20 shkurt 2008
25 janar 2008
Gjeni diçiturat
01 janar 2008
"Punime në rrugë" në Shqipëri
Fillon viti i ri, dhe pas të ndënjurit dhe të ngrënave gjatë këtyre ditëve, mëndja shkon dhe tek puna...
Pashë shkrimin e N.Agos dhe s'di se si më erdhi që ta postoj këtë draft që kam lënë në "gjumë" për kaq kohë, ndoshta se po mendoja punën (nesër që në 5.30 duhet të jem jashtë), ndoshta sepse jam "nostalgjik", ndoshta sepse kaloi një vit dhe është dhe periudha e përshtatëshme për të bërë krahasimet e "Arritjeve të mëdha" me ato të dikurshmet... ndoshta sepse jemi akoma në periudhë festash dhe humorin arrijmë ta gjejmë gjithandej.... Ndoshta!!!
Tek tabela me "parashikimet" se si do të ishte kjo tabelë pas 5 vjetësh kisha vendosur një tabelë me një kompiuter... por s'të le N.Ago.... ti pret krahët :P
30 dhjetor 2007
A egziston Babagjyshi i Vitit të Ri?
dhe klikoni sërish për ta parë të zmadhuar
29 dhjetor 2007
Klasifikimi i blogjeve shqip
Fund viti, dhe gjithandej bëhen bilançe dhe klasifikime... thashë të shikoj dhe unë se ç'bëhet në blogosferën shqipëtare.
Po shikoja tek Technorati dhe po vendosja lidhjet e blogjeve që kam tek të preferuarit e mij, dhe që atje po merrja vetëm skedën e blogjeve dhe po bëja "foton" e mësipërme.
Nga leximi i vetëm këtyre blogjeve që kam linkuar (për të tjerët nuk kishte informacione) del një klasifikim i tillë:
1- Vrima e Çelësit 64 (114765)
2- Albtranslator 36 (224227)
3- SelfMadeRadio 31 (263682)
4- Akullnaja 27 (305717)
5- Njeriu i çuditshëm 26 (317977)
6- Peizazhe të fjalës 25 (331293)
Bletebzz 25 (380354)
7- Edrus 23 (360865)
8- Parisi një dashuri.. 22 (377609)
9- BelleFleur 21 (395824)
10-Midis nesh 20 (415866)
Nuk di se sa mund të vlejnë klasifika të tilla, por do të më pëlqente që të bëhej një klasifikim pak më njerëzor, larg llogaritjes së numrit të klikimeve dhe numrit të atyre që mund ta kenë vënë një nga këto linqe tek të preferuarit e tyre.
Ky klasifikim i përshtatet pak a shumë atij që do të bëja dhe unë (të paktën për emrat :P), por do të doja që të bëja një klasifikim tjetër në bazë të preferencave të blogerave, prandaj jeni të lutur që të vendosni një listë prej 10 blogjesh që ju keni ndjekur me më kënaqësi gjatë këtij viti.
E di që po ta thoshte Akullnaja të gjithë do ta kishit bërë "detyrën e shtëpisë", por njëlloj, përpiquni që të bëni një sforco ;), mos përtoni që të bëni një listë dhe një postim në blogjet tuaja, edhe sepse shikoj që shumë blogje kanë ngelur jashtë liste.... por që meritojnë që të jenë në listë.
15 dhjetor 2007
Zgjim me borë
Sot në mëngjes...
bardhësia e dëborës ishte thuajse magjike, gjithçka e mbuluar me një shtresë të hollë dhe të bardhë si prej mielli për bukë lepurushësh...
Brishtësia e saj nuk linte të mendoje për një kartolinë që do ti rezistonte disa orëve, por megjithatë qe bukur për sa qe...
E gjithë kjo deri në drekë... iku... u shkri.... dolën sërish llumrat e kanaleve... S'e di nëse duhet të qesh apo të qaj me atë ngazëllim timin prej bardhësisë së dëborës....
Ps: Asnjë përgjasim ndërmjet këtij postimi dhe "demokracisë" në Shqipëri :P
07 dhjetor 2007
26 nëntor 2007
13 nëntor 2007
kompiuteri

Pasi çova kompiuterin për të ma kontrolluar një shok, ai arriti që të më bënte dy propozime për shfrytëzimin në maksimum të kompiuterit tim:
zgarë për ta përdorur të djelave
ose me pak punë më tepër mund të bënim një...
....Makinë kafeje.
Gjithsesi, më tha se rregullimi e kompiuterave e bënte vetëm për të kaluar kohën, sepse si zanat kishte filluar një tjetër që i siguronte më shumë të ardhura: Punimin e mermerit.
14 tetor 2007
07 tetor 2007
Dëshirat.
Njerëzit , edhe kur nuk janë besimtarë, ju janë trembur gjithmonë mallkimeve...
...por jo gjithmonë mallkimet mund të jenë më të rrezikshme dhe më të këqija se urimet dhe dëshirat që të tjerët të shprehin për ju.
Sinqerisht, s'do të doja që të isha në vëndin e arushit të historisë së mëposhtëme :P
Natyrisht që kërkesa ime është parë nga pozicioni im, dhe sigurisht që vajzat do të ishin shumë më tepër dakord me lepurushin... edhe sikur të mos jenë lezbike :P
29 shtator 2007
Nuk është kurrë vonë për të mësuar.

Është një fotografi e zmadhuar e një fotoje që "armiqtë e popullit/demokracisë" kanë vënë në internet ditët e zhvillimit të punimeve të asamblesë së OKB.
Dallohen në të, përveç fjalimit, dhe rregullat e diksionit të sugjeruara nga këshilltarët, kështu, fjala«Khartoum» bëhet «car-TOOM».
Këtu më poshtë janë disa nga "sygjerimentet" e bëra në atë fjalim:
Sarkozy [sar-KO-zee]
Kyrgyzstan [KEYR-geez-stan]
Harare [hah-RAR-ray]
Mauritania [moor-EH-tain-ee-a]
Khartoum [car- TOOM]
Mugabe [moo-GAH-bee]
Caracas [kah-RAH-kus]
P.s:fjalimi me sygjerimet, për një gabim të zyrës së informacionit, përfundoi në sitin e OKB në vënd të origjinalit të pastërt.
P.s2: që të mos fillojë ndonjë filogrek/serb/komunist/etj etj, që të mendojë se është fjalimi i Salës, po ju them që këtë herë mund të krenohet se s'ka qënë ai.
P.s3: Nëse nuk keni një nivel më të lartë inteligjece se lexuesi i fjalimit dhe nuk e keni gjetur se për kë bëhet fjalë, klikoni këtu.
26 shtator 2007
"kamasutra"
Lexoja tek peshku pa ujë një artikull mjaft domethënës për rrugën e dreqit që gjithçka ka marrë në Shqipëri.
Të gjithë duket se kanë të drejtën që të jetojnë si "Luiza në botën e çudirave".... Luiza të më falë, por ka mbbjellë shumë "liri" mendimi për , jo vetëm për aplikimin , por ç'është më e keqja, edhe të zgjedhura si mënyrë jetese.
28 gusht 2007
Përse e urrej Emigrantin!
21 gusht 2007
Edukimi apo Ligji?
Frika e ruan vreshtin...?!
ligji apo Maliqi...?
diktatura apo demokracia?
edukata civile apo frika nga 'ligji' ?
Është kollaj të bëjmë si 'specialistë' në përdorimin e fjalëve të stërthëna, është kollaj që të quash të gabuar gjithçka që la sistemi i kaluar sepse ai 'dështoi'...
Është vështirë që të gjesh një rrugë më të mirë të mundëshme se EDUKIMI ME NDJENJËN CIVIKE/qytetare të njerëzve (quajeni njeriu i ri po deshët).
S'ka ligj dhe polici që mund të kontrollojë dhe të detyrojë njerëzit, që të bëjnë atë që ata kanë vendosur të bëjnë.
Mënyra e vetme që ata të mos bëjnë 'shkelje', është EDUKIMI....... s'ka rëndësi se kush e bën këtë edukim; feja, ideollogjija, boyscautat apo shembujt e qytetërimeve të tjera.
Por në rradhe të parë këtë EDUKIM, duhet ta japë me SHEMBULLIN e saj qeveria dhe parlamenti.
Nuk mund të pretendohet që të krijosh një shoqëri të pastërt kur shembujt që ju ofrohen janë vetëm korrupsion dhe pazarllëk i vazhdueshëm për të ruajtur përjetësisht një vënd në pushtet.
18 gusht 2007
Korrupsion apo urtësi popullore?

Falenderoj SM (dhe nuk është StrangeMan, se ai dreq, është i zoti sa të duash për poezi e për gjithçka, por kur shikon figura, i duket gjeometri :P), që më dërgoi këtë seri për ta plotësuar me fjalët; s'e di nëse ja kam arritur qëllimit , por mu duk shumë aktuale dhe domethënëse.
Po ju ç'diçiturë do ti kishit vënë?
28 korrik 2007
23 qershor 2007
Këshilla për "barkderrat" (me dihmën e Idrizit)
Idris thotë:
23 Qershor 2007 @ 4:28 pm
Nje biznesmen trashaluq u paraqit te mjeku me motivin si te ulte barkun.Mullen -Shiko zoteri. Ti ke dy rruge.E para te besh seks fort ose te besh 20 km cdo dite, ose te ecesh pa ndaluar deri ne Vore .- i thote mjeku.
-Doktor ajo e para sikur me pershtatet se deri ne Vore vec me vdek mo.
Sa here thu me e bo?-ja kthen biznesmeni trashaluq me sy te ndezur,duke ferkuar dhe duart e duke i dhen e surratit nje pamje ;)
-Po zoteri ,po ja minimalja 3 here ne dite javen e pare pastaj duke e rritur nga 1 deri ne 5 jave.Do behesh “Fil”-dhe qe rradha e mjekut kesaj rradhe ti jepte fytyres nje pamje si ;).
_Jo Dok.qe ku o Vora, qe ku o Vora.- ja ktheu biznesmeni tashme pa shprehjen ;) ne fytyre.
13 qershor 2007
Humor kinez
Ndoshta e mbani mënd një shkrim të bërë disa kohë më parë, në të cilin si me të qeshur flisja për problemin e ngrohjes globale... nëse doni të qeshni akoma, ja një provë tjetër:
Kuptohet që ne shqiptarët, e eklipsuam takimin e G8 me vizitën e aq përfolur të presidentit Bush, dhe lamë pa diskutuar që në fund të fundit, ai takim qe një dështim i plotë.
Një nga temat kryesore të këtij takimi, ishte arritja e një traktati të përbashkët të 8 vëndeve më të industrializuara të botës, për të ulur kufinjtë e hedhjes në hapsirë të bioksidit të karbonit... që megjithë 'impenjimin' e SHBA dhe Kinës, për t'u angazhuar rreth këtij problemi, la me 'gisht në gojë' të gjithë ata që shpresonin në diçka më tepër.
Do thoni ju ku është humori kinez?
Jo këtë rradhë 'të fortat' s'vijnë nga Amerika... këtë rradhë, kinezërirat vijnë nga Kina.
Qoftë dhe për përmasat e saj të pafundme, këto kohët e fundit, një pjesë e Kinës po vuan nga thatësira, ndërkohe qe nga një anë tjetër, prej disa ditësh, qindra te vdekur dhe mijëra hektarë të përmbytur nga shirat e shumtë, gjë që po forcon gjithnjë e më tepër dhe rritjen e koshiencës
ekologjike të kinezëve, por... ja e 'fundit':
Në kuadrin e Lojërave Olimpike të Pekinit (Bejning për 'mirikanët' :) ), një organizatë ndërkombëtare, kishte kryer matje te ndohtjes së ajrit në Pekin, ku si përfundim, rezltatet s'linin dyshime, ndohtja e ambjentit (në këtë rast e ajrit), arrinte vlera shumë më të larta se norma në të gjitha matjet e bëra.
Këto të dhëna ju paraqitën qeverisë Kineze, dhe ajo menjëherë u vu në lëvizje, duke nxjerrë një ligj të ri:
NDALOHET MATJA E NDOHTJES SË AMBJENTIT NGA TË HUAJTË.........
09 qershor 2007
Vlerat e familjes?!
Nderkohe qe ne gjithe boten vazhdojne me force fushatat per forcimin e vlerave te familjes, nga Cikago arrin nje lajm i çuditshem: Nje avokate ka filluar nje reklamim te aktivitetit te saj.
Deri ketu asgje te keqe, nese s'do te behej fjale per nje nga avokatet me te specializuar per sa i perket ndarjeve dhe divorceve, dhe qe si sllogan te reklames se saj, perdor: "Jeta eshte e shkurter, ndahu"
Duke e pare ne fotografi, ja besoj qe te kete aq sukses qe t'i beje burrat qe te ndahen :))

