Parajsa e humbur
Parajsa e humbur për një emigrant, është atdheu i tij!
qe kjo një nga shprehjet e lexuara në libër, që mjaft mirë mund të sintetizo nte gjithçka që në atë shkruhej
Sapo më erdhi në dorë "Ëndërrat e thyera", një roman i shkurtër i shkruajtur prej mikut tim Erjon Selmani, në të cilin përshkruhet ODISEJA e një emigranti, peripecitë dhe vuajtjet e një njeriu në kërkim të "Parajsës", parajsë që herë herë merrte format e një shisheje me ujë dhe herë të tjera formën e një shtrati dhe një pjate të ngrohtë.
JO, autori nuk ka përdorur një penë romantike dhe qaramane në përshkrimin e peripecive, nuk ka patur kohë që të tregonte ngjyrat e paesazheve dhe karakteret e personazheve, me ftohtësinë dhe shpejtësinë e të shkruar, të fut në 'udhëtimin' e tij dhe të bën pjestar të vuajtjeve, 'gëzimeve' dhe aventurave të tija.
E lexova me një frymë, i shkruajtur thjesht, pa fjalët e 'mëdha' që shpeshherë e bëjnë të mërzitshëm leximin, rrëfenjës i kujdeshëm i ndjenjave dhe emocioneve që përmbysnin shpirtin e atij emigranti pa parajsë.
Faleminderit Erion!
Dhe rrugë të mbarë!( këtë herë në rrugën e shkrimeve)
Urime per librin dhe me libra te tjere.
PërgjigjuFshijeEdi, je shume i mire me mua dhe me inkurajon perhere!
PërgjigjuFshijePer mua eshte kenaqesi e veçante qe ti lexove librin tim.
Flm per gjithçka!
Erion
S'kam shume qe e kam filluar ta lexoj dhe po me pelqen.
PërgjigjuFshije