20 shtator 2007

Dashuri virtuale


Asgjë nuk është e pamundur, në jetë mund të të ndodhë gjithçka, qoftë dhe si kjo historija që lexohet në lajmin e mëposhtëm:

Adnkronos - Mer 19 Set - 18.32

Të dashuruar çmëndurisht me njëri tjetrin në rrjet.
Ai dhe ajo njihen në chat dhe pas shkëmbimit të fjalëve të para të njohjes, fillojnë konfidencat dhe kalojnë orë të tëra me njëritjetrin duke u qarë për martesat e tyre të trishta(sepse që të dy ishin të martuar) dhe që tashmë i konsiderojnë që të dy, të dështuara.
Virtualisht ajo quhej "Sweetie", ndërsa ai quhej "Prince of Joy".
Pasi lidhja e tyre virtuale tashmë kishte kaluar në një ndjnjë pothuajse më të madhe se dashuria, më së fundi vendosin të takohen dhe të kurorëzojnë dhe realisht njohjen e tyre.
Por ... magjia përfundoi pikërisht në atë takim, në të cilin zbulojnë tek 'partneri misterioz' ... partnerin që fati i kishte lidhur në martesë më parë, ishin burrë e grua.
Nuk është historia e ndonjë filmi, por është ajo që i ka ndodhur me të vërtetë një çifti nga Zenica, qytet në Bosnjë.
Tashmë ata, duke akuzuar njëritjetrin për 'tradhëti', kanë filluar punë me gjyqet për ndarjen.
Sana 27 vjeçe, sipas Daily Telegraph, i duket akoma e pabesueshme, "ishte një histori fantastike... papritur u ndjeva e dashuruar.".
Ndërsa Adnan,32 vjeç thotë: Akoma nuk mund të besoj që gruaja ime më ka shkruajtur ato fjalë aq të bukura, në kaq vjet martesë bashkë, nuk më ka thënë kurrë fjalë të tilla".

15 komente:

  1. Komenti u hoq nga administratori i blogut.

    PërgjigjuFshije
  2. Koka ben..koka peson!
    Hallall, mire t'u behet, them une.

    PërgjigjuFshije
  3. Mirë se erdhe Elais!
    Më kishte marrë malli :)
    Uroj që t'ja kesh kaluar dhe t'ja kalosh sa më mirë

    PërgjigjuFshije
  4. Të paktën Adnani (princ of Joe siç ishte vetemëruar) zbuloi se e shoqja, fshihte rezerva të mëdha dashurie dhe ndjenjash të holla humane.
    Eshtë një mënyrë edhe kjo...virtualja ë?!

    PërgjigjuFshije
  5. Ka diçka vertet te pabesueshme,sepse per te qene te dashuruar deri ne kete pike nuk i kane thene njeri tjetrit emrin e vertete;pastaj gjate frenkuentimit virtual si ka mundesi qe asnjeri prej te dyve nuk e ka njohur tjetrin.Mendoj se njeri prej tyre e ka kuptuar e ka dashur ti shkoje lojes deri ne fund.Gjithsesi mund ta kishin pare edhe me sy pozitiv.E shikon e dashur jemi bere per njeri tjetrin,s'ka gje qe na ndan...Bashkohemi edhe atje ku ky propabilitet eshte gati zero.

    PërgjigjuFshije
  6. Neki, para ca ditësh, kur isha 'ngulur' në kompiuter, më thotë gruaja: "Dovish dalim?"
    -Jo i thashë, përtoj... po nga do shkoje?
    - do shkoj të blej një kompiuter që ta vë nga dhoma tjetër dhe të çatojmë ndonjëherë edhe bashkë më tha.

    Si thua, ja vlen që të bëhet eksperimenti? :P

    Zana, ishte tek lajmet curioze tek yahoo italia(adn cronos)... se po zgjatem shumë me ty, më parë më thuaj se mos je gruaja ime :)))) dhe po bëj gallatë më kot ;).

    PërgjigjuFshije
  7. Shiko, mos hap ndonjë lojë të fëlliqur ti mik se, nuk ta kemi ngenë. Hë rrofsh!
    Nuk hyjmë vetëm këtu për të lexuar.
    Kemi dhe kalamaj tani dhe, nuk është koha për harxhime.

    PërgjigjuFshije
  8. Dëgjoje gruan se nuk flet kot. Merru ca me të se ne këtu na ke.

    Jo për gjë po do të të braktisë e do fillosh të shkruash edhe ti poezi...dhe do bëhemi shumë. :D

    PërgjigjuFshije
  9. hahahah sa bukur i ke thene Strangie, po kush degjon thuaj, Edrusi ka rene ne dashuri me blogun, dashuri me shikim te pare:)))

    PërgjigjuFshije
  10. Ed, nuk kam kohe te perkthej, por ky artikull i WSJ merret goxha me kete:

    http://online.wsj.com/public/article/SB118670164592393622.html

    Sidoqofte ndonje pasazh mund te ndihmoje:

    Nearly 40% of men and 53% of women who play online games said their virtual friends were equal to or better than their real-life friends, according to a survey of 30,000 gamers conducted by Nick Yee, a recent Ph.D. graduate from Stanford University. More than a quarter of gamers said the emotional highlight of the past week occurred in a computer world, according to the survey, which was published in 2006 by Massachusetts Institute of Technology Press's journal Presence.

    "There's a fuzziness that's emerging between the virtual world and the real world," says Edward Castronova, associate professor in the Department of Telecommunications at Indiana University, Bloomington.

    "People respond to interactive technology on social and emotional levels much more than we ever thought," says Byron Reeves, a professor of communication at Stanford University. "People feel bad when something bad happens to their avatar, and they feel quite good when something good happens."



    Eshte nje tjeter realitet; ndoshta i perket e ardhmja. Te kujtohet Sandra Bullock dhe Sylvester Stallone se e benin ate pune ne shekullin e ardhshem? Me ca tela te lidhur te koket e njeri tjetrit. Te duket science fiction? OK, keshtu mbase d u jete dukur edhe ideja e aeroplanit te Da Vincit apo nendetsja e Zhyl Vernit bashkekohasve te tyre.

    E veshtire per tu kuptuar, ndoshta e detyrueshme per tu pranuar

    PërgjigjuFshije
  11. Ajo çka lind dhe jeton vetëm me të shkruar e lexuar është një iluzion shumë i fuqishëm. Sipas shkencëtarëve (amerikanë), ne e marrim 80% të informacionit nga lëvizjet, vështrimet, intonacioni i tjetrit. Kur lexojmë, ne e imagjinojmë këtë 80%-sh, dhe kemi tendencë ta imagjinojmë pozitivisht. Kështu.

    Gjithësesi, mendoj se llafosja online me partnerin, gjoja se s'njihen, mund të praktikohet në kuadrin e lojrave tip "ajo po digjet, ai është zjarrfiksi" apo asaj i ësht' prish lavamani, ai ësht' hidrauliku", e kështu me rradhë. Dhe mund të jetë shumë "zbuluese". (gjithmonë sipas shkencëtarëve amerikanë).

    p.s. po u ngatarruat, mos hajde të qahesh te unë, se s'kam ça t'bëj. :)

    PërgjigjuFshije
  12. Hahaha, Akull, duhet, ndër të tjera, të shkruash skenare filmash porno. :D

    Të përshëndes!

    PërgjigjuFshije
  13. Pse, o Strangie, t'u mërzitën ata që janë në qarkullim? :P

    Përshëndetje!
    :)

    PërgjigjuFshije
  14. Per fatin e mire tendin Ed nuk jam gruaja jote:P :P

    PërgjigjuFshije
  15. njatjeta edrus
    erdha tek blogu yt per te gjetur emrin e "zhapikut"
    à presto

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet