13 dhjetor 2007

Ateisti Ariu dhe Zoti

Ateisti, ariu dhe Zoti.

Një ateist po shëtiste nëpër pyll, mes pemësh të larta dhe shkurresh të dëndura... ndërsa shëtiste, dëgjoi një zhurmë nga pas dhe kur ktheu kokën, pa një ari që po i vërsulej që ta shqyente.
Duke e parë atë ari aq të madh dhe të egërsuar, pa u menduar dy herë filloi që të vraponte nëpër pyll, por, diku u pengua në një rrënjë dhe u rrëzua përdhe.E pa që ishte e kotë çdo përpjekje për tu ngritur... ariu putrën e majtë ja kishte vënë në gjoks, ndërsa të djathtën e kishte ngritur lart, tek po e ulte me vrull për ta shqyer, në atë moment e pa që s'kishte rrugëdalje dhe i vetmi zë që i doli nga goja qe fjala: O Zoti im.
Koha ndaloi, ariu ngeli si i ngrirë me putrën e djathtë të ngritur gati për ta shqyer dhe pylli u bë i heshtur...
Një zë u dëgjua si të dilte nga dheu: "Ti gjithmonë ke neguar egzistencën time... gjithmonë ke besuar se fillimi i gjithçkaje ishte një inçident kozmik.... Pas këtij episodi duhet të të konsideroj besimtar???"
Ateisti, duke parë në drejtim të dritës tha: Do të isha hipokrit po të të kërkoja që të më konsideroje kristian tashmë, por ... mund të bësh kristian Ariun...
Shumë mirë- tha zëri dhe u largua.
Ndërkohë ariu u ul në gjunjë i mblodhi putrat përpapra gjoksit, uli kokën dhe tha:" Atë i madh që je në qiell, bekoje ushqimin që jam gati për të ngrënë dhe për të cilin ta di për nder që ma solle përpara!"

5 komente:

  1. Ed me duhet te shqetesohem?:):)

    e goditur...

    PërgjigjuFshije
  2. Ore me që ra llafi , ata policët me rasa të trokitën derën (zot na ruajt) , apo i pret akoma ?
    E bukur fabula , por dikush do shkruante : ja faktet që myslimanët shqiptarë ...etj , që KOASH...etj etj etj deri sa të shkriheshim të gjithë . Zot na ruajt më duhet të rrëfehem , kaq mëkate bëra në kaq pak rreshta. :)
    Të përqafoj !

    PërgjigjuFshije
  3. :D :D :D
    Takova ate kushurin tend enigmatik... ende se kemi pi rakine, po besoj qe do ta pime :D

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet