Po shfaqen postimet me emërtimin feja. Shfaq të gjitha postimet
Po shfaqen postimet me emërtimin feja. Shfaq të gjitha postimet

10 shkurt 2008

A e dini se si bëhen kalamajtë?

Mos t'ju duket një pyetje banale dhe e kotë, sepse nuk është aspak irreale që të gjënden persona që nuk e dinë akoma.
Një çift gjerman është paraqitur në një klinikë mjekësore, sepse pas tetë vjetësh martesë, nuk kishin akoma fëmijë.
Analizat nuk kishin dhënë ndonjë difekt të mundshëm të asnjërit prej të dyve (36 ai dhe 30 vjeç ajo), dhe mjeku ishte interesuar për frekuencën e raporteve seksualë , të dy e kishin parë të çuditur mjekun dhe e kishin pyetur:"Për çfarë e ke fjalën?"

Më pas, doli që ata ishin rritur në një ambjent ultra-fetar, dhe askush nuk ju kishte spjeguar atyre si si bëhen fëmijët.

Klinika, duke parë që ata të dy nuk e kishin bërë se ishin të metë, por ngaqë nuk dinin, ka filluar kërkimet për të zbuluar nëse ka çifte të tjera në këtë gjëndje.



(*)



19 janar 2008

Feja, besimi dhe integralistët e vërtetë


Sania Mirza është tenistja më e famshme indjane, aktualisht është e 31-ta në renditjen botërore.
Por fakti që është shumë e fortë në disiplinën e saj,ajo tashmë po luan për turnin e tretë të Australian Open, ajo është dhe shumë e bukur dhe paraqitja e saj në fushë, natyrisht, me uniformën e tenistes, ka qënë shpesh objekt sulmesh dhe kritikash nga ana e integralistëve myslymanë, sidomos pas fotografisë së fundit, ku ajo tregon këmbët e zbathura pranë flamurit, rrezikon deri në tre vjet burg. Dhe këtë rradhë do ta ketë më të vështirë se herën e kaluar, kur integralistët e mallkonin për fotot e saja për një reklamë, të bëra pranë një xhamije.

Vërtet e dhimbëshme kur shikon që nuk vlerësojnë kampioneshën e tyre...
===========================================
Juashaunna Kelly, është një vajzë që frekuenton vitin e
fundit në Theodore Roosevelt High School e për të cilin merr pjesë dhe në kampionatet studentore. Në tre vjetët e fundit ka treguar që është atletja më e fortë, duke fituar, në garat e bëra në gjithë District of Columbia, duke fituar dhe çmimin Gatorade 2007 në kros. Me pak fjalë, një talente me shumë dëshirë për të fituar; dhe me shumë mundësi do të fitonte dhe në Montgomery Invitational nëse nuk do ishte skualifikuar për..... mënyrën e të veshurit nga gjyqtarët e garës.

Juashaunna Kelly, është besimtare myslymane praktikante, dhe në respekt të fesë së saj, ajo vesh një palë tuta që ja mbulojnë komplet trupin dhe flokët, dhe që i lë zbuluar vetëm fytyrën.
Sipër tutës së saj, ajo vesh kanotjerën dhe pantallonat e shkurtëra njëlloj si gjithë shoqet e saj të skuadrës, por kjo, bile as lutjet e saj duke qarë në gjunjë përpara gjyqtarëve, nuk arriti që ata të ndërronin mendim (i justifikuar me: Uniforma është e ndryshme nga rregullorja e National Federation of State High School Associations.
===========================================

Ndërkohë, disa profesorë dhe studentë të universitetit "La Sapienza" (Romë, Itali), protestojnë për ftesën që rektori i universitetit i pati bërë Papës për të marrë pjesë në inaugurimin e vitit të ri akademik.

Këta të fundit, justifikonin protestën e tyre me laicitetin e institucionit dhe shtetit dhe rolet e ndara të kishës dhe shtetit, dhe për të forcuar dhe një çikë më tepër ndarjen që duhet të egzistonte sipas tyre, kujtonin dhe Xhiordano Brunon dhe vitet e errëta të inkuizicionit.

Nuk besoj se kjo është tolerancë, por, nëse do të dënoja një qëndrim "Integralist", natyrisht që në vënd të parë do të vija shëmbullin që na vjen nga Mamaja e demokracive....



13 dhjetor 2007

Ateisti Ariu dhe Zoti

Ateisti, ariu dhe Zoti.

Një ateist po shëtiste nëpër pyll, mes pemësh të larta dhe shkurresh të dëndura... ndërsa shëtiste, dëgjoi një zhurmë nga pas dhe kur ktheu kokën, pa një ari që po i vërsulej që ta shqyente.
Duke e parë atë ari aq të madh dhe të egërsuar, pa u menduar dy herë filloi që të vraponte nëpër pyll, por, diku u pengua në një rrënjë dhe u rrëzua përdhe.E pa që ishte e kotë çdo përpjekje për tu ngritur... ariu putrën e majtë ja kishte vënë në gjoks, ndërsa të djathtën e kishte ngritur lart, tek po e ulte me vrull për ta shqyer, në atë moment e pa që s'kishte rrugëdalje dhe i vetmi zë që i doli nga goja qe fjala: O Zoti im.
Koha ndaloi, ariu ngeli si i ngrirë me putrën e djathtë të ngritur gati për ta shqyer dhe pylli u bë i heshtur...
Një zë u dëgjua si të dilte nga dheu: "Ti gjithmonë ke neguar egzistencën time... gjithmonë ke besuar se fillimi i gjithçkaje ishte një inçident kozmik.... Pas këtij episodi duhet të të konsideroj besimtar???"
Ateisti, duke parë në drejtim të dritës tha: Do të isha hipokrit po të të kërkoja që të më konsideroje kristian tashmë, por ... mund të bësh kristian Ariun...
Shumë mirë- tha zëri dhe u largua.
Ndërkohë ariu u ul në gjunjë i mblodhi putrat përpapra gjoksit, uli kokën dhe tha:" Atë i madh që je në qiell, bekoje ushqimin që jam gati për të ngrënë dhe për të cilin ta di për nder që ma solle përpara!"

11 nëntor 2007

Kisha, kristjanët dhe myslymanët

Trevizo, "il Giornale"

Betohen se nuk është një marifet reklamash i Oliviero Toscani-t, edhe sepse në Ponzano Veneto gjëndet qëndra drejtuese e United Colors of Benetton.
Jo, nuk është një spot, vetëm karita(ndihmë/solidaritet)kristjano-myslyman, e realizuar nga don Aldo Danieli, 69 vjeç, prifti i Ponzano-s, i cili ka vënë në dispozicion të myslymanëve të zonës,sallën e oratorit, që të mund të luteshin gjatë periudhës së Ramadanit.
Kjo praktikë ka ecur kështu për një periudhë prej gati dy vjetësh, pa patur çuditur dhe aq besimtarët e kishës së fshatit, por kjo deri kur në një konferencë kombëtare të Auser (një shoqate e Cgil, një nga sindikatat më të mëdha të Italisë), don Aldo u citua për shembullin e tij, natyrisht si rast pozitiv të priftit që i hap dyert e kishës katolike riteve myslymane.
Lajmi menjëherë morri dhenë nëpërmjet agjencive të lajmeve, përfundoi në gazetat dhe radiot që filluan menjëherë të intervistonin don Aldon:«Siamo tutti figli di Dio»,jemi të gjithë bij të zotit, ka thënë ai duke shtuar: «i thërrasim në Treviso,
i fusim që të bëjnë ato punë që asnjë nga të rinjtë tanë do ti bëjë, dhe pastaj duam që të zhduken. Unë i shikoj myslymanët me kallot në duar që hyjnë në orator, me një adhurim të heshtur, gjë që kristjanët nuk e bëjnë më».

Edhe nënpresidenti i Veneto-s, legisti Luca Zaja (ky mut, me ktë mbiemër duket sikur është prej Kruje), dhe ky shikon shumë myslymanë, por nuk janë kallot e tyre që e 'prekin', por karakteristika të tjera jo aq të respektueshme.
Morali: Zaja lëshon një deklaratë ku fton veskovin e Treviso-s, mons. Andrea Bruno Mazzocato, që «të sqarojë pozicionin e priftit»,i sigurtë që sjellja e tij (don Aldos) nuk është në linjë me mësimet e kishës. Dje mons. Mazzocato shkoi dhe i bëri një vizitë priftit tëkishës së Ponzano-s, për të kuptuar më mirë se ç'kish ndodhur, dhe kështu, pas një takimi «vlazëror dhe të përzemërt», veskovi ka theksuar se oratori i Ponzano-s nuk do të bëhet më kurrë një xhami, as të premteve dhe as për Ramadan
« Kurrë ndonjëherë kisha i është ofruar komunitetit islamik për të bërë lutjet e tyre- ka theksuar dje në një deklaratë Diocesi-a e Treviso-s . Veskovi, mons. Andrea Bruno Mazzocato, ka takuar don Danieli-n për tu sqaruar dhe don Aldo ka deklaruar bindjen/nënshtrimin ndaj veskovi dhe është treguar i gatshëm që të gjejnë një zgjidhje për këtë problem».

23 shtator 2007

Papa dhe kapitalizmi i pamëshirshëm

Shkurt muhabeti, ky Papë filozof më pëlqen.
Po lexoja lajmet e fundit tek yahoo dhe mu duk shumë interesant ky fjalim i Papës

"Paraja nuk është e pandershme në vetvehte, por më tepër se çdo gjë mund ta mbyllë njeriun në një egoizëm të verbër.Pra bëhet fjalë për një farë lloji 'shndërrimi' të të mirave ekonomike: në vënd që të përdoren vetëm për interes personal, duhet menduar edhe për nevojat e të varfërve, duke imituar kështu dhe Jezu Krishtin vetë", janë këto fjalë të papës, të thëna në një fjalim të tij në rezidencën verore papale në rrethinat e Romës, që e gjeni dhe tek www.vatican.va.

"Doktrina shoqërore katolike ka mbështetur gjithmonë që shpërndarja e barabartë e të mirave materiale është prioritare. Përfitimi është natyrisht i ligjshëm dhe, në masën e duhur, është i nevojshëm për zhvillimin ekonomik ... Emergjenca e urisë dhe ajo ekologjike, po dëshmojnë , gjithnjë dhe më qartë se llogjika e përfitimit, nëse mbivendoset mbi gjithçka rrit dallimet ndërmjet të pasurve dhe të varfërve dhe një shfrytëzim shkatërrues të planetit" ka shtuar më tej Papa.

"Ndërsa, kur mbizotëron llogjika e shpërndarjes dhe e solidaritetit, është e mundur që të korigjohet itenerari dhe të drejtohet drejt një zhvillimi eku-osolidal " ka theksuar gjithashtu Papa Benedetto XVI.


Sipas Tij: Kapitalizmi dhe një shpërndarje më e drejtë e të mirave materiale, nuk janë në kundërshtim me njëritjetrin, por nuk duhet që të lejojë një kërkim të pakontrolluar të përfitimit.

03 shtator 2007

Evolucioni apo kreacionizmi?

Tani, ky nuk është një justifikim për mosbesimin tim në Zot, por gjithsesi më bën të kem më besim tek materializmi për të gjetur përse-të që ndesh në jetë.
Sepse Zoti, nëse është ai që ka bërë gjithçka ... ndoshta dhe mund të jetë, por... e ka bërë së prapthi.
Përse e them këtë:
Jetën duhet ta kishte bërë që të jetohej së prapthi. Sa për të filluar, fillohej me vdekjen dhe fill pas saj... ringjallja, pra trauma më e madhe që mund ti ndodhte njeriut, sapo e kalonte në fillim të jetës.
Kështu zgjohesh në shtratin e një spitali, duke shijuar përmirësimin nga dita në ditë.
Del nga spitali dhe gjëja e parë që bën... shkon merr pensionin dhe fillon e harxhon paret ashtu si ta dojë qejfi, dhe me kalimin e kohës, kur forcat e tua ripërtërihen gjithnjë e më tepër, kujtohesh që të fillosh dhe të punosh.... dhe që ditën e parë, kolektivi të bën një festë për mirëseardhjen.
Kështu punon për 30-40 vjet deri sa të jesh aq i ri sa që të mos jesh për punë, kështu shkon nga festa në festë, ha, pi dhe luan, dhe fillon studimet.
Vazhdon shkollën dhe luan me shokët e klasës pa patur më detyrime ndaj familjes dhe shoqërisë... deri sa bëhesh foshnje... dhe kur je në prag të 'orës X'... hyn atje ku e dimë të gjithë, dhe për 9 muaj vazhdon 'jetën' në një ambjent me temperaturë të kontrolluar dhe me të gjitha përkujdesjet e rastit.... deri sa largohesh nga kjo botë me kulmin e kënaqësisë që mund ta japë vetëm një... orgazëm.

Sikur të ishte kështu, edhe unë do të isha dakord me Zotin... ah sikur të ishte kështu.

09 gusht 2007

Besimi dhe arsyeja

Ashtu si e vërteta është relative dhe shikohet o pranohet si e tillë nga shumë persona por për të njëjtat arësye mund të hidhet poshtë nga shumë të tjerë (sepse varet gjithmonë nga sistemi i referimit), po ashtu edhe arsyeja dhe besimi nuk mund të gjykohen në bazë eksperimentesh.
E bardha ose e zeza janë ngjyra, dhe të tilla për shumë prej nesh, por për një daltonik ose për një që studion optikën... janë gjëra krejt të ndryshme .

Kjo varet dhe nga 'burimet' prej të cilave vijnë dhe zhvillohen ato: Besimi është më tepër ndjenjë... vjen nga zemra, o e ke o s'e ke ç'do tentativë nga të tjerët për ta denigruar ose ndryshuar është e pafuqishme (provoni ti thoni ndonjë të dashuruari , sidomos pasi e dashura i ka lënë takim për herë të parë, që ajo ndjenjë që ai provon është ëndërr ose pa baza shkencore :)
Po ashtu edhe arsyeja, që 'vjen' nga truri... bën të sajën eksperiencën dhe përvojën e njerëzimit, arritjet e shkencës dhe teknikës, eksperiencën e çarlatanëve që paraqiteshin si magjistarë dhe të demaskuar për truket e tyre, dhe si përfundim gjithçka që ka të bëjë me fenë ose me misterin, është diçka që 'pret' që të spiegohet... është thjesht çështje kohe për ti dhënë një përgjigje shkencërisht.

Ashtu si ndjenjat dhe arsyeja i kanë drejtuar njerëzit në jetën e tyre, po ashtu edhe besimi dhe arsyeja duhet të bashkjetojnë dhe të japin kontributin e tyre në rritjen e nivelit material dhe shpirtëror të jetës së njerëzve, ku shkenca dhe feja në pikat e përbashkëta ,ndihma e shpejtë në mjeksi p.sh, por edhe në shumë fusha të tjera ku arsyeja dhe feja kanë të njëjtin qëllim: Paqja, lumturia, harmonia, sepse për shumë prej nesh, me zemër dhe me tru jemi për realizimin e këtyre koncepteve.
Sot është e vështirë që të gjesh një person që të jetë besimtar dhe të mos besojë tek shkenca (dhe s'mund të thuhet e njëjta gjë për dikë që beson vetëm tek shkenca që të besojë edhe në Zot)
Besimtarët , duke filluar që kohë më parë (nga Galileu p.sh) besojnë tek shkenca, sepse ajo arrin të demostrojë me prova atë që ajo thotë, dhe nëse një teori shkencore del si e pabazë, del sepse një e vërtetë tjetër shkencore e ka hedhur poshtë.Feja nuk mund të përballet në këtë aspekt me shkencën, sepse provat e fesë janë të pademostrueshme dhe besohen vetëm për besim në fe.
Fakti që shkenca bazohet tek arsyeja dhe feja tek besimi (ose që:shkenca thotë që bota është krijuar vetë ndërsa feja nga Zoti), në stadin aktual janë vetëm opinione, të barazvlefshëm për sa mund të bindin dikë që është i painfluencuar nga njëra ose tjetra (provoni ti spiegoni Tarzanit se kush e krijoi botën... për të asgjë s'ndryshon), por.... kur këto 'opinione' pranohen, janë në gjëndje të shndërrojnë rrjedhën e historisë.

- Nëse njerëzit akoma sot vazhdojnë të pyesin: Kush jam, nga vij dhe ku po shkoj?, do të thotë që o feja s'është në gjëndje ti kënaqë o shkenca s'arrin t'ju japë përgjigje.
Sepse përgjigjet e vetme deri më sot , atyre pyetjeve ja ka dhenë feja dhe shkenca... dhe ndërmjet tyre filozofia që mund të konsiderohet si përgjigje fetare e laiçizuar.
Njerëzit shtyhen të bëjnë pyetje të tilla kur gjënden në gjëndje të mjerueshme materiale ose shpirtërore (varfëri, sëmundje) dhe atje ku padrejtësia, shtypja, shfrytëzimi, skllavërimi kanë arritur 'atje ku s'mban më', njerëzimi ka gjetur zgjidhje dhe përgjigje ndaj tyre, ashtu si shkenca ka marrë shtysën prej po atyre nevojave.

17 prill 2007

Ate e bir

Pisku i vapes.

Ne porten e hyrjes ne Parajse , meqe Shen Pjetri kishte ikur me leje ,kishin veshtiresi qe te gjenin nje guardian tjeter......shen Thomai kishte shkuar te kurjozonte ne ndonje ane,shen Kristofori kishte shkuar te kontrollonte rruget dhe te ndihmonte Shoferet qe mund te kishin nevoje....dhe se fundi i ngeli Jezu Krishtit qe te bente roje.

Pasdite,tek porta e parajses u paraqit nje plak i vjeter,i kerrusur dhe me syte gjysembyllur per t'u mbrojtur nga dielli.

"kush je? Cfare deshironi ketu?" e pyeti Jezu Krishti
"Me quajne Xhuzepe dhe me kane thene qe te paraqitem ketu."

"Profesioni?"
"Marangoz."

"C'njerez ke? Ke familje?"
"Kisha nje djale,por iku nga shtepia qe i ri.....ishte shume i mire...." vazhdoi plaku.


Jezui e shikoi i cuditur,pastaj mè me kujdes dhe cudia po i linte vendin mallengjimit,dhe me syte me lot uleriu :

"Babbbaaaaa!!!!!"


Plaku i habitur,kerkoi qe te hapte syte e tij te mjegulluar nga pleqeria,fillojne t'i dridhen gjunjet nga emocioni dhe duke derdhur lot gezimi i pergjigjet me te njejten force:

"Pinooooook biri im"