe klikoni sërish për ta parë të zmadhuar
Mos më thoni që ka akoma në mes jush ndonjë që beson akoma? :P

15 dhjetor 2007

Zgjim me borë
















Sot në mëngjes...
bardhësia e dëborës ishte thuajse magjike, gjithçka e mbuluar me një shtresë të hollë dhe të bardhë si prej mielli për bukë lepurushësh...
Brishtësia e saj nuk linte të mendoje për një kartolinë që do ti rezistonte disa orëve, por megjithatë qe bukur për sa qe...
E gjithë kjo deri në drekë... iku... u shkri.... dolën sërish llumrat e kanaleve... S'e di nëse duhet të qesh apo të qaj me atë ngazëllim timin prej bardhësisë së dëborës....
Ps: Asnjë përgjasim ndërmjet këtij postimi dhe "demokracisë" në Shqipëri :P

13 dhjetor 2007

Ateisti Ariu dhe Zoti

Ateisti, ariu dhe Zoti.

Një ateist po shëtiste nëpër pyll, mes pemësh të larta dhe shkurresh të dëndura... ndërsa shëtiste, dëgjoi një zhurmë nga pas dhe kur ktheu kokën, pa një ari që po i vërsulej që ta shqyente.
Duke e parë atë ari aq të madh dhe të egërsuar, pa u menduar dy herë filloi që të vraponte nëpër pyll, por, diku u pengua në një rrënjë dhe u rrëzua përdhe.E pa që ishte e kotë çdo përpjekje për tu ngritur... ariu putrën e majtë ja kishte vënë në gjoks, ndërsa të djathtën e kishte ngritur lart, tek po e ulte me vrull për ta shqyer, në atë moment e pa që s'kishte rrugëdalje dhe i vetmi zë që i doli nga goja qe fjala: O Zoti im.
Koha ndaloi, ariu ngeli si i ngrirë me putrën e djathtë të ngritur gati për ta shqyer dhe pylli u bë i heshtur...
Një zë u dëgjua si të dilte nga dheu: "Ti gjithmonë ke neguar egzistencën time... gjithmonë ke besuar se fillimi i gjithçkaje ishte një inçident kozmik.... Pas këtij episodi duhet të të konsideroj besimtar???"
Ateisti, duke parë në drejtim të dritës tha: Do të isha hipokrit po të të kërkoja që të më konsideroje kristian tashmë, por ... mund të bësh kristian Ariun...
Shumë mirë- tha zëri dhe u largua.
Ndërkohë ariu u ul në gjunjë i mblodhi putrat përpapra gjoksit, uli kokën dhe tha:" Atë i madh që je në qiell, bekoje ushqimin që jam gati për të ngrënë dhe për të cilin ta di për nder që ma solle përpara!"

15 nëntor 2007

Konsumizmi real

Morali, etika, ndjenjat dhe ajo që të mirë mund të kenë patur njerëzit ndonjëherë, sot nuk mund që të mos ndjekë gjëndjen ekonomike.

Në një nga reklamat e fundit që transmetohet në radiot italjane:

oooooo

mësuesja: Po ti ç'mund të thuash për babain?

nxënësi: Babi im ka një fabrikë të vockël dhe përdor energjinë e pastër me të cilën e furnizon XXXX

mësuesja: Atëhere babai yt e bën sepse i pëlqejnë peshqit në det?

nxënësi: Jo

mësuesja: Atëhere i pëlqejnë zogjtë e lirë në pyll (gjithnjë duke besuar që i jati i nxënësit, përdorte energjinë e pastërt, i nisur nga ndjenjat e tija ekologjiste dhe nga prinçipe të gjelbërta për të mbrojtur ekosistemin e planetit)

nxënësi: Jo, por e përdor sepse ky furnizues i ofron një çmim fiks dhe pa oshilacionet që mund të marrë energjia për shkak të ndryshimit të çmimit të naftës.

ooooooooooooooooooooooooooooo

Sot njerëzit, përballë vështirësive ekonomike, harrojnë ëndërrat e bukura dhe i nënshtrohen "realitetit".

Megjithëse mund të kenë harrruar shumë nga vetitë e jetës shoqërore (solidaritet, ndihmë, mëshirë etj etj), kur është puna për të ndihmuar, sado që ta kenë të "shtrënguar" dorën, tregohen menjëherë bujarë kur i "vret" ndërgjegjja.
Ndoshta nuk e kanë lexuar shkrimin tek blogu i Selfmaderadio-s për "delen e zezë", por gjithsesi, edhe pse harrojnë që të ndihmojnë një të papunë ose ndonjë qorr, kur është për të dhënë.... japin.

19 tetor 2007

Sa për të qeshur

Kushtuar Emigrantit dhe shpresoj që të jenë adoptuar në lartësinë e duhur ;).

1
Kryeministri me të shoqen duke bërë xhiro nëpër rrugët e Tiranës.
Papritur ndalon përpara një vitrine dhe i kthehet të shoqes me zë të lartë që të dëgjohej edhe prej të tjerëve që ishin përrreth:
- A e shiqon moj grue! Pantallonat 1000 lek, këmisha 1200, xhupat 5ooo lek... dhe ata flliqsina të komunistave kanë gojë me folë se njerzit nuk munen me blejtë dot gja...

E shoqja duke ulur kokën nga turpi, i thotë me zë të ulët:
- Pash nerën sa i marrë je... a nuk e shiqon se janë çmimet e lavanderisë ato??


2

Z. Pjetër Arbnori, pasi u nda prej ksaj bote, shkoi lart n'qiell dhe në portat e parajsës e priste Shën Pjetri.
E priti si një mik t'vjetër dhe më parë se të hynte, e ftoi që të pinin nga një kafe tek një dhomë aty pranë.
Z. Pjetër, u habit kur pa muret të mbushura me orë... dhe i çuditur e pyet shën Pjetrin:
-Pashë nerën a m'thue se ç'janë tanë ato orna t'varuna n'mur?
- Ato janë orë që i përgjigjen ç'do njeriu që jeton në tokë, dhe për çdo gënjeshtër që ata thonë, akrepët e orës bëjnë një rrotullim të plotë prej 360 gradësh mbrapsht
-"Pashë nerën, jo se po du me e ditë, por s'po m'zen syni orën e Salës", foli si nën zë Z:Pjetër
- Kush është Sala?- pyeti shën Pjetri
- Sali Berisha, kryeministri Shqiptar
-Ahaaaaaa!, po jo mor burëë, po meqë në orën e tij rrotullohen vazhdimisht akrepat, e përdor si ventilator te zyra ime.

3
Komandanti i policisë shkon menjëherë tek parlamenti ku një grup 'idiotësh' kishin marrë peng të gjithë parlamentarët dhe anëtarët e qeverisë dhe kërkonin 3milion lekë që ti lironin.
-Po hë, ç'keni bërë deri tani?-pyeti komandantin e patrullës që kishte arritur para tij.
-Ja, vumë një lajmërim që ti ftojmë kalimtarët të falin ndonjë gjë që ti shpëtojmë.
-Sa keni mbledhur deri tani?
-Tre çakmakë, katër shkrepse.... 30 litara naftë dhe dy llokume dinamiti.

14 tetor 2007

12 tetor 2007

Prap Amerika...

12 tetor1492, dikush që shkonte nga ta çonte era u nis... për të bërë tregëti erëzash me Indinë... ngatërroi rrugë dhe... nejse histori e gjatë.

Kjo s'do të thotë se në atë vënd ku anijet e tij arritën pa dashje, s'do të vinte një ditë që njerëzit të mos dinë asgjë dhe të mos kenë sensin e humorit, dhe këtu, përsa i përket humorit, më vjen të kujtoj një nga ata që kam patur rastin ta shikoj ndonjëherë: David Letterman në programin e tij "David Letterman Show", gjatë prezantimit të njërit prej të ftuarve të tij... ja prezantimi: Dhe këtu mes nesh, personi që guxoi të kandidohet dhe bile dhe humbi .... ndaj një idioti.

Besoj se e kuptuat se për se e kam fjalën, për të fituesin e Çmimit Nobel për paqen Al Gore (bashkë me Komitetin e OKB për studimin e shndërrimeve klimatike).

Sinqerisht u ndjeva i gëzuar, sepse pas një vlerësimi të tillë, edhe vetë problemet e ngritura prej tij, përsa i përket ngrohjes globale, do të kenë një shikim më të interesuar nga një publik akoma më i gjërë.
Por po aq do të isha gëzuar, nëse ky çmim do ti ishte dhënë ndonjë tibetani ose birmani (siç shpresoja), sidomos tani që lëvizja e tyre pati një jehonë aq të madhe në botë... gjë që do të shndërronte olompiadën e vitit të ardhshëm në Kinë në diçka më të madhe se vetëm një olimpiadë sportive...
Por meqë po flisja për humorin, dje , më parë se të jepej lajmi i Turqisë, (që shkruajta këtu), "shpresoja" që çmimi Nobel ti jepej Znj.Laura Bush, pas bisedës së saj me kryetarin e OKB dhe pas intervistës së saj tek Wall Street Journal, në të cilën vihet në rolin që duhet të kishte i shoqi, dhe pa frikë dhe me gërma të mëdha i kërkonte xhuntës militare Birmane të largohej (!!) dhe ti hapte rrugën vëndit drejt zhvillimeve demokratike.

Ah mer Kristofor....

29 shtator 2007

Nuk është kurrë vonë për të mësuar.



Është një fotografi e zmadhuar e një fotoje që "armiqtë e popullit/demokracisë" kanë vënë në internet ditët e zhvillimit të punimeve të asamblesë së OKB.
Dallohen në të, përveç fjalimit, dhe rregullat e diksionit të sugjeruara nga këshilltarët, kështu, fjala«Khartoum» bëhet «car-TOOM».
Këtu më poshtë janë disa nga "sygjerimentet" e bëra në atë fjalim:

Sarkozy [sar-KO-zee]

Kyrgyzstan [KEYR-geez-stan]

Harare [hah-RAR-ray]

Mauritania [moor-EH-tain-ee-a]

Khartoum [car- TOOM]

Mugabe [moo-GAH-bee]

Caracas [kah-RAH-kus]

P.s:fjalimi me sygjerimet, për një gabim të zyrës së informacionit, përfundoi në sitin e OKB në vënd të origjinalit të pastërt.

P.s2: që të mos fillojë ndonjë filogrek/serb/komunist/etj etj, që të mendojë se është fjalimi i Salës, po ju them që këtë herë mund të krenohet se s'ka qënë ai.

P.s3: Nëse nuk keni një nivel më të lartë inteligjece se lexuesi i fjalimit dhe nuk e keni gjetur se për kë bëhet fjalë, klikoni këtu.

26 shtator 2007

"kamasutra"

Lexoja tek peshku pa ujë një artikull mjaft domethënës për rrugën e dreqit që gjithçka ka marrë në Shqipëri.
Të gjithë duket se kanë të drejtën që të jetojnë si "Luiza në botën e çudirave".... Luiza të më falë, por ka mbbjellë shumë "liri" mendimi për , jo vetëm për aplikimin , por ç'është më e keqja, edhe të zgjedhura si mënyrë jetese.

20 shtator 2007

Dashuri virtuale


Asgjë nuk është e pamundur, në jetë mund të të ndodhë gjithçka, qoftë dhe si kjo historija që lexohet në lajmin e mëposhtëm:

Adnkronos - Mer 19 Set - 18.32

Të dashuruar çmëndurisht me njëri tjetrin në rrjet.
Ai dhe ajo njihen në chat dhe pas shkëmbimit të fjalëve të para të njohjes, fillojnë konfidencat dhe kalojnë orë të tëra me njëritjetrin duke u qarë për martesat e tyre të trishta(sepse që të dy ishin të martuar) dhe që tashmë i konsiderojnë që të dy, të dështuara.
Virtualisht ajo quhej "Sweetie", ndërsa ai quhej "Prince of Joy".
Pasi lidhja e tyre virtuale tashmë kishte kaluar në një ndjnjë pothuajse më të madhe se dashuria, më së fundi vendosin të takohen dhe të kurorëzojnë dhe realisht njohjen e tyre.
Por ... magjia përfundoi pikërisht në atë takim, në të cilin zbulojnë tek 'partneri misterioz' ... partnerin që fati i kishte lidhur në martesë më parë, ishin burrë e grua.
Nuk është historia e ndonjë filmi, por është ajo që i ka ndodhur me të vërtetë një çifti nga Zenica, qytet në Bosnjë.
Tashmë ata, duke akuzuar njëritjetrin për 'tradhëti', kanë filluar punë me gjyqet për ndarjen.
Sana 27 vjeçe, sipas Daily Telegraph, i duket akoma e pabesueshme, "ishte një histori fantastike... papritur u ndjeva e dashuruar.".
Ndërsa Adnan,32 vjeç thotë: Akoma nuk mund të besoj që gruaja ime më ka shkruajtur ato fjalë aq të bukura, në kaq vjet martesë bashkë, nuk më ka thënë kurrë fjalë të tilla".

15 shtator 2007

Dallimi ndërmjet burrave dhe grave


Imagjinoni një çift...Imagjinoni që ke pritur gjithë natën partnerin/partneren, dhe e shikon që të kthehet në orët e para të mëngjesit.

Rasti i GRUAS:

JUSTIFIKIMI: I dashur, mbrëmë isha tek shoqja ime më e ngushtë....

REAGIMI: Ai i telefonon 10 shoqeve të saja më të ngushta.

REZULTATI: Asnjëra nuk e konfermon atë fakt.



Rasti i BURRIT:

JUSTIFIKIMI: E dashur, mbrëmë isha tek shoku më i ngushtë...

REAGIMI: Ajo i telefonon 10 shokëve më të ngushtë të tij.

REZULTATI: 7 prej tyre e konfermojnë faktin... ndërsa 3 të tjerë thonë që sapo ka dalë nga shtëpia e tyre.




07 shtator 2007

Ç'duhet të kemi parasysh kur punojmë në një grup.


Tre histori që ja vlejnë me moralin e tyre, që të marrim shembull se si duhet punuar në grup.

Rasti i parë:
Gruaja del nga dushi dhe menjëherë pas saj hyn i shoqi për të bërë banjë.
Ndërkohë bije zilja e derës dhe gruaja u mbështoll me një peshqir të madh dhe vajti të shikonte se kush ishte: Ishte Nini, komshija që banonte përballë.
Më parë se ajo ta pyeste se përse kishte ardhur ai i thotë:
-Bije, të jap 500 euro tani po ta lëshosh peshqirin që të bjerë për tokë!
Rabija reflekton një çikë... dhe peshqiri i bije tek këmbët.
Nini pasi e shikon një çikë, i jep paret që i premtoi dhe ikën i kënaqur.
Ajo, akoma pa e marrë vehten nga kjo dorë paresh si të rëna nga qielli u drejtua drejt banjës.
I shoqi , akoma nën dush e pyeti: "Kush ishte?"
- ishte Nino- ju përgjigj Rabija
- Aha, i solli ato 500 eurot që ja dhashë sot në mëngjes??

Morali: Nëse jeni një grup, duhet që të mos i konsideroni informacionet si të parëndësishme, por duhet që t'ja tregoni të tjerëve!
-------------------------------------
Rasti i Dytë:

Prifti po shoqëronte me makinën e tij një nga suorat/motrat për në konvent.
Sapo u nisën, s'mund që të ishte indiferent ndaj këmbëve të saja dhe si me 'frikë', zgjati dorën mbi kofshën e suorës.
Ajo duke kthyer kokën nga dritarja i thotë:
- Atë... kujtohu për psallmin 129
Prifti menjëherë e hoqi dorën dhe filloi të lutej për mëkatin.
Pak më vonë, duke përfituar nga një ndërrim marshesh, i 'shkau' si padashje dora tek kofsha e saj... dhe ajo përsëri:"Ore! Po ti s'e ditke fare psallmin e 129???"
Përsëri prifti i penduar për këtë dobësi të mishit të tij, filloi që të lutej më me zjarr.
Kur arritën tek dera e konventit, ajo zbriti dhe iku pa thënë asnjë fjalë, ndërsa prifti, i penduar për ç'kishte bërë, hapi Biblën dhe vajti tek psallmi 129 që thoshte:"vazhdo përpara, ngjitu më lart, do të gjesh lavdinë..."

Morali: Kur punoni në grup, duhet të jeni gjithmonë të përgatitur!
----------------------------------
Rasti i Tretë
Punëtori, brigadieri dhe drejtori dolën nga ndërmarrja dhe po drejtoheshin drejt klubit për të pirë nga një kafe.
Mbi një stol, në lulishte gjetën një llampë nga ato të vjetrat (jo ato me bateri :P që njihni ju), e fërkojnë dhe shikojnë që prej saj del gjeniu i llampës:
- Zakonisht plotësoj tre dëshira, por meqë jeni tre... do t'ju plotësoj nga një dëshirë të treve.
Punëtori i shtyn të tjerët dhe duke ulërirë thotë:" më takon mua të parit... Dua që të jem në një plazh me palma në Bahamas... gjithmonë me pushime dhe pa patur njeri që çajë kokën".
Pa e mbaruar akoma fjalën... u zhduk... dëshira e tij qe realizuar.
Brigadieri pak më i përmbajtur: "Dua një vilë në breg të detit dhe një femër të bukur që të kaloj gjithë jetën..."
Dhe ai menjëherë 'fluturoi' në 'parajsën' e tij.
E ke rradhën ti, ju drejtua gjeniu drejtorit.
"jepu nga një kafe, dhe sapo të mbarojnë kafenë... i dua menjëherë në punë!"

Morali: Mos e 'kruani' që të flisni më parë se më të 'mëdhenjtë'

01 shtator 2007

Johnson & Johnson dhe Kryqi i Kuq

Në një 'botë' si ajo amerikania, ku çdo gjë mund të bëhet objekt gjyqesh dhe padish, asgjë s'mund të mendohet si e pamundur... por kjo e fundit ku: Johnson & Johnson, firma farmaceutike e mirnjohur në gjithë botën ka hedhur në gjyq Kryqin e Kuq për simbolin e përdorur, është me të vërtetë e 'tepërt'.
Sipas saj, vërtet Kryqi i kuq është krijuar më parë , por është njohur zyrtarisht vetëm në 1900, ndërsa Johnson & Johnson e ka përdorur atë logo që në 1887.

Vërtet lajmi është i çuditshëm, sepse pas një kontrolli në google, më del që Kryqi i kuq të jetë njohur nga Konvencioni i Gjenevës që në 22 gusht 1864 dhe në fund të fundit, ai simbol është marrë nga flamuri neutral i Zvicrës.

25 gusht 2007

Politika

Një fëmijë pyet të jatin: baba, ç'është politika?
Dhe i jati u përpoq me anë të një shembulli që t'ja spiegonte:



Unë punoj dhe sjell paret në shtëpi.
Pra unë jam KAPITALISTI.

Mamaja administron të ardhurat dhe kujdeset për mbarëvajtjen e shtëpisë.
Dhe kështu, mamaja është QEVERIA.

Ti që je djali i madh për të cilin ne shqetësohemi, përfaqëson POPULLIN.

Motra jote e vockël, përfaqëson TË ARDHMEN E POPULLIT.

Ndërsa kamerierja që na pastron shtëpinë, përfaqëson KLASËN PUNËTORE.

E kuptove tani se ç'është Politika?!

Gjatë natës, djaloshit i del gjumi nga të qarat e motrës së vogël, ngrihet për ta pushuar dhe shikon se nga pelenat e zgjidhura kish dalë nevoja dhe e kishte përlyer deri në fyt.

Shkon në dhomën e gjumit që të thërriste mamanë, por ajo flinte një gjumë shumë të rëndë dhe nuk arriti që ta zgjonte.
As i jati nuk qe në shtrat dhe kështu shkon tek dhoma ku flinte shërbëtorja, dhe meqë dëgjonte zëra të çuditshëm, pa nga vrima e çelësit dhe shikon të jatin që po ja fuste kamerieres.

Fëmija kthehet në shtrat dhe po mendonte:

TANI E KUPTOVA SE Ç'ËSHTË POLITIKA:

1- KAPITALISTI ja fut KLASËS PUNËTORE
2- QEVERIA ja fut gjumë dhe as që do t'ja dijë se ç'bëhet
3- POPULLIN... NUK E DËGJON asnjeri
4- E ARDHMJA E ATDHEUT është zhytur në mut

.... Pah sa e qelbët qënkërka POLITIKA