19 nëntor 2007

Oxhaku dhe shiu

Fluturime të fantazisë në një mbasdite me shi, duke ëndërruar të qënit pranë vatrës duke soditur shiun që s'di të mbarojë.......


Në dimrin e vetëm si varr
Një salsiçe pranë zjarrit ka marrë
Për pak intimitet dhe për t’mos u trashur
Pjeshkën e tij (saj) të dashur

U bëfsha hi e dëborë
Po s’të hoqa lëkurët me dorë
Thotë salsiçja e eksituar
Pjeshën duke e ledhatuar

Dhe pjeshka si puhizë dridhet
Dhe në krahët e salsiçes hidhet
dhe të dy pranë zjarrit përpiqen
dhe të dy pranë vatrës gati digjen

Dhe përzhitet kjo natë e ndrojtur
Salsiçja me pjeshkën duke lojtur
Dhe kalon me ngrotësi e përqafime
Të paça o pjeshkëza ime.


Po ju si do ta ëndërronit të kaluarit e një dite me shi, të mbyllur brënda pranë zjarrit të oxhakut??

39 komente:

  1. O Ed sa kam qesh... sa kam qesh...

    "U bëfsha hi e dëborë
    Po s’të hoqa lëkurët me dorë", kjo eshte e madhe... e papare

    PërgjigjuFshije
  2. ah BaKaBonT, a BaKaBonT, kujtove se s'ta mura vesh ku e hudhshe llafin, a?...

    PërgjigjuFshije
  3. variant:

    në dimrin e vetëm si varr
    Një salçiçe pranë zjarrit ka marrë
    për pak seks dhe për tu ndrequr
    pjeshkën e tij të regjur

    u bëfsha hi dhe kokainë
    po s't'i hoqa brekët në makinë
    thotë salsiçja epshore
    duke tërhequr pjeshkën prej dore

    dhe pjeshka sytë fik
    nga tentakulat e salsiçes (kinse) kërkon të ikë
    dhe pranë zjarrit zvarrë shkon
    dhe salçiçen pranë vatrës e përdhunon

    Dhe përsëritet kjo pamje e praruar
    salsiçja pjeshkën duke kafshuar
    Dhe kalon me përleshje e kafshime
    Të çafsha ballin e salsiçja ime

    PërgjigjuFshije
  4. në dimrin e ftohtë pranë vatrës
    rrijnë sallami dhe pjeshka
    shi me gjyma bie përjashta
    kanë veshur çarapet e leshta

    u bëfsha ushqim për pula
    po s'ti hoqa çarapet moj pjeshkë
    thotë sallami gati i verbuar
    nga dashuria e tij e mefshtë

    dhe pjeshkëza dridhet si gjethe
    i hidhet sallamit në pre'r
    të dy pranë vatrës përpiqen
    kur vjen lakr' e rasojit në der'

    gjithë drojë në fillim bashkohen
    por zjarri i shkrin e lëngëzon
    choucroute* alla kinezçe bëhet
    ndërkohë që shi bie në ballkon

    *gjellë me lakra të fermentuara dhe me sallam, për hir të Edrusit dhe të shijes, i shtova një pjeshkë.

    PërgjigjuFshije
  5. Prane oxhakut zjarri bubullon
    Salcicen kam vene mbi zjarr
    Po pjeshka ketu c'kerkon?
    Mos per salcicen ka mall?

    Se vjen sic duket fshehur
    Mbi koke iu hodh salcices
    Cfare s'behet me thoni fshehur?
    Te iken gjysma e kaptines.

    E cfare nuk triillon prane zjarrit
    Sidomos kur prane tij je vetem
    Te luan dhe mendja prej mallit
    Dhe pleqte zene trillojne per jeten.

    Po turren te rinjte me pena
    Dhe penat i kthejne ne hanxhar
    Vec ata pra kane licenca
    Ne,pleqte, marrsh!Per ne s'ka mall.

    Po ty ku nuk te shkon mendja
    Do shpikesh,domosdo,"marifete"
    Dhe vjen e trazohet gjendja
    Salcicen e"ngateron"me pjeshke.
    Pershendetje nga Perparim Hysi

    PërgjigjuFshije
  6. p.s. po tagun "humor" ku e ke lon? apo tu murën ment prej miksit?

    PërgjigjuFshije
  7. Firmose pak ket peticionin t lutem(nes je je per te )
    flm paraprakisht

    PërgjigjuFshije
  8. Ed,

    titulli ... sygjeron homoseksualitet :P

    PërgjigjuFshije
  9. Edrus, s'duhet me nejt me afer oxhakut:))....hajde frymezim hajde!

    PërgjigjuFshije
  10. Mbi postiqen e kushedi ç'kafshe
    me ëmbëlsi kafshërore shtrirë,
    mbi zjarr gështenjat që piqen
    në dorë një gotë verë (apo birrë)

    Shiu përmallshëm mbi dritare troket
    e një ritëm tangoje ka marrë shtruar,
    S'e di se pse dhe sot lemza më nget
    kur mes lëkurësh e leshrash jam ngatërruar

    Dhe buzët ngjis si qingj i mirë
    e luaja si maçoku që luan me miun,
    (ndoshta është postiqja që më bën egërsirë...
    ndoshta,... por për këtë e adhuroj shiun.

    PërgjigjuFshije
  11. Variacione mbi temën :P

    Ashtu si buzëplasuri
    që në gjurmë të kalit do pinte,
    ashtu si një makinë në Paris-Dakar
    dhe shpirti pa shinë s'do të mund të rrinte,
    për të ftohur një çikë atë epsh... si zjarr

    PërgjigjuFshije
  12. Variacion prej staticieni/fizike:

    Periodë?... amplitudë... frekuencë?
    Vlera të vockëla për pikat mbi xham.
    Dua që timen ta bëj këtë tendencë
    bashkë me sinusoidën e flakës që kam pranë.

    Nën ritmin e shiut ngadalë lëviz,
    Si flaka avash luan dhe e imja mike..
    Shihen amplituda të vogla mbi kurriz...
    që në rezonancë hyjnë në një orgazëm kozmike

    PërgjigjuFshije
  13. hahahahhahahahahhahahahhahahhahahahahahaha!
    kjo e fundit ish e madhe!
    hahahhahahahahhahaha!

    PërgjigjuFshije
  14. po paske qen poet more derbardh :)

    PërgjigjuFshije
  15. Rastesisht. "rastesia mbreteresha e çudirave "

    Pershendetje Edrus.

    Pak per temen :

    Ç’me veshtron kaq hije rende
    Si te ishe mollë Korçare
    Dhe, si padashur nderron vend
    Si dele e urte, rritur manare.

    Pa eja prane te them do fjale
    Ketu, prane zjarrit qe dogji mua
    Jasht ben ftohte, por ma bej hallall
    Me lere te ftohem ne buzet e tua.

    “ Rri me mua dhe k’te nate
    K’te pak kohe qe na mbeti
    Na mjafton veç nje krevat
    Nga ç’do gje qe ka qyteti”

    PërgjigjuFshije
  16. Anonymus (TK!!), je i mirëseardhur :).
    Në fakt qëllimi i këtij posti ishte se si do ta mendonin të tjerët një "skenë" pranë zjarrit, kur përjashta bije një shi... që shumë të tjerëve do tu sillte mërzi ;).

    Faleminderit të gjithë atyre që kanë prurë kontributet e tyre dhe ... TURP TË KENË :P ata që nuk kanë bërë dy vargje... BaKaBoNda :)))))

    PërgjigjuFshije
  17. U riktheva serish se pash qe kishe lene gjurme dhe diku tjeter, te fresketa. Kurioziteti, me shtyhu te rikthehem.
    Faleminderit per mirseardhjen. Kam qene ketu dhe kohe me pare, por, puna, dhe jeta s'me kane lejuar te vij me shpesh. Ke qene dhe ti nga sofra ime, por, ndoshta nuk mban mend. ( TK) nuk e kuptova! Gjithsesi, te uroj gjith te mirat, mbasi, po shkoj. Disa gjera qe kam per te bere, po me therrasin, dhe, duhet t'ju pergjigjem.


    Per temen;

    "C`pret,me puth e dashur
    gjer ne gjak,sa s`duron dot!
    Une deshire kurre s`kam pasur
    buzet akull t`i prek kot.

    Ca te tjere,sot te lumtur
    ngrejne kupat plot me vere.
    Me kujto ti,vajze e bukur,
    jeta jepet veç nje here.


    "

    "

    Pa u ndrojtur, si femije
    nen kaq endrra blu perqark,
    ne çdo gjeth te feshferije
    "une jam e jotja"- vetem kaq-

    Dhe qe bota tere trazime
    mos te shkrihet kot,e qete,
    pi e puth o mikja ime,
    veç nje here vjen ne jete.

    PërgjigjuFshije
  18. Tani e mora vesh: LeonHard :)
    Sinqerisht që më bëhet qejfi që kalove....... pashë që i kishim emrat pranë e pranë :)

    PërgjigjuFshije
  19. Cër t'boj ty un, ti ta qit me cengel...

    Ky oxhaku qeramidh,
    Salën e Çiçit po e pjek,
    Pjeshka thot jom aguridh,
    Hiqi durët e mos prek.

    Jom me push e jom me cip,
    E papjekme, e pabër’,
    Ç’fryhesh zjarrit si garip,
    Pse kullon edhe bon cërr,

    S’ka gjo pjeshke, hec ke lala,
    Aguridhe qumeshtore,
    Ti s’di gjo, por të mso Sala,
    Prefesori me vizore.

    Mos më thonçin Salë e Çiçit,
    Po s’të bona për reçel
    Dru u bofsha, hiç i hiçit,
    Shpirt suxhuku ti si s’del!

    U zbut pjeshka përgjërimit
    Të suxhukut kuq si gjaku,
    U përskuq anës qilimit
    U spërdrodh anës oxhakut…

    Si kaluan dy-tri orë
    Në Frankfurter u kthy Sala,
    Ndersa pjeshka luleborë
    Veshi funin pala-pala

    O shkërdhatë, të shplaft jot om,
    Kaq e kishe mër i shkun’?
    Marti i Dellit osht me nom,
    Ika mos e gjej gjokun’…




    PS Edo, mas debateve t'funit ke Perparim Hysi, m'duket se m'rregëll jom edhe me kritikën e kritikës kritike ktu una, a? ;) :P

    PS2 Ene mos m'sha mo, se jom rob i ndjeshem un....

    PërgjigjuFshije
  20. Na shkrive Edo...
    Krejt surprize kjo bejte...

    Gjynah qe nuk kam kohe te shkruaja dhe une variantin tim mbi salsicen dhe pjeshken epike...

    PërgjigjuFshije
  21. Une nxehem prane oxhakut
    Vec kur zjarri bubullon
    Kush i del perpara plakut
    Kush ate e provokon?

    Emigranti lakon emrin
    Se me shpalli dikush"lufte"
    Une nuk pyes per thash e themnin
    Dhe nuk behem qingj i urte.

    Sepse zjarri bubulak
    Prane oxhakut bubullon
    Une sado qe jam plak
    Shkoj me"pjeshken"qe me fton.

    Le te digjem,le te piqem
    Si salciceja mbi zjarr
    Edhe krejt po te shkrumbitem,
    Vjen "pjeshka"dhe me ngjall.
    Te fala,Perparimi

    PërgjigjuFshije
  22. bahh, vakt dreke, na hape oreksin per te ngrene o edrus me keto kucedritetet e tua... dua pjeshe tani... a molle, a kumbull a ca te jete.. :P

    PërgjigjuFshije
  23. hajde gallate hajde!

    po ju te gjithe ne krizen e mesmoshes paskeni qelluar ketu? Late nam duke vrapuar mbas gocave te reja. ABUZIVE :D

    PërgjigjuFshije
  24. rrëfimi im

    një darkë dimri kur shi binte jashtë
    më ftoi për darkë një suxhuk i lashtë

    e unë si manare i vajta në shtëpi
    kish ndezur dhe zjarr e nxjerrë raki

    e ngrita një gotë se malli më kish marrë
    (më hoq dhe zitë e rrushit, të dashurit të parë)

    po dhe mishin ma zbuti e lëngun ma zjeu
    po dhe sytë m'i erri e mëndjen ma ktheu

    s'i pashë më rrudhat e xhungat e suxhukut
    dolëm një xhiro nga krahu i kollutkut

    po shoqeni, era spec djegës i vinte të ngratit
    dhe i shpejtë, sa s'iu avitëm dot krevatit...

    e çapëlyer, pa lëkurë, me mishtë përjashta
    një buzëqeshje vura në gjethet e thata

    "hë zemër, u kënaqe?" më pyet gjithë krenari
    "po, po, yll bote, po m'hudh nji gotë raki"...

    PërgjigjuFshije
  25. une isha e vogel atehere
    dhe doja te dija
    te dija per Adamin
    hiret e mija

    te pashe nje mbremje
    mbeshtetur pas nje muri
    thithje duhan me ngerce

    Te pyeta e turpshme per ngercin
    Dhe ti me pe
    thithe edhe njehere duhan
    tymi midis nesh

    Me kape doren pa me thene nje fjale
    me terhoqe rrembimthi rrugeve
    teksa largoje qente rrugace

    me cove prane nje oxhaku
    zjarri digjej ngadale
    dhe me puthe me puthe
    pambarim, pa pare

    Pastaj ma lepive pushin
    me perkedhele me mollza
    me mijra pucerrsa te vocka
    nxorren te lumtura kokat

    Luftuam betejen qe ti ma mesove
    betejen qe ti e kishe perfeksionuar ne art
    Bertitem te dy ne fund te plagosur
    rreth nesh kishte pak placka dhe gjak

    Pastaj me more ne krah e me ngrite si pende
    me cove ne tempullin tend te enderrave
    dhe rame te fleme

    Me zuri gjumi, nje gjume i embel
    kur i gdhiva nuk isha me pjeshke e vogel

    Zjarri ishte fikur
    ti thithje prape duhan
    une mora rrugen te ikja dhe te thashe goodbye

    Une u nisa per ne drejtim te aventurave te medha
    Ti u nise drejt nje aventure me pak
    ... dhe nje kujtimi me shume

    PërgjigjuFshije
  26. Une jam pjeshka
    pjeshka e tradhetuar
    lene ketu prane oxhakut
    e vetme, e harruar

    Sallami i vjeter
    ka ikur tashme larg
    tek gruaja dhe femijet
    qe ja mbledhin paq

    Une isha e vogel
    naive e shkrete
    ai ne ujk i vjeter
    plot hile dhe pa breke

    Me solli prane oxhakut
    e me lepiu paq
    me beri fije fije
    me shkermoqi sakaq


    Me hengri mishin
    Ma cau berthamen
    Me la vetem lekuren
    edhe ate te thame

    Pastaj iku sallami plak
    Mori rrugen e shtepise
    Ku e priste gruaja e tradhetuar
    me zemer te mire

    Ti more maskara
    sallam i mjere
    qe me mashtrove me dashurine
    e vetem dhimbje me dhe

    Te besova si babane dhe te dhashe rinine
    Me le nje plage te hapur dhe nje zhgenjim masiv

    Te bertita, te gjuajta
    te kercenova se te bera namin
    Ti buzeqeshe dhe the
    Me fal e dashur:
    ndershmeria nuk eshte politike sallami

    PërgjigjuFshije
  27. Kafshatë që s'kapërdihet asht or vlla salçiçja,
    kafshatë që t'ngec n'fyt e t'zen edhe bizga
    kur sheh deje t'zbeta e l'kurën e hollë
    që t'afrohen si hije, thu: ma mirë t'isha mollë

    PërgjigjuFshije
  28. O salçiçet e shqiptarëve, dhe ju sallamët e gjatë
    mortadela e kremviçe, që u kam në mënd ditë e natë
    ju suxhukë bukuroshë e ju llukanikë të kuq
    qingji, lope, viçi, derri, të gjithëve ju kam huq

    Do të këndoj lumturinë, që sillni ju e ushqeni
    O sallamë të bekuar, ju mendjen ma dëfreni.

    PërgjigjuFshije
  29. Pjeshka hakmarrese

    vete e kerkove
    sa mire kur me le?
    per nje torrobelle
    gojemadhe, pa fre!

    une, pjeshke e hijshme
    plot fisnikeri
    ti, Jo! dua ate tjetren
    se me shijon me mire

    Tani mire te gjeti
    aty te digjesh
    ne prushin e ketij zjarri
    qe dikur vetem lart ngrihej

    dua te ta shoh
    tek te cahet lekura
    dhe lengu te del perjashta
    e perfundon i tymuar

    As hiri dhe as nishani
    nuk ka per te te mbetur
    Une vertet jam pjeshke
    por di te ta marre jeten

    PërgjigjuFshije
  30. O Edo, kjo tema e pjeshkave dhe salciceve u bo hiti i javes, dhe ja vlente po pervec komplimentave per ty po dhe per poetet ne vazhdim qe i dhate nje dimension te ri menyres sesi ne ne duhet te shikojme salcicet dhe pjeshkat :D :D kam nje pyetje per ty se mbase me ndihmon. A ke ndonje ide per ndonje agjensi udhetimi italiane qe shet bileta trageti online? Kryesisht jam i interesuar per Bari - Bar (Mali i Zi), rrofsh paraprakisht :)

    PërgjigjuFshije
  31. Ca bohet ketu...late name.. po me duket sikur kaloj ke supermarketi i lagjes :P :D

    para pjeshkatareeeeeee :D

    PërgjigjuFshije
  32. i pelqejne ndonjerit qepet ketu?
    po keku?
    jooooooooooooooo...?!


    Rofsh o Endrus se bere kte dite te zymte nentori si me pjeshke e me salçiçe.
    Rroffshi qofshi ene ju o trima qe i jeni pergjigj kauzes me pallen ngrefte,si gjini turqve.

    PërgjigjuFshije
  33. o Edo
    si u nis si u bitis..

    ti u nise me deshiren per te folur per "bukurite" qe provohen rreth oxhakut..PAH..delli i poetit ju hypi te gjitheve

    mos e ndiz oxhakun here tjeter

    x swed www.cemar.it

    PërgjigjuFshije
  34. Eda, flm shume, e zgjidha me nje link qe me kishte nis Edi qe ne mengjes, gjithsesi rrofsh.

    PërgjigjuFshije
  35. Uee, ç'kam gjysmë ore që qesh me lot :D :D :D, i habita të gjithë këta që më janë ulë afër. Shumë vonë e zbulova këtë kronikën e salsiçes dhe pjeshkës sipas oreksit të secilit, po më mirë se kurrë. Më ka humb' CD-ja origjinale e instalimit të dell-it poetik fatkeqsisht dhe nuk bëra back-up kur formatova trurin disa vjet më parë, kështu që po ju përshëndes të gjithë vjershatarëve me Shiun e marrë të Dritëroit:


    Dikur na bridhte qiejve një shi,
    Që veç poetët çmendte po t'i lagte.
    Dhe ra ky shi pa pritur mbi njerëzi,
    Poetët u lajthitën pas një nate.

    Filluan të kopjonin veç një varg,
    Të kishin të përbashkët veç një metaforë,
    Për shembull: "Jam Homeri, jam bust në park,
    Jam Sofokli, Eskil e Pitagorë.

    Jam rrugë vetëtimash e rrufè,
    Jam dhe kostelacion në qiell,
    Jam rrap me rrënjët pleksur nëpër dhè,
    Jam udhëtar që kam në sup një diell…"

    Po nga ky shi s'u lag veç një poet,
    Se ishte fshehur në një pyll të dendur,
    Poetët e lajthitur në qytet
    E qeshnin dhe i thoshin: "Je i çmendur!"

    Dhe u mërzit poeti në vetmi,
    Se talleshin të çmendurit, poetët,
    Dhe luste zotin që të binte prapë ky shi,
    Që dhe ai të çmendej si të tjerët.

    PërgjigjuFshije
  36. Kesaj i thone te blesh derrin per nje salçiçe :-P

    Vallai mo Edrus, m'u duk vetja sikur hyra ne pazarin e mish-fruta-perimeve. Kam qeshur!
    Ti i gjori qe mundohesh te na flasesh per bukurite e embelsite qe arrin njeriu ne njefare moshe(edhepse me ca metafora qe s'ngjallin shume sensualitet), keto qafirat hormonale te kthejne temen ne pazar. :-)

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet