Formula më e bukur e matematikës
Kjo është një nga formulat më magjike dhe shpesh e cilësuar prej matematikanëve si formula më e bukur e matematikës, e njohur dhe si formula e Eulerit.
Në të, aq magjishëm ndërthuren koncepte matematikorë aq të ndryshëm, aq 'magjikë' dhe që në matematikë janë njohur në kohë dhe vënde të ndryshëm.
Në këtë formulë bijen në sy π dhe e, dy konstante që vijnë nga fusha të ndryshme të matematikës dhe që numri imagjinar i i lidh në mënyrë kaq të çuditëshme.
Dhe në fakt;
- π (pi greku) që njihet që në greqinë e lashtë dhe është një konstante e njëjtë për çdo rreth dhe gjendet nga raporti i perimetrit me diametrin e tij (π= p/d=3.14159265...)
- e (Konstantja e Neperit) e= 1+1/1! +1/2! + 1/3! + 1/4! .......=2.7182818....
- numri imagjinar i, ku 'i ' është rrënja katrore e -1
Shikohen gjithashtu 1 (element neutral për shumëzimin) dhe 0 (neutrale po ashtu për shumën)
Më duket se diku/dikur kam parë një farë vërtetimi të kësaj formule (kur ta gjej ndoshta do ta sjell.... megjithëse ka mjaft çuna dhe goca të Matematikës këtej që mund ta thonë fjalën e tyre), por një gjë më kujtohet mjaft mirë... se kam qeshur me atë shokun që ma dërgoi (dhe që mund ta gjeni të aplikuar këtë formulë) dhe mund ta shikoni këtu.
