12 tetor 2007

Rishikimi i historisë.

Turqia e tërë ndihet e fyer nga aprovimi që Kongresi Amerikan njohu si gjenocid masakrat ndaj armenëve gjatë viteve 1915-16.
Përveç reagimit diplomatik të thërritjes së ambasadorit nga Washingtoni për "konsultime", një reagim akoma më të ashpër ka patur në të gjitha qarqet e të të gjitha niveleve në Turqi, aq sa në gazetën "Vatan", arrin që të mos e mbajnë gojën dhe të quajnë: "budallenj" 27 parlamentarët amerikanë që kanë votuar në komision, si dhe vazhdon me: "Kanë shitur, për arsye të politikës së tyre të brëndëshme, aleatin e tyre më të madh në këtë rajon kaq problematik"

A mund të quhet gjenocid shfarosja e Armenëve:PO,PO,PO,sepse janë fakte historikë që nuk mund të fshihen pas ngjarjeve të izoluara, sepse s'bëhet fjalë për disa të vrarë, por për qindramijëra syresh.

Mbas kësaj premese, më lind pyetja: A ishte momenti më i duhur për të arritur këtë "majë të ndërgjegjes demokratike" Amerika???
Ndoshta ky ishte problemi i vetëm i saj për tu zgjidhur në mardhëniet ndërkombëtare??

Nuk mund të shpreh dot asnjë 'hipotezë' të qëndrueshme se përse e bënë pikërisht tani, por jam i bindur që nuk ishte momenti historik për të "RISHIKUAR HISTORINË" (e njëjta gjë vlen dhe për 'partizanët e rishikimit të historisë sipas qejfit në Shqipëri), sepse nëse amerikanët e kanë në gjak vendosjen në vënd të nderit të popujve të ndryshëm, mund ta fillonin me kurdët që për herë të dytë po i lënë në baltë pa ju dhënë një zgjidhje reale problemit të tyre për vetvendosje si dhe moslënien pas dore të problemit të Kosovës.

3 komente:

  1. Ne nga Zvicra e kemi bere me perpara kete qe bene amerikanet. Desh na kushtoi maredheniet diplomatike.

    PërgjigjuFshije
  2. Shiko Edrus !

    Une mendoj qe mbi nje fakt historik ka minimumi dy kend veshtrime, njeri prej te cileve eshte ky i ketyre 27 dhe tjetri eshte ai i historiografise zyrtare turke.

    Sipas meje e gjitha kjo mund te shikohet edhe ne konteksin politik dhe une mendoj se eshte kjo e dyta.

    Ne fakt une nuk jam ne gjendje te gjykoj se kush jane shkaqet e ketij qe gjykohet si genocid, por ma do mendja qe turqit kane neper duar argumenta qe e mbrojne tezen e tyre. ( Edhe Hitleri nxorri te tilla )
    Nese do ta thjeshtezojme problemin une gjykoj se jane duke u diskutu interesa amerikane ne ate rajon te cilat paraprihen me rezoluta apo te ngjashme veprime. Stil i njohur qe ne fakt iu ka dhene rezultat.
    Ndersa lidhur me "ndërgjegje demokratike" une nuk besoj shume ne kete dhe fakte mund te rendisim pa fund.

    PërgjigjuFshije
  3. edhe une si kotherja mendoj .por do te shtoja dhe se Amerika deri me tash nuk qe ndjere per arsye te tjera.sic mund ta merrni me mend jane arsye interesi.
    mendohet se shkak per krizen eshte mospranimi i Turqise per te bere nje zone kufitare ushtarake te saj (Susurluk ne qytetin e Adanase) si vend zbarkimi te trupave amerikane.Po ashtu dhe nje kontrate e fuqishme e gazit natyror me Iranin mund te shihet si nje nga shkaqet.Por sigurisht qe kjo eshte vetem maja e ajsbergut.

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet