Prap Amerika...
12 tetor1492, dikush që shkonte nga ta çonte era u nis... për të bërë tregëti erëzash me Indinë... ngatërroi rrugë dhe... nejse histori e gjatë.
Kjo s'do të thotë se në atë vënd ku anijet e tij arritën pa dashje, s'do të vinte një ditë që njerëzit të mos dinë asgjë dhe të mos kenë sensin e humorit, dhe këtu, përsa i përket humorit, më vjen të kujtoj një nga ata që kam patur rastin ta shikoj ndonjëherë: David Letterman në programin e tij "David Letterman Show", gjatë prezantimit të njërit prej të ftuarve të tij... ja prezantimi: Dhe këtu mes nesh, personi që guxoi të kandidohet dhe bile dhe humbi .... ndaj një idioti.
Besoj se e kuptuat se për se e kam fjalën, për të fituesin e Çmimit Nobel për paqen Al Gore (bashkë me Komitetin e OKB për studimin e shndërrimeve klimatike).
Sinqerisht u ndjeva i gëzuar, sepse pas një vlerësimi të tillë, edhe vetë problemet e ngritura prej tij, përsa i përket ngrohjes globale, do të kenë një shikim më të interesuar nga një publik akoma më i gjërë.
Por po aq do të isha gëzuar, nëse ky çmim do ti ishte dhënë ndonjë tibetani ose birmani (siç shpresoja), sidomos tani që lëvizja e tyre pati një jehonë aq të madhe në botë... gjë që do të shndërronte olompiadën e vitit të ardhshëm në Kinë në diçka më të madhe se vetëm një olimpiadë sportive...
Por meqë po flisja për humorin, dje , më parë se të jepej lajmi i Turqisë, (që shkruajta këtu), "shpresoja" që çmimi Nobel ti jepej Znj.Laura Bush, pas bisedës së saj me kryetarin e OKB dhe pas intervistës së saj tek Wall Street Journal, në të cilën vihet në rolin që duhet të kishte i shoqi, dhe pa frikë dhe me gërma të mëdha i kërkonte xhuntës militare Birmane të largohej (!!) dhe ti hapte rrugën vëndit drejt zhvillimeve demokratike.
Ah mer Kristofor....
Pune e madhe Nobeli... cuditerisht kete te paqes u be ca kohe qe e marrin njerez qe spara duket se kane lidhje me paqen...
PërgjigjuFshijeNë fakt, më duhet të pranoj se këta suedezët, qenka njerëz me humor...çuditërisht!
PërgjigjuFshijeKa ardhur koha, vitin që vjen, Nobelin ta marrë shpëtimtari i njerëzimit dhe martiri i paqes Xhorxh W. Bush.