07 dhjetor 2007
14 tetor 2007
12 tetor 2007
Prap Amerika...
12 tetor1492, dikush që shkonte nga ta çonte era u nis... për të bërë tregëti erëzash me Indinë... ngatërroi rrugë dhe... nejse histori e gjatë.
Kjo s'do të thotë se në atë vënd ku anijet e tij arritën pa dashje, s'do të vinte një ditë që njerëzit të mos dinë asgjë dhe të mos kenë sensin e humorit, dhe këtu, përsa i përket humorit, më vjen të kujtoj një nga ata që kam patur rastin ta shikoj ndonjëherë: David Letterman në programin e tij "David Letterman Show", gjatë prezantimit të njërit prej të ftuarve të tij... ja prezantimi: Dhe këtu mes nesh, personi që guxoi të kandidohet dhe bile dhe humbi .... ndaj një idioti.
Besoj se e kuptuat se për se e kam fjalën, për të fituesin e Çmimit Nobel për paqen Al Gore (bashkë me Komitetin e OKB për studimin e shndërrimeve klimatike).
Sinqerisht u ndjeva i gëzuar, sepse pas një vlerësimi të tillë, edhe vetë problemet e ngritura prej tij, përsa i përket ngrohjes globale, do të kenë një shikim më të interesuar nga një publik akoma më i gjërë.
Por po aq do të isha gëzuar, nëse ky çmim do ti ishte dhënë ndonjë tibetani ose birmani (siç shpresoja), sidomos tani që lëvizja e tyre pati një jehonë aq të madhe në botë... gjë që do të shndërronte olompiadën e vitit të ardhshëm në Kinë në diçka më të madhe se vetëm një olimpiadë sportive...
Por meqë po flisja për humorin, dje , më parë se të jepej lajmi i Turqisë, (që shkruajta këtu), "shpresoja" që çmimi Nobel ti jepej Znj.Laura Bush, pas bisedës së saj me kryetarin e OKB dhe pas intervistës së saj tek Wall Street Journal, në të cilën vihet në rolin që duhet të kishte i shoqi, dhe pa frikë dhe me gërma të mëdha i kërkonte xhuntës militare Birmane të largohej (!!) dhe ti hapte rrugën vëndit drejt zhvillimeve demokratike.
Ah mer Kristofor....
29 shtator 2007
Nuk është kurrë vonë për të mësuar.

Është një fotografi e zmadhuar e një fotoje që "armiqtë e popullit/demokracisë" kanë vënë në internet ditët e zhvillimit të punimeve të asamblesë së OKB.
Dallohen në të, përveç fjalimit, dhe rregullat e diksionit të sugjeruara nga këshilltarët, kështu, fjala«Khartoum» bëhet «car-TOOM».
Këtu më poshtë janë disa nga "sygjerimentet" e bëra në atë fjalim:
Sarkozy [sar-KO-zee]
Kyrgyzstan [KEYR-geez-stan]
Harare [hah-RAR-ray]
Mauritania [moor-EH-tain-ee-a]
Khartoum [car- TOOM]
Mugabe [moo-GAH-bee]
Caracas [kah-RAH-kus]
P.s:fjalimi me sygjerimet, për një gabim të zyrës së informacionit, përfundoi në sitin e OKB në vënd të origjinalit të pastërt.
P.s2: që të mos fillojë ndonjë filogrek/serb/komunist/etj etj, që të mendojë se është fjalimi i Salës, po ju them që këtë herë mund të krenohet se s'ka qënë ai.
P.s3: Nëse nuk keni një nivel më të lartë inteligjece se lexuesi i fjalimit dhe nuk e keni gjetur se për kë bëhet fjalë, klikoni këtu.
07 gusht 2007
04 gusht 2007
Shëmbja e urës në Mississipi.
Ora më etrafikuar e mbrëmjes, le 18,05, tetë korsitë e autostradës ishin mjaft të trafikuara edhe mbi urë, kur papritur këmbët e urës nuk mund të qëndronin dot më, dhe pas një zhurme të tmerrshme, 500 metra të urës u shëmbën, duke tërhequr pas vehtes gjithçka kishte sipër, dhe gjithë kjo, jo në ndonjë zonë të përhumbur të globit, por bëhet fjalë për Mississippi Bridge në qëndër të Minneapolis, në Minnesota.
Dhe për ironinë e fatit, duket tashmë si një katastrofë e paralajmëruar, sepse që kohë më parë, organizmat e kontrollit, kishin senjalizuar dobësimin e strukturës autoriteteve përkatëse, dhe vetëm pasi ndodhi, autoritetet amerikane kujtohen se janë rreth 70000 objekte të tilla që mund të pësojnë të njëjtin fund.
As që kisha ndërmënd që të shkruaja një lajm të tillë, por meqë asnjë nga 'mirikanët' tanë nuk u kujtua që ta përmëndte, thashë se mos e kisha dëgjuar gabim unë lajmin (ose aq më keq e kisha ëndërruar)... por jo, po kontrolloja tani, dhe ju betohem që lajmi egziston .
Shikoni galleritë fotografike të Washington Post
13 korrik 2007
Rruga e rikthimit
"Si shumë amerikanë të tjerë kemi arritur në këtë përfundim duke pritur një sinjal nga presidenti Bush, për të larguar SHBA nga 'rrëmuja' që ai krijoi duke pushtuar Irakun pa arsye të mjaftueshme, duke sfiduar kundërshtimin e shumë prej nesh dhe pa një plan për të stabilizuar atë vënd.
Në fillim mendonim se pas rrëzimit të qeverisë, shkatërrimit të ushtrisë, policisë dhe strukturës ekonomike në Irak, SHBA do të ndihej e detyruar që të arrinte disa prej objektivave që Bush proklamonte se do të arrinte, në mënyrë të veçantë, krijimi i një Iraku stabël dhe të bashkuar.
Skadencat e fiksuara nga vetë Bushi, shkonin e vinin pa asnjë progres drejt një Iraku stabël e demokratik dhe pa një fillim të tërheqjes së trupave amerikane, dhe siç duket qartë, plani i Bushit është që të mbajë linjën e tij deri sa të jetë president për t'ja hedhur mbi shpatulla pasardhësit të tij gjithë problemet që sjell ky problem.
Të vazhdosh të sakrifikosh dhe të rrezikosh jetën e ushtarëve amerikanë është i gabuar, dhe tani duhet të fillojmë që të mendojmë për një tërheqje nga Iraku sa më shpejt dhe sa me më pak dhimbje.Amerikanët duhet ta kuptojnë dhe të pranojnë që prania e trupave amerikane shërben vetëm për të keqësuar gjëndjen, dhe se ato trupa të nevojshme për Pentagonin në Afganistan, sherbyen vetëm për të krijuar një çerdhe të re të terrorizmit.
Teza e Bushit dhe e Dick Cheney që tërheqja e trupave amerikane do të shkaktonte gjakderdhje, kaos dhe do të inkurajonte terroristët, është vetëm demagogji, sepse kjo ndodhi në Irak si pasojë e këtij invazioni të panevojshëm dhe organizimi inkompetent i kësaj lufte."
Jo, nuk janë fjalët e mija, as të ndonjë pacifisti të tërbuar dhe trutharë të europës perëndimore, janë fjalët që para ca ditësh ishin në faqen kryesore të New York Times, në artikullin e saj 'The Road Home', rruga e rikthimit.
e përkthyer nga italishtja nga artikulli i RaiNews24
06 korrik 2007
Franca & Shba
Një nga ministrat e qeverisë së re franceze të drejtuar nga Sarkozy, Christine Boutin, duke folur për 11/9, është shprehur se pas atij atentati, mund të jetë dhe dora e vetë Bush-it.
Është hera e parë që një politikan, të përdorë një 'gjuhë' të tillë, dhe e folura "pa doreza" e saj, mund të shkaktojë një incident diplomatik ndërmjet Francës dhe SHBA
Christine Boutin është ministri i Politikave urbane dhe Banesave. Sipas saj,
"fakti që sitet që i janë kushtuar 11/9 vizitohen çdo ditë nga disa milionë persona, më shtyn që të mendoj se nuk mund të jenë krejt pa baza të vërteta mendimet e miliona personave".
03 korrik 2007
Kush janë "majtistë-marxistët" e vërtetë sot?
majtiste-marksiste-muhamediste
nuk
zgjidhin asgje
pervec nyjeve qe mund t’ju jene krijuar ne tru."
Të denja për t'u shënuar në "Thënien e ditës".
Miopia e ndokujt për ta parë realitetin në sy, është për tu diskutuar.
Aq më tepër, kur ata dikush-ër, në mungesë të argumenteve, kanë lirinë dhe të drejtën që të thonë ç'të duan, dhe shprehja e mësipërme tregon mungesën e arsyes në formimin e një përgjigje të denjë për t'u quajtur e tillë dhe mungesa e argumenteve, i çon këta njerëz deri sa të hedhin fjalë në erë pa ditur se ç'thonë (do të ishte më mirë që të mos flisnin fare).
E kam fjalën për një diskutim që bëhej tek "peshku pa ujë", ku megjithse analiza ishte bërë nga "the economist", autori i shprehjes, s'gjeti mënyrë më të mirë se të shfrynte inatin e tij ndaj atyre që kritikonin politikën amerikane të viteve të fundit (dmth ndaj komentuesve të peshkut, ndër ta dhe unë).
Janë argumente të stërthëna shumë kohë më parë nga ne 'trutharët' e Europës, por, "po s'e tha gazeta", për ndonjë, fjalët tona janë vetëm objekt talljesh, dhe, s'u nisa për të diskutuar rreth artikullit dhe s'do të qëndroj tek ato argumente por për të sjellë diçka tjetër për të diskutuar.
Me keqardhje që prek një tast shumë delikat, por do të doja të tallesha dhe unë një çikë me dikush-ërit.
Marr shkas dhe nga zhvillimet e fundit (të ngjarjeve në Angli) për të spieguar mendimin tim :
Nëse është e vërtetë që 5 nga 8 të ndaluarit janë mjekë/doktorë, dhe nëse vërtetohet që janë ata autorët e atentateve të dështuara , kjo hedh poshtë dhe argumentin tuaj të preferuar, që kamikazet ose atentatorët janë njerëz INJORANTË të doktrinuar/droguar me premtimin e 40 virgjëreshave.... sepse 5 doktorë që kanë mbaruar universitet dhe që punojnë në spitalet e Londrës, nuk janë ata naivët e Kabulit, por janë njerëz që KJO MËNYRË ZGJIDHJEJE E PROBLEMIT, ja u ka sjellë shpirtin në majë të hundës.
Dhe me këtë mënyrë zgjidhjeje, nënkuptoj Luftën (të nënkuptuar edhe këtë si luftë me armë).
Sepse LUFTËN kundër terrorizmit , në vehtvehte nuk mund ta hedh poshtë, por duke jetuar në shekullin e XXI-të, besoj se niveli i demokracisë dhe zhvillimit të shteteve të qytetëruara, do të ishte në gjëndje të gjente një zgjidhje politike(pra LUFTA ime është luftë DIPLLOMACIE/POLITIKE), të kërkonte që të eleminonte shkaqet që i detyrojnë këta njerëz që të arrijnë deri në atë pikë sa të shkatërrojnë qindra jetë të tjera të pafajshme.
Dhe ç'është më e bukura(dhe këtu përfundon tallja, por më vjen për të 'qarë'), janë po ata që kundërshtonin parimin e komunistëve që:"vetëm revolucioni (lufta e armatosur) do të zgjidhë situatën", që tashmë janë mbështetësit më të flaktë të zgjidhjes me luftë(rroftë revolucioni... urrra) të këtij problemi.... dhe aq më tepër, neve 'trumykurve' europianë që shprehemi për një zgjidhje politike e paqësore, na akuzojnë si :majtistë-marksistë ...(ndërsa muhamedistin ta mbajë për vehte, meqë unë të paktën s'jam besimtar).
S'e di nëse është për të qeshur apo për të qarë????
09 qershor 2007
Vlerat e familjes?!
Nderkohe qe ne gjithe boten vazhdojne me force fushatat per forcimin e vlerave te familjes, nga Cikago arrin nje lajm i çuditshem: Nje avokate ka filluar nje reklamim te aktivitetit te saj.
Deri ketu asgje te keqe, nese s'do te behej fjale per nje nga avokatet me te specializuar per sa i perket ndarjeve dhe divorceve, dhe qe si sllogan te reklames se saj, perdor: "Jeta eshte e shkurter, ndahu"
Duke e pare ne fotografi, ja besoj qe te kete aq sukses qe t'i beje burrat qe te ndahen :))
13 maj 2007
Reklama
08 maj 2007
Personat me influente te botes
Si c'do vit, edhe kete rradhe e famshmja "time" ben klasifiken e njerezve me influente ne bote.
Dhe kete rradhe ne kete klasifike ka gjetur vend edhe Borat-i e Kate Mos, dhe ne liste nuk gjendej 'miku' im George W. Bush.
N.Ago, une s'jam i keq me amerikanet..... s'e di se c'me ndodh me zorret sa here qe e shikoj presidentin e tyre(e kam fjalen per kete president, dhe arsyet jane me shume se nje.....) ,president qe s'mundi ti rezistonte 'tundimit' per te bere gafen e rradhes edhe ne prezence te Mbretereshes se Britanise se Madhe.
Ne fjalen e rastit, me gjithe rakomandimet qe i kishte bere e shoqja dhe keshilltaret ai tha:
"Populli amerikan eshte i lumtur t'ju uroje mire se ardhjen ne SHBA, nje komb qe Ju njihni shume mire, sepse Lartmadheria Juaj ndihemoi kombin tone ne celebrimin e dyqindvjetorit ne 1776...ne 1976" -u korigjua shume shpejt nga gafa e dhenies se mbi 200 vjeç Mbretereshes (i ndihemuar edhe nga te qeshurat e te ftuarve te tjere).......
07 maj 2007
25 mars 2007
Nato dhe Kosova
Dedikuar te gjithe atyre qe thone se vetem fale Amerikes,Kosova eshte e lire.
Qe thone se po te mos ishte ajo,s'do te mund te perballonin sulmet e serbeve(habitem se si tre talebane me callma ne afganistan jane ne gjendje te mos i gjunjezohen Amerikes,ndersa vini ne dyshim shpirtin e Kosovareve e Shqipetar, per t'i bere balle serbeve)
Nuk e di nese cmimi i paguar ndaj "clirimtareve" ja vlen te konsiderohet i aresyeshem,dhe s'po kerkoj qe te shikoj nje rezultat final(pavaresia e kosoves ne menyre automatike dhe te menjehereshme) qe te justifikonte gjithe kete mirebesim(sepse po behen kaq vite qe po na sorollasin,per t'i lene gjerat sic jane),por desha te theksoja dhe nje fakt qe shume prej nesh e anashkalojme ne emer te te 'mires' qe na sollen 'cliruesit' Amerikane.
Nderhyrja e armeve inteligjente Amerikane ne Kosove ka goditur pothuajse vetem civilet(sipas te dhenave jane shkaterruar vetem 13 tanke nga forcat e Nato-s,dhe rreth 2000 civile te vrare nga bombat.
Megjithese ky bilanc mund te duket si hic gje,do te doja te shtoja dhe dicka tjeter,konseguencat e tmerrshme qe i paraqiten popullsise ne vitet e ardheshme.
Sepse 'lufta umanitare' ne Kosove,s'ka qene e tipit konvencional(dmth me armet qe pranohen nga Konvencioni i Gjeneves,por arme KIMIKE-BERTHAMORE.
Ashtu si ne Irak,edhe kunder Serbise dhe ne Kosove (dmth ne territorin e 'cliruar' prej tyre) jane perdorur plumba dhe raketa me mbushje me uran te varferuar("uranio impoverito"(Depleted Uranium)),te marre nga skorjet e centraleve berthamore.
Nato ka pranuar(7/2/2000),ne nje leter te sekretarit te pergjithshem George Robertson drejtuar Kofi Annan-it,qe ka perdorur gjate ketij konflikti 31000 plumba te tille(pa permendur dhe mbushjet e Tomahawk )
Per Shtetet e Bashkuara te Amerikes,qe kane nevoje te heqin nje sasi te konsiderueshme skorjesh radioaktive prej centraleve te saj berthamore,riciklimi ne formen e bombave eshte nje dopio biznes:
Heq qafe skorjet berthamore dhe ka nje arme vertet shume me te fuqishme se armet konvencionale(nje fishek i mbushur me uran,qe peshon gati dyfishin e plumbit,por qe eshte akoma me i forte),ne momentin e perplasjes me pjesen e blinduar te objektivit,digjet dhe cliron nje sasi nxehtesie te tille qe te shkrije cfardolloj metali dhe ben hi ne cast ekuipazhin qe ndodhet brenda.Gjate djegies,urani transformohet ne grimca te oksidit radioaktiv,te cilat shperndahen ne atmosfere dhe bijen ne territorin perreth.
C'do grimce e tille,e hyre ne organizmin e njeriut(nepermjet ajrit ose ushqimeve) krijon celula kancerogjene ne mushkeri dhe ne gjak.
Tashme jane rret 90.000 veteranet e luftes kunder Irakut te 1991,nga ekspoziminda pluhurave te oksidit te uranit te leshuar nga fisheket kunder tank dhe raketave kunder bunkereve(Dhe meqe ne Kosove dhe Serbi s'kishin bunkere........ku mund te provonin me se miri raketat e tyre kunder bunkerave?????..........ne Shqiperi,dhe besoj se ju kujtohet rasti i piloteve qe 'gabuan' objektiv)
Pra,shume prej atyre qe jane prekur nga "Sindrome del Golfo",jane te semure me leucemi,tumore linfatice dhe polmonare dhe femijet e tyre kane lindur me deformime.
Dhe meqe efektet e oksidit te uranit manifestohen pas nje periudhe pak a shume te gjate,pas disa vitesh do te gjendemi perballe nje realiteti mjaft te hidhur.......sepse nese ushtaret italiane dhe ata te Kforit,kane se kujt t'i kerkojne demshperblime per demet,kush do te mendoje per kosovaret e 'cliruar' me ane te kesaj lufte umanitare???
Apo ne Kosoven e shkaterruar gjenden struktura spitalore ne gjendje qe te garantojne nje kurim special por te domosdoshem e te nevojshem?!?
Italianet gjithashtu jane te shqetesuar dhe per nje aresye tjeter:Rreziku ambjental dhe radioaktiv qe permban deti Adriatik:disa mijera bomba (per te mos thene qindra mijera)jane leshuar ne det nga avionet e Natos gjate rikthimit ne baze,me urdher te komandanteve te tyre per 'ceshtje sigurie'(per te evituar uljen ne toke me nje ngarkese te tille shume te ndjeshme ndaj perplasjeve).
Edhe pse te denuara nga Konvencioni i Gjeneves dhe me pas i Otawas,cluster-bombs jane perdorur ,por me se tepermi jane shkarkuar ne det(nga ku shikohet dhe nje nga aresyet e hapjes se kesaj lufte:heqjen qafe te mbeturinave dhe scorjeve berthamore)gjenden akoma ne terren dhe ne fund te detit,dhe akoma sot,peshkataret e zonave bregdetare te italise,sinjalizojne 'prezencen' ne rrjeta te ketyre bombave te peshkuara ne det,dhe jane jo pak rastet e te plagosurve per shkak te shperthimeve.
Se di nese duhet te konsiderohemi me fat qe jemi 'cliruar'.






