03 shtator 2007

Evolucioni apo kreacionizmi?

Tani, ky nuk është një justifikim për mosbesimin tim në Zot, por gjithsesi më bën të kem më besim tek materializmi për të gjetur përse-të që ndesh në jetë.
Sepse Zoti, nëse është ai që ka bërë gjithçka ... ndoshta dhe mund të jetë, por... e ka bërë së prapthi.
Përse e them këtë:
Jetën duhet ta kishte bërë që të jetohej së prapthi. Sa për të filluar, fillohej me vdekjen dhe fill pas saj... ringjallja, pra trauma më e madhe që mund ti ndodhte njeriut, sapo e kalonte në fillim të jetës.
Kështu zgjohesh në shtratin e një spitali, duke shijuar përmirësimin nga dita në ditë.
Del nga spitali dhe gjëja e parë që bën... shkon merr pensionin dhe fillon e harxhon paret ashtu si ta dojë qejfi, dhe me kalimin e kohës, kur forcat e tua ripërtërihen gjithnjë e më tepër, kujtohesh që të fillosh dhe të punosh.... dhe që ditën e parë, kolektivi të bën një festë për mirëseardhjen.
Kështu punon për 30-40 vjet deri sa të jesh aq i ri sa që të mos jesh për punë, kështu shkon nga festa në festë, ha, pi dhe luan, dhe fillon studimet.
Vazhdon shkollën dhe luan me shokët e klasës pa patur më detyrime ndaj familjes dhe shoqërisë... deri sa bëhesh foshnje... dhe kur je në prag të 'orës X'... hyn atje ku e dimë të gjithë, dhe për 9 muaj vazhdon 'jetën' në një ambjent me temperaturë të kontrolluar dhe me të gjitha përkujdesjet e rastit.... deri sa largohesh nga kjo botë me kulmin e kënaqësisë që mund ta japë vetëm një... orgazëm.

Sikur të ishte kështu, edhe unë do të isha dakord me Zotin... ah sikur të ishte kështu.

7 komente:

  1. Mark Tuein ka thënë që rinia është e çuar dëm tek të rinjtë. Po e ka thënë kur ishte plak ama. Më duket se po plakesh Ed. Ke filluar edhe ti të filozofosh si Mark Tuein.

    :D

    PërgjigjuFshije
  2. Shume e bukur perspektiva jote Ed. I bashkangjitem edhe une!!

    PërgjigjuFshije
  3. Sido qe t'ishte, Edo, tani do ishe duke punu! :P

    PërgjigjuFshije
  4. Eh mer Ed, ktheje si ta dush, ne "bishta qeni" mbetemi.

    Bashkonem me parafolesen (s'jam kondra).... :D :P :P

    PërgjigjuFshije
  5. Ç'të ka zënë, o miku im, që ke vendosur të gjesh ka zot apo s'ka zot?!

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet