19 janar 2008

Feja, besimi dhe integralistët e vërtetë


Sania Mirza është tenistja më e famshme indjane, aktualisht është e 31-ta në renditjen botërore.
Por fakti që është shumë e fortë në disiplinën e saj,ajo tashmë po luan për turnin e tretë të Australian Open, ajo është dhe shumë e bukur dhe paraqitja e saj në fushë, natyrisht, me uniformën e tenistes, ka qënë shpesh objekt sulmesh dhe kritikash nga ana e integralistëve myslymanë, sidomos pas fotografisë së fundit, ku ajo tregon këmbët e zbathura pranë flamurit, rrezikon deri në tre vjet burg. Dhe këtë rradhë do ta ketë më të vështirë se herën e kaluar, kur integralistët e mallkonin për fotot e saja për një reklamë, të bëra pranë një xhamije.

Vërtet e dhimbëshme kur shikon që nuk vlerësojnë kampioneshën e tyre...
===========================================
Juashaunna Kelly, është një vajzë që frekuenton vitin e
fundit në Theodore Roosevelt High School e për të cilin merr pjesë dhe në kampionatet studentore. Në tre vjetët e fundit ka treguar që është atletja më e fortë, duke fituar, në garat e bëra në gjithë District of Columbia, duke fituar dhe çmimin Gatorade 2007 në kros. Me pak fjalë, një talente me shumë dëshirë për të fituar; dhe me shumë mundësi do të fitonte dhe në Montgomery Invitational nëse nuk do ishte skualifikuar për..... mënyrën e të veshurit nga gjyqtarët e garës.

Juashaunna Kelly, është besimtare myslymane praktikante, dhe në respekt të fesë së saj, ajo vesh një palë tuta që ja mbulojnë komplet trupin dhe flokët, dhe që i lë zbuluar vetëm fytyrën.
Sipër tutës së saj, ajo vesh kanotjerën dhe pantallonat e shkurtëra njëlloj si gjithë shoqet e saj të skuadrës, por kjo, bile as lutjet e saj duke qarë në gjunjë përpara gjyqtarëve, nuk arriti që ata të ndërronin mendim (i justifikuar me: Uniforma është e ndryshme nga rregullorja e National Federation of State High School Associations.
===========================================

Ndërkohë, disa profesorë dhe studentë të universitetit "La Sapienza" (Romë, Itali), protestojnë për ftesën që rektori i universitetit i pati bërë Papës për të marrë pjesë në inaugurimin e vitit të ri akademik.

Këta të fundit, justifikonin protestën e tyre me laicitetin e institucionit dhe shtetit dhe rolet e ndara të kishës dhe shtetit, dhe për të forcuar dhe një çikë më tepër ndarjen që duhet të egzistonte sipas tyre, kujtonin dhe Xhiordano Brunon dhe vitet e errëta të inkuizicionit.

Nuk besoj se kjo është tolerancë, por, nëse do të dënoja një qëndrim "Integralist", natyrisht që në vënd të parë do të vija shëmbullin që na vjen nga Mamaja e demokracive....



6 komente:

  1. Edrus, ne nje institucion laik, se shoh te vendit pranine e nje figure religjioze. Parimet e universiteteve shteterore laike jane ne linje te zhdrejte me fene.

    Papa natyrisht qe duhet te ju flase besimtareve por jo ne nje institucion laik. U bene ca vite tashme qe rropatem universiteteve te botes, here si pedagoge, here si studente por s'me ka rastisur akoma qe figurat religjioze te ftohen ne inaugurimin e nje viti akademik.

    PërgjigjuFshije
  2. Rroftë Partia!
    p.s.:Të djelë të mbarë të kesh!

    PërgjigjuFshije
  3. une po shtoj tek komenti i N.agos-Desh me than!

    nga nje i sapo kthyer nga shqiperia ne nje koment te tij,sa ishte ne shqiperi,mesova se ne kosove jepeshin lejme ne turqisht!!!

    PërgjigjuFshije
  4. Oh gamor, ishalla s'asht e vertete ajo qe po thua se do ishte shume skandaloze:(

    PërgjigjuFshije
  5. as une belle nuk dua ta besoj,por ja qe personi eshte banor peshkopie dhe atje tek ai kapin ato stacionet televizive te kosoves.dhe nuk eshte nje rrompalle qe ia fut katunit.
    nuk ia ke idene se c'behet ne te vertete...:(

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet