Po shfaqen postimet me emërtimin Pislliqe nga bota. Shfaq të gjitha postimet
Po shfaqen postimet me emërtimin Pislliqe nga bota. Shfaq të gjitha postimet

21 qershor 2007

"bomba atomike në Çeki"



Para disa ditësh, në republikën Çeke, gjatë transmetimit të programit të parashikimit të kohës (apo motit)në kanalin Ct2, shumë njerëz ngelën të shokuar nga ato që ju panë sytë.
Në video po shfaqej një filmim që tregonte shpërthimin e një bombe atomike në një zonë të Çekisë(videoja që është sipër artikullit).
Në pamje të parë, duket sikur webkam/i që tregonte pamjet e asaj zone, kishte 'kapur rastësisht' shpërthimin e bombës atomike.
Ishte thjesht një shaka idjote e ndonjë hakeri, me anë të së cilës terrorizoi një komb të tërë.
Sipas zërave, ka mundësi që të jetë një shaka e Roman Tyc? Artisti i famshëm i samaforëve të Pragës.

09 qershor 2007

Vlerat e familjes?!

Nderkohe qe ne gjithe boten vazhdojne me force fushatat per forcimin e vlerave te familjes, nga Cikago arrin nje lajm i çuditshem: Nje avokate ka filluar nje reklamim te aktivitetit te saj.
Deri ketu asgje te keqe, nese s'do te behej fjale per nje nga avokatet me te specializuar per sa i perket ndarjeve dhe divorceve, dhe qe si sllogan te reklames se saj, perdor: "Jeta eshte e shkurter, ndahu"



Duke e pare ne fotografi, ja besoj qe te kete aq sukses qe t'i beje burrat qe te ndahen :))

03 qershor 2007

Te vdesesh per nje fature te papaguar.

Skenar migjenian: nje grua e semure, e detyruar qe te rrije ne shtrat me nje aparat per frymemarrje artificiale, nuk arrin qe te paguaje faturen e dritave prej 123 dollaresh(me pak se 100 euro) dhe ndermarrja e elektrikut i nderpret korrentin, duke shkaktuar vdekjen e se shkretes.

Kjo ka ndodhur ne Zelanden e Re, ajo quhej Folole Muliaga, 44 vjece qe ne shkurt ishte semurur:probleme me zemren dhe mushkrite qe e detyronin qe te rronte vetem fale aparatit.
Per shkak te kushteve te saja shendetesore, ajo, nene e 4 femijeve, gjendej ne kushte jo te mira ekonomike dhe keshtu s'kishte mundur qe te paguante faturen.

Grupe te ndryshme proteste te krijuara spontanisht ne ZR dhe jane shume te revoltuar edhe persa i perket qendrimit te zedhenesit te Merkury(ndermarrja e elektrikut, shkaktarja e kesaj fatkeqesie), qe deklaronte se ndermarrja s'kishte bere asgje te gabuar, kishte ndjekur vetem proceduren, dhe se thjesht kishte qene nje keqkuptim qe s'kishin kuptuar qe gruaja ishte e semure, sepse "s'jemi njerez pa zemer" perfundonte deklaraten e tij.
Ofrimi i nje shifre qesharake prej 10000 euro-sh nga ana e Merkury.se familjes se viktimes, tingellon si nje shaka e hidhur.

Brisbane Times