Intervista nga akullnaja
e gjeni tek:
personale
Meqë çantën e kam sekret...
Intervistuar nga Akullnaja. Rrofsh, shoqe...
- Ngjyra e syve? – më bëre kurioz edhe mua, mu dukën diçka si kaf.
- Makina e preferuar? -mjaft që të ecë... s'kam preferenca (nëse do një emër:Lamborghini)
- Me të mëngjrën a me të djathtën? - Me të djathtë.
- Këpucët që veshe sot? - pothuajse gjithë ditën me nallane (po janë prej gome,jo druri).
- Frika? - kam patur rastin që ta shikoj vdekjen në sy, prej atëhere, asgjë.
- Qëllimi që do donit të arrinit këtë vit? - të ndërroj kompiuterin
- Mendimi i parë në mëngjes? - prap nuk mi kanë nxjerrë çorapet(kur më përgatisin rrobat që do vesh ditën tjetër, shpeshherë harrojnë që të më venë çorapet.... ose është macja që luan me to dhe mi fsheh)
- Koha e gjumit? - 2-5 orë/24... dhe nuk është fikse se gjatë natës apo ditës.
- Pepsi apo Koka? – asnjëra...
- E dalë në grup apo dyshe? Varet se me kë do dal.
- Çokollatë apo vanilje? - Çokollatë gjithmonë.
- Tymos? – Përditë.
- Këndon? - Sa ngjirem.
- Ke rënë në dashuri? - Po domosdo.
- Do të martohesh një ditë? -Ëëëëë , akoma??.
- A shkon mirë me prindërit? –Natyrisht
- I bie ndonjë vegle muzikore? – Fillestar në kitarë, fizarmonikë, çifteli, piano/organo...
- A ke tymosur muajt e fundit? – Po të thashë pra, po.
- Candy bar i preferuar? –??.
- Ke dalë me ndonjë çun muajt e fundit? – Po si jo :).
- Kur ishe i vogël...? –Tom Sojeri do të dukej pionier shëmbullor përpara meje ;)
- Të kanë thënë ndonjëherë “ bishtpërdredhur”? – Eeee... ???
- Ke vjedhë ndonjëherë në dyqan? – jo.
- Tatuazhe? – Jo...
- Njeriu i famshëm i preferuar? – Oskar Wilde
- Skuadra e zemrës? – Kombëtarja e Italisë...
- I dashuri ideal? – 90-60-90 :P...
- Shokët më të mirë? – Nuk egzistojnë?
- Beson në dashurinë me shikimin e parë? – Po .
- Marka e preferuar e veshjeve? – preferoj komoditetin (nuk shikoj markën, nëse më pëlqen e marr)
- Pushimet e ëndrrave ? – Në barkë në liqenjtë e Lurës...
- Kafshë shtëpiake? – Ajsi (macja) dhe Timidi (kriçeto, topolino, mijush si dreqin i thonë)...
- Këngëtari i preferuar? – Irma Libohova
- Filmi i preferuar? – Kapedani
- E ke shkrepur ndonjëherë pushkën? – Po !
- Të pëlqejnë këto pyetjet? – Kot fare :P
- Të pëlqen vetja? – Nëse e ke fjalën për aspektin e jashtëm, e lë shumë pas dore (ngjoj Lumen ).
- Jam e varur prej? – nikotinës, bankës dhe librave.
- Pija e preferuar? – Uji.
- Të ka vajtë mëndja skiç për njeri? –Jo!...
- Guxhulitesh? – Qëllon ndonjëherë!
- Akullorja e preferuar? – Me çokollatë...
- A beson në Zot? – Jo.
- Përshkruaje veten me 3 fjalë. – Tashmë, i thinjur, i shtruar dhe barkalec.
- Dita e preferuar e javës? – e shtuna
- Çfarë revistash lexon? – shkencore dhe enigmistika.
- E ëmbël apo e thartë? – E ëmbël?
- Marka e preferuar e çimçakizit? –Nuk përdor( prej mbushjes së dhëmbëve).
- Ngjyra e flokëve? – Të zeza... dikur.
- Bishtin apo kokën? (e gjelit???) – Zakonisht preferoj kofshët ose kraharorin(nëse e kishe fjalën për pulën).
- Soji? – Shqiptar, po kam frikë të them se jam europian, se pale si ma marrin akademikët :P.
- Gjatësia? – 1m70.
- Dobësia? – Mishi në zgarë.
- Pica e preferuar? – Calzone(ripieno).
- Fjalia më e shpeshtë në një sms? – Gëzuar....
- Tipari më i mirë fizik? – Tani pyet ti??
- Të zë makina, treni, avioni? – Jo, por rakia dhe varka po.
- Mc’Do apo Bourger King? – Mc’Donald's.
- Lipton Ice Tea or Nestea?- Jam përdorues i tmerrshëm Çaji, por nuk preferoj asnjërën prej këtyre markave.
- Kafe apo kapuçino? – Kafe 15 herë në ditë.
- A truan ndonjëherë? – Fanciullo :P
- Do të shkosh në Universitet? – Do shkoj... të takoj mbesën (kishte zgjedhur dhe ajo inxhinjeri mekanike :))))!
- Të duket vetja tërheqëse? – Nganjëherë.
- A ke pirë alkool muajin fundit? – PO
- A ke marrë drogë muajin e fundit? – Jo ,kurrë.
- Filmi vizatimor i preferuar kur ishe kalama? – Tomi dhe Xherri.
- A ke hipur në skenë muajin e fundit? – Ëëëëë?
- Sporti i preferuar? –Dikur i kam praktikuar të gjitha , përveç golfit dhe boçeve.
- Të kanë rrahur ndonjëherë? – Ëëëëë?? Vetëm ndonjëherë the??
- Si do të vdesësh? – I qetë.
- Piercing? – Asnjë.
- Ngjyra e preferuar? – Blu.
- Pjata e preferuar? – Gjithçka, mjaft të jetë e gatuar mirë dhe pa shumë lyrë.
- Prindërit e tu janë...? – Më të mirët në botë! ...
- Ke kalamaj?- Po ,2 vajza.
- Ke kafshë shtëpiake?- këtë sikur ta thashë njëherë...
- Aroma e preferuar? – manushaqet (i vetmi parfum që më bën ta kthej kokën që të shikoj ndonjë femër).
- Njëherë u deha dhe...? – Herën e fundit kam qarë, sepse më jepnin të drejtë dhe më dukej se më jepnin të drejtë vetëm se kisha pirë, por kur më doli pija, e kishin bërë ashtu siç i kisha thënë unë :).
- Muzika e preferuar? –Latinoamerikane, folk, klasike.
- Pa çfarë s’mund të jetosh? – Nuk konsideroj asgjë si të domosdoshme.
- Stina e preferuar? – Në çdo stinë mund të gjej diëka që të më ngazëllejë....
- Flori apo argjend? – Pare t'thata jo??.
- Kush është personi i fundit që ju mori në telefon? – Një shok...
- Si i jep makinës?-GJITHMONË BRËNDA RREGULLAVE.
- Më mirë e pasur apo e famshme? – po të më pyesje se të dish apo të kesh, edhe do të të isha përgjigjur.
- Kur je mërzitur shumë....? – Muzika klasike...
- Si e ke zilen e celit këto kohë? – Një melodi që ma ka zgjedhur çupa!
- Sa e ke çuar pa gjumë? – 36orë...shpesh...
- Ç’do bëje me 1 milion dollarë? – Një agriturizëm në Qafë Shtamë
- Ç’ju bën për të qeshur? – Fredurat.
- Libri i preferuar? – I fundit që kam lexuar
- Çasti më i sikletshëm? – Kur marr dokumentat...
- Gjëja e preferuar që ke? – ta thashë, s'bëj dallime...???
- Ke lëvizur shtëpi ndonjëherë? – 8herë.
- Puthje apo përqafime? Varet prej kujt, ku, si
- A jeni njeri emotiv? – Edhe sikur ta shikoj 100 herë Shanikon, përsëri qaj :)...
Edrus je tepke sic te njohim dhe te duam (lexo respektojme)
PërgjigjuFshije:)
Suksese mbeses me inxhinjerine mekanike dhe pakesoje njecike kafene po ke mundesi.
Jo ore vëlla se, këtu dashke një ditë të lexosh pyetjet dhe një përgjigjet, na zuri e djela. :)
PërgjigjuFshijeN.Ago, nuk e shikon se pyetjet janë në femrore (siç i kopjova nga intervista e akllit :))).
PërgjigjuFshijeElis... shyqyr që filloi 'nata' andej që të rrish një çikë brënda me neve :)))) na mori malli ;)
Hahahaha, do hap blog edhe une Edo, kush do me intervistoje? :D
PërgjigjuFshijeE kam thënë unë:
PërgjigjuFshijeA buon inteditor poche parole!
Të përshëndes, Edi!
Po te gjitha i tregove... :D
PërgjigjuFshijeEdrus, po s'të erdhi turp që më kopjove ngjyrën e preferuar? Apo s'po gjeje ça ngjyre t'pëlqe? :))
PërgjigjuFshijeTe pyetja 37 kam qeshë me lot! :))))
Rrofsh,rrofsh, që m'u përgjigje se më kërrënaqe! :)
@ swed, je i ftuar nderi te bllogu im (që të të masakroj vetë). :)))
se unë po s'shkrujta dy herë rresht, nuk m'quhet...
PërgjigjuFshijecandy bar= karamele, çokollata, me timen, dava mars, twix e hilal... :)
a ke hipur në skenë= a ke aktruar a si i thonë shqip...
dhe jo, e kisha llafin për gjelin e detit. :)
#56: 4! :P zyshës nuk i përgjigjet ashtu. :)
Ika tani pre vërteti. Gjumë të ëmbël kush kalon këtej!
erdha prapë unë...po këtej nga ne thonë: s'ka dy pa tre...
PërgjigjuFshijese harrova qëparë: po zor s'të vjen që s'e ke mësuar akoma sirtarin e çarapeve? :P
@Swed... ngele pa punë pastaj ;)
PërgjigjuFshije@Krasta, po ku di gjë ti se ç'janë intervistat :P... pastaj një gazetareje si aklli, edhe kur i përgjigjesh... të bën rezil se i ke lënë nja dy pyetje pa ju përgjigjur :)))))
@Strangi... ja kalova stafetën Bellës, por të kisha ndërmënd edhe ty, por duke e parë që kishe disa ditë që heshtje thashë të të lija rehat (se o do të ishe nisur prap për Amerikë, thashë ju lezetu çunit :P, ose je duke shkruar ndonjë gjë të re(Kur??)
@Aklli, tek 56: nuk dija ç'të të përmëndja më parëëëë :P, prandaj i rrëshqita një çikë pyetjes ;).
P.s: Syrtari i çorapeve është tek dhoma e gjumit.... ta dish se ç'kënaqësi ndjej kur rikthehem(në 3 t'natës) dhe filloj e i hap të gjithë sirtarët... deri sa shikoj që në krevat fillojnë dhe bëjnë tre rrethrrotullime për të treguar se e morën vesh leksionin :PPPP
Rrofsh Edrus! Me shkrive me ate piken 56, tani pyet ti:)) Po yll je yll mos e vrit mendjen:)) Blogu ku vij me gjithe qejf te lexoj dhe te mesoj dicka! Keshtu qofsh perhere sepse je shume fantastik!
PërgjigjuFshijeEd,
PërgjigjuFshijeedhe ti :P po s'i smesove te genjesh njecike. Psh, kishe thene, i holle, i gjate, pa kurriz te dale, dhe mjeker tre diteshe. Pa nallane, jo e jo plastike, por me cizme kauboj ;) dhe nje kapele borsaline ala Peter Doherty.
Edrus rrofsh se na kenaqe..shyqyr qe te kemi..me shkrive ne pergjithesi por me 50,51,56,57 kma qesh me isooo:)
PërgjigjuFshijeHahaha! Edrus! Meshkujt emotive, mekati dhe kenaqesia e jetes time. Hahaha! Kam qeshur...
PërgjigjuFshije