19 janar 2008

Bobi Fisher

Vdiq Bobi Fisher (Bobby Fisher).

Ish kampioni i botës në shah, konsederohej si një nga gjenitë më të mëdhenj të shahut.

Për ne që e kemi mësuar dhe luajtur shahun tek stolat e lulishtes ose të ulur mbi dy tulla në oborr, dhe kur "patjetër" duhet të ishe o i Partizanit o i Dinamos (kur ndanim skuadrat për të luajtur futboll), edhe në shah kishim Bobin... deri kur filluan Karpovi dhe Kasparovi, të cilët, qoftë se përmëndeshin më tepër në kampionatet e ndryshëm, qoftë se edhe Bobi ishte "zhdukur" nga skena.

Dhe, ashtu siç ndodh rëndom në këto raste, vetëm pas vdekjes, marrim informacione të tjera, që janë shumë larg prej arsyeve prej "frikacaku" me të cilat e kishim "damkosur" kur në '75 nuk u paraqit në sfidën me Karpovin.

Në '72, qe i pari jo-rus, që arriti të fitonte kampionatin e botës në shah kundër Spaskit.

Në '75, i pakënaqur nga kushte e organizimit të sfidës me Karpovin, nuk pranon të marrë pjesë dhe humbet titullin.

Më pas enciklopedia ebrea e heq emrin e tij nga citimet e saj, sepse Ai kishte deklaruar që nuk ishte çifut (ashtu siç qe e jëma)

Më pas vetëm heshtje, deri sa në 1992, kur Bobby Fisher sfidoi Spassky-n, rivalin e vjetër në Belgrad, pikërisht kur komuniteti ndërkombëtar kishte vendosur embargon ndaj Serbisë. Me gjithë kërkesën e qeverisë amerikane për të mos marrë pjesë, ai luajti dhe fitoi përpara një plateje ku merrnin pjesë kampionët e shahut, ndër të cilët dhe Kasparov.

Ky qe fillimi i fundit të tij (megjithëse Ai, në radiot lokale deklaronte gjithmonë një "bllokadë" sioniste ndaj tij), autoritet amerikane nxorrën një urdhër për arrestimin e tij, nga një Hero i Luftës së Ftohtë dhe simbol për amerikanët, ai kthehet në Armik.

Pas 11/9/2001, Bobby Fisher lëshon një intervistë në një radio filipine, ku deklaron se i bëhej qejfi për sulmin ndaj Pentagonit, dhe që shpresonte në një grusht shteti në Amerikë, ku të ekzekutoheshin të gjithë liderat çifutë.

I arrestuar në Japoni (2004), për përdorim të pashaporte të bllokuar, u burgos, dhe autoritet amerikane kërkuan ekstradimin e tij, gjë që qeveria japoneze e pranoi, por ndërkohë, në Janar 2005, ai i kërkon asil politik Islandës duke hequr dorë dhe nga çitadinanca amerikane, gjë që ju akordua nga qeveria Islandeze, që megjithë presionet e amerikanëve dhe japonezëve, e njohu si të përndjekur politik dhe i dha statusin e refugjatit politik, gjë që e shpëtoi nga ekstradimi.

Dhe atje thuhet se ka vdekur, megjithëse janë të shumtë ata që mendojnë (ashtu si për Elvis Presley-n), që është vetëm një mënyrë për ti shpëtuar përndjekjes...
gjithsesi ky njeri ka hyrë tashmë në legjendë...

4 komente:

  1. Bobi Fisher(shoqeruar nga nje prift?! qe ruset tek ky"prifti"e ngriten gjithe skakjeren e luftes!)eshte i pari amerikan,qe rrembeu kuroren sovjetike "monopol" te shahut dhe e solli ne Amerike.Mandej,jeta e tij kaloi ne nje"harrese te zhurmshme"(edhe harresa kumbon!) dhe fundin nuk e pati te mire.Atij dhe i shkon per shtat ai titulli i nje romani te Balzakut:"Shkelqimi dhe mjerimi i...".Dhe kujtdo shahisti qe e ka patur si idhul,natyrshem do t'i vije keq.Padyshim.Edrus,te falenderoj qe"germon" me pasion ne tema te tilla.
    Perparim Hysi,19 janar 2008

    PërgjigjuFshije
  2. Lajm vertet i keq, edhe pse ne nje fare menyra pritej dhe Fisher kishte me vite qe ishte zhdukur nga reflektoret e medhenje te mediave. Iken nje mit, nje nga njerezit qe çoi shahun perpara dhe per me shume nje simbol i asaj lufte te ftohte.

    Pjesa private e jetes se tij pastaj eshte komplet e habitshme...e papershkrueshme dhe per me shume personale, ndaj mbi te nuk mund te shkruaj gje. Jam thjesht i kenaqur qe vitet e fundit te jetes se tij pati gjetur paqen ne Islande...

    Sinqerisht kam preferuar gjithmone Spaskin kundrejt Fisherin, edhe pse natyrisht respektoja edhe te si shahistet me te medhenj. Por nese Fisheri ishte gjeniu i shahut, Spaski ishte punetori i kesaj loje. Njeriu qe ne çdo moment mund te ishte terhequr ne 1972, duke pare kerkesat e habitshme te Fisherit si karriget, zhurmat e videorregjistratoreve etj, por qe zgjodhi te luante!

    Pushon ne paqe Bobi!
    Nje admirues

    PërgjigjuFshije
  3. Ah, se harrova fare. Flm per artikullin Edrus.

    Ketu mund te luani ndeshjen e famshme...
    http://scacchi.qnet.it/manuale/spafis01.htm

    Gjithe te mirat.
    Darien

    PërgjigjuFshije
  4. Bobby Fisher eshte mbase lojtari me i mire i shahut i te gjitha koherave. Stili i tij ne lojen e shahut ishte krejtesisht origjinal dhe disi jashte rrymes se stileve te lojtareve te tjere. Disa lojra te tij kane qene thjesht mrekullira. Megjithate, sic ndodh jo rralle me gjeni te tille te medhenj, ne fusha te tjera jashte gjenise se tyre, ata jane maja kryesisht te ulta, dhe ndonjehere jane gropa sic eshte edhe Bobby kur merret me politike. Gjithe veprimtaria e tij ne politike karakterizohet nga urrejtja ndaj cifuteve dhe vendit te vet, ShBA-se. Per shume amerikane ai eshte thjesht nje tradhetar, per te cilin nuk ia vlen te shprehet keqardhje me kete rast. Ndersa fakti i urrejtjes qe kishte ndaj cifuteve (nena e tij ishte cifute), ndoshta duhet shpjeguar me ndonje nga teorite e Frojdit!
    Me rastin e vdekjes se tij, Kasparovi tha se ai (Bobby) e ka demtuar shahun me deklaratat e tij politike.
    Per mua personalisht, Bobby do te mbetet nje lojtar i jashtezonshem shahu nga i cili ende kam c'mesoj ne shah, dhe ana tjeter e tij e erret thjesht do te jete inekzistente.

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet