Po shfaqen postimet me emërtimin sondazh. Shfaq të gjitha postimet
Po shfaqen postimet me emërtimin sondazh. Shfaq të gjitha postimet

29 dhjetor 2007

Klasifikimi i blogjeve shqip


Fund viti, dhe gjithandej bëhen bilançe dhe klasifikime... thashë të shikoj dhe unë se ç'bëhet në blogosferën shqipëtare.
Po shikoja tek Technorati dhe po vendosja lidhjet e blogjeve që kam tek të preferuarit e mij, dhe që atje po merrja vetëm skedën e blogjeve dhe po bëja "foton" e mësipërme.
Nga leximi i vetëm këtyre blogjeve që kam linkuar (për të tjerët nuk kishte informacione) del një klasifikim i tillë:

1- Vrima e Çelësit 64 (114765)
2- Albtranslator 36 (224227)
3- SelfMadeRadio 31 (263682)
4- Akullnaja 27 (305717)
5- Njeriu i çuditshëm 26 (317977)
6- Peizazhe të fjalës 25 (331293)
Bletebzz 25 (380354)
7- Edrus 23 (360865)
8- Parisi një dashuri.. 22 (377609)
9- BelleFleur 21 (395824)
10-Midis nesh 20 (415866)

Nuk di se sa mund të vlejnë klasifika të tilla, por do të më pëlqente që të bëhej një klasifikim pak më njerëzor, larg llogaritjes së numrit të klikimeve dhe numrit të atyre që mund ta kenë vënë një nga këto linqe tek të preferuarit e tyre.
Ky klasifikim i përshtatet pak a shumë atij që do të bëja dhe unë (të paktën për emrat :P), por do të doja që të bëja një klasifikim tjetër në bazë të preferencave të blogerave, prandaj jeni të lutur që të vendosni një listë prej 10 blogjesh që ju keni ndjekur me më kënaqësi gjatë këtij viti.

E di që po ta thoshte Akullnaja të gjithë do ta kishit bërë "detyrën e shtëpisë", por njëlloj, përpiquni që të bëni një sforco ;), mos përtoni që të bëni një listë dhe një postim në blogjet tuaja, edhe sepse shikoj që shumë blogje kanë ngelur jashtë liste.... por që meritojnë që të jenë në listë.

28 tetor 2007

Sondazh.

.
Do ti lutesha të gjithë vizitorëve të blogut tim, që të plotësojnë sondazhet në kolonën e djathtë të këtij blogu ( "Sa herë në vit vizitoni ndonjë muze ose galleri artesh" dhe " Artin do t'ju pëlqente..").
Dihet që zakonisht "s'kemi kohë" për të humbur me vizita, por mund të jetë dhe shuarja e interesit apo ku e di unë, që nuk na 'bëhet' që të vizitojmë ndonjë galleri artesh ose muzeum.
Rezultatet e këtyre sondazheve nuk është se më interesojnë mua direkt, është një studente që po përgatit një studim rreth këtij problemi dhe ishte e interesuar për të patur disa të dhëna të tilla.
Dhe një herë ju ftoj që të votoni dhe ju falenderoj paraprakisht në emrin tim dhe të shoqes time të cilës i nevojiten këto të dhëna.

P.s: Sondazhi është i hapur vetëm një javë, prandaj ju lutem që mos të ma lini pas dore.
P.s2: në sondazhin e dytë mund të lini dhe më shumë se një përgjigje.

31 gusht 2007

Këngëtarja juaj e preferuar

Kush janë këngëtaret që ju pëlqejnë më tepër?
Një pyetje e tillë bëhet për të lehtësuar 'zgjedhjet' dhe për të mos 'detyruar' anketuesit që të bëjnë një zgjidhje të vetme, dhe kështu me keqardhje të ju duhej që të linin ndonjë nga këngëtaret e zemrës jashtë votimit.

Ishte kjo një temë që po trajtohej në një transmision radioje, dhe më bëri që të 'votoja' dhe unë tre nga këngëtaret e mija të preferuara : MariahCarey , Céline Dion e KT Tunstall, të cilat për zërin dhe ritmet e këngëve të tyre, ngjallin gjithmonë 'drithërima' në çdo lloj momenti të ditës dhe të natës që ti dëgjoj.

Dhe si gjithmonë, kur përmënden emocionet, është e pamundur që mëndja të mos fluturojë në kujtime... në të shkuarën e afërt dhe të largët, në ato tinguj që kanë shoqëruar jetën time dhe në Shqipëri, dhe nuk mund të mos konstatoja diçka të çuditëshme; Nëse ka një gjë që i bën shqiptarët që të jenë të të njëjtit mendim dhe të shprehen me të njëjtën gjuhë, dhe këtë pa dallim race feje dhe krahine, e bëjnë vetëm në rastet e nekrologjive për artistët shqiptarë , më vijnë ndërmënd K.Roshi e V.Manushi së fundi, gjë që e bëjnë jo vetëm për faktin se ata "shkuan", sepse "shkoi dhe Nënë Tereza, por ngaqë artistët shqiptarë në një mënyrë ose në një tjetër... na kanë rritur të gjithëve.
Dhe si gjithmonë, madhështia e tyre kujtohet vetëm pasi të kenë "shkuar" :(.

Përse e bëra gjithë këtë hyrje.... sepse po shikoja në google emrat e artisteve të mija të preferuara... pothuajse të gjitha të përmëndura në Wiki dhe të gjitha me një sit personal (përveç qindra fanclub-eve në çdo anë të botës), kërkova dhe këngëtaren time të preferuar shqiptare... sa hidhërim, vetëm e përmëndur në ndonjë forum dhe me ndonjë video në youtube.

Nuk kam ndërmënd që të bëj thirrje për revolucion në këtë drejtim, por sinqerisht, kërkoj ndihmë nga ndonjë nga çunat ose vajzat që janë të 'zanatit' për të ndërtuar një sit të thjeshtë, ku ashtu si për çdo këngëtar tjetër të botës, të vendosim një biografi të shkurtër, diskografinë dhe festivalet ku ka marrë pjesë, tekstet e këngëve dhe një lidhje me personazhin, ku fansat mund ti shkruajnë ose ku mund të dëgjojnë këngët e tij.

Me blogjet (tashmë ja kam marrë dorën :)) ndoshta do të ishte më e lehtë për mua, dhe interaktiviteti do të ishte më direkt (ndërmjet meje dhe atyre që do të dëshironin të kontribonin me foto, filma ose tekste të personazhit tim), por ideja e sitit, e ngre në nivelin e duhur imazhin që meriton ai personazh.

Prandaj dhe një herë ju lutem atyre që mund të më ndihmojnë (Erioni, Beni, Bledi
CMS Lounge në fund të fundit :) ), që të më kontaktojnë për të më thënë se ç'duhet bërë.
Ideja ime është pak a shumë diçka e tillë si kjo këtu.

Po për ju, kush është këngëtarja juaj e preferuar????

09 maj 2007

Intervista

Marr 'stafeten' nga N.Ago dhe po i nenshtrohem pyetjeve te intervistatorit:

1) Lumturia e plotë për ju është?
-Gjithcka qe qofte dhe per nje moment me ben te harroj problemet.

2a) Çfarë ju bën të çoheni në mëngjes?
-do shqetesohesha me teper sikur te kishte ndonje gje qe s'do te me linte te zgjohesha ...

3a)Hera e fundit që u shkritë në të qeshur?
-"viva radiodue", eshte nje trasmision ne radio(13.40-15.oo),'ushqimi' i perditshem i dozes se humorit.

4a) Vetia kryesore e karakterit tënd, cila është?
-kokefortesia

5a) Mangësia juaj kresore?
-durimi

6a)Në cilat gabime tregoheni më tolerant?
-sigurisht , kundrejt atij qe ka gabuar, s'do te isha une qe do te 'hidhja gurin e pare'

7a)Me cilën figurë historike, je i apasionuar?
-Enver Hoxhen

8a)Cilët janë sot, heronjtë tuaj?
-te rinjte e pergatitur

9a)Udhëtimi juaj më i dashur?
-c'do udhetim ne Shqiperi.

10a) Shkrimtarët tuaj më të dashur ?
-rilindasit,Driteroi, Hygo, Kadare, De Crescenzo ,Dan Brown,Wilbur Smith,etj.

11a) Cilin virtyt, vlerësoni tek një burrë?
-vendosmeria

12a)...dhe tek një grua?
-ngrohtesine

13a) Kompozitori juaj i prefeuar?
-Pelqej te gjitha llojet e muzikes... pa u influencuar nga emri i kompozitorit ose kengetarit(nese duhet nje emer.... Shtraus(me sakte i biri :) )

14a)Këngën që fishkëllen kur je në dush?
-Pse ka qe edhe kendojne? (lum ata)

15a)Libri me mbresëlënës?
-Kak zakalljallas stal :)

16a)Filmi më mbresëlënës?
Lulekuqe mbi mur

17a)Piktori juaj i dashur?
Ymer Ahmeti

19a) Ngjyra juaj e preferuar?
e kalterta

19a)-Cilin quani, suksesin më të madh tuajin?
sa here qe zgjidh Sudokun e veshtiresise se 5 ne me pak se 15'

20a).Pija juaj e preferuar?
-Tani pi rralle, por, 'rakija e manaferrave' dhe 'vechia romagna-etiketa nera'

22a)Për çfarë jeni penduar më shumë?
-nese behet fjale per vendimet e mija:asnjehere

23a)Çfarë urreni më shumë nga çdo gjë?
-llafazanet

24a)Kur nuk shkruani, cili është hobi juaj i dashur?
-enigmistika

25a)Frika juaj më e madhe?
-e ardhmja e cupave

26a)Në cilin rast, zgjidhni të thoni gënjeshtra?
-kur dua te mbyll pa e zgjatur nje muhabet.

26a)Cila është moto-ja juaj?
-pyet shtate a tete, dhe bej si te duash vete

27a)Si do preferonit të vdisnit?
-ne gjume

28a)Nëse ju ndodhte të takonit zotin, çfarë do të donit t’ju thoshte?
-"megjithese s'ke besuar ne egzistencen time, je perpjekur te zbatosh urdheresat e mija"

29a)Në ç’gjendje shpirtërore ndodheni kësi kohe?
-nuk ka paqe nen ullinj.

11 shkurt 2007

'proposta indecente'

Para ca ditesh degjova nje lajm qe me beri te qesh fillimisht,por qe me pas fillova ta shikoja me nje cike me me kujdes;
-sipas nje sondazhi te Durex:"Nje gjerman c'do tre,per nje milion dollare...do te pranonte qe te mos bente me sex per gjithe jeten"
Ne kete sondazh te kesaj firme te njohur te profilaktikeve,del dhe qe :
- 3% do te sakrifikonin sexsin per te bere qe skuadra e tyre e zemres te fitonte kampionatin
- 1% do te sakrifikonin,nese ju ofrohej qe te pinin birre gratis per gjithe jeten

S'e di nese mund te behet nje sondazh i tille me shqiptaret(gjithsesi s'ma ha mendja qe te arrije 33% e gjermanve),por me lind natyrshem dhe mua pyetja:

Si do te rradhisnit ju,ato qe do te mund te sakrifikonit,perballe ofertes se 1 milion dollareve
Mjaftojne 2-3 por mund te vini dhe me teper :)