21 janar 2008

Money for nothing


Kur dëgjoj kitarën e disa grupeve të "vjetër", tip Europe, Santana, Dire Straits, RollingStones etj etj, ndihem vërtet në paqe, kanë një veprim çlodhës mbi mua, që nuk di si ta shpjegoj, por gjithsesi një efekt çtensionues dhe ripërtëritës (dhe një herë i ri nuk e besoj, por ... kënaqem me pak).

Sot për dy herë brënda ditës, dëgjova këtë këngë të Dire Straits, herën e parë në një radio lokale që jep vetëm muzikë të viteve '80 dhe së dyti sot pasdite.

Si injorant që jam, asnjëherë nuk isha shtyrë që të "kërkoja" diçka më tepër se ajo që e di që është e tyrja dhe që nganjëherë më vjen natyrale që ta vërshëllej, por sot në ekranin e radios u bëra kurioz nga titulli: "Money for nothing".
Shpresoj që të mos bëj ndonjë gomarllëk dhe ta kem përkthyer gabim (se mirikanët shqiptarë më "vranë"pastaj), por besoj se shqiptarinarisht, do përkthehej si: "Pare të shkume për lesh" (në kuptimin:para të hedhura kot, për hiçgjë).

Do të doja që të ndaja me ju kënaqësinë e dëgjimit të kësaj kënge, por, menjëherë pas saj, në emisionin e lajmeve, nuk munda të mos bëja një lidhje me këtë këngë dhe disa diskutime të bëra disa kohë më parë tek peshkupaujë me disa shokë, rreth një argumenti që u mbyll me pothuajse: Hë se s'merr vesh ti nga Amerika.

Lajmi në fjalë ishte që: të gjithë bursat e botës sot QJANË, dhe kanë djegur kapitale që krahasohen vetëm me ato që humbën me 11/9 (çuditërisht, ashtu si rradhën e parë për festën tjetër, WollStreet ishte mbyllur për festën e MLKing Day).
Për më tepër shikoni tabelën e mëposhtëme të marrë nga Repubblica.it ku duken më së miri shenjat negative...

Money for nothing... të hedhura në shpresën e SHKËMBIT PREJ GRANITI që kujtonin se qe Amerika :(....
Che Dio ce la mandi buona!

7 komente:

  1. Grup i madh Straits, talent Knopfler. Me kujtohet akoma kur te rinj kendonim Ce ke ate kitare Xhons? ( Check out the guitar Jones )



    Sot Evropa ka djegur 436 miliard. Edhe ca koincidencash eeeee, W.Street ishte mbyllur keshtu qe nuk kane levizur. Ca fati qe kane ca e ca...

    Gjithe te mirat.
    Darien

    PërgjigjuFshije
  2. Pare per hiçgje

    Shih mor’ ata trangujt’, ashtu duhet bere,
    Ti biesh kitares ne MTV,
    Keshtu si ne s’del gje, ndersa ata
    Para pa vujt hic edhe femrat gratis fare.
    Si ne s’dilka gje, me mire si ata cunat,
    Ata s’jane hiç, po hiç budallenj,
    Ja, ndoshta do vrasesh pak gishtin e vogel,
    Ja qameti vrave pak gishtin e madh…
    Ndersa ne na duhet te instalojme,
    Soba me mikrovale a kuzhina me porosi
    Dhe ngarko-shkarko gjithe keta frigorifere,
    Dhe ngarko-shkarko gjithe keta TV me ngjyra…

    Shif mer at’ bythqimin me vath’ dhe tualet
    Dakord, OK, floket i ka te vetet
    Ama ai pede i vogel ka aeroplan privat
    Ai pedeja i vogel eshte milioner
    Kurse ne duhet te instalojme soba me mikrovale,
    Apo kuzhina me porosi
    Dhe mba si hamall gjithe keta frigorifere,
    Dhe mba si hamall gjithe keta TV me ngjyra…

    Eh duhet te kisha mesu ti bija kitares
    Duhet te kisha mesu ti bija xhezit,
    Shif mer ate fyren, se si mbeti te kamera,
    Qejf mund te benim dhe ne qe c’ke me ate pune,
    Ja ç’eshte kjo, muzike Havai,
    Duke i rene atij qypi si me qene shimpanze
    Eh, s’iu dilka keshtu si ne, ta bejme pra si keta te tjeret,
    Pare per hicmosgje edhe femrat gratis.

    PërgjigjuFshije
  3. me kenaqe shpirtin me perkthimin emigrant djali! rrofsh Edruso qe e solle ketu kete kenge klas!

    PërgjigjuFshije
  4. Rroftë kapitalizmi!!!
    Për inat të EdRus-it që është akoma me mbeturina...mikrokomuniste në kokë! :) :P

    PërgjigjuFshije
  5. Edrus!Ti sa nise"sherrin",po shiko si u versulen.Emigranti e ka thare.Epo kush u mor me sporte dhe me muzike,doli ne kut.Te tjeret:ne"mut?!".Jam ne medysheem per thonjezat.Aty nga vite '60,babai i nje sportist te degjuar ne Shqiperi,beri humor me nje kolegun e vete.Ja,pak a shume,biseda qe u zhvillua;
    -C"po beb atz X...?
    Ai:-Po percjell cunat.
    -Per ku?
    X...-Kete qe ka koke(se mesonte ne shkolle!)per ne fshatrat e Dajtit,kurse ky qe ka kembe(futbollisti)per ne Hollande.
    Perparim Hysi,22 janar 2008

    PërgjigjuFshije
  6. Shume interesante kjo Endrus... Dhe une po mendoj te mesoj kitaren...

    PërgjigjuFshije
  7. kraste, degjo "telegraph road" nga keta ti (4-5 minutat e fundit). po kam frike se do heqesh dore nga deshira per te mesu kitaren pastaj....

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet