Po shfaqen postimet me emërtimin aktivitetet e shoqatqve. Shfaq të gjitha postimet
Po shfaqen postimet me emërtimin aktivitetet e shoqatqve. Shfaq të gjitha postimet

16 mars 2008

Komunikatë për Shtyp

Komunikatë për shtyp

Me keqardhje dhe njëkohësisht indinjatë të justifikuar, u njohëm me denoncimin e bashkatdhetarit tonë Agim Dodaj dhe njërit prej nismëtarëve të “Bashkimit Mbarëshqiptar në Greqi” me rolin e sekretarit të Shoqatës së Punëtorëve të Larisës, për dhunimin çnjerëzor nga agjentët civilë të Sigurimit të Selanikut. Dhuna trupore dhe ajo psikologjike e përdorur ndaj emigrantit shqiptar, nga persona të cilët mbajnë titullin e ruajtësit të rendit, jo vetëm bie ndesh me të drejtën elementare të personit për të mos u dhunuar, por njollos edhe imazhin e vetë policisë, duke tronditur rëndë, besimin që të gjithë qytetarët, duhet të kenë ndaj saj.

Metodat që denoncon Agim Dodaj, se u përdorën në “hetimin” e tij, ofendojnë statusin tonë si qytetarë të lirë dhe na mbushin me habi por dhe shqetësim për tejkalimin e të gjitha normave demokratike që (duhet të) aplikohen në kësi rastesh.

Emigrantët , si pjesë aktive e shoqërisë greke, nuk kërkojnë të trajtohen me privilegje nga organet shtetërore, por të respektohen dhe të trajtohen përpara ligjit si të barabartë dhe pa asnjë dallim i cili do ti bënte ata të ndiheshin “pakicë e padëshiruar” dhe “de facto” fajtorë, pa u shpallur akoma të tillë nga gjykata, dhe madje, pa patur ndaj tyre as edhe një urdhër ndalese.

Me këtë rast, ftojmë të gjitha forumet e aktivistëve që angazhohen në Greqi në mbrojtje të të drejtave të njeriut, të ngrenë zërin, për ti thënë ndal dhunës fizike që ushtrohet ndaj emigrantëve.

Njëkohësisht, në emër të nismëtarëve për formimin e “Bashkimit Mbarëshqiptar në Greqi”, nisim proçedurat për të njohur me ngjarjen në fjalë, instancat më të larta dhe kompetente të shtetit grek, sikurse janë Zyra e Presidentit të Republikës, Parlamenti,Ministria e Brendshme dhe e Rendit, Ministria e Jashtme, Instituti i Politikave të Emigracionit, si dhe partitë politike që përfaqësohen në Parlament. Po kështu, një nismë të tillë do ta shtrijmë edhe më tej, duke njohur për ngjarjen Komitetin e Helsinkit për të Drejtat e Njeriut. Theksojmë veçanërisht faktin, se jemi të interesuar dhe të angazhuar për bashkëjetesë harmonike dhe vëllazërore si me qytetarët vendas por edhe me komunitetet e tjera të emigrantëve të ndodhura në Greqi. Elementët e mësipërm, duam të besojmë se, në asnjë mënyrë nuk përfaqësojnë në tërësi policinë greke , e cila, shpesh, ka treguar fytyrën e saj humane ndaj emigrantëve (ashtu sikurse ka patur, jo pak raste kur janë keqtrajtuar dhe dhunuar këta të fundit nga pjestarë të saj).

Ju bëjmë thirrje njëherësh, të gjithë vëllezërve dhe motrave emigrante, të reagojnë me gjakftohtësi në provokime të mundshme nga persona ekstremistë, qofshin këta qytetarë të thjeshtë, qofshin punonjës të shtetit, por akoma edhe nga radhët e emigrantëve, të cilët do të nxitojnë të përfitojnë nga rasti i mësipërm, për të mbjellë urrejte mes nesh dhe shoqërisë greke dhe për të nxitur konfrontime të padëshirueshme. Konfirmojmë, gjithashtu, besimin e plotë tek drejtësia greke, së cilës, bashkatdhetari ynë i është drejtuar, qysh në çastet e para të keqtrajtimit që i është bërë.

Për nismën “Bashkimi Mbarëshqiptar në Greqi”

N. Ago

26 janar 2008

Informacione Shqip

Rastësisht, duke i hedhur një sy tek Glocal (forum shqiptar dhe në italisht), pashë disa lajme interesante;
Së pari atë lajmërimin që njoftonte studentët shqiptarë (që kanë mbaruar për matematikë, fizikë, inxhenieri) për një bursë studimi prej 42000 eurosh për dy vjet, për një master të financiuar nga Komuniteti Europian me ane te programit Erasmus Mundus.
Së dyti, dhe kjo mu duk iniciativa më e bukur që mund të ishte realizuar ndonjëherë për të ofruar informacin nga lajmet për shqipërinë dhe shqiptarët dhe po e prezantoj ashtu siç prezantohej në faqe:
SHQIP.it eshte nje hapesire ku mund te propozosh artikuj interesant ne gjuhen shqipe ose qe kane te bejne me Shqiperine e shqiptaret qe i ke gjetur ne internet; mund t'i votosh e komentosh te tuat e ato qe kane propozuar te tjeret.

Kuptohet që është në fazën fillestare, por duke parë numrin e atyre që mbajnë një blog, si dhe të atyre që dërgojnë artikujt e tyre në qindra gazeta shqipëtare për ti parë të pabotuara, kjo më dukej gjëja më e bukur për ti ardhur në ndihmë të gjithëve: si atyre që duan të shkruajnë dhe të kontribuojnë me lajmet, si dhe për ata që duan të informohen për të rejat e fundit.
Mjaft demokratike dhe mënyra e vlerësimit dhe daljes në rilief (ngjitjes në klasifikë të artikujve): Sipas votimit të lexuesve.

Nuk di ç'të them më tepër, por uroj që të jenë sa më të shumtë kontribuesit dhe votuesit, për të patur një panoramë sa më të pasur të informacionit për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Komplimentet e mija autorëve të asaj faqeje!

27 tetor 2007

Fëmijët, urë miqësie ....

Nganjëherë, për të mos thënë shpeshherë, shumë gjëra i shikojmë si të pazgjidhëshme dhe nën mentalitetin e pashpresë që historia na ka lënë trashëgimi.
E kam fjalën për mardhëniet shqiptaro-greke, mardhënie që për shumë prej nesh që jemi në pozitat e emigrantëve, i kuptojmë shumë më me qartësi, nëse shikojmë integrimin e emigrantëve atje, dhe duke lexuar artikullin tek "Tribuna","Fëmijët, urë miqësie mes Greqisë dhe Shqipërisë"
mu bë qejfi që të paktën në zonën për të cilën flitej në artikull, ky integrim ishte arritur dhe bashkjetesa ndërmjet shqiptarëve dhe grekërve duket se zhvillohej pa dallime racore dhe në harmoni të plotë.
Nuk e njoh ambasadorin shqiptar në Greqi, por do të doja që takime të tilla të mund të bënte dhe të dëgjonim dhe ambasadori ynë këtu në Itali... jo se do të mbante me bukë njeri, por do të na bënte të ndiheshim më shqiptarë, kur shikojmë që dhe shteti interesohet për fatin tonë.
Për shumë nga blogerat që frekuentojnë blogun tim, emri i artikullshkruesit nuk është i panjohur, dhe përfitoj që ti bëj komplimentet e mija për shkrimin dhe për temën e trajtuar: Komplimenti Neki!

27 mars 2007

110 vjet ALBANIA e Faik Konices

Pashe qe nje nga blogerat shqiptare Amour Monde,qe shume prej jush tashme e njihni blogun e tij,kishte shkruajtur per nje aktivitet qe une personalisht e konsideroj shume shume te rendesishem,jo vetem persa i perket asaj figure te ndritur te historise dhe kultures se popullit tone sic qe Faik Konica,por dhe per veprimtarine e asaj shoqate per te mos lene nen pluhurin e harreses figurat e ndritura te popullit tone.
Artikullin origjinal e gjeni ketu ne te cilin mund te shikoni dhe fotografi te bera gjate aktivitetit.

110 vjet ALBANIA e Faik Konices

Aresyeja e ketij shkrimi nuk eshte aspak e komplikuar, bile mund te them se jeta eshte nje fenomen i rralle, jo vetem nga bukuria, trishtimet, gezimet apo hidherimet, por per vete faktin se te gjithe ne, heret apo vone mesojme te kujtojme dhe te respektojme vetveten. Te respektosh vetveten nuk do te thote te respektosh principet e tua te ngushta, mendimet e tua, te cilat jo rralle enden te vetme neper hapesiren e pafund, qe ne menyre shkencore disa e quajne dhe boshe.

Jo, te respektosh vetveten do te thote te respektosh familjen tende, fqinjet e tu dhe mbi te gjitha kombin tend. Por a do te kishte kuptim nje komb i cili nuk do te respektonte njerezit e tij te medhenj? Ata njerez te cilet, jo vetem sot, por nder kohera i kane dhene atij drite nga mendja dhe veprat e tyre? A do te kishte kuptim nje komb pa baballaret e tij.

Nisur nga ky mendim, me mikun tim, te nderuarin Gjovalin Kola, gazetar, shkrimtar dhe njeri te respektuar vendosem te hedhim idene per rikujtimin e nje personaliteti. Te nje personaliteti, i cili ketu e 110 vjet me pare kishte ndezur ne zemer te europes, farin gjigand, i cili do ta sillte anijen endacake te Shqiperise se asaj kohe drejt Europes, drejt civilizimit, drejt vendit nga ku kishte nisur udhetimin e saj. Ate udhetim te lodhshem qe kishte kaluar nga “Portet e Perandorise Osmane”, nga “Portet greke, serbe, italiane” etj, per te mberritur atje ku ka dhe meriton vendin e vet, ne gjirin e familjes se madhe europiane.

Ne kete fryme, pasi bisedova me miqte e mi administratore te Shoqates Kulturore Euro belge Shqiptare “Nene Tereza” vendosem te kremtojme “110 vjetorin e Revistes Albania te Faik Konices”.

Faik Konica lindi ne vitin 1876 ne qytezen Iliriane te Konices, eshte e tepert t’ju rikujtoj se sot ky qytet ndodhet ne Greqi. Familja Konica rrjedh nga familja e te famshmit Ali Pashe Tepelena, nje burre shteti e diplomat, i cili i rezistoi sulmmeve te Perandorise Osmane dhe te derguarve te Napolonit te Frances. Formimi i mirefillte i Konices fillon me studimet e tij te para ne Kolegjin Jezuit te Shkodres. Ai mesoi te fliste dhe te shkruante ne menyre perfekte frengjishten, latinishten dhe greqishten. Ne vitin 1892 Faiku shkon me studime ne France dhe jep provimin e matures ne vitin 1896. Serish ai perfiton nga rasti per te pasuruar arsenalin e tij gjuhesor. Ne France, Konica meson gjuhen Sanskrite dhe Hindu. Ky zbulim i gjuheve te rralla dhe minoritare ishte nje zbulim i vertete per Konicen e ri. Qe nga ky moment ai i futet punes per te mesuar Hebraishten me nje pasin te madh dhe te rralle. Padyshim qe Konica kishte gjetur dicka te perbashket mes historise se popullit Hebre dhe popullit Shqiptar.

Por Konica nuk do te ishte i qete dhe ne Europe. Duke pare punen e madhe qe bente ne dobi te kombit shqiptar dhe kunder Portes se Larte, autoritetet Turke te asaj kohe e denojne me vdekje ne mungese. Per kete aresye Konica emigron ne Bruksel dhe ne vitin 1897 themelon Revisten Albania.

Ai punoi dhe jetoi ne “Rue d’Albanie”, Rruga e Shqiperise, ne komunen e Saint-Gilles ne Bruksel. A nuk ishte e domosdoshme te rikujtohej 110 vjetori i themelimit te te parit organ shtypi ne gjuhen shqipe? A nuk ishte e domosdoshme te rikujtoj burri i kombit, i cili hodhi themelet e gjuhes shqipe? A nuk duhet te mbetej ne historine e Komunitetit shqiptar te Belgjikes dhe te te gjithe shqiptareve, Faik Konica, refugjati i pare politik shqiptar ne Europe?

Ja pra, me pune dhe ndergjejge te plote ia dolem mbane. Une deshiroj te falenderoj te gjithe ata njerez qe bashkepunuan me mua dhe Shoqaten Nene Tereza, per ta bere kete nisme nje realitet te prekshem. Nje faleminderit Konsullit te Republikes se Shqiperise, Zotit Naim Mandri, i cili e perkrahu qe ne fillim kete nisme. Faleminderit Ministrit te ambasadorit, Profesorit te nderuar Thoma Haxhi. Deshiroj te falenderoj Ambasadorin e Republikes se Shqiperise prane Mbreterise se Belgjikes dhe Bashkimit Eurpian, Zotin Artur Kuko, per perkrahjen dhe prezencen e tij ne daten 23 mars. Deshiroj te falenderoj nga zemra Drejtorin e Institutit Kombetar te Diaspores, Zotin Flamur Gashi, i cili u zhvendos nga Tirana per te marre pjese dhe pershendetur kete eveniment. Faleminderit Ambasadorit te Maqedonise, Zotit Blerim Reka per nderin qe na beri me prezencen e tij.

Por te dashur miq e bashkeatdhetare, keta ishin vetem maja e ajzbergut. Nuk do te kishte qene e thjeshte per mua, si organizator dhe pergjegjes i ketij evenimenti pa ndihmen e nje sere njerezish, te cilet praktikisht dhe moralisht mbeshteten kete ngjarje.

Deshiroj te falenderoj te gjithe koleget e mi te keshillit te adminsitrimit te Shoqates Nene Tereza dhe ne menyre te veçante Presidentin, Zotin Lek Pervizi. Deshiroj ta falenderoj per kurajon dhe punen e palodhur pavaresisht 80 viteve qe mban mbi supe. Deshiroj ta falenderoj per besimin dhe mbeshtetjen qe me ka akorduar prej kohesh.

Faleminderit Altin Filos, administratorit te librarise ALBEL per prezencen dhe kontributin. Faleminderit Besim Bedinajt, President i Shoqates Kultorore “La Petite Europe asbl”. Faleminderit zonjes Stephanie Doc dhe Sherbimit Social te hebrenjve, te cilet na mundesuan sallen dhe gjithe logjistiken e nevojshme per realizimin me sukses te ketij projekti. Faleminderit José Sanchez, i cili prej vitesh ka hapur zyrat e Democrati Plus asbl, per mbledhjet tona te punes. Faleminderit te gjithe partenereve dhe te me falin ata qe kam harruar.

Faleminderit ligjerueve te cilet punuan prej muajsh te tere per te pergatitur materialet e prezentuara me 23 mars.

Keto falenderime shkojne drejt Kole Gjeloshajt dhe Safet Kryemadhit, te cilet folen per kontekstin politik te Revistes Albania. Luan Abedinajt per kontributin gjuhesor te revistes, Durak Duraku, Kole tahiri, Myrteza Bajraktari per historikun e revistes, Gjovalin Kola per marredheniet e Apolinerit me Shqiperine, Lek Pervizit per Biografine e Konices etj.

Kete material do ta mbyll me dy faleminderime dhe njekohesisht mirenjohje.

Falenderoj Kelment Koxhaj, i cili dhe pse me probleme shendetesore, zhvendosi gjithe studion e tij muzikore dhe na shoqeroi me kenget dhe melodite e embla shqiptare. Ky artist i mirefillte, ky djalosh bujar dhe ky mik imi, do te gjeje gjithnje mirenjohje dhe respekt nga une. Falenderimi im i fundit i dedikohet personit qe beri te mundur publikimin e ketij shkrimi, Altin Mehmetaj, i cili me iniciativen e tij, beri te mundur qe keto informacione te percillen per ju.


Faleminderit.

Genti Metaj

Sekretar i Pergjithshem i ACEBA
Kordinator i 110 Vjet Albania e Faik Konices.