11 nëntor 2007

Facebook e Hatebook

Po lexoja shkrimin e fundit tek Eni (i famshmi "Albtranslator" ) që fliste për Facebook-un dhe menjëherë më vajti mëndja tek një nga lajmet e orës së fundit që pashë tek "la Repubblica.it" dhe u kënaqa me krijesën e fundit të rrjetit: Hatebook

Filozofia e këtij komuniteti është: Armiku i armikut tim, është miku im.

Gjithçka këtu është e ngjashme në ndërtim por e kundërt në përmbajtje me "kushëririn e mirë facebook", dhe vetë ngjyrat (blu për facebook dhe e kuqe për hatebook) duket sikur përfaqësojnë më së miri filozofinë paqësore dhe antagoniste të dy faqeve (pa dashur që të bëj analogjira me ngjyrat politike shqiptare :P).

Në dukje të parë mu duk sikur ishte krijuar apostafat për ne shqiptarët,që jemi në gjëndje që të krijojmë grupe për të vënë "në litar" këdo që duket se na mërzit veshët, por kjo nuk përjashton dhe të mirën që mund të ketë në krijimin e grupeve të tilla që do ti rrinë me "shpatë mbi kokë" qeverisë dhe botës politike shqiptare.
Shpresoj dhe uroj që dhe "urrejtja" e organizuar të arrijë të jetë e denjë në ashpërsi, por gjithmonë brënda kufinjve të debatit civil.

5 komente:

  1. Shpresoj dhe uroj që dhe "urrejtja" e organizuar të arrijë të jetë e denjë në ashpërsi, por gjithmonë brënda kufinjve të debatit civil.

    pikes i ke ra Ed:)

    PërgjigjuFshije
  2. nga ana tjeter dhe keto hatebook-et kane qellimet e veta per reklama ndaj mos na bejne si kaq te pafajshem;)

    PërgjigjuFshije
  3. Edrus,
    urrejtja eshte shume auto-destruktive. Ne fakt njerezit qe urrejne me aq force me dhimbsen; imagjino se sa energji shpenzojne ne procesin e urrejtjes.

    PërgjigjuFshije
  4. Minerva... ta dish se sa shkatërruese është DASHURIA... :P .

    S'kam nevojë që të imagjinoj se sa shpenzohet për urrejtje... po të duash, të tregoj se sa harxhohet për DASHURINËËËËËËËË :P

    PërgjigjuFshije
  5. Oh, te lumtem, illuminami sulle spese dell'amore :-P

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet