Një botë pa burra
Pasi këto 50-60 vjetët e fundit kanë arritur liri dhe të drejta që kurrë më parë nuk i kanë patur, tashmë, femrat mund dhe të "parakalojnë" meshkujt me "autonominë" e tyre, me diçka që me të vërtetë deri më sot nuk mund ta bënin pa ndihmën e tyre: Të ngeleshin shtatëzane.
Shkencëtarët anglezë të universitetit të Newcastle Upon Tyne, kanë zbuluar një mënyrë për të transformuar celulat staminale të midollit (palcës së kockave) të femrave në spermë.
Zbulimi është publikuar në New Scientist dhe lajmi ka patur një diskutim të gjërë në të gjitha mediat angleze.
Sipas Karim Nayernia, që drejton ekipin e kërkuesve, ata janë gati që të fillojnë eksperimentimin, dhe se sperma, në gjëndje që të bëjë fekondimin e femrës, mund të jetë gati pas tre vjetësh eksperimentesh.
Rezultatet e punës së tyre, shikohen në eksperimentet që ata kanë bërë me minjtë e laboratorit, dhe sipas tyre, kjo do të jetë një ndihmë për ata që nuk janë në gjëndje që të bëjnë fëmijë.
Kjo metodë patjetër që do të sillte dhe një.... bisht nga pas: meqë mungon kromozoma Y (që është ajo e mashkullit), atëhere të gjithë fëmijët e lindur, do të jenë femra....
Më së fundi.... një botë vetëm me shtojzovalle dhe amazona.... (unë do të kisha frikë të gjëndesha në një botë të tillë :P)
Po mos u tut he burre...:P:P
PërgjigjuFshijea si ke nigju si bajne femnat kur jan pa burra???
Komenti u hoq nga autori.
PërgjigjuFshije:P
PërgjigjuFshijeGod created dinosaurs
PërgjigjuFshijeGod destroyed dinosaurs
God created Man
Man created dinosaurs
Man destroyed God
Dinosaurs destroyed Man
And the Female inherited the world
Jurasic Parc
p.s. Po e anasjellta funksionon? Se kështu s'do shkonte dëm gjithë ai material. Le pastaj sikur të transformohej sperma në lëndë trunore. Mendo sa të mënçur do ishin burrat tënë...
p.s.2. e kisha shkrujt pak gabim më para, Ed.;)
Ti tani po na fut frikën a si? :)
PërgjigjuFshijeEshte progres baby, si thone ata...skemi ça ti bejme. Vetem se pyes veten se per cfare, dmth, kujt i duhet ky zbulim?
PërgjigjuFshijeDoja të shtoja këtu, dhe kjo thjesht për hir të së vërtetës që, ustallarët bëjnë djem dhe mjeshtrat vajza!!! :)
PërgjigjuFshijeOre pse trembeni le lindem burra... tani te bejne cte duan...
PërgjigjuFshijePo edhe keto qe na shajne (Aklli me nalt psh)... kot e kane se pasi te vijne mire e mire verdalle, do te detyrohen te na rishpikin... Do u ngelen birrat pa pire, s'ka me muskulature per te pareme bisht te syrit, ndersa burri shef futboll... :P
Plus kesaj kush do ti rregulloj dyert e prishura, bravat e ndryshkura :D :P ...
Dhe meqe ra llafi, po mijte :D Imagjinoni nje pallat vetem me femra qe bredhin poshte e lart neper shkalle duke therrit gjeni nje burre gjeni nje burre, ka nje karkalec ne shkalle... Imagjinoni cfare heroi do jete ai burri, qe do vrase karkalecin :D
Imagjino si do jete nje bote, ku sherri me i madh perfundon me floke te shkulara :D Leqe per cfare do zihen femrat pas kesaj :D
Sipas meje nuk ka zgjidhje tjeter, keto e provun nje here ne matriarkat dhe nuk u eci, kane instikte mjaft te prehta, per ta nuhat qe nuk u ecen perseri :D
Tani eshte ndryshe Krasta. Shembujt e tua jane shume te goditura dhe shume te perditshmen, por po shikojme qe mund te jetojme dhe nje pjese e mire e njerezve po jetojne pa familje pa fe pa nder pa qene te dy sekseve te ndryshem pa shume gjera. Valle ky te jete kufiri i ri i atij qe quajme Zhvillim?
PërgjigjuFshijeNjerëzit duhet të bëhen të dobishëm për njëri-tjetrin që të funksionojë, por sot secili është vetshërbim përsa i përket atyre gjërave që lidhnin dikur njerëzinë (ajo gatuante e lante, ai sillte dru e punonte arën...) dhe ato nevojat e përbrëndshme janë më të vështira për t'u dedektuar, për t'u shprehur e për t'u kënaqur. Duke u nisë nga shembujt e Krastës, Akulli dora vetë di të lajë, të gatuajë, të qepë, të pastrojë. Naja dora vetë i rregullon vetë bravat, siguresat, bën pazaret, nxjerr plehrat, vret merimangat, minjtë, karkalecët, vë dhe portollampa me raste. Kanë që të dy dhe shoqëri reale dhe virtuale që ua stërplotëson nevojat për kontakt social. Tani më thoni se ç'arsye tjetër veç riprodhimit do i shtynte të bëheshin bashkë? (karagjozët të abstenohen) Dhe kur ta keni kuptuar funksionin primar të dashur djemani, mund dhe të vrisni merimanga, biles po deshët lani dhe enët, se për muhabet kemi komshijet. Ha ha...
PërgjigjuFshijeKurse une, eksperimentin do ta beja ndryshe, shuuuuume ndryshe.
PërgjigjuFshijeDo beja nje kromozom Y rekombinat. Me nje fjale: Do ta merrja kromozomin Y dhe do ta shartoja ne pjesen me te madhe me kromozomin X. Ajajaja, sa do isha kurioze ta shihja nje mashkull te tille.
Nuk ua them persene e ketij eskperimenti, sekretin po e mbaj per vete. Por, vetem kaq: dyshoj (ne kufijt e besimit) se bota do ishte me e mire, dhe evolucioni me i shpjejte. :P
Tani më thoni se ç'arsye tjetër veç riprodhimit do i shtynte të bëheshin bashkë?
PërgjigjuFshijeSepse njeriu nuk lind vetem per te qene pjese e ingranazhit dhe t emrekullise ekonomike, te kesaj mireqenje qe shpesh ngaterrohet me Jeten. Ka edhe shume gjera te tjera...
Kam lexuar disa dëshmi për një magjistar dashurie të quajtur DR DAWN se si ai ka ndihmuar shumë njerëz për të rikthyer ish të dashuruarit e tyre brenda 48 orëve, Sinqerisht, thjesht po mendoja nëse kjo ishte e vërtetë dhe nëse ky njeri mund të ndihmonte vërtet të kthente të dashurin tim të cilin Unë dua shumë. Vendosa të kontaktoj sepse e dua shumë të dashurin tim dhe kemi nja dy muaj që jemi ndarë. Më ka marrë shumë malli për të, kam provuar të gjitha mënyrat e tjera për ta rikthyer, por nuk kam mundur. Unë kontaktova me DR DAWN dhe ai më tha se ish-i im do të kthehet tek unë në 48 orët e ardhshme.
PërgjigjuFshijePër habinë time, ish i dashuri im u kthye pikërisht pas 48 orësh, e gjitha kjo falë Dr DAWN,
Ai gjithashtu mund t'ju ndihmojë me
*Spell për të mbetur shtatzënë.
*Spell për t'u ribashkuar.
* Shëroni çdo sëmundje.
* magji për fat të mirë.
*Magji për pasuri.
Dhe të tjerët.
Kontaktoni me të përmes: dawnacuna314@gmail.com
Whatsapp: +2349046229159