28 tetor 2007

Sondazh.

.
Do ti lutesha të gjithë vizitorëve të blogut tim, që të plotësojnë sondazhet në kolonën e djathtë të këtij blogu ( "Sa herë në vit vizitoni ndonjë muze ose galleri artesh" dhe " Artin do t'ju pëlqente..").
Dihet që zakonisht "s'kemi kohë" për të humbur me vizita, por mund të jetë dhe shuarja e interesit apo ku e di unë, që nuk na 'bëhet' që të vizitojmë ndonjë galleri artesh ose muzeum.
Rezultatet e këtyre sondazheve nuk është se më interesojnë mua direkt, është një studente që po përgatit një studim rreth këtij problemi dhe ishte e interesuar për të patur disa të dhëna të tilla.
Dhe një herë ju ftoj që të votoni dhe ju falenderoj paraprakisht në emrin tim dhe të shoqes time të cilës i nevojiten këto të dhëna.

P.s: Sondazhi është i hapur vetëm një javë, prandaj ju lutem që mos të ma lini pas dore.
P.s2: në sondazhin e dytë mund të lini dhe më shumë se një përgjigje.

13 komente:

  1. Do thosha na lodhe me teste e sondazhe por meqe eshte per nje kauze te mire po i pergjigjem pyetjeve edhe ketu.

    Pershendetje

    PërgjigjuFshije
  2. Ore...malukat ç`janë këto shoqe!? A e di gruaja këtë punën e sondazheve !??
    E mir , mir , po votoj edhe un , mos bërrtit. :)))

    PërgjigjuFshije
  3. Edhe une votova... njehere ketej dhe nje here andej... kam pershtypjen qe kam dhene te njejtat pergjigje... :)

    PërgjigjuFshije
  4. Po votoj per haterin tend se po te ishte per ate gocen, ncuq:))

    PërgjigjuFshije
  5. une e bera detyren e shtepise edhe ketu.

    PërgjigjuFshije
  6. Bellë... mungesa e xhelozisë në këtë rast, më bën të dyshoj mua se nuk më do më :P
    Faleminderit të gjithëve për votimin - edhe atyre që kanë votuar pa lënë koment

    PërgjigjuFshije
  7. Faleminderit Tena, sepse paskemi qënë duke shkruajtur pothuajse njëkohësisht më parë.

    Kris... po ti je me Ne apo me Ariun??!! :P

    Sapere, nuk mund të mungonte kontributi yt :)

    Krasta, atëhere ke vetëm gjysëm çmimi ;)

    PërgjigjuFshije
  8. ... gjesi....

    idem si Tena ....

    sa femije te bindur qe je mi ne knej nga franca....

    dite te mbare :)

    PërgjigjuFshije
  9. dhe une si Selfi e bera qe dje Edruso..me pelqyen temat!

    PërgjigjuFshije
  10. Votova Edo, te paren zgjodha se me behen gjithmone 2-3 here ne vit qe me con dikush zvarre ne ndonje muze :D

    PërgjigjuFshije
  11. E po mirë, tani bindem që, blogun nuk e lexon jot shoqe! :)
    Vota jonë, plumb për armikun!!!

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet