Po shfaqen postimet me emërtimin femrat. Shfaq të gjitha postimet
Po shfaqen postimet me emërtimin femrat. Shfaq të gjitha postimet

19 janar 2008

Feja, besimi dhe integralistët e vërtetë


Sania Mirza është tenistja më e famshme indjane, aktualisht është e 31-ta në renditjen botërore.
Por fakti që është shumë e fortë në disiplinën e saj,ajo tashmë po luan për turnin e tretë të Australian Open, ajo është dhe shumë e bukur dhe paraqitja e saj në fushë, natyrisht, me uniformën e tenistes, ka qënë shpesh objekt sulmesh dhe kritikash nga ana e integralistëve myslymanë, sidomos pas fotografisë së fundit, ku ajo tregon këmbët e zbathura pranë flamurit, rrezikon deri në tre vjet burg. Dhe këtë rradhë do ta ketë më të vështirë se herën e kaluar, kur integralistët e mallkonin për fotot e saja për një reklamë, të bëra pranë një xhamije.

Vërtet e dhimbëshme kur shikon që nuk vlerësojnë kampioneshën e tyre...
===========================================
Juashaunna Kelly, është një vajzë që frekuenton vitin e
fundit në Theodore Roosevelt High School e për të cilin merr pjesë dhe në kampionatet studentore. Në tre vjetët e fundit ka treguar që është atletja më e fortë, duke fituar, në garat e bëra në gjithë District of Columbia, duke fituar dhe çmimin Gatorade 2007 në kros. Me pak fjalë, një talente me shumë dëshirë për të fituar; dhe me shumë mundësi do të fitonte dhe në Montgomery Invitational nëse nuk do ishte skualifikuar për..... mënyrën e të veshurit nga gjyqtarët e garës.

Juashaunna Kelly, është besimtare myslymane praktikante, dhe në respekt të fesë së saj, ajo vesh një palë tuta që ja mbulojnë komplet trupin dhe flokët, dhe që i lë zbuluar vetëm fytyrën.
Sipër tutës së saj, ajo vesh kanotjerën dhe pantallonat e shkurtëra njëlloj si gjithë shoqet e saj të skuadrës, por kjo, bile as lutjet e saj duke qarë në gjunjë përpara gjyqtarëve, nuk arriti që ata të ndërronin mendim (i justifikuar me: Uniforma është e ndryshme nga rregullorja e National Federation of State High School Associations.
===========================================

Ndërkohë, disa profesorë dhe studentë të universitetit "La Sapienza" (Romë, Itali), protestojnë për ftesën që rektori i universitetit i pati bërë Papës për të marrë pjesë në inaugurimin e vitit të ri akademik.

Këta të fundit, justifikonin protestën e tyre me laicitetin e institucionit dhe shtetit dhe rolet e ndara të kishës dhe shtetit, dhe për të forcuar dhe një çikë më tepër ndarjen që duhet të egzistonte sipas tyre, kujtonin dhe Xhiordano Brunon dhe vitet e errëta të inkuizicionit.

Nuk besoj se kjo është tolerancë, por, nëse do të dënoja një qëndrim "Integralist", natyrisht që në vënd të parë do të vija shëmbullin që na vjen nga Mamaja e demokracive....



30 dhjetor 2007

A egziston Babagjyshi i Vitit të Ri?


klikoni mbi figurë për ta parë,
dhe klikoni sërish për ta parë të zmadhuar
Mos më thoni që ka akoma në mes jush ndonjë që beson akoma? :P

20 shtator 2007

Dashuri virtuale


Asgjë nuk është e pamundur, në jetë mund të të ndodhë gjithçka, qoftë dhe si kjo historija që lexohet në lajmin e mëposhtëm:

Adnkronos - Mer 19 Set - 18.32

Të dashuruar çmëndurisht me njëri tjetrin në rrjet.
Ai dhe ajo njihen në chat dhe pas shkëmbimit të fjalëve të para të njohjes, fillojnë konfidencat dhe kalojnë orë të tëra me njëritjetrin duke u qarë për martesat e tyre të trishta(sepse që të dy ishin të martuar) dhe që tashmë i konsiderojnë që të dy, të dështuara.
Virtualisht ajo quhej "Sweetie", ndërsa ai quhej "Prince of Joy".
Pasi lidhja e tyre virtuale tashmë kishte kaluar në një ndjnjë pothuajse më të madhe se dashuria, më së fundi vendosin të takohen dhe të kurorëzojnë dhe realisht njohjen e tyre.
Por ... magjia përfundoi pikërisht në atë takim, në të cilin zbulojnë tek 'partneri misterioz' ... partnerin që fati i kishte lidhur në martesë më parë, ishin burrë e grua.
Nuk është historia e ndonjë filmi, por është ajo që i ka ndodhur me të vërtetë një çifti nga Zenica, qytet në Bosnjë.
Tashmë ata, duke akuzuar njëritjetrin për 'tradhëti', kanë filluar punë me gjyqet për ndarjen.
Sana 27 vjeçe, sipas Daily Telegraph, i duket akoma e pabesueshme, "ishte një histori fantastike... papritur u ndjeva e dashuruar.".
Ndërsa Adnan,32 vjeç thotë: Akoma nuk mund të besoj që gruaja ime më ka shkruajtur ato fjalë aq të bukura, në kaq vjet martesë bashkë, nuk më ka thënë kurrë fjalë të tilla".

24 mars 2007

efekti serra.


kane te drejte ambjentalistet dhe ekologjistet qe thone se temperatura e planetit eshte rritur vazhdimisht ne shekullin e fundit...........me nje cike te qeshur,mund t'a vini re tek ndryshimi i kostumeve ;) nder vite.

14 mars 2007

Grate

Mbasi iku 8 Marsi,mund edhe te kujtohemi per te fortat e grave:
1-Grua pa burre (ose ai qe i vadit lulet ......eshte me shume se 1 :) )
2-Grua nikoqire(mire qe s'ka provuar dhe ti shtrydhe .......)
3- Kur s'besojme ne zotesine e tyre per te parkexhuar......
4-vijon nga nr 3 :)

09 mars 2007

meshkujt / femrat.

Sexi i dobet, i dobet,por........sa mundesi kane meshkujt per te fituar?? :)

26 shkurt 2007

betimi

Dhe cuditerisht grate te besojne vetem kur je mbret ;)