Po shfaqen postimet me emërtimin Njoftime. Shfaq të gjitha postimet
Po shfaqen postimet me emërtimin Njoftime. Shfaq të gjitha postimet

03 janar 2008

Vorio Epiri!!

Sot këtej na mbyti bora, dhe nesër do të dal prap në punë (nesër është e shtunëëëëë!!!).
Erdha dhe thashë, sa të rri 10' në kompiuter dhe do iki...
Pak Blendi tek Peshku dhe më pas një e-mail që më dërgoi të shikoja një lidhje në youtube, më bënë që të ngelesha në kompiuter...
Pasi ngela për vehte, nuk më bëhet vonë për ju të tjerët ;), prandaj dhe ju, sidomos ata që flasin anglisht dhe greqisht, hidhini një sy kësaj lidhjes këtu... jo për gjë, por thjesht për tifozllik, klikoni një çikë tek komentet e shqiptarëve, që grekërit i kishin klikuar deri sa i kishin anulluar...

10 qershor 2007

Librat elektronike

Sot duke bere xhiron e zakonshme neper 'te preferuarit' e mij, gjeta nje sit mjaft interesant dhe te rendesishem (sipas opinionit tim modest).
S'po shkruaj qe t'i bej reklame atij siti, sepse kush do t'a shikoje do te dije qe t'a vleresoje, por po shkruaj per diçka qe me pelqeu: Librat elektronike qe gjendeshin ne ate sit (dhe aq me teper falas).
Perse e bej kete... sepse nese e mbani mend, dikur flisnim per nje menyre se s'i t'i benim femijet tane qe te mesonin shqipen (e kam fjalen per femijet e emigranteve), dhe mu duk nje nga menyrat me interesante.

Fillova me Albanen qe te lexonim 'libri i gabimeve' (meqe autori, Gianni Rodari, eshte nje nga autoret qe ajo e ndesh shpesh ne shkolle :), dhe keshtu desha qe te bente nje konfrontim ndermjet asaj qe ajo kishte mesuar ne italisht, dhe se si te njejtet argumente trajtoheshin ne Shqip.

Vertet qe qene pak tituj, por ishin me te vertete tituj qe meritojne falenderimin ndaj autoreve te sitit, per perzgjedhjen e tyre, dhe aq me teper per punen e tyre te mrekullueshme.

31 dhjetor 2006

Televizioni shtetëror grek: “Myslimanët shqiptarë janë turq”

Artikull i marre nga TanPortal
ne daten 31/12/2006

Dropullitët: “Lazarati banohet nga turq, nuk përzihemi me ta”
Që ndokush në Greqi, pavarësisht nga cilido skaj ekstremizmi nacional ngjyroset, të bëjë fjalë për tokë greke në Jug të Shqipërisë nuk përbën ndonjë risi. I çuditshëm është fakti që televizioni shtetëror grek “NET” në reportazhin e tij të para disa ditëve nga Shqipëria bën fjalë për toka ku jetojnë homogjenët grekë në Shqipëri dhe i quan “tokë greke”. Kjo është jo vetëm propagandë shoviniste, por shpreh vetë politikën zyrtare të shtetit grek. Sepse, pavarësisht cili e shpreh atë ide shoviniste, qytetar i thjeshtë e jopolitikan, derisa televizioni shtetëror grek “NET” e shpreh të mirëqenë, do të thotë që kjo është vetë politika e shtetit grek.

Ja si e hap reportazhin gazetarja greke nga Kakavija. ”Ndodhemi sot në pikën e kalimit kufitar ndërmjet 2 vendeve tona. Prej gati 15 vjetësh, në Greqi kanë ardhur e punojnë mjaft emigrantë shqiptarë. Ata kanë ndërtuar shumë nga shtëpitë ku ne jetojmë. Kanë ndërtuar shumë rrugë e ura, ku ne kalojmë me makinat tona. Punojnë nëpër hotele e restorante duke na shërbyer. Pastrojnë shtëpitë e mbajnë fëmijët tanë. Po kush janë këta?Ku jetojnë e nga vijnë? Keni pyetur ndonjëherë? Pra ne vendosëm të shkojmë në vendin e tyre dhe të shikojmë se si jetojnë atje. Shkojmë....” Dhe gazetarja greke shkon në fshatrat e Dropullit, Derviçan dhe Bularat. Fillimisht bashkëbisedon me fshatarë (tashmë edhe me shtetësinë greke) të cilët i deklarojnë kameras së televizionit shtetëror grek ....që asnjëherë nuk e kishin fshehur se ishin grekë e nuk ishin përzier me turqit që jetojnë më në veri të vendit. Që nuk e kishin fshehur që janë grekë ( e thonë tani që janë ...grekë , se deri tani ishin minoritarë grekë), edhe kjo nuk është risi, sepse edhe regjimi i Enverit u kishte dhënë kombësinë greke. Por që nuk janë përzier me turqit që jetojnë më në veri, kjo është çudi historike! Vetëm grekët duan të besojnë që në Shqipëri jetojnë turq dhe jo myslimanë. Dhe kjo politikë greke “vërtetohet “ me ndonjë thënie të ndonjë fshatari nga Derviçani....Ja si deklaron pronari i një dyqani në Derviçan në reportazhin e televizionit shtetëror grek “NET”: Jam krenar që jam grek dhe kam lindur në tokën greke, e cila iu dha Shqipërisë pas Luftës së Dytë Botërore. Problemi ynë është se duhet të mbrojmë pasurinë, si edhe traditat e zakonet nga fshati gjiton i Lazaratit, i cili është vetëm me turq. Ata e kanë pushtuar Lazaratin që nga koha e otomanëve dhe ruajnë akoma zakonet e tyre fetare, duke mbuluar me ferexhe femrat edhe sot e kësaj dite....” Gazetarja greke, së bashku me shoqëruesin e saj, Panajot Barka, “pafajësisht” këto fjalë të një fshatari të “rastësishëm” i japin në emisionin e televizionit shtetëror “NET” më 18 dhjetor 2006. Kjo është politika greke. Ajo shoviniste. Kjo është politikë pa maskën e diplomacisë. Për ta bërë më të besueshëm këtë politikë, reportazhi vijon edhe në fshatin Dhivër, ku edhe këtu fshatarët thonë që janë grekë në tokën greke. Dhe thua se i referohen arkeologjisë, televizioni shtetëror grek “NET” pasqyron edhe varrezat e fshatit , ku varret kanë gërmat greke. Asgjë nuk është e ...rastësishme. Dhe as edhe ndonjë gabim gazetaresk. Edhe pse, siç e përmendëm, gazetarja kërkon të bëjë reportazh për emigrantët shqiptarë që punojnë, që pastrojnë shtëpitë e grekërve, në vendlindjen e tyre, në Shqipëri, kamera interviston (VETËM) disa fshatarë që vetëdeklarojnë jo vetëm që janë grekë, por që jetojnë në tokën greke. Në fshatrat e Gjirokastrës e të Sarandës! Që kjo tokë greke iu dha Shqipërisë pas Luftës së Dytë Botërore! Një televizion shtetëror grek të pohojë një falsifikim të tillë historik, a është vetëm një lajthitje gazetareske? Dhe kush? Greqia?! Greqia me nacionalizmin e saj, shumë herë, që në vitet ‘90 , është përpjekur t’i vërë zjarrin Ballkanit. Kujtojmë këtu embargon shtetërore që Andrea Papandreu, kryeministri grek në vitet 1993, ndërmori kundër Maqedonisë, për hakmarrje që ky shtet i ri mori emrin e lashtë Maqedoni! Vetëm një emër, cilësimi Maqedoni, edhe sot është një problem ndërkombëtar ku akoma as OKB-ja , BE-ja e SHBA-ja nuk mund ta zgjidhin, sepse reagon Greqia. Kujtojmë sa agresive është Greqia ndaj minoritetit mysliman që jeton në Thraqi të Greqisë, kur këta vetë duan të cilësohen turq! Dhe Greqia, që për të tjerët falsifikon vetë historinë, për të kultivuar ambiciet e saj shoviniste. Kështu vepron gazetarja greke derisa interviston disa “fshatarë” minoritarë grekë në Derviçan, që thonë që disa kilometra më tutje, në fshatin Lazarat, kanë gjitonë turq. Që këta gjitonë turq që e kanë pushtuar tokën që nga koha e otomanisë!!! Gazetarja greke, edhe pse ishte pak km larg, nuk e mori mundimin të shkelte edhe fshatin “turk” Lazarat (sipas fshatarit ...grek në Derviçan) që të shikonte edhe ....ferexhetë e femrave që i mbajnë edhe ...sot!!! Edhe sikur gratë të mbajnë ferexhetë, kjo nuk është provë që ato janë turkesha. Pastaj, cilat gra mbajnë në Lazarat ferexhe? Kaq e ulët është gënjeshtra! Po kaq shumë u duhej (grekërve) që ta përmendnin në reportazhin e televizionit grek për provësi të ekzistencës turke në Shqipëri!!! Dhe nuk është se gazetarja greke është e paditur. Ka me vete edhe Panajot Barkën. Dhe as rastësi është që përkthyesi është Panajot Barka. Ai ka botuar në gazetën në shqip që botohet vetëm në Athinë “Tribuna”, më datë 10 nëntor 2006, një shkrim me titull “Kush trembet nga një copëz BE në Shqipëri”, ku hapur thotë që në Shqipëri tashmë ka një copëz greke dhe jo vetëm në fshatrat ku është minoriteti etnik grek, por kudo në Shqipëri ku ka mërguar ky minoritet etnik grek. Vetëm një gazetë si “Tribuna” ( fatkeqësisht, që kjo botohet në shqip) mund të botojë të tilla antishqiptarizma. Dhe këto ide të Panajot Barkës ( dhe jo vetëm ) i ilustron gazetarja greke e televizionit shtetëror grek “NET” në reportazhin e saj . Jo rastësisht, të gjitha këto, tani që minoritetet grekë shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Greqi do të marrin edhe shtetësinë greke. Cilat politika kultivohen kësisoj dhe nga kush, dhe kujt i shërbejnë, është e tepërt ta përmendim. Derisa të tilla reportazhe shoviniste dhe nacionaliste jepen në televizionin shtetëror grek “NET”, këto nuk janë thjesht dhe vetëm reportazhe televizive. Janë edhe përçuese të vetë politikës së shtetit grek.[Jakup Gjoça]

26 dhjetor 2006

Shërbimi shëndetësor

Marrë nga siti i komunës së qytetit të Torinos

Ne Itali sherbimi shëndetësor kryhet nga Shërbimi Shëndetësor Kombëtar [Servizio Sanitario Nazionale] me trajtim te njëllojtë dhe me te drejta e detyrime te plota si qytetarët italianë.

Regjistrimi ne Sherbimin Shëndetësor Kombetar është i detyrueshëm për qytetarët e huaj titullarë te një leje qëndrimi për;

*
motive familjare
*
azil politik
*
azil humanitar
*
pritje të adoptimit
*
për marrje në ngarkim [affidamento]
*
pritje të nënshtetësisë

Regjistrimi është i detyrueshme gjithashtu per qytetarët e papunë dhe të shkruajtur ne listat e te papunëve [liste di collocamento] dhe për familjarët në ngarkim me leje qendrimi te rregullta.

Për regjistrimin u duhet drejtuar zyrave administrative të Sherbimit Shëndetësor Lokal [Aziende Sanitarie Locali] te vendit te rezidencës ose të banimit duke paraqitur;

* dokument identiteti
* lejeqëndrim ose kartë qëndrimi të vlefshme
* kodin fiskal
* çertifikatë rezidencë ose autoçertifikim vendbanimi


Ne momentin e regjistrimit lëshohet një teserë shëndetësore personale dhe ke mundësi të zgjedhësh mjekun e familjes ose pediatrin per fëmijët nga 0 në 14 vjeç.

Regjistrimi është i vlefshëm për të gjithë kohëzgjatjen e leje qëndrimit.

Për të rinovuar teserën shëndetësore është e nevojshme të paraqitet në ASL (Shërbimin Shëndetësor Lokal) kërkesa e rinovimit të leje qëndrimit [ricevuta].

Fëmijëve të mitur të të huajve te regjistruar ne Shërbimin Shëndetësor Kombëtar u sigurohet, që në momentin e lindjes, shërbimi shëndetësor, edhe në rast se nuk janë të regjistruar në leje qëndrimet e prindërve.

Qytetarët e huaj me leje qëndrimi më shumë se tre muaj, te cilët nuk bëjnë pjesë në kategoritë për të cilat është parashikuar detyrimi i regjistrimit në Shërbimin Shëndetësor Kombëtar (S.S.N), janë të detyruar të aplikojnë një kontratë siguruese për sëmundje , fatkeqësi dhe për lindje fëmije, me një istitut sigurues italian ose të një vendi tjetër ose, mund edhe të kryejnë regjistrimin ne S.S.N duke paguar një kontribut vjetor edhe për familjarët në ngarkim.

Regjistrimi vullnetar mund të kërkohet edhe nga kush ka leje qëndrimi për studime ose për personat që janë të punësuar në mënyrë të barazvlefshme [alla pari].

Nuk lejohet regjistrimi qytetarëve të huaj titullarë të leje qëndrimeve për motive kurimi mjeksor dhe për motive turistike.

Të huajve që janë rregullisht në Itali, por nuk janë të regjistruar ne S.S.N. u sigurohen shërbimet spitalore urgjente, por edhe ato shërbime që nuk janë urgjente. Për të dyja rastet është e nevojshme te paguhen tarifat e vendosura nga Rajoni i Piemontes.

Qytetarëve të huaj që nuk kanë leje qëndrimi u sigurohen kurat spitalore ose ambulatore urgjente ose edhe ato esenziale, edhe pse të vazhdueshme, në rast sëmundjeje dhe fatkeqësie. Janë të garantuara gjithashtu mbrojtja e shëndetit të grave shtatzëna, mbrojtja e shëndetit te të miturve dhe vaksinat.

Sherbimet jane falas për qytetarët që deklarojnë me anë të nje autoçertifikimi që nuk kanë burime ekonomike të mjaftueshme (deklaratë varfërie, e cila vlen 6 muaj).

Te huajve pa leje qëndrimi ASL i pajis me një teserë e cila ka kod rajonal, mbi të cilën vihet sigla S.T.P (i huaj përkohësisht i pranishëm), qe vlen per 6 muaj dhe e rinovueshme në rast se vazhdon qëndrimi ne Itali, kjo teserë duhet te paraqitet kur kerkohen sherbime te ndryshme shëndetësore.

Të huajt që kane teserën S.T.P. mund të drejtohen pranë sporteleve I.S.I. [Informazione Salute Immigrati]. Këto sportele funksionojnë prane disa ASL dhe kanë si funksion informimin dhe ndihmën për sa i përket shërbimeve shëndetësore të kërkuara nga të huajt. Këto sportele funksionojnë pergjithesisht në këto orare ; nga e hëna në të premte 15.00/19.00.

Perdorimi i këtyre strukturave nga ana e të huajit nuk sjell rrezikun e sinjalizimit në organet e policisë, perveç rasteve ekstreme që parashikohen detyrimisht nga ligji.

Italia ndryshon proceduren administrative per rinovimin e lejeqendrimeve.

Lejeqendrimet ne Poste duke filluar nga data 11 dhjetor.

Mbas eksperimentimit te bere ne 5 komuna italiane (Ancona, Brindisi, Frosinone, Prato, Verbano-Cusio-Ossola) nis ne te gjithe Italine procedura e re.

Kjo procedure u realizua nga Ministria e Brendshme Italiane ne bashkepunim me Shoqaten Kombetare te Komunave Italiane (ANCI), Postat Italiane S.p.A dhe istitutet e Patronateve. Objektivi i kesaj menyre te re te rinovimit eshte ai i permiresimit te sherbimit dhe thjeshtimit te procedures se rinovimit te lejeqendrimit. Ricevuta e rinovimit e deritanishme do te zevendesohet nga ricevuta e rakomandates postale. Nuk dihet nese edhe per kete dokumenti qe i mbetet ne dore te huajit pasi prezanton do te vleje dekreti ministrise se brendshme qe i jep vlere equivalente me lejeqendrimin per shume praktika te tjera administrative, duke perfshire ketu edhe kthimin ne vendlindje per te huajt ne pritje te dokumentit te rinovuar.

Ne te gjitha zyrat postale (14.000) do te mund te terhiqet nje kit qe permban modulistiken e nevojshme per te kerkuar rinovimin e lejeqendrimit. Pas plotesimit te ketyre moduleve kerkesa mund te behet ne secilen nga 5332 zyrat postale te autorizuara.
Per sa i perket plotesimit te moduleve ndihma do te jepet falas nga Patronatet dhe ne disa Komuna (Komuna e Torinos nuk merr akoma pjese ). Terheqja e dokumentit te rinovuar parashikohet te behet pas marrjes se nje thirrje (me rakomandate postale) nga ana Kuestures Kompetente per ate territor.

E re tjeter e rendesishme eshte ajo e futjes se lejeqendrimeve elektronike per kohezgjatje me te madhe se 90 dite.

Per me teper informacion mund te konsultoni portalin e emigracionit : http://www.portaleimmigrazione.it/ , ose te telefonini ne numrin falas 800309309 (24h ne24)per informacione te pergjithshme, ne numrin 848.855.88 (08.00-20.00) per informacione te lidhura me situaten e procedures personale te rinovimit (per kerkesa te prezantuara mbas dates 6.11.2006).