Kisha, kristjanët dhe myslymanët
Trevizo, "il Giornale"
Betohen se nuk është një marifet reklamash i Oliviero Toscani-t, edhe sepse në Ponzano Veneto gjëndet qëndra drejtuese e United Colors of Benetton.
Jo, nuk është një spot, vetëm karita(ndihmë/solidaritet)kristjano-myslyman, e realizuar nga don Aldo Danieli, 69 vjeç, prifti i Ponzano-s, i cili ka vënë në dispozicion të myslymanëve të zonës,sallën e oratorit, që të mund të luteshin gjatë periudhës së Ramadanit.
Kjo praktikë ka ecur kështu për një periudhë prej gati dy vjetësh, pa patur çuditur dhe aq besimtarët e kishës së fshatit, por kjo deri kur në një konferencë kombëtare të Auser (një shoqate e Cgil, një nga sindikatat më të mëdha të Italisë), don Aldo u citua për shembullin e tij, natyrisht si rast pozitiv të priftit që i hap dyert e kishës katolike riteve myslymane.
Lajmi menjëherë morri dhenë nëpërmjet agjencive të lajmeve, përfundoi në gazetat dhe radiot që filluan menjëherë të intervistonin don Aldon:«Siamo tutti figli di Dio»,jemi të gjithë bij të zotit, ka thënë ai duke shtuar: «i thërrasim në Treviso,
i fusim që të bëjnë ato punë që asnjë nga të rinjtë tanë do ti bëjë, dhe pastaj duam që të zhduken. Unë i shikoj myslymanët me kallot në duar që hyjnë në orator, me një adhurim të heshtur, gjë që kristjanët nuk e bëjnë më».
Edhe nënpresidenti i Veneto-s, legisti Luca Zaja (ky mut, me ktë mbiemër duket sikur është prej Kruje), dhe ky shikon shumë myslymanë, por nuk janë kallot e tyre që e 'prekin', por karakteristika të tjera jo aq të respektueshme.
Morali: Zaja lëshon një deklaratë ku fton veskovin e Treviso-s, mons. Andrea Bruno Mazzocato, që «të sqarojë pozicionin e priftit»,i sigurtë që sjellja e tij (don Aldos) nuk është në linjë me mësimet e kishës. Dje mons. Mazzocato shkoi dhe i bëri një vizitë priftit tëkishës së Ponzano-s, për të kuptuar më mirë se ç'kish ndodhur, dhe kështu, pas një takimi «vlazëror dhe të përzemërt», veskovi ka theksuar se oratori i Ponzano-s nuk do të bëhet më kurrë një xhami, as të premteve dhe as për Ramadan
« Kurrë ndonjëherë kisha i është ofruar komunitetit islamik për të bërë lutjet e tyre- ka theksuar dje në një deklaratë Diocesi-a e Treviso-s . Veskovi, mons. Andrea Bruno Mazzocato, ka takuar don Danieli-n për tu sqaruar dhe don Aldo ka deklaruar bindjen/nënshtrimin ndaj veskovi dhe është treguar i gatshëm që të gjejnë një zgjidhje për këtë problem».
Veskovo eshte peshkop apo jo ?
PërgjigjuFshijeZaja nderkohe me duket smirezi dhe meskin ne kulm (ne fakt tamam m.. sic e ke percaktuar edhe ti).
Un shum nuk di , por për tolerancën fetare , ne kemi ç`u mësojmë botës , deri sot të paktën , dhe le të thonë se kjo qe shpikje dhe meritë e komunizmit. Im gjysh , që është bërë për rafmet, nuk shtronte tavolinën e pashkës pa i ardhur familja e mikut që ishte një familje myslimane . Po kështu edhe ata , për festat e tyre fetare ... atëherë akoma nuk e kishin dëgjuar termin "komunist" , që në fund të fundit edhe ata ta kishin meritën nuk do kishte absolutisht asgjë të keqe.
PërgjigjuFshijePërqafime !