05 shkurt 2008

Shqipëria dhe eurobondet

VEFA , Kamberi, Populli , Sudja.... besoj se akoma nuk i keni harruar?
Të gjitha "kishin mbështejen" në fonde të "sigurta ndërkombëtare"....
Dhe e pamë se si u gjunjëzua dhe u shkatërrua Shqipëria nën atë boom ekonomik të paparë(!!).
Fondi Monetar Ndërkombëtar e dinte mjaft mirë se ç'bëhej në Shqipëri, bile akreditonte dhe i njihte ato struktura, sepse vetë ato manipuloheshin nga grupe të mëdha bankash perëndimore.
Raporti vjetor i 1996 lëshuar nga Developping Program of United Nations, paraqiste ekonominë shqiptare si atë të një ekonomie vazhdimisht në rritje (10% në vit) dhe kjo prej rritjes së investimeve të huaja (!) ...
Gjithashtu, nuk mund të mos kujtojmë reklamat e Euronews-it, për sukseset e Vefa-s, ku e paraqiste si një shoqëri që po punonte për zhvillimin e Shqipërisë me anë të përdorimit të "kursimeve të shqiptarëve emigrantë"

****

Qeveria Shqiptare duket se do të ripërsërisë historinë, duke firmosur një pakt të ri me Fondin Monetar Ndërkombëtar, i njëjti që tradhëtoi Shqipërinë vetëm 10 vjet më parë.
Propaganda vazhdon të ngrejë zërin, dhe së fundi kemi parë "zbulime" të zonave të pasura me naftë, krijimi i qëndrës së kontrollit të huamarrjes nga ana e bankave kundrejt qytetarëve dhe firmave si dhe "lulzimin" e organizatave ndërkombëtare që bëjnë studime për projekte prej mijëra dollarësh.
Kështu qeveria i bën qejfin vehtes dhe i hedh hi syve të tjerëve për të patur mundësi të sigurojë fonde me anë të eurobondeve.
Fonde që i duhen të paguajë intereset e fondeve të akredituara më parë e/o të përdorur për projekte që qytetarët akoma nuk kanë mundur ti shohin, por që dihet që kanë një interes ... i cili një ditë duhet paguar.

Borxhe të reja, tituj të rinj, Shoqëri financiare të reja, me të vetmin ndryshim nga PIRAMIDAT se sot nga ana tjetër nuk kemi më në dorë letrat e firmosura nga Sudja, por kemi organizata të njohura në nivelin ndërkombëtar, që çertifikojnë sisteme informatike, programe zhvillimi me hua dhe obligacione në euro që në realitet janë vetëm broker-a të bankave, që shtyjnë ndërmarrjet e shoqëritë që të blejnë tituj për t'ja u rishitur të tjerëve, por pa u interesuar për efektet që kjo mund të ketë mbi ekonominë e vëndit dhe aq më tepër për mundësinë e pagimit të tyre (rasti i Argjentinës)

E gjitha kjo do të çojë në fallimentimin e firmave të vogla, sepse ato dhe qytetarët do të jenë të parët që do t'ju duhet të paguajnë interesin e eurobondeve me anë taksash të reja... deri në një gjunjëzim tjetër jo të pamundur.


(*)

2 komente:

Faleminderit per komentet