31 maj 2008
25 janar 2008
Gjeni diçiturat
23 dhjetor 2007
Për "peshqit"
Një urim këtë fundviti, për të gjithë ata me të cilët bota virtuale (e kryesisht peshkupaujë) na njohu dhe na bëri që të kalojmë momente që ja vlejnë të mos harrohen.
Për të gjithë ju miq, urimet më të ngrohta për një Vit të Ri më të mirë dhe më të lumtur, me shëndet e lumturi në familjet dhe shoqëritë tuaja, me një Shqipëri më të Bukur dhe me një Kosovë të Pamvarur dhe të begatë.
Urimin tim, nuk e zbukurova me lule dhe me drita, por mendova që t'ja u jepja si "detyrë shtëpie" nëpërmjet zgjidhjes së fjalëkryqit të mëposhtëm (ndërsa mund të shikoni urimet e tjera tek Babacjapi )
I kërkoj 'ndjesë' miqve që megjithëse ishin në listën e "peshqve" nuk munda ti 'sistemoja' tek skema, dhe megjithëse e di që nuk ma marrin për ters, po i shtoj këtu emrat e tyre:
Bellefleur, Dori,Dritan Mesuli, eT, Erjon Selmani, Ervivi, Karmapolitic,MemoMeto, N.Ago, peshkufluturues, Petrit Kola,Përparim Hysi, Qafir Arnaut, Ravintsara, TeaTime e ndonjë tjetër që i kërkoj falje dy herë që mund ta kem lënë "pas liste" :P
01 nëntor 2007
Problema
Shkenca nuk është vetëm formula dhe laboratorë dhe shkencëtarët gjejnë kohë dhe të na argëtojnë me lojërat e krijuara prej tyre.
Po e filloj këtë tag, me më të famshmin e shkencëtarëve që njohim të gjithë: Albert Ajnshtain.
Për t'ja u bërë disi më të lehtë zgjidhjen, kam përgatitur dhe skedën e mëposhtëme.
Ju uroj që ta kaloni sa më këndshëm kohën e lirë me zgjidhjen e këtij problemi :)
26 tetor 2007
A jemi në gjëndje që të administrojmë kohën??
Po flisja me dy shokë dhe "çuditërisht" të dy (ashtu si dhe unë) po qaheshin se s'kishin kohë... ishin të mbytur me punë.
Sa e vërtetë është që s'kemi kohë??
Apo jemi ne që nuk dimë ta administrojmë atë??
Gjithsesi,ndoshta është e vërtetë ashtu siç mund të jetë e vërtetë dhe e kundërta,prandaj, nëse doni (gjithmonë nëse keni kohë të lirë :P), mund të provoni test-in e mëposhtëm për të provuar aftësitë tuaja.
Për të realizuar këtë test keni në dispozicion VETËM 2 MINUTA.
Më parë se të filloni testimin, duhet të keni në dispozicion një kronometër (mjafton edhe një orë me akrepa) dhe do të ishte mirë që ta stamponit faqen e testit (pa i lexuar kërkesat) në një flet, por mund edhe të mbani një fletë të bardhë dhe ta përdornit vetëm për të kryer veprimet.
P.s: Nqs nuk i keni dhënë përgjigje brënda 2 minutave të gjitha pyetjeve, vazhdoni që ti lexoni të gjitha kërkesat dhe shënoni kohën që ju është dashur për ta mbaruar testin.
2-Shkruaj emrin tënd lart në cepin e djathtë të fletës
3- Rrethoje emrin tënd brënda një drejtkëndëshi
4- bëj 10 rrathë në cepin e majtë lart
5- vizato katrorë brënda atyre rrathëve
6- vizato nga një kryq përsipër rrathëve
7- shkruaj tek fleta që : arrita të bëj 1/3 e testit
8- Pa përdorur kalkolatriçe kryeni këtë veprim të thjeshtë tek fleta: 232x11=...
9- shikoje orën... nëse ka kaluar minuti i parë, ke ngelur pak mbrapa.
10- bëj një rreth sipër përfundimit të shumëzimit të nr8.
11-nënvizo numrin 232 tek fleta jote
12- shkruaj tek fleta që: pothuajse e mbarova testin
13- numëro me zë nga 1 në 10 dhe anasjelltas, nga 10 tek njishi.
14- tani që mbarove së lexuari të gjitha kërkesat, ndiq vetëm kërkesën e dytë.
Konkluzione:
Arritët që ti realizonit kërkesat?
Sa prej tyre realizuat??
Jam i sigurtë që shumë prej jush, në fletën e tyre kanë bërë pothuajse shumicën e kërkesave, por nëse do të shikonit kërkesën e parë dhe të fundit, për të plotësuar tekstin, në fletën tuaj duhet të gjëndej vetëm emri juaj (nëse është vetëm ai, komplimenti) dhe asgjë tjetër.
Kjo vjen ngaqë jemi të stresuar me mendimin që s'kemi kohë të mjaftueshme... dhe kjo kompromenton edhe kapacitetin tonë që të përqëndrohemi në gjërat e duhura dhe për të treguar që jemi të zotë, fillojmë dhe bëjmë njëqind gjëra të tjera.
14 tetor 2007
30 shtator 2007
Qeveria ... sipas të gjithëve!
Nuk e di se sa e arrirë është, por gjithsesi mund të përdoret prej të gjithëve, simpatizantëve dhe atyre që qeveritarët nuk i honepsin.
Si ju duket??
A ja vlen që të "lodhem" herë tjetër për "perla" të tilla??
P.s: Për ata që nuk arritën ta lexojnë/kuptojnë sipas qejfit... mund edhe të kërkojnë spiegime.
10 gusht 2007
Stereograma
Kam kaq kohë që provoja se ç'fshihet nëpër stereogramat, me një rezltat negativ deri para një ore.
Dhe gjithmonë përpiqesha që të bëja atë që kërkohej , dmth çfokusimin e shikimit nga figura... duke 'shikuar' përtej figurës, duke përdorur konvergjimin ose divergjencën e shikimit të sejcilit sy (sepse vetëm me një sy është e pamundur që të shikohen), dhe duke bredhur në një nga forumet e mija të preferuar, gjeta këtë stereogramë: fantastike, tredimensionale .
Ngela i mahnitur dhe kërkova në google ku mund të shikoja të tjera.... 50% i shikoja :), sidomos ato të ndërtuarat me sfond të thjeshtë(ndërsa ato të 'rënduarat' me ngjyra dhe me kontraste të theksuara, s'më linin të 'përqëndrohesha'.
Klikoni mbi figurë që ta shikoni të zmadhuar dhe provoni të 'shikoni' objektin misterioz.
21 korrik 2007
Tuningmania (fjalëkryq)
Klikoni mbi figurë për ta zmadhuar.
Jam përpjekur që ta vendosja në mënyrë të tillë, që të mund të qëndronte në një fletë A4 nëse do t'ju pëlqente që ta stamponit(printonit).
Në kuadratet me ngjyrë blu, do të gjeni të dhënat se ku mund të pini një birrë ose një kafe kur të jeni në Tiranë (por duhet që të shkoni me fletën e kompletuar :P )
17 korrik 2007
Fjalëkryqi i Peshkut
Klikoni mbi imazhet për ti parë të zmadhuar.
Bëhet fjalë për një fjalëkryq normal, ku fjalët nuk ndahen nga kutitë e zeza, por thjesht nga vijat e kuqe.Pasi të plotësoni skemën, mos merrni më parasysh ndarjen e fjalëve nga vizat e kuqe, por kërkoni të gjeni sa më tepër emra blogjesh nga blogerat e arqipelagut të Peshkut.
Fiton ai që gjen më tepër.
08 qershor 2007
'magjistari'
Jo se jam me te vertete magjistar ose prevegjent,por do perpiqem qe te bej nje eksperiment,per te gjetur se c'keni menduar juve.
per kete ju duhet nje laps e nje cope leter,dhe te beni disa veprime te thjeshta matematikore.
kini parasysh gjate lojes ,renditjen e germave te alfabetit dhe jepini germave vleren qe kane ne ate renditje:
a=1 , b=2 , c=3 , d=4 , e =5 , f=6 ,....,x=7 , z=8.
Fillojme:
1)mendoni nje numer te cfardoshem(jo 25,35,72) deri ne tre shifra.
2)shumezojeni kete numer me 18
3)mblidhini numrat qe perbejne rezultatin(p.sh nese rezultati i shumezimit te numrit tuaj me 18 eshte 32578,atehere 3+2+5+7+8.
4) vazhdoni te mblidhni numrat e rezultatit,deri sa te ngelet nje numer i vetem.
5)nga numri qe ju ngeli,HIQNI 5 ,dhe shikoni se kujt germe i pergjigjet ai numer(p.sh:nese numri juaj eshte 6,atehere do beni 6-5=1 qe i korrespondon germa A)
6)me kete germe,gjeni emrin e nje qyteti shqipetar(dhe shenojeni)
7) nga numri juaj,HIQNI 1 dhe me germen qe i korrespondon ketij rezultati,gjeni emrin e nje ngjyre(gjithmone ne shqip),dhe shenojeni edhe kete
8)per ta bere me interesante,nga numri juaj,hiqni 8,dhe me germen qe i korrespondon rezultatit tuaj,gjeni emrin e nje kafshe.
nese kryeni keto veprime dhe keni deshire qe te merrni pjese ne eksperiment,shkruani nje koment ketu poshte:
po, une i kam shenuar tre emrat(qytetin,ngjyren dhe kafshen)(por pa m'i treguar ato mua,dhe brenda tre diteve,te gjithe atyre qe provojne lojen,une besoj se jam ne gjendje t'ju them se cilat jane pergjigjet tuaja
24 maj 2007
Kujtuat se harrova?
Te dashur miq, sic e keni vene re, ka disa dite qe s'kam qene prezent ..... arsye pune.
Mbreme u ktheva shume vone per te bere nje xhiro neper blogje, pastaj duhet te ndiqja ndeshjen(il grande Milan meritava almeno questo)
Meqe ra fjala per ndeshjen, pervec kenaqesise personale per fitimin e titullit nga Milan-i, dicka tjeter me beri me teper pershtypje; e kam fjalen per sjelljen (ne kete rast :mirsjelljen) e tifozeve te te dyja skuadrave, nje shembull korrektese qe duhet te merret si i tille gjithmone nga tifozet e vertete te gjithe botes. Qendrimi me te vertete dinjitoz i tifozerise Anglese, qe edhe pse skuadra e tyre humbi, duartrokiti dhe pershendeti skuadren e zemres, por gjithashtu duartrokiti dhe kundershtaret....... Pothuajse ishte pjesa me e bukur e asaj ndeshjeje (sepse ndershmerisht, si loje s'me pelqeu.)
Nejse, chi se ne frega del calcio :)
Keto dite kam munguar sepse s'kam qene ne shtepi (udhetim ne pranvere :))Po ve keto tre foto per t'ju vene nje cike ne pune dhe per te 'zbuluar' se ku kam qene.
Po e bej konkursin nje cike me interesant:
Ne njeren nga ato tre foto eshte dicka e vecante........ kush gjen se per se e kam fjalen??
16 maj 2007
pergjigjja e problemit te gjeometrise
Zgjidhja e problemit te dhene ne postimin e meparshem (shiko ketu nese s'e ke pare me pare)AF//MC dhe kendi alfa=kendinEMC (si kende pergjegjes)
pra problemi shtrohet qe te gjej kendin EMC.
-trekendeshi EBC= MAE (I kane dy katet te barabarte) => EC=EM
- meqe shuma e kendeve AEM+AME=90° dhe meqe AME=BEC=>AEM+BEC=90°=>MEC=90°
pra pas ketyre dy rezultateve, arrijme ne konkluzionin qe trekendeshi MEC, eshte nje trekendesh kendrejte dhe dybrinjeshem, dhe nje nga vetite e trekendeshave dybrinjeshem, eshte ajo qe kendet ne baze jane te njejte, dhe meqe kendi MEC=90°, gjejme qe kendi EMC=90/2=45°
Nga ku del qe kendi alfa=45°
Ps:meqe askush s'e ka marre mundimin qe te perkthente 'stafeten' time, keto dite do te ve njeren prej tyre.
13 maj 2007
11 maj 2007
3 Probleme
1) Gimi dje mori motorrin e ri qe enderronte prej kohesh.
Sot ai kaloi mes per mes parkut 'Rinia' dhe megjithese aty qene disa police, asnjeri nuk e ndaloi.
-Duke ditur qe Gimi s'eshte as shok i policeve, as parlamentar, as se po ecte shume shpejt keshtuqe s'kishin mundesi qe ta ndalonin, si e spiegoni ju kete ???
2) Eni dhe Elais kishin humbur ne nje pyll te dendur.
Te dyja kishin nga nje busull, dhe, Eni vendosi qe te shkonte ne drejtim te jugut, ndersa Elais, ne drejtim te veriut.
Pas 5 minutash dy 'vogelushet' u gjenden perballe njera tjetres.
-Si e spiegoni ju??
3)Ne pikeshitjen e pijeve freskuese, gota e vogel kushtonte 50 lek ndersa gota e madhe 80 lek.
Nje femije i jep shiteses 100 lek, dhe ajo pa e pyetur fare i mbush goten e madhe.
-Duke ditur qe shitesja nuk e njihte femijen, qe femija s'i beri shenja te vecanta, qe me ne fund i ktheu dhe kusurin, a mund te me thoni se nga e kuptoi shitsja qe femija donte te blinte goten e madhe??
22 prill 2007
Komshiu i cuditshem
banoj ne katin e 12 te nje pallati,dhe kam komshi nje burre me mjekerr.
por ,ndodh dicka e cuditeshme,kur eshte me mua ,ai ngjitet(me ashensor) deri ne katin tone,ndersa kur eshte vetem,per te zbritur,zbret ne katin e pare,por kur ngjitet...ndalon gjithmone ne katin e dhjete,dhe dy katet e tjere i ben ne kembe........... perse?
(s'ka te beje me balerinen e lap-dance qe banon ne katin e 11)
12 prill 2007
Loje fjalesh
Në fjalët e mëposhtëme, mjafton që të ndërroni një gërmë dhe të gjeni fjalë me një kuptim te ri.
Shënoni gërmat e 'reja' dhe nëse janë ato të duhurat, do t'ju krijohet nje fjali.
- mushkë
- palë
- Kalem
- vija
- toka
- barrë
- pusht
- pashk
-Kotë
-betim
-dokërr
-trotë
-bar
-artik
-karbon
-seli
-oda
-pasim
Për t'ju ardhur në ndihmë, kam evidencuar gërmat që duhet të zëvëndësoni.
04 prill 2007
Arkeologu dhe pjestimi
01 prill 2007
29 mars 2007
Lojera kalamajsh mistrca.
Eksperienca e njeriut varet nga kushtet me te cilat ai perballon jeten(ne figure jepet me siperfaqen jeshile ku Ko jane kushtet fillestare(familja shkolla shoqeria kur del ne jete,dhe K eshte nje variabel tjeter qe ndryshon e pasurohet vazhdimisht).
Gjithashtu edhe sasia e informacionit dhe njohjes,mvaret nga vellimi (jo i trurit :) ),qe per lehtesi eshte paraqitur me nje cilinder.
Ne ekuacionin e mesiperm,pasi ta zgjidhni ate,mund te zevendesoni :a=S dhe b=V
Dhe te shkruani gjithcka ne funksion te brinjeve te drejtkendeshit lartesise dhe diametrit.
Kur te beni gjithcka,kerkoni t'ju jap koeficentet per te vazhduar.


