09 tetor 2007

Lulja e pjeshkës

Lule pjeshke
urë stinësh plot bukuri
brishtësinë tënde shumë pëlqejnë
o shumë të tjerë e kanë zili

Ne romatikët e përjetshëm
jetojmë të të shijojmë
ata që veç dru zjarri janë
veç buzët shtrembërojnë

Sa ëmbëlsi do gjenin
frutin tënd po të provonin
Ata më të mirë do t'ishin
në farën tënde hidhësinë s'do kërkonin.

Ata rrepër të vjetër
të rrahur prej shtrëngatash,
inatin mbi ty
kanë derdhur dëndur,
e në mos u hëngërt fruti yt
vetëm farën do merrja
e lodra për fëmijët do të kisha gdhëndur.

9 komente:

  1. T'u shtofte inati Edrus:)) E embel si vete pjeshka. Me pelqeu!

    PërgjigjuFshije
  2. e bere :)

    lodrat i blej une menjehere :D

    PërgjigjuFshije
  3. Qënka pickuar dhe Edi! :)

    Më pëlqeu!

    PërgjigjuFshije
  4. Seriozisht ke shkruajt per lulet e pjeshkes... apo ? :D
    Me lejo te jem djallezore :P

    Nejse intersante mu duk edhe mua... tu shtofte inati gjithashtu

    PërgjigjuFshije
  5. akull, pranija jote këtu dy herë më bën merak (kujtuam se ... s'do vije më në net :P)

    Krasta!!! shikoj një e të çuditëshme në komentin tënd... ndonjë operacion në kasablanka kohët e fundit?? se dhe me ty kemi kohë që s'shihemi :P
    Sa për 'djallëzinë', jo më kot të kam zgjedhur si përfaqësues të gazetarisë shqiptare ;)

    PërgjigjuFshije
  6. Endrus i bëra operacion ë dhe i hoqa dy pikat... po mirë të ma bësh çmu desh dhe mua djallëzia :D

    PërgjigjuFshije
  7. Jo, or jo, mo u bë merak, se këtu (në rrjetë)kam qenë dhe jam, po s'kam shumë kohë të çkruaj dhe shumicën e herës asgjë për të shtuar, por s'mu ndënj pa thënë llafin tim mbi lulen e pjeshkës tënde (:P), ideja e të cilës më pëlqeu, dhe si njeri i vonuar dhe i nxituar që jam, shkruajta dy herë...:)

    PërgjigjuFshije
  8. Mire,Edrus!Shenome dhe mua
    Ndonese jam pak i vonuar
    Une si ti pjeshket i dua
    Dhe tani ne moshe te shkuar.

    Vecese mendja,tash,s'me pjelle
    (te perdor si ti berthamen)
    Vargu yt:mua me kendelle
    Edhe ndjek pas gjurmes "vazhden"

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet