26 tetor 2007

A jemi në gjëndje që të administrojmë kohën??

Po flisja me dy shokë dhe "çuditërisht" të dy (ashtu si dhe unë) po qaheshin se s'kishin kohë... ishin të mbytur me punë.
Sa e vërtetë është që s'kemi kohë??
Apo jemi ne që nuk dimë ta administrojmë atë??

Gjithsesi,ndoshta është e vërtetë ashtu siç mund të jetë e vërtetë dhe e kundërta,prandaj, nëse doni (gjithmonë nëse keni kohë të lirë :P), mund të provoni test-in e mëposhtëm për të provuar aftësitë tuaja.
Për të realizuar këtë test keni në dispozicion VETËM 2 MINUTA.
Më parë se të filloni testimin, duhet të keni në dispozicion një kronometër (mjafton edhe një orë me akrepa) dhe do të ishte mirë që ta stamponit faqen e testit (pa i lexuar kërkesat) në një flet, por mund edhe të mbani një fletë të bardhë dhe ta përdornit vetëm për të kryer veprimet.

P.s: Nqs nuk i keni dhënë përgjigje brënda 2 minutave të gjitha pyetjeve, vazhdoni që ti lexoni të gjitha kërkesat dhe shënoni kohën që ju është dashur për ta mbaruar testin.

Kërkesat

1-Më parë se të bëni ndonjë gjë, lexoni deri në fund të gjitha kërkesat e këtij testi.

2-Shkruaj emrin tënd lart në cepin e djathtë të fletës

3- Rrethoje emrin tënd brënda një drejtkëndëshi

4- bëj 10 rrathë në cepin e majtë lart

5- vizato katrorë brënda atyre rrathëve

6- vizato nga një kryq përsipër rrathëve

7- shkruaj tek fleta që : arrita të bëj 1/3 e testit

8- Pa përdorur kalkolatriçe kryeni këtë veprim të thjeshtë tek fleta: 232x11=...

9- shikoje orën... nëse ka kaluar minuti i parë, ke ngelur pak mbrapa.

10- bëj një rreth sipër përfundimit të shumëzimit të nr8.

11-nënvizo numrin 232 tek fleta jote

12- shkruaj tek fleta që: pothuajse e mbarova testin

13- numëro me zë nga 1 në 10 dhe anasjelltas, nga 10 tek njishi.

14- tani që mbarove së lexuari të gjitha kërkesat, ndiq vetëm kërkesën e dytë.


Konkluzione:
Arritët që ti realizonit kërkesat?
Sa prej tyre realizuat??

Jam i sigurtë që shumë prej jush, në fletën e tyre kanë bërë pothuajse shumicën e kërkesave, por nëse do të shikonit kërkesën e parë dhe të fundit, për të plotësuar tekstin, në fletën tuaj duhet të gjëndej vetëm emri juaj (nëse është vetëm ai, komplimenti) dhe asgjë tjetër.
Kjo vjen ngaqë jemi të stresuar me mendimin që s'kemi kohë të mjaftueshme... dhe kjo kompromenton edhe kapacitetin tonë që të përqëndrohemi në gjërat e duhura dhe për të treguar që jemi të zotë, fillojmë dhe bëjmë njëqind gjëra të tjera.

9 komente:

  1. :((
    brenda 2 min por nje faqe plot me zhgarravina.

    PërgjigjuFshije
  2. unë meqë s'e kam pirë kafenë akoma e lexova deri në fund, po jo testin, shkrimin tënd. shumë stres, shumë stres..

    PërgjigjuFshije
  3. vallai Edruso ene mu si Aklli mu mush koka me miza veç tu e lexe testin jo mo me e bo:)

    PërgjigjuFshije
  4. Me testin nuk u mora(se nuk kam durim),por a e di sec kane thene per kohen?"Gjithmone ankohemi se kemi pak kohe,por e jetojme ate sikur e kemi me teprice".

    PërgjigjuFshije
  5. Dmth, ti të shkuash një orë e ne të përgjigjemi për 2 minuta ë?!
    Nuk kam kohë për vete! :)

    PërgjigjuFshije
  6. Prape me pyetje??:) Emrin edhe rrathet po i beja, edhe shumezimin, mbeti pa bere pjestimi:)) Aman edhe ti e dime qe jemi shume te zote prandaj s'na del koha:))

    PërgjigjuFshije
  7. Nuk e bej... smarr ere nga keto gjera... i stresuar jam gjithe kohes dhe kohen nuk e administroj hic mire... kaq? :D

    PërgjigjuFshije
  8. Edo, pyetjes qe shtrohet te titulli mund ti pergjigjem "JOOOOOOOOOOOOOOOOO". Kam 7 ore ketu dhe vetem 40 faqe kam lexuar nga ato qe kam te domosdoshme :( , plus dhe nja 30 neper blogje :)

    PërgjigjuFshije
  9. Ed, rrofsh! Tani e di që jam i zgjuar! Apo nuk ishte për këtë ky testi? E kamngatërruar më duket!
    :)

    Të përshëndes!

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet