10 shkurt 2008

Tender

Na ishte një herë....
...një shqiptar, një italjan dhe një gjerman...
Të tre ju përgjigjën me ofertat e tyre, tenderit për ndërtimin e një rruge që donte të bënte qeveria...

U hapën zarfat me ofertat dhe u pa që:

-Gjermani e bënte atë punë për 30 milion
-italiani për 40 milion
- shqiptari për 50 milion.

Komisioni filloi të diskutonte me të tre, se si kishin dhënë këto oferta dhe se si do të realizonin projektin...
Foli gjermani:
- Unë me 20 milion, arrij ta bëj rrugën, ndërsa me pjesën tjetër, do mbjell dhe pemë dhe të krijoj mjedise pushimi përgjatë saj, si dhe një pjesë kam llogaritur tek fitimi... pra besoj se me 30milion, mund të bëj diçka shumë të mirë dhe të dal i kënaqur.

Foli italjani:
- Edhe mua si gjermanit, 20 milion më duhen për të bërë rrugën, por përveç shpenzimeve të larta që më duhet që të përballoj për transferimin e makinerive, meqë i sjell makineritë, mendova që të bëja diçka dhe të bukur për tu parë... dhe natyrisht, kam futur tek fitimi im, diçka pak a shumë të ngjashme me atë të gjermanit.

Gjermani dhe italiani u panë në sy duke nënkuptuar që gjithsesi, ofertat e tyre ishin pak a shumë të të njëjtit nivel dhe padyshim që njëri prej tyre do ta fitonte tenderin....

... por i kishin bërë hesapet pa hanxhinë...
sepse foli Shqiptari:
- Or Shef, pse nuk ma jepni mua tenderin?
Ministri ngrihet dhe e pyet:
- Po ti ç'kërkon me 50 milion?

- Po ja mer pra: 10 milion ti fitoj dhe unë si kta...
...10 milion të ti jap ty....
... dhe 30 milion t'ja jap gjermanit që të bëjë punën.

_____________
_____________

Kush ta ketë fituar vallë tenderin??

9 komente:

  1. hehehe e forte:) s'ka si te jete ndryshe!

    PërgjigjuFshije
  2. Ed, Ed. Nga komunist je bërë kapitalist mafioz fare.

    PërgjigjuFshije
  3. Kurse po te ma jepnin mua tendrin,Edrus,te siguroj qe 10 milione do t"i jepja ty per ate homor brilant qe te clodhe pas nje stresi te gjate.
    Perqafime,Perparim Hysi
    10 shkurt 2008

    PërgjigjuFshije
  4. Fundi i hidhur eshte qe ne fund tenderin jo vetem e fiton ai shqiptari, po si jep leket as gjermanit. :) :)

    PërgjigjuFshije
  5. Hahaaa Darien , e fortë :)))

    PërgjigjuFshije
  6. Po po me e forta DARIEN DHE KRIS eshte qe pasi more 50-çen dhe pasi ja dha 10 ministrit shqiptari i prishi te 40 me femra dhe ne kazino... dhe per me shume nuk e boni rrugen... :)

    PërgjigjuFshije
  7. Dhe si për ta rënduar akoma më tepër situatën, italianit, që nuk kishte më punë fare me këtë punë, i vdes edhe vjehrra.

    PërgjigjuFshije
  8. Kjo barcaleta mund te aplikohet dhe ne amerike dhe ne suedi dhe ne shume vende te tjera.
    Tragjiken qe i shton tregimi ne shqip ama nuk e nderron dot.

    PërgjigjuFshije
  9. Elais, sidomos kur tragjedija bashkjeton me realitetin e përditshëm, atëhere me të vërtetë bëhet akoma më e hidhur për tu gëlltitur vetëm si barcaletë.

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet