21 tetor 2007

Miqësia dhe reagimet virtuale.

Ç'është miqësia?
Një pyetje që në pamje të parë duket si retorike, por që shpeshherë, njerëz që kanë harruar se ç'është miqësia, mund ta 'përkufizojnë' sipas dëshirës së tyre, dhe aq më keq të abuzojnë në të.

Miqësia është një tërësi ndjenjash të lindura e zhvilluara në raportin reciprok ndërmjet dy ose më shumë personash dhe është një nga pjesët më të rëndësishme në të cilët bazohet jeta shoqërore.
Miqësia, që të jetë vërtet e tillë, duhet të nënkuptojë dhe të bazohet në një raport reciprok barazie, e mbështetur tek respekti dhe përkushtimi reciprok dhe nuk vë kushte për lirinë e mendimit ose veprimit në aktivitetet personale të çdonjërit.

Por nëse në jetën reale është më e lehtë që të provohen kushtet e egzistencës së një miqësie të vërtet, në kushtet e njohjes virtuale është pak më e vështirë, dhe, më shumë se miqësi, mund të flasim për simpati.

Edhe për këtë, me gjithë interpretimet e mundëshme që mund të bëjmë, mund ti drejtohemi etimologjisë së fjalës simpati, vetë fjala vjen nga greqishtja συμπάθεια (sympatheia), që është e formuar nga συν + πάσχω = συμπάσχω, që fjalë për fjalë do të thotë: bashkëvuajtje. Dhe esenca e sipatisë është të provuarit të emocioneve si gëzimi, vuajtja ose kënaqësia, po ashtu si dhe tjetri/tjetra.
Por dhe vetë simpatia mund të ngatërrohet shpesh me empatinë, ku :

- Empatia është aftësia e të ndjerit në të njëjtën mënyrë të emocioneve të tjetrit ashtu siç ai i ndjen, pamvarsisht se nuk të pëlqen se si tjetri i shikon gjërat dhe vepron për të ndryshuar ato.
-Simpatia, në këtë rast, perceptimi i situatës është komplet i njëjtë me personin tjetër, dhe kjo na shtyn që të shqetësohemi ose të marrim pjesë me dëshirën për ti lehtësuar dhimbjet që tjetri provon.

Pra , mund të gjëndemi në situata si:

1- Empati, por jo simpati (kur ndjejmë që tjetri vuan, por nuk kemi ndërmënd që ta ngushëllojmë)

2- simpati por jo empati (ku megjithëse ndjejmë nevojën për ta ngushëlluar, nuk provojmë të njëjtën dhimbje )

3- Empati dhe simpati (ku ndjehen ndjenjat e tjetrit dhe ke dhe vullnetin për t'ju ndjerë pranë)

Këto arsyetimet e mësipërme, më shumë vlejnë si material teorik për të studiuar fenomenin, sepse në realitetin virtual, pothuajse të tërë kthehemi në fëmijë dhe na pëlqen që të luajmë...
Në fillim na pëlqen të luajmë me ata pjestarë të komunitetit që ju pëlqejnë të njëjtet lojëra (hoby, humori,muzika etj), për të bërë avash avash dhe seleksionimin ndër ata që 'simpatizojmë' dhe të ndjejmë një simpati akoma më të fortë dhe për ata që më shumë i përshtaten dhe mënyrës tonë të të komunikuarit (pamvarsisht se e mendojnë njëlloj me ne apo jo), deri për të arritur që të përzgjedhim ndër ta, ata që sipas nesh kanë të njëjtin vlerësim ndaj disa vlerash rreth të cilave ndihemi që nuk mund ti ndryshojmë në vetvehte (e kam fjalën për vlera si familja, respekti, edukata), dhe ndaj këtyre të fundit, krijohet një respekt i veçantë, që në sytë e të tjerëve, mardhënia juaj, lë shijen e një grupi simpatizantësh...

Me pak fjalë që të mos ta bëj shumë të gjatë: Këto ditë, disa raste diskutimesh dhe komentesh pa shumë rëndësi në vetvehte, por që gjithsesi tregojnë që egziston një mentalitet foshnjor dhe vetdijshëm keqadashës që shikon mardhëniet virtuale ndërmjet nesh, si diçka që mund ta përdorë sipas dëshirës.
Unë mund as të mos flas fare me Blendin, eT ose DX, por kjo s'më ndryshon aspak simpatinë dhe , e them pa turp, adhurimin që ndjej ndaj tyre për ato që thonë e bëjnë, ashtu siç mund të adhuroj Emigrantin, Selfmaderadio, TeaTime dhe Akullnajën, dhe pamvarsisht dashurisë dhe respektit reciprok, të mos bëjmë debate 'të përgjakshme' me ta.
Ndoshta s'do të ishte nevoja për një shkrim të tillë, por do të ishte mirë që ata që shikojnë "gjëra të çuditëshme" në miqësitë dhe simpatitë.... ti mbajnë për vehte, dhe të mos bëhen qesharakë që të degjenerojnë ato miqësi/simpati të këtij komuniteti virtual, në kërkesa dhe sharje foshnjore.

16 komente:

  1. Analizuar dhe shkruar shume bukur. Por, ndonjehere njerzit i shkelin normat e shoqerise dhe pastaj behet nje kaos qe se merr vesh i pari te dytin.

    PërgjigjuFshije
  2. ... dhe po ti shtosh edhe ndryshimin e madh shpesh herë të moshës së këtyre çunakëve dhe çupëlinave me ne pleqtë :)))) !

    Pa shaka tani , një shkrimtar/publicist , këtu në Greqi i lodhur nga menaxhimi i blogut dhe nga sëkëlldia që i krijonte një pjesë e komentuesve të vet për fat të keq vendosi ta pezullojë botimin te blogu (dhe kjo ndodhi edhe një herë tjetër në të shkuarën dhe më pas kishte filluar të botonte përsëri) . Kur vendosi ta ndalonte blogun pyeste vehten në do ishte më mirë që vizitorët e një blogu të ishin të përzgjedhur qoftë edhe për vizitë (jo koment)dhe në se kjo a do ishte demokratike etj etj .
    Por këtu nuk ka si hyn "demokracia" secili nga ne ka ose mundet të ketë një "ambjent" të tijin tek i cili po nuk deshi nuk lejon persona apo grupe personash të "hyjnë" dhe të "shijnë" siç u do qejfi (google ka menduar për hollësirat teknike për këtë gjë). Dikush që hyn , shan e bërrtet në shtëpi të huaj e nxjerrin jasht , kështu edhe këtu në virtualitet , mund të mbash jasht zullumqarët . Arrin me këtë të bëhesh pjesë e një shoqërie a komuniteti virtual (që në fakt nuk është edhe kaq virtual, akoma edhe takime organizohen, e ku ka më bukur?) dhe kalon mirë kohën . E keqja me ne që përdorim emrat tanë është se rrimë e dëgjojmë p@#%dhët e lloj lloj anonimi që harxhon paratë e babait në internet kafe dhe shpesh "shtyhemi" në debate "e lagu apo se lagu bishtin dhelpra" me vogëlushë që në rrealitet nuk do të donim as fëmijët tanë të shoqëroheshin me ta.

    Edi ,"dëgjohesh" i prekur , nuk ja vlen vëlla.
    Përqafime!

    PërgjigjuFshije
  3. Ed, s'di ç'të ka ndodhur ty tamam, por këto ditë qarkullon një virus shumë i keq nëpër arkipelag; njerëzia shprehen pa teklif, si t'u thotë mëndja apo ajo gjëja që i drejton mëndjen (s'di pse m'u kujtua ajo poezia e cummings mbi ata çunat e pagdhëndur...) Janë qorruar fare mor ti, ngatarrojnë ditarin e tyre me të të tjerëve, ngatërrojnë veten e tyre me të tjerët, ngatërrojnë të tjerët me veten e tyre, e lëmsh po të them...Të vjen ta bësh blogun ekskluziv, po nga ana tjetër të thotë mëndja se njeri mund të mësojë diçka te ti, ashtu si mëson ti te të tjerët, qoftë dhe kur të gjen rastësisht me gogël duke bërë search për "si të gjejmë burrë".

    Edo, atij a asaj që të ka mërzitë i hëngërt ndonjë gjë flokët (nëse i ka akoma, kuptohet), iu mbushtë lëkura me puçrra e iu bëfshin kallot sa mos të ketë atlete ti bëjë derman!

    Pas këtij mallkimi epidermiko-kapilar, po të le duke të uruar gjumë të ëmbël dhe duke të thënë, për hir të së vërtetës dhe për inat të botës, që ke gjithë simpatinë time të sinqertë!

    PërgjigjuFshije
  4. Aklli, hahaha me shkrive goce me kete mallkimin:) Me duket sikur na kane ngrene me sy sepse ishim nje dore shume e mire virtuale qe bisedonim dhe merreshim vesh edhe atehere kur nuk ishim dakord per tema te ndryshme. Uroj qe "virusi" te kaloje sa me shpejt dhe te biem ne qetesi.

    Pershendetje!

    PërgjigjuFshije
  5. ooops me paska harruar mua ahahha :).... me pelqeu.. s'me kishte vajtur mendja ndonjehee...
    grizhda

    PërgjigjuFshije
  6. Edi, kaloj nganjëherë në sferën tënde simpatike, të thjeshtë dhe shpesh shtytëse për reflektime të shpejta. Empatia dhe simpatia janë dy terma të çuditshëm sesi mund t'i përveshen një qenie njerëzore me aq vrull. Në këtë botë, bashkë me atë virtualen që amerikanet na mundësuan, njerëzit kërkojnë të kuptojnë se çfarë është ekzistenca, pse jetojnë, pse qeshin dhe qajnë, për këtë nuk ka ndonjë vlerë lënia pas dore e mrekullive të ardhura nga gojët e ëmbla.
    Kalofsh mirë.

    Respekte.

    Salvatori.

    PërgjigjuFshije
  7. bukur shkruar.me pelqen ti Edi se je kaq i shkueshem me te tere dhe veç kesaj di te komentosh mjaft mire dhe kur nuk te mbushet mendja per sa lexon.mund dhe te qortosh , opr çdo gjeje ja di dozen.jo se trembemi nga qortimet ..por dhe te sharat e kane nje cak apo jo..flm qe e argumentove me kete shkrim mik.gjithe te mirat dhe jave te vizlushme:)

    PërgjigjuFshije
  8. Ed, kur lehin qentë karvani ecën më shpejtë.

    Respekte mik i dashur!

    PërgjigjuFshije
  9. Së pari desha t'ju siguroja se nuk është aspak ndonjë rast personal që më shtyu të shkruaja këtë shkrim, u nis thjesht nga kërkimi i kuptimit të fjalës empati, dhe meqë një shok nga greqia ishte në linjë, më spiegoi dhe kuptimin e asaj që po kërkoja rreth Simpatisë, dhe duke patur parasysh disa episode jo të këndëshme të dëgjuara aty këtu, gjë që më erdhi shumë keq që kishte ndodhur, e zgjerova këtë shkrim pak më teorikisht.

    P.s:
    -Bellë, miqësia e sinqertë është dhe ajo përshëndetja dhe pyetja pa teklif se si e kaluam ditën... nganjëherë, kur nuk shikojmë në linjë ndokënd, duket sikur na mungon diçka për të kompletuar ditën.
    - Grizhda, mirë se erdhe 'nella mia povera dimora', e a maggior ragione quando mi porti in mente il tuo caso, quando si ha a che fare con delle persone civili, anche i dissensi o i piccoli disguidi che possono succedere, si risolvono e si trova sempre un rimedio ;)
    - Eni, ti flet me tifozllik, se e di që të kam pikë të dobët :)

    - Salvator, gjithsesi nganjëherë është mirë të kuptojmë dhe rolin tonë dhe se si duhet të sillemi edhe në komunitetin virtual. Je gjithmonë i mirpritur. Gjithë të mirat edhe ty.
    - Selfmaderadio, ky është një argument që mund të trajtohet më thellë dhe më me filozofi prej ndokujt që ka ndonjë profesion të ndryshëm nga ai i kamionistit... prandaj, si zviceriane të mira që jeni ti e Akullnaja, mund të na zgjeroni më tepër njohuritë me analizat tuaja ;)

    - Strnagi, siç thashë më sipër, s'është diçka që më ka ndodhur mua direkt, por në fakt ... si të më kishte ndodhur, dhe empatia e simpatia, sidomos kur janë dashuri dhe miqësi (të paktën nga ana ime në drejtim të atyre), më bën të ndjej ofezën më tepër se sikur të më ishin drejtuar direkt mua, sepse siç e di, ambjenti i kamionistave ma ka regjur lëkurën ;)

    Prandaj ju adhuroj që të gjithëve ju që keni komentuar këtu, sepse përballë cënimit të atyre vlerave që unë besoj, u përgjigjët me të njëjtën gadishmëri.
    Sinqerisht që jam i lumtur që jam njohur me ju.

    PërgjigjuFshije
  10. jo per koken time :) nje nga gjerat qe vleresoj me shume eshte asnjanesia perfekte qe te ndjek teksa shkruan..te pergezoj serish per kete!

    PërgjigjuFshije
  11. Ed e shef ca ke bere e ke detyruar Enin te zere be :D ... Interesante kjo... shume ok me ty... Te pershendes...

    PërgjigjuFshije
  12. Edrus,
    sa empatik je kur zberthen ca nocione ti. :-)
    Miqesia, si fillim, i ka bazat ne deshiren e njeriut per mos te qene vetem. Duke marre kete si pikenisje, dy njerez "pranojne" te formojne njeri-tjetrin ne nivel psiqik( dy te dashur formojne njeri-tjetrit ne nivel psiqik DHE fizik). Pra, ne esence shoqeria nuk eshte nje ndodhi sociale por individuale. Dicka qe vjen nga brenda njeriut, ne kete rast vetmia, pra perfundojme ne egoizem.

    Une kam provuar miqesine shqipetare dhe te huaj. Kam vene re qe ne vendet e varfera shoqeria idealizohet pak si shume. Kjo per mua eshte prove konkrete qe shoqeria s'eshte nje gjendje natyrore por nje konstrukt social(ashtu sic mund te jete dhe martesa).

    PërgjigjuFshije
  13. Minerva, mirë se erdhe :)
    Si tip emotiv që jam, u mallëngjeva :P, prandaj nuk tu përgjigja tek komenti tjetër, por nisa të të shkruaj sepse realisht ato që thua janë më se të vërteta, por në botën tonë virtuale(e kam fjalën ndërmjet ne blogerave që tashmë njihemi disi me njëri tjetrin), nuk është as interesi, as bindjet politike, as interesat/'hoby' e njëjtë që na bëjnë që të jemi miq me njëri tjetrin.
    Pamvarsisht 'botës' së çdonjërit, që s'ka se si të jetë e njëjtë me atë të të tjerëve, kjo miqësi këtu është krijuar falë mënyrës së komunikimit që kemi mes nesh... imagjino sa të vështirë do ta kisha që ti thoja Enit (e marr si shëmbull) ndonjë fjalë jashtë asaj që gjithmonë kam përdorur me Enin, ashtu siç do të më bënte përshtypje po të shikoja Enin të thoshte pa ndonjë arsye të fortë ndonjë 'broçkull' që, megjithëse e dua dhe e respektoj, do ta ulte përpara syve të të gjithëve.
    E bukura e këtij komuniteti, është edhe kjo... na edukon që të mos përdorim 'broçkulla' ;)
    Shpresoj që të gjëndesh mirë në shoqërinë e blogerave shqiptarë... dhe shyqyr zotit po shtohen gjithnjë e më tepër dhe janë gjithnjë dhe më të mirë :)

    PërgjigjuFshije
  14. Mire se te gjeta njehere se desh harrova formulat e miresjelljes!

    Besoj qe tashme ti i ke zbuluar te mirat e te qenit emotiv me femra ndaj shihe si nje kualitet:-)

    Persa i perket nocionit te shoqerise kam shume per te thene por s'dua te te jap pershtypjen "de na femmena malvaggia" qe ne fillim, pa nje kontekst te qarte. :-)Mgjth po te jap nje parathenie: keto bloggers kane nje funksion psiqik tek ti(une etj.) shume me te thelle se c'mendon ose sec do ti pranosh vetes.

    P.s. Ne nje nga bloggers e mi(kete shqipetarin qe eshte akoma ne ndertim e siper)jam duke vendosur cdo dite poezi emotive, jam e sigurte qe do dish ti cmosh...deri atehere,paçim!

    PërgjigjuFshije
  15. Ato lloj poezish më kanë bërë të "dashurohem" dhe me meshkuj.... :P
    Llogarit se ç'efekt mund të kenë qto të femrave :)
    Do të jetë gjithmonë kënaqësi për mua.

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet