15 nëntor 2007

Konsumizmi real

Morali, etika, ndjenjat dhe ajo që të mirë mund të kenë patur njerëzit ndonjëherë, sot nuk mund që të mos ndjekë gjëndjen ekonomike.

Në një nga reklamat e fundit që transmetohet në radiot italjane:

oooooo

mësuesja: Po ti ç'mund të thuash për babain?

nxënësi: Babi im ka një fabrikë të vockël dhe përdor energjinë e pastër me të cilën e furnizon XXXX

mësuesja: Atëhere babai yt e bën sepse i pëlqejnë peshqit në det?

nxënësi: Jo

mësuesja: Atëhere i pëlqejnë zogjtë e lirë në pyll (gjithnjë duke besuar që i jati i nxënësit, përdorte energjinë e pastërt, i nisur nga ndjenjat e tija ekologjiste dhe nga prinçipe të gjelbërta për të mbrojtur ekosistemin e planetit)

nxënësi: Jo, por e përdor sepse ky furnizues i ofron një çmim fiks dhe pa oshilacionet që mund të marrë energjia për shkak të ndryshimit të çmimit të naftës.

ooooooooooooooooooooooooooooo

Sot njerëzit, përballë vështirësive ekonomike, harrojnë ëndërrat e bukura dhe i nënshtrohen "realitetit".

Megjithëse mund të kenë harrruar shumë nga vetitë e jetës shoqërore (solidaritet, ndihmë, mëshirë etj etj), kur është puna për të ndihmuar, sado që ta kenë të "shtrënguar" dorën, tregohen menjëherë bujarë kur i "vret" ndërgjegjja.
Ndoshta nuk e kanë lexuar shkrimin tek blogu i Selfmaderadio-s për "delen e zezë", por gjithsesi, edhe pse harrojnë që të ndihmojnë një të papunë ose ndonjë qorr, kur është për të dhënë.... japin.

6 komente:

  1. sot na perkufizon konsumi. Opiumi yne i ri.

    Kam pershtypjen (te krijuar nga disa studime) qe ngopja si proces shoqerohet me nje lloj mpirje te trurit qe con ne mpirjen e dyshimit, kritikes, arsyetimit. Kjo mund te jete e rrezikshme, por njeriu do e kuptoje rrezikun vetem kur ndodhet ne mes te tij. Ndoshta, kjo e fundit, eshte nje lloj tipari qe ne e kemi trasheguar nga njeriu primitiv: edhe ai reagonte vetem kur rrezikun e kishte prane. Ndoshta kjo shpjegon edhe harresen qe e kemi kaq te madhe.

    Flm, per citimin.

    PërgjigjuFshije
  2. mbeshtes pa fund parafolesen.e çuditshmja eshte vetem se pse habitemi pastaj me fatkqesite qe na ndodhin , pa e mare fare mundimin te mendojme arsyet shkaktuese.

    PërgjigjuFshije
  3. Njeriu eshte obsest dhe i panginjur.Kjo makuteri i ka psojat pas;si qemania e Nastradinit?!Dhe eshte me teper per te qare se sa per te qeshur.
    Perparim Hysi,16 nentor 2007

    PërgjigjuFshije
  4. Po pra llupsa te gjithe cna kujtoni te ngrenen aman... :D

    Dakort me SR uroj te mos jeme nje dite ne listen e atyre me tru te mbire edhe pse ben vaki edhe jam :D

    PërgjigjuFshije
  5. Ta kenë ngaqë janë "ngopur" dhe me ne?? (klikuat mbi figurën për ta parë se ç'thoshte??).

    Kishte ca kohë që reklamat insistonin tek rritja e pjekurisë ekologjiste të njerëzve dhe kërkonin në çdo rast që të ngulmonin në atë drejtim (për këtë karton nuk është prerë asnjë pemë, kjo qese është biodegradabile, kjo makinë mendon për ambjentin sepse nuk nxjerr shumë tym etj etj), por reklama që citoja më sipër, vërtet që i prek temat ekologjiste, por i prek vetëm për të rritur efektin e reklamës, sepse në të vërtetë ngulmon në vlerat ekonomike të ofertës.

    PërgjigjuFshije
  6. Pershendetje Edrus!
    Te kendeshme keto barcaletat .Lexova tek nje postimin tuaj tek tema IDIOT. E pashe qe je merzitur shume.Lashe nje kemonetin tim aty.Kam qene large intrenetit per disa dite, c'eshtje kohe.Rilexohemi per krismas.Blogu Juaj ngelet i kendeshem si gjithmon .T'ja kalosh mire.Me respekt Mondi.

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet